Sonila nuk ecën më vetë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Sonila nuk ecën më vetë

Tre vjet pasi iku nga Top Channel për të shkuar në “Vizion Plus”, vendos ta braktisë edhe këtë të fundit. Për t’u shfaqur në një tjetër ekran: në TV Klan. اfarë e ka shqetësuar Sonila Meçon për të marrë vendimin e fundit? Ikja e drejtorit të informacionit, Andi Bejtjes. Ndoshta pa të ndihet e rrezikuar. Jo më kot e ka ndjekur sërish, ashtu siç bëri dhe tre vjet më parë

Zefina Hasani

Ndryshe nga tre vjet më parë, kur shkaktoi shumë zhurmë me ikjen nga Top Channel-i vetëm pak ditë pas largimit të drejtorit të informacionit, Andi Bejtja, për t’u bashkuar me këtë të fundit në “Vizion Plus”, vendimi para pak ditëve i Sonila Meços për ta lënë edhe këtë televizion, nuk bëri më çudi. Jo pse i ka perënduar koha – mund të themi me bindje se është ende në top list – apo pse njerëzit nuk janë më kuriozë për të. Do të kishin qenë që ç’ke me të, të dinin sërish, si tre vjet më parë, se pse iku, ku do të shkojë e çfarë do të bëjë më tej Sonila Meço.

Por ja që ekuacionin me shumë të panjohura këtë herë e kishte zgjidhur më parë Bejtja. Pas ikjes së tij, lëvizja e Sonilës ishte e pritshme. Kush ka hedhur bast për të kundërtën, tashmë quhet i humbur: Sonila Meço po shfaqet çdo natë në ekranin e TV Klanit.

E ka braktisur Vizion Plusin, kohën dhe hapësirën televizive pa limit që i dhanë jo vetëm për edicione lajmesh, por dhe për të shumëdëshiruarin talk-show, të cilin e realizoi pikërisht aty, fushatën e madhe publicitare me postera gjigantë vendosur nëpër autostradë, autobusë e faqe gazetash që botonin çdo ditë imazhin e saj...

E firmosi fundin e këtij bashkëpunimi në letrën e dorëheqjes, të cilën e dorëzoi vetëm pak momente pasi mbylli “logon” e fundit.



Njësoj siç kishte vepruar tre vjet më parë, kur ndërsa kryente të fundit intervistë në Top Channel – në mbrëmjen e 10 tetorit 2005 – me Hashim Thaçin, ndërsa pyeste Kryetarin e PDK-së për statusin përfundimtar të Kosovës (në ato kohë), kishte bluar në mendje statusin e saj të ri në Vizion Plus. Hodhi kështu pas krahëve ekranin ku kishte realizuar gjithë dëshirat dhe ambiciet e saj: Ia doli që në fillim të ishte ikona e Top Channel-it. E nisi me lajmet, pastaj me transmetime të drejtpërdrejta të emisioneve të ndryshme informative. Më tej do ta pushtonte atë ekran me gjithë hobet e saj: sportin, spektaklin... Do të shfaqej çdo natë edhe me një emision sportiv, në "Studio sport", pastaj edhe në "Botëror 17" përkrah Agron Llakajt. Dhe sigurisht që nuk do ta linte me kaq. Mori përsipër të drejtonte dhe spektakle, siç ishte koncerti i madh në sheshin “Nënë Tereza” apo dhe "Shtojzovallet". Ndoshta do të kishte bërë edhe shumë e shumë gjëra të tjera, nëse një ditë toka nuk do t’i tronditej nën këmbë, thënë më qartë, nëse Andi Bejtja nuk do të kishte vendosur të ikte.

Kushdo që të vinte pas Bejtjes, nuk do t’i jepte Sonila Meços hapësirat që i kishte lënë ai. Më mirë se kushdo, e dinte ajo vetë mirë këtë gjë, ndaj, ndërsa vendosi të ikte nga Top Channel-i, e kishte të qartë rrugën që do të ndiqte: pas Bejtjes.



Siç do ta pohonte dhe vetë në ato kohë, nuk shkoi ashtu qorrazi në dyert e Vizion-it. Pa disa platforma, por si përfundim mbeti tek platforma e Andi Bejtjes. "E kisha më të lehtë të besoja tek njeriu me të cilin kisha punuar gjatë, me të cilin kemi kapërcyer mjaft mirë shumë momente kyçe të punës sonë. Më mjaftonte të kujtoja eksperiencat e jashtëzakonshme në kohët e ngjarjeve në Irak, të tragjedisë së Kosovës apo dhe në kohën e zgjedhjeve – që nga lokalet e 2003-shit e deri tek të fundit – nuk kisha pse të mos besoja tek bashkëpunimi me Andi Bejtjen”, ka pohuar Meço pak ditë pas ikjes nga Top Channel.

Mesa duket, nuk bën dot më pa Andi Bejtjen. Ndihet mirë profesionalisht dhe në terrenin e duhur vetëm kur në televizionin ku ajo shfaqet është ai drejtor informacioni. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe lëvizja e saj e radhës, përsëri, menjëherë pas Bejtes.

Ardhja e një drejtori të ri në Vizion Plus i ndolli sërish atë momentin e reflektimit për të kuptuar se çfarë duhej të bënte. Vendimi ishte, as më pak e as më shumë, veçse ai i tre vjetëve më parë, kur pas Bejtjes iku dhe ajo nga Top Channel për t’u bërë bashkë në Vizion Plus, pa e ditur se kështu po vendoste statusin e saj përfundimtar: gjithmonë pas Bejtjes.



Box

Lëvizja e parë

Një lëvizje të tillë – la një ekran për t'u shfaqur në një tjetër – pa Bejtjen, Sonila Meço e ka bërë vetëm një herë, këtu e tetë vjet më parë, kur u largua nga TV Klani për në Top Channel.

Si gjithmonë për të njëjtën arsye: për të gjetur hapësirë dhe terren ku duhet të zotërojë vetëm ajo. Në Klan as që mund ta mendonte. Ndaj iku e bindur se misioni në këtë televizion ishte kryer me sukses: kishte bërë emër. Pas një takimi të rastësishëm me një prej regjisorëve të atij televizioni, hyri direkt e në studiot televizive – fillimisht me një emision sportiv e pastaj dhe me edicione lajmesh – por nuk do ta kishte kurrë shansin të ishte e para. Televizioni i kishte personazhet e tij të njohur, pra ikonat e tij. Sonila e kuptoi që në fillim se aty duhej të respektohej një lloj hierarkie. E si një vajzë e zgjuar që është, për një vit me radhë – për aq kohë sa qëndroi në “Klan” – bashkëjetoi mirë me këtë "siklet", në pritje të momentit, për të bërë lëvizjen e duhur: tek Top Channel, aty ku çdo gjë po fillonte nga e para e ku beteja për të zënë vendin kryesor ishte e hapur. Ishte çështje ditësh që betejën ta fitonte ajo.

Një vit pune në "Klan", Sonila Meços i kishte shërbyer për të ndërtuar një imazh që mund të pëlqehej e të blihej nga të tjerët. Kur mbërriti në studiot gjigante të Top Channel-it, të paktën nuk ishte më ajo vajza krejt e panjohur e atyre kohëve në "Klan", kur bindej për gjithçka i kërkonin, kur nuk guxonte të hapte gojë, edhe pse ia drejtonin kaçurrelat dhe i hiqnin nga duart bizhuteritë që nuk i duheshin ekranit.




Revista One
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top