Sllovenia mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

legjenda

Tetova
Pas takimeve me udhëheqësit e Institucioneve të BE-së në Bruksel, ministri i Integrimit Evropian Bekim اollaku ka vazhduar vizitat zyrtare në shtetet anëtare të BE-së.

Ai sot po qëndron në Lubjanë ku është takuar me Zëvendëskryeministrin njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec, si dhe me sekretaren e shtetit në Ministrinë e Jashtme, ambasadoren Dragoljuba Bencina.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm slloven Erjavec, është biseduar për zhvillimet në Kosovë duke u fokusuar në agjendën evropiane.

Ministri اollaku ka falënderuar kryediplomatin slloven, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës qoftë përmes bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë bashkëpunimi në rrafshin ekonomik, ashtu edhe përmes prezencës diplomatike dhe ushtarake në kuadër të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ministri اollaku ka njoftuar palën sllovene me hapat që po ndërmerr Kosova në fushën e integrimit evropian duke u ndalur tek caku i radhës që lidhet me liberalizimin e vizave.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit (MSA) mes Kosovës dhe BE-së dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministri اollaku, ka nënvizuar se Kosova pret me të drejtë nga Komisioni Evropian, të konfirmoj përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave dhe të rekomandojë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj. Ministri, اollaku potencoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm dhe pa viza në Zonën Schengen dhe se pret mbështetjen e vendeve mike siç është Republika e Sllovenisë në këtë proces.

Ndërkaq kryediplomati slloven Erjavec dhe ambasadorja Bencina, kanë përgëzuar ministrin اollaku për nënshkrimin e MSA-së, lidershipin e treguar në marrjen e vendimeve të rëndësishme të cilat kanë forcuar perspektivën evropiane të vendit, si dhe kanë rikonfirmuar gatishmëri në e shtetit të tyre për të përkrahur liberalizimin e vizave për kosovarët.

Palët ndër të tjera u pajtuan edhe për nevojën e përbashkët të thellimit të bashkëpunimit ekonomik pas nënshkrimit të MSA-së në mes Kosovës dhe BE-së, si një mundësi të shkëlqyeshme për rritjen e shkëmbimeve tregtare e investimeve mes dy vendeve. Po ashtu u diskutua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në sektorin e edukimit, shkencës, kulturës dhe turizmit.

Bashkëbiseduesit u dakorduan mbi nevojën e stabilitetit politik në vend dhe funksionimit demokratik të institucioneve duke nënvizuar se dhuna e përdorur e dëmton imazhin e Kosovës, rrjedhimisht edhe procesin e integrimit evropian dhe rrezikon vendimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
largea_unnamed-41448021832.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top