Soreca: “OFL”, drejtim i ri i luftës kundër krimit

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca, ulja e të gjitha palëve politike sëbashku për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore është një hap i rëndësishëm në të mirë të Shqipërisë, por edhe në drejtim të zgjidhjes së krizës politike.

“Është shumë e rëndësishme që kemi këtë tryezë të rrumbullakët dhe shpresojnë që të ketë rezultat pozitiv duke sjellë miratimin e një kodi zgjedhor të rishikuar që ndoshta mund të çojë në vendime të palëve politike, por dhe aktorëve kushtetues”.

Por a janë zgjedhjet e parakohshme zgjidhje e krizës?

“Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, ky është një vendim i atyre që e kanë këtë kompetencë”.

Reforma Zgjedhore apo klima politike, janë çështje që Shqipërise i kërkohet t’i adresojë edhe nga Brukseli, i cili do të vendosë në pranverë mbi çeljen e negociatave. Ambasadori Soreca e sheh favorizuese për Shqipërinë metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, prezantuar në me 5 shkurt.

“Kjo metodologji e re është hapi i duhur për Shqipërinë pasi ju përgjigjet kërkesave të duhura për ato shtete që ishin hezituese për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Metodologjia e favorizon Shqipërinë edhe pas çeljes së negociatave sepse disa objektiva si reforma në drejtësi e kanë bërë Shqipërinë të ecë përpara në këtë fushë, ndërkohë që shtete të tjera në këtë proces se kanë kryer ende”.

Një tjetër çështje e rëndësishme për Brukselin është lufta kundër krimit të organizuar. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tirane vlerëson ndjekjen e parasë dhe konfiskimin e aseteve, si goditjen më efikase kundër grupeve kriminale. Ambasadori Soreca zgjodhi një apartament të sekuestruar dhe të kthyer në qendër artizanale, në të cilën punojnë prej 1 viti 8 gra të dhunuara, për të thënë se kthimi i aseteve të krimit në shërbim të komunitetit është një mesazh i madh për Brukselin, për drejtimin e ri që ka marre lufta kundër krimit.

“Ky apartament i vogël në Sarandë është një hapësirë që tregon qartë vullnetin politik të qeverisë qendrore, të qeverisjes lokale, të të gjithëve bashkë në luftës së krimit të organizuar, një përparësi kyçe për Shqipërinë dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian pas çeljes së negociatave. Në këto pak javë para se të merret ai vendim, nga kjo hapësirë e vogël po përçohet një mesazh i madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj, ky drejtim i ri kundër krimit të organizuar është për të ardhmen e Shqipërisë”.

Ambasadori Soreca shton se për Bashkimin Europian ka rëndësi zbatimi i paketës AntiKÇK në përputhje me shtetin e së drejtës, pa shkelur të drejtat e njeriut për personat që vihen në shënjestër dhe që e gjitha të bëhet në drejtimin e SPAK-ut.

Tv Klan

kallezo.png
 

Attachments

  • kallezo.png
    kallezo.png
    18.4 KB · Shikime: 0
  • kallezo.png
    kallezo.png
    18.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top