“S'më interesojnë paragjykimet, mjafton ta shoh djalin tim të qeshë”

cent

...Lontano
E shohim çdo ditë të shesë në rrugë me një tezgë të vogël. Historia e saj nuk është e bukur. Ajo që do t’ju përcjellim sot është historia e një heroine. Quhet Lumturi, por diçka të tillë nuk ka ndjerë në jetë.
zo9b2x.jpg
Rrallë mund ta shohësh të buzëqeshur. Teksa i drejtohemi tezgës ku ajo shet, aty pranë parkut “Rinia”, shohim një grua të cilës jeta i ka rrënduar fort mbi shpatulla. Lumturia është një ndër shumë shitëse ambulante në atë zonë, por dallon prej të tjerave. Atë e shoqëron çdo ditë djali i saj, Xhorxhi. Ai është vetëm 14 vjeç, por nuk largohet kurrë nga nëna e tij, që për të është kthyer në personin e vetëm që i plotëson dëshirat në një jetë plot skamje. Xhorxhi e ka ndjekur vetëm tre vjet shkollën. Më pas, është detyruar që ta braktisë atë pasi dhunohej fizikisht dhe verbalisht nga bashkëmoshatarët. Kjo e ka detyruar zonjën Lumturie që të bëhet një njeri i fortë për ta mbrojtur e për të ushqyer fëmijën me ëndrra e buzëqeshje. Me një trishtim që i lexohet në sy ajo kujton momentin kur zbuloi se fëmija i saj kishte sindromën Down. “Kur e mora në krahë për herë të parë ndjeva gëzim dhe trishtim njëherësh. Xhorxhi ishte fëmija im i parë dhe më gëzoi pamasë, por kur mjekët më thanë se ai kishte këtë sëmundje u frikësova shumë”, - thotë Lumturie Berisha për “Trup dhe Shpirt”.

Që prej atij momenti, ajo u zotua se do t’i qëndronte gjithmonë pranë dhe do ta ndihmonte të birin që të përballojë vështirësitë e jetës. Kur e pyesim për kushtet e jetës dhe për mundësitë e punësimit ajo na rrëfen se jeton në një bodrum dhe nuk ka mundësi shumë të mira ekonomike. Dëshiron që t’i blejë Xhorxhit një biçikletë, sepse ai ka shumë dëshirë të shëtisë me të. Që të shohë pak buzëqeshje në fytyrën e tij, ajo i merr herë pas here ndonjë biçikletë me qira. Lumturie Berisha na rrëfen se Xhorxhi ka dhe probleme shëndetësore, të cilat ajo përpiqet t’ia zgjidhë me anë të pensionit prej tetë mijë lekësh që i ka lidhur nga shteti. Ky pension është e vetmja e ardhur në familje. Ajo nuk merr pension si kujdestare e tij. Janë po këto pamundësi ekonomike, që e shtyjnë zonjë Lumturie që ta marrë me vete Xhorxhin kur del në rrugë për të shitur. Zemra e nënës ndihet në faj që e mban djalin çdo ditë në rrugë, por nuk ka mundësi tjetër për t’u përkujdesur për të. Ata rrinë bashkë nga mëngjesi deri në darkë vonë, duke pritur që ndonjë kalimtar të ndalë hapat tek tezga e tyre dhe të blejë diçka. Kështu i gjetëm edhe ne sot në parkun “Rinia”.

Teksa i sheh kur përqafohen me njëri-tjetrin dhe bëhen një trup i vetëm, natyrshëm mendon se dashuria mund çdo vështirësi. “Shumë prindër, që kanë probleme të tilla me fëmijët e tyre, i mbyllin në shtëpi dhe i izolojnë nga të tjerët, duke u përpjekur të mbrohen nga opinioni dhe paragjykimet. Unë e kam lënë të lirë Xhorxhin të shëtisë dhe të luaj me fëmijët e tjerë. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit që e shohin, mjafton ta shoh djalin tim të qeshë”, – thotë zonja Lumturie. Dhe ky është një mesazh shumë i bukur për të gjitha familjet, të cilat jeta u ka vënë përpara sprovave të mëdha. Ngrohtësia familjare dhe ndjesia e të qenit të mbrojtur është terapia më e mirë për këta fëmijë, sipas Lumturies. Ata mund të jenë pak të ndryshëm nga të tjerët, por mbi të gjitha janë fëmijë që kanë nevojë për shumë dashuri. Natyra dhe mëmësia e ka mësuar këtë nënë heroinë të kapërcejë sëmundjen e djalit dhe të çelë vetëm buzëqeshje në fytyrën e tij.

Xhorxhi

Sindroma Down i ka dhënë Xhorxhit prapambetje mendore dhe vështirësi në të folur. Gjithsesi, falë kujdesit të veçantë të nënës së tij, ai është një djalë shumë social. Luan si gjithë fëmijët e tjerë në park, i pëlqen të ushqejë pëllumbat dhe të bëjë shëtitje me biçikletë. Ai përpiqet ta ndihmojë nënën e tij duke i kryer ndonjë porosi të vogël dhe si shpërblim ajo i jep disa monedha, për të blerë ndonjë ëmbëlsirë.

Lumturia, historinë e së cilës do ua përcjellim sot në “Trup dhe Shpirt”, përpiqet që të punojë dhe njëkohësisht të kujdeset për Xhorxhin, i cili ka shumë nevojë për të. Për të nuk është vetëm nënë por dhe edukatore, mjeke dhe psikologe që i qëndron gjithmonë afër. ثndrra e saj, është t’i dhurojë Xhorxhit një biçikletë, të cilën ai e dëshiron shumë. Mbledh monedhat dita-ditës me shpresën që një ditë dëshirën e djalit ta bëjë realitet

/Shekulli
 
Titulli: “S'më interesojnë paragjykimet, mjafton ta shoh djalin tim të qeshë”

Sa gjynaf femijet e till :( :(
edhe ata kan nevoj per dashuri, meshtjetje :)
Edhe te till femij jan si je :/ :/
Zot, shyqyr qe jemi shendosh e mir
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top