Spontan

Jeta

Anëtar i Respektuar
Sa te mire jane femijet! E dini arsyen? Besoj se po. Jane spontan mbi te gjitha. Edhe ne dikur ishim, por kete veti e humbem rruges. :(
Sa e vleresoni spontanitetin?
 
po pse vetem femijet jan spontan?
kjo besoj qe varet nga karakteri gjithsecilit...sepse ka dhe femij qe jan me terhequr....ose thjesht skan spontaneitet....

dhe poashtu kush eshte spontan i vogel...ngel ter jeten:)
 
Edhe pse rritemi, nje copez spontaniteti qendron e fshehur tek gjithesecili prej nesh... Une psh jam shume spontane me njerez qe i njoh shume mire, ndersa ata qe i takoj per here te pare apo skam ndonje marredhenie te forte shoqerore mundohem te jem me diplomatike..
 
po pse vetem femijet jan spontan?
kjo besoj qe varet nga karakteri gjithsecilit...sepse ka dhe femij qe jan me terhequr....ose thjesht skan spontaneitet....

dhe poashtu kush eshte spontan i vogel...ngel ter jeten:)

Nuk ekzistojne spontanet vertete spontane.. shembulli i femijeve eshte i pakrahasueshem, jane qeniet me te pastra e instiktive qe mund te ekzistojne. Me vete mbartim nje perqindje spontaniteti, qe ndryshon ne varesi te formimit te karakterit te gjithkujt. Por te gjesh njerez qe nuk shqetesohen ta transformojne spontanitetin ne nje sjellje te parapergatitur sipas leverdise se momentit.. pak e veshtire me duket.
 
kur rritemi shpesh e humbasim natyrshmërinë, sigurinë dhe fiksohemi tek defektet tona të brendshme dhe të jashtme. Kush është joshës nuk bën gjë tjetër veçse përdor armën më të fortë: spontanitetin.
 
te qenit spontan sbesoj se ndryshon shume nga femije e deri sa rritesh
me duket nje gje e mire kjo
 
Une prej kohesh kam vendosur te jem perhere spontan lol
 
Une e vleresoj spontanitetin deri ne ate pike kur nuk kthehet ne arrogance, rrugaceri, injorance....e gjera te ketij lloji:)
 
jame ne nje mendim,te vivi,eshte mese e natyrshme
 
Të them që jam spontane do ishte një gënjeshtër :D...Por mund të jem spontane ashtu si mund të jem edhe shumë e kontrolluar.
Në fakt të jesh spontan nuk vendoset, je dhe pikë:). Jemi spontan kur sjelljet tona përplasen me parimet dhe diktimet të vëna nga edukata, nga kultura, nga kushtet e ambientuara në shoqëri e mbi të gjitha i rebelohemi skemave të ndërtuara që burgosin mëndjen tonë. Spontaniteti nuk mësohet por ushtrohet.

Ne të rriturit e kemi humbur se mendojmë e kemi shumë komplekse dhe paragjykime....të cilat tek fëmijët këto janë të panjohura...akoma
 
Nuk mendoj se lindim te tille...Eshte tjeter gje sjellja spontane e nje femije nga ajo e nje te rrituri !! Nje femije sillet spontanisht se ashtu i vjen me permbar pa menduar as arsyet as rrjedhojat ...Ne ZGJEDHIM te jemi te tille per momente te caktuara , duke u paraprire situatave!! Mesohemi te jemi te tille duke pasur parasysh ate qe mund te vij si rrjedhoje e qendrimit tone !! Jemi si perhere skllever te pervojes !!
 
E vlersoj deri ne nje pike. Mund te jesh spontan, por jo per cdo gje. Disa gjera kerkojne kontroll, vemendje, vendime, paragjykime qe me spontanitet nuk i arrin dot te gjitha. E vlersoj ne shoqeri ose ne kohen e lire, por jo per gjera serioze.
 
E vlersoj deri ne nje pike. Mund te jesh spontan, por jo per cdo gje. Disa gjera kerkojne kontroll, vemendje, vendime, paragjykime qe me spontanitet nuk i arrin dot te gjitha. E vlersoj ne shoqeri ose ne kohen e lire, por jo per gjera serioze.

Shume dakord me KarameleZanen. :)
 
Nuk ekzistojne spontanet vertete spontane.. shembulli i femijeve eshte i pakrahasueshem, jane qeniet me te pastra e instiktive qe mund te ekzistojne. Me vete mbartim nje perqindje spontaniteti, qe ndryshon ne varesi te formimit te karakterit te gjithkujt. Por te gjesh njerez qe nuk shqetesohen ta transformojne spontanitetin ne nje sjellje te parapergatitur sipas leverdise se momentit.. pak e veshtire me duket.

Kshu m'duket dhe mua!!! % ime e sponatinetit esht goxha e larte, duhet ta ule pak!!! :D :D
 
nuk mund te krahasohet spontaniteti i femijes me ate te nje te rrituri.........femija nuk e ka mesuar akoma edukaten dhe rregullat e shoqeris.....nje femije nxierr bibilushin dhe ta ben shurren ne mes te shpise...........kush i rritur spontan do ta bente kete.........jam dakord edhe une me mendimin e Vivis
 
Lumsi une qe ne nje ane jam akoma femije LOL.Ka me mire te jesh spontan me mire thuaje ose beje nje gje si te vjen me rehat ne menyre me spontane sesa ta besh ashtu si te detyrojne ta besh.
 
spontan mund të jesh por po nuk pate llogjikë spontaniteti të prish punë
dhe anasjelltas nëse ke llogjikë dhe nuk je spontan prap keq i ke punët :D

gjithsesi mendoj se spontaniteti ndihmon shumë njeriun.
 
Pe: Spontan

Eshte bukur te jesh me nje spontanitet femije
ca e ngaterrojne e kthejne ne dicka peshtire kur flasin :S
 
Pe: Spontan

/me is spontan :p
 
Pe: Spontan

une e kam me mbar ti them gjerat ashtu si me vin spontalisht dhe me pelqen spontaliteti
 
Pe: Spontan

Spontaniteti jane ndjenjat qe lindin natyrshem....Spontaniteti lidhet me personalitetin e njeriut,ka njerez qe kane qejf cdo gje te jete dhe te ece sipas nje plani,ka njerez qe gjerat i marrin si te vijne,pa krijuar shume plane,jetojne jeten si ti vije,pa u menduar shume,shijojne momentin....Kur behet fjale per mendime apo per nje jete afatgjate,njeriu ben plane,ndersa per disa momente afatshkurtra njeriu i le gjerat te rrjedhin natyrshem...Mua me pelqen spontaniteti sepse tregon nje fare ''cmendurie''ne vetvete dhe ka nje fare ''sinqeriteti'' ne mbrendesi....Ndonjhere spontaniteti i hap vetes vend per gabime,ne fakt kjo nga njera ane eshte dhe dicka e mire,sepse e ploteson plotesisht termin e njeriut per ta quajtur veten ''njeri''...Te jesh spontan do te thote te jesh vetvetja,cdo gje e jotja,qe shprehet me nje origjinalizem,ne cdo fjale ne cdo veprim,nuk ben plane cdo thuash,cdo veprosh...Mendoj se jam spontane por jo e theksuar....
 
Titulli: Spontan

Eshte nje veti e lindur besoj,por me pas e kultivuar sigurishte.
Sponatniteti eshte nje veti qe bene njeriun shume te dashur dhe te pranueshem ne rrethin social e me gjere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top