Sinjalet se ai po ju tradhëton

fshatari

Anetar
191645739845aaa78a19748921379359_extreme.jpg
-Mendon se nuk është i siqertë me ty? Kurrë nuk ke parë diçka konkrete, por nga sjellja dyshon se mund t’ju tradhëtojë? Ja disa nga sinjalet për ta dalluar.
Ti e njeh aq mirë sa nuk është e vështirë për ta kuptuar që në mendje ka një tjetër. Nëse je verbuar nga dashuria dhe ai përpiqet të të mbushë mendjen se edhe nëse të tradhëton, nuk ekzistojnë sinjale të mirëfillta, por veprimet që bën të lenë pak për të dyshuar.

1. Nuk shqeësohet për nevojat e tua.
2. Fillon të të bëjë dhurata pafund: kështu do të ndihet më pak në faj.
3. Sjellja e tij të jep ndjesinë se diçka nuk shkon mirë. Të bësh sikur nuk ndodh gjë, do të ishte si të bënit sikur nuk shihni. Njeh akonet e tij, difektet dhe rrjedhshmërinë e ditës më mirë se kushdo tjetër: nëse diçka ndryshon, bën mirë të jesh vigjilente.
4. Ka filluar të diskutojë në mënyrë sistematike me ty. Në këtë mënyrë përpiqet të luajë rolin e të nevrikosurit që del nga shtëpia për të bërë një xhiro: ky është justifikim për t’u takuar me atë tjetrën. ثshtë e natyrshme që do të jetë edhe nervoz për mënyrën se si po të trajton, por në fund të fundit ndihet i lumtur që me një gur po vret dy zogj.
5. Kur diskutoni ose ziheni gjithmonë dilni në përfundimin se duhet t’i jepni fund lidhjes suaj.
6. Përgjithësisht është me humor të keq, por duket se ndihet më mirë kur jeni larg. Nëse lidhja juaj zgjat prej një kohe të gjatë, atij i duket sikur ka futur të dyja këmbët në një këpucë.
7. Nuk të flet më: jetoni së bashku, por nuk bashkëveproni. ثshtë bërë i ftohtë dhe i distancuar dhe pothuajse nuk do t’ia dijë për ndjenjat që keni ndaj tij.
8. Preferencat e tij muzikore kanë ndryshuar papritmas, i kuhston më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe vesh gjëra që më parë i kishte harruar që i kishte.
9. E kritikon vazhdimisht një femër: në një mënyrë apo në një tjetër po përpiqet të të bëjë të besosh se asnjëherë nuk ka për t’i interesuar, në realitet ndihet i tërhequr.
10. Ofendohet lehtësisht nga komentet e tua, edhe kur nuk janë tendencioze.
11. E mbyll derën kur je vërdallë nëpër shtëpi, të njëjtën gjë bën edhe kur janë fëmijët. Ai po përpiqet të gjejë disa momente për të medituar apo komunikuar në telefon.
12. Ka filluar të të bëjë komplimenta për pamjen e jashtme.
13. Ka ndalur së thëni “të dua”.
14. Bën si fajtor kur t’i bën diçka të lezetshme për të, aq butë sillet sa ju do të merrni inat veten që keni dyshuar për të.
15. I hap letrat në tavolinë, të akuzon se ti ke një lidhje edhe pse nuk ka asnjë provë.
16. Tashmë kalon më shumë kohë me miqtë sesa me ty.
17. Nuk është i interesuar për të ardhmen e lidhjes suaj.
18. Nuk është më aq i ndjeshëm në lidhje me ju.
19. ثshtë më i interesuar të lexojë një libër ose të shikojë televizor, sesa të flasë ose të bëjë dashuri me ju.
20. Flet për problemet e tij me një person tjetër. Mabse me zë të ulët dhe pushon sapo shikon që ti po afrohesh.
21. Ka filluar të përdorë shprehje të reja dhe fjalë që nuk i ka përdorur kurrë më parë me ty.
22. I dedikon shumë pak kohë familjes dhe fëmijëve. Duket sikur ka diçka që nuk shkon dhe nuk është i qetë su dikur.
23. Edhe me mendime ndihet i largët, por kur i kërkon që të hapet me ty, të thotë se nuk ka asnjë shqetësim. ثshtë bërë shumë xheloz për privatësinë e tij.
23. Duket i painteresuar dhe i largët teksa bëni seks.
24. Duket konfuz kur zgjohet nga gjumi. Mbase nuk është i sigurt për shtratin në të cilin gjendet.
25. Miqtë tuaj ju pyesin se çfarë po ndodh: të afërmit dhe familjarët e kuptojnë menjëherë se mes jush ka tension.
26. Fyhet shpejt nëse i bëni pyetje banale për ju të dy, ose të është përgjigjur rëndë kur e ke pyetur nëse po të tradhëton.
27. Ka ndryshuar mënyra e tij e të fjeturit: edhe pse kur fle është i lodhur, shikon ëndrra dhe zgjohet herë pas here duke folur me vete.
 
Qenkan sinjale te vitit 2009

Duhen perditesuar, versione treja, new updates lol
 
Duket konfuz kur zgjohet nga gjumi. Mbase nuk është i sigurt për shtratin në të cilin gjendet.

Me fal ty po te njoh ama shtratin jo.
 
Qekur pash userin qe e ka shkruar e lashe fare pa lexuar.... menime fshatareske do jene.... lol
 
Fiks sic e ka shkrujt LEga me siper,cpo te duhen sinjalet.
Ben muuu,kur njeriu i zemres merr tjeter sjellje ndaj teje.
 
Ndoshta, nga puna, i jane prishe sensoret :p
 
Eshte me nuhatje me hunde kjo pune, jo me sinjale :p
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top