Skandal: Shqiptarët anashkalohet edhe në pritjen e Vitit të Ri 2016

legjenda

Tetova
Shkup, 27 dhjetor - Në manifestimin qendror për pritjen e Vitit të Ri 2016 në sheshin e Shkupit sërish janë anashkaluar këngëtarë të estradës shqiptare, në të eveniment të organizuar nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit, me mbështetje financiare të Telekomit të Maqedonisë, Birraria e Shkupi dhe Siti Moll, qytetarëve të saj u përgatiti përjetime të ndryshme gjatë festave fundvitit dhe argëtim të paharrueshëm për pritjen e Vitit të RI 2016 në sheshin Maqedonia, ndërsa sërish edhe këtë vit, janë anashkaluar këngëtarë të estradës shqiptare.

Sipas shembullit të metropoleve botërorë, tradicionalisht edhe Shkupi organizon pritjen e Vitit të Ri në ambient të hapur, gjegjësisht në sheshin qendror

“Maqedonia”, ku është në pritje fillimi i manifestimeve nga pasditja. Qyteti i Shkupit ka paguar mijëra euro nga buxheti i saj për estradën maqedonase, por edhe për dy këngëtarët e ftuar Tamara Todevska dhe Oliver Dragojevic. Këtë vit, përfaqësues të estradës shqiptare nuk reaguan lidhur me këtë anashkalim të sërishëm, si në shenjë pakënaqësie, njofton Zhurnal.mk.

Po ashtu manifestime janë paraparë gjatë paradites për fëmijë, ku janë organizuar disa shfaqje dhe program muzikor.

Pema e vitit të ri me gjatësi prej 15 deri 20 metra është vendosur në një pjesë anësore të sheshit qendror, edhe përkundër punimeve masive që po realizohen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal , më poshtë ua sjell programin e minifestimit qendror për pritjen e Vitit të ri 2016.

Më 26 dhjetor, qytetarët e Shkupit do t’i argëtojnë muzikantët rrugor, që është në organizimin tonë, më 27 dhjetor do të mbahet gara e Babadimrit e organizuar nga Birraria e Shkupit, 31 dhjetor në mëngjes do të fillojë ahengu ditor që u dedikohet fëmijëve, organizuar nga Siti Moll, dhe programi argëtues për Vitin e Ri do të fillojë 21:30 me ekzekutimin e DJ dhe pastaj do të performojnë Tamara Todevska dhe Oliver Dragojevic.

Më 31 dhjetor, në mesditë, qytetarët e Qytetit të Shkupit dhe këtë vit së bashku me të dashurit e tyre tradicionalisht do të kenë mundësi ta presin Babadimrin, i cili do të arrijë në sheshin Maqedonia i shoqëruar me paradë e maskota, dhe shumë momente tjera interesante që fëmijëve do t’u shkaktojë gëzim, lumturi dhe kënaqësi. Programi i Vitit të Ri do të fillojë me garën e Babadimrit e cila do të zhvillohet të dielën, më 27 dhjetor, në qendër të Shkupit. Ky do të jetë edicioni i dytë i garës në të cilën pjesëmarrësit të veshur në kostume të babadimrit do të garojnë dhe të argëtohen. Gjatësia e shtegut është vetëm 1,5 km larg dhe mund ta vrapojnë edhe fëmijët të shoqëruar nga prindërit. Regjistrimi bëhet përmes ??? ?? ??? - ????????????? ???? ?? 27 ???????? 2015! internetit.

Korsia nëpër të cilin do të vrapohet fillon prej te sheshi drejt portës Maqedonia dhe në drejtim të Spitalit të Qytetit, ndërtesa e re të Ministrisë së punëve të jashtme, prapa urës te Holidej In, dhe përgjatë bregut të lumit Vardar drejt Muzeut Arkeologjik, Sheshi Filipi i II, Ura e Gurit, deri te caku në sheshin Maqedonia. Programi për fëmijë më 31 dhjetor do të fillojë në ora 11:40 me shfaqje teatrore “Zëri magjik i Mbretëreshës Slatkica”, pastaj vijon mbërritja e Babadimrit dhe në fund do të dëgjohen këngët më të popullarizuara të fëmijëve në performancën e Bilbilave të artë. Programi i Vitit të Ri do të fillojë në 21:30 me paraqitjen e DJ, dhe pastaj vijon performanca e Tamara Todevska dhe Oliver Dragojevic, për të vazhduar përsëri DJ.

Për pritjen dhe festimin e festave të fundvitit, Qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 150 mijë euro, transmeton Zhurnal.mk.
800
800
 
Titulli: Skandal: Shqiptarët anashkalohet edhe në pritjen e Vitit të Ri 2016

Ne beer fest, qe u mbajt sivjet ne kalane e Shkupit, ishin edhe nja dy bende shqiptare qe performonin shume mire rock. Per vitin e ri ju kane anashkalu sepse politikanet shqiptar ne qeveri i keni pula..

Me njeri tjetrin behen tigra ne kohe zgjedhjesh por ne raport me sllavet jane pula.

P.s. Ju kerkoj ndjese pulave.
 
Titulli: Skandal: Shqiptarët anashkalohet edhe në pritjen e Vitit të Ri 2016

Ne beer fest, qe u mbajt sivjet ne kalane e Shkupit, ishin edhe nja dy bende shqiptare qe performonin shume mire rock. Per vitin e ri ju kane anashkalu sepse politikanet shqiptar ne qeveri i keni pula..

Me njeri tjetrin behen tigra ne kohe zgjedhjesh por ne raport me sllavet jane pula.

P.s. Ju kerkoj ndjese pulave.
shqiptare gjithmon ka qen diskriminuar ana shtet maqedonas
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top