Sot merret vendimi në OKB

Ado

FISEBILIL-LAH
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot votohet për projektrezolutën e Serbisë që nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të kërkohet mendimi për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Nisma serbe ka gjasa të mëdha të gjejë mbështetje mirëpo, mediat kanë raportuar se Britania e Madhe kërkon që teksti i projekt-rezolutës të ndryshojë, respektivisht – në rast të miratimit të saj – edhe Kosovës t’i jepet e drejta të thotë fjalën e saj në këtë Gjykatë…

Që kjo kërkesë e Serbisë të marrë vizën për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, është e nevojshme që pro saj të deklarohen shumica e shteteve që do të marrin pjesë në votim. Nuk dihet sa shtete, nga 192 sosh sa janë anëtare të OKB-së, do të votojnë pro nismës së Serbisë, mirëpo një gjë është e qartë se shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën do të marrin vendimin veç e veç. Sidoqoftë, Serbia është optimiste – pasi një numër i shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë paralajmëruar se do ta mbështesin nismën e saj.

Në projektrezolutën e propozuar nga Serbia kërkohet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të përgjigjet në pyetjen: A është pavarësia e Kosovës, të cilën e kanë shpallur në mënyrë të njëanshme institucionet e përkohshme vetëqeverisëse, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare? Aty po ashtu theksohet se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i drejtohet Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë – duke marrë parasysh synimet dhe parimet e OKB-së, sikur edhe funksionet dhe autorizimet që ka kjo organizatë në pajtim me Kartën e OKB-së.

Megjithatë, sipas raporteve të mediave, Britania ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së të marrë parasysh tërë kontekstin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe nëse vendoset që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth pavarësisë së Kosovës, atëherë pyetja e parashtruar në projektrezolutën e Serbisë duhet të riformulohet për shkak të precizitetit më të madh, sikur edhe t’i mundësohet Prishtinës që në gjyq t’i prezantojë argumentet e saj.

Fillimisht ishte thënë se shtetet e Bashkimit Evropian do të dilnin me një qëndrim të përbashkët rreth nismës serbe, por duket se këtë unitet e kanë pamundësuar disa shtete të këtij Unioni që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që e mbështesin nismën serbe. Shumica prej 22 shteteve të BE-së që tashmë e kanë njohur Kosovën, kanë deklaruar se nisma serbe nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Serbisë, Kosovës dhe as stabilitetit rajonal, ndërsa një pjesë e tyre kanë bërë të ditur se do të abstenojnë gjatë votimit.

Nëse kalon nisma serbe, atëherë kjo do të ishte kërkesa e 25 që i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ta dhënë mendimin e saj – qysh nga viti 1946 kur është themeluar ajo. Sidoqoftë, mendimi i Gjykatës është një mendim këshillëdhënës, dhe nuk e ka peshën e një vendimi ligjor obligativ për palët e përfshira në kontest, mirëpo një vendim në favor të Serbisë, sipas analistëve, do ta ngadalësonte njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur atë dhe do të mund të ndikonte negativisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top