Sorra dhe Bilbili

Kresha

A pretty face can never trick me
Sorrën dhe bilbilin i mbylli në kafaz një zullumqar.
Sorra i tha bilbilit: “Kush nga ne këndon më bukur o xhanëm këngëtar?
Si thua o zëëmbël, e bëjmë dot bashkë një garë?
“Mos aman!” – i tha bilbili – “se s’jemi nga e njëjta farë,
Këngët i kemi të ndryshme, e si mund të futemi në garë?”
“Epo, do këndosh se s’bën” – i tha sorra këmbëngulësisht,
Meqë jemi mbyllur këtu, do garojmë miqësisht,
“Krreu” – bëri sorra disa herë dhe i tha biblilit të mjerë:
“Hajt, fillo ti tani të të dëgjoj një herë!
”Nga zori i gjori zërin e ëmbël nxori,
“Ah medet bilbil, vdekja që s’të mori!”
“Të thashë që unë këndoj më bukur” i tha sorra bindshmërisht,
Po s’besove, e pyesim dikë që do gjykojë paanshmërisht,
Pranë kafazit rrinte një gomar dhe pëlliste me zë të lartë,
“Ta pyesim gomarin” - tha sorra – “se ky ka veshë të gjatë”,
Cili këndojmë më bukur, unë apo ky bilbil këngëtari,
“Bukur ia thotë bilbili, por ty moj sorrë s’ta kalon dot” – tha gomari,
“Ke të drejtë” – tha zëëmbëli – “kështu ka qenë gjithmonë,
Te tjetri e pëlqejmë atë që është si te vetja jonë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top