Skandal ne nje reality show ne gjermani

angel boy

cun i veshtire
Sapo lexova kete lajm tek top-channel dhe mendova ta vendos dhe ketu. Shpesh regjizoret e reality show e teprojne duke lozur me fatkeqesite e kandidateve per te shtuar audiencen
Megjithate ne keto emisione, skena si kjo e meposhtmja, nuk kisha pare ndonjehere. Vendimi i ketij televizioni per te filmuar kandidaten ne ato momente me duket vertet i ulet.

"Polemike ne Gjermani per vendimin e nje televizioni privat per transmetimin e nje pjese te nje reality show, ku nje pjesemarrese merr vesh lajmin e vdekjes se nenes se saj.

Gjate spektaklit "Popstars", nje prej anetareve te jurise afrohet prane vajzes 16-vjecare Victoria dhe i kerkon qe t'i pergjigjet nje telefonate.

Menjehere sapo vajza la dhomen, anetari i jurise jep lajmin per vdekjen dhe pjesetare te tjere te show-t shperthejne ne lot.

Reagimet

Menjehere kane ardhur edhe reagimet per kete ngjarje. Politikane dhe media e cilesojne kete akt si me skandalozin e ndodhur ndonjehere ne televizionet gjermane.

"Bild", madje ngre pyetjen se deri ne c'pike mund te arrije televizioni me kete ritem.

Megjithate, televizioni privat eshte mbrojtur duke sqaruar asnje telekamera nuk ndiqte vajzen ndersa ajo pergjigjej ne telefon.

Precedenti

Nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille ne televizionet gjermane. Ne 2006 ne nje emision tjeter reality Show nje pjesemarres merr vesh vdekjen e te atit por vendos qe te mos e lere konkurrimin.

Pas vendimit te tij telekamerat ndoqen minute pas minute dhimbjen e tij."

ç'mendim keni per reality show? Mendoni qe jane normale vendime te tilla? Cilat duhet te jene limitet e ketyre emisioneve?
 
aman dhe keto tv ....as perpara nje dhimbje nuk din te sillen,por per te fituar audiencen sillen si te pashpirt...nejse,rasti precedent ishte akoma me keq,te pakten ne rastin e fundit nuk filmuan telefonaten dhe dhimbjen e saj!
 
Tipike.. pak strumentalizim ndjenjash njerezore per te terhequr me shume telespektatore. Kujt i behet vone cfare cmimi paguhet, rendesi ka rezultati.
 
televizioni dihet qe eshte dallavere dhe bejne te pamunduren per te rritur audiencen.....por me dallaverexhinj jan ata qe pranojne te fusin jeten private ne te,si rasti i mesiperm, i atij pjesemarresit te 2006.......
 
Redaktimi i fundit:
nuk habitem nga ky akt kaq i ulet...reality showt duan audience sa me te madhe dhe nuk pyesin e nuk duan tia dine per pjesemarresit ne to...
ata i duken thjesht si kavje laboratori me te cilat mund te eksperimentohet ne menyrat na me brutalet,thjesht per perfitim vetjak...
normal qe kjo eshte nje gje ver8 per te ardhur keq,por dicka e pritshme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top