Sociologu Tushi tregon ndikimin që ka izolimi te fëmijët: Këshillat e mia për prindërit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sociologu Tushi tregon ndikimin që ka izolimi te fëmijët: Këshillat e mia për prindërit

1587825987594.png
Sociologu Gëzim Tushi tregon për ndikimin që ka izolimi te fëmijët.

“Për mendimin tim 2 janë grupëmoshat që nuk e përjetojnë mirë izolimin, ku mund të përballen me pasoja individuale dhe sociale të veçanta. Fëmijët që nga ata parashkollorë deri tek ata adoleshentë dhe grupi i dytë janë të moshuarit.

Fëmijë dhe të rinjtë janë ata më të stresuarit që e ndjejnë shumë izolimin, sepse është në kundërsens me parametrat e zhvillimit të tyre psikologjik, mental dhe fizik. Tek fëmijët e vegjël parashkollorë e shohim se edhe pse prindërit përpiqen t’i plotësohen të gjitha nevojat ata prapë nuk janë të kënaqur.
Kjo situatë kërkon një lloj prindërimi të ri, por jo të gjithë prindërit janë psikologë, sociologë apo pedagogë, që mund të gjejnë mënyra të reja gjatë izolimit. Megjithatë unë mendoj se ka disa gjëra të domosdoshme.”, tha Tushi për “Ora News” duke shtuar “Prindërit duhet të jenë më të duruar me fëmijët e tyre, të përshtaten e t’i plotësojnë dëshirat apo tekat aq sa munden. Ajo që është më e rëndësishme është rregullimi i një regjimi kalendarik ditor për fëmijët.
Nëse ne i lejmë fëmijët në mënyrë linearë dhe i plotësojmë çdo dëshirë pa vendosur një rregull disiplinor brenda fashave orare të ditës, kjo nuk ndikon pozitivisht, ndikon në shthurjen e strukturave të tyre emocionale dhe mentale”.
©Copyright Gazeta SHQIP


https://www.gazeta-shqip.com/2020/0...mi-te-femijet-keshillat-e-mia-per-prinderit/#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top