Sot, 5450 vëzhgues në zgjedhje

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar dje 5 mijë vëzhgues vendorë dhe 450 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet që do të zhvillohen nesër. Në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim nga KQZ-ja, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Biks Aliu, e ka quajtur shumë të rëndësishëm praninë e vëzhguesve dhe ka kërkuar garantimin e votës së shqiptarëve, duke përcjellë kështu mesazhin e fundit për vëzhguesit, atë të ruajtjes së votës.
Biks Aliu theksoi rëndësinë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si një ngjarje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe i kujtoi rolin e rëndësishëm që do të kenë vëzhguesit "Vëzhguesit shqiptarë kanë nesër një rol të rëndësishëm atë të garantimit të zgjedhjeve të lira"- theksoi ai në fjalën e mbajtur me këtë rast.
Ndërkohë kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se qëllimi i akreditimit të një numri kaq të madh vëzhguesish është pikërisht "besueshmëria në proces".
"Qëllimi jonë është zhvillimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku kryesorja është transparenca, dhe besueshmëria, ndërkohë që rezultatet do të ofrohen në kohë reale nëpër Qendrat Vendore"- tha ai.
Ristani shtoi më tej se nga KQZ-ja do të ofrohen pamje online nga Qendrat e votimit, rezultate direkt të çdo kutie si dhe rezultatet për pjesëmarrjen në votime.
SHEKULLI.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top