Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një burrë i moshuar dhe i urtë ishte ulur pranë bregut të një lumi. Ai shihte i mahnitur hijeshinë që rrethonte ambientin përreth dhe herë pas here pëshpëriste diçka me vete. Në një moment, ai vëren një akrep që kishte rënë në ujë. Akrepi orvatej të shpëtojë nga mbytja por pa fajde. Burri vendosi ti gjendej këtij insekti të mjerë dhe i zgjati dorën ta shpëtojë nga kthetrat e vdekjes. Por me ta prekur, akrepi e pickoi fort. Burri e tërhoqi dorën dhe lëshoi një piskamë për shkak të dhimbjes. Por pas pak, sërish zgjati dorën drejt akrepit që ta shpëtojë dhe sërish insekti mosmirënjoës e pickoi. Burri lëngoi sërish, e megjithatë e zgjati për të tretën herë dorën që ta shpëtojë. Këtë skemë e kishte ndjekur një person tjetër i cili nuk duroi dot por i thirri:”Mos vallë të janë tharë trutë?! Si nuk zure mend as herën e parë dhe as të dytën?! Dashke ta provosh për herë të tretë pale!”
Burri i mençur nuk i ktheu përgjigje, por vazhdoi përpjekjet për ta shpëtuar akrepin, derisa ia arriti. Pastaj, bëri disa hapa në drejtim të burrit tjetër dhe pasi i rrahu supet i tha:”O mik! Natyra dhe instinkti i akrepit është të pickojë, kurse natyra dhe karakteri im është të sillem butësisht. Përse dashke të lejoj që të dal nga natyra dhe karakteri im?! Sillu me njerëzit sipas natyrës dhe karakterit tënd, jo sipas natyrës së tyre, cilatdo qofshin sjelljet dhe veprat e tyre! Mos u kushto rëndësi zërave që të kërkojnë të dalësh nga vetja! Mos ua var atyre që të thonë hiq dorë nga karakteri dhe natyra jote, sepse pala tjetër nuk e meriton mirësjelljen!”fb
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Shkrim shume i bukur dhe me domethenie te madhe per ate qe e kupton.
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

No Koment.. Me pelqen idea qe transmeton tek lexuesi :) well done
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Teorikisht shume e mire si ide dhe ne nje bote ideale do kisha thene dakort, ç'e do se nuk jetojme ne nje bote ideale dhe shpesh here...(madje ka dukuri te tilla edhe ketu ne forum - qe eshte virtualitet) ku tjetri/tjetra deshiron te te mare per "budalla". Nuk reagoi kesaj here, po e perseris prape, perseri nuk reagoi...he me se prape do e perseris se qenka mesuar te duroje ky/kjo.
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

une them duhet tja kthesh me te njejten monedhe......madje dyfish..
 
Pe: Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Teorikisht shume e mire si ide dhe ne nje bote ideale do kisha thene dakort, ç'e do se nuk jetojme ne nje bote ideale dhe shpesh here...(madje ka dukuri te tilla edhe ketu ne forum - qe eshte virtualitet) ku tjetri/tjetra deshiron te te mare per "budalla". Nuk reagoi kesaj here, po e perseris prape, perseri nuk reagoi...he me se prape do e perseris se qenka mesuar te duroje ky/kjo.

Keshtu Elushe mendon dikush si puna e shokut/shoqes qe permende ti...Dikush tjeter i sheh gjerat ndrysh,nese ne nje debat apo dhe en real dikush ofendon e tjetri nuk pergjigjet,une per vete ne kete rast vleresoj heshtjen se sa pergjigjen...Te shmangesh mos te pergjigjesh ka me shume force,durim e edukate se sa nje pergjigje e kthyer me te njejten menyre...Fundi i fundit,ska pse njeriu perballe te te beje ty te sillesh si ai/ajo...
 
Titulli: Pe: Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyr

Keshtu Elushe mendon dikush si puna e shokut/shoqes qe permende ti...Dikush tjeter i sheh gjerat ndrysh,nese ne nje debat apo dhe en real dikush ofendon e tjetri nuk pergjigjet,une per vete ne kete rast vleresoj heshtjen se sa pergjigjen...Te shmangesh mos te pergjigjesh ka me shume force,durim e edukate se sa nje pergjigje e kthyer me te njejten menyre...Fundi i fundit,ska pse njeriu perballe te te beje ty te sillesh si ai/ajo...

Shume e drejte e dashur Gloom dhe pajtohem me mendimin tend...ama toleron nje here, dy, tre, kater...pastaj sikur teprohet.

Jam dakort qe eshte nje nder rregullat e arte dhe njeriu duhet te jete "mbi" ofendimet por po ta ilustroj me nje shembull dhe dua me pas nje pergjigje se a duhet te aplikohet ky rregull i arte edhe ne kete rast. Nese po, si dhe pse
.

Na ishte nje dhelper, nje luan e nje xhirafe, e te gjthe kafshet e tjera te pyllit qe jetonin ne hesap te vet secili. Dhelpra, luani e xhirafa ishin miq te mire dhe folnin e qeshin sebashku. Nje dite prej ditesh, luani e xhirafa bejne fjale, dhelpra qe kishte shoqeri me te dy mban anen e njeres pale e keshtu shoqeria treshe shkaterrohet, xhirafa menjanohet nderkohe qe dhelpra e luani perseri mbajne shoqerine e tyre.

Jo shume kohe kalon kur dhelpra perseri hahet me xhirafen...nuk i pelqente fare kur xhirafa krijonte nje miqesi te re apo kur shikonte qe po flitej mire per te, jo jo dhelpra donte te ishte vete ne qender te vemendjes. Vazhdimisht dhelpra perkedhelte bishtin e saj dhe ecte neper pyll sikur te ish pronare e tij, e porsa ti jepej rasti fliste keq per xhirafen dhe xhirafa nuk replikonte. Muajt kalonin dhe dhelpra perseri vazhdonte te merej me llafe, vezhgonte ç'do levizje per te siguruar qe i mesonte "hot off the press", nuk kalonin as 5 minuta dhe e gjitheditura dhelper kuptohej se ç'kishte ndodhur ne pyll. Ishte e para qe e merte vesh.

Sipas teje Gloom, xhirafa duhet te vazhdoje te heshti, e ta lere dhelpren te lire ne veprimet e saj te palejueshme?
 
Pe: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Eshte shume e veshtire te te dallosh drejten dhe te gabuaren, ne ralacion me njerezit e tjere .

E rendesishme eshte mos te shesesh vetveten.

Dua te them qe sillu ashtu sic je ,,,por mos lejo te te vrasin ne nje menyre apo ne nje tjeter.
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Degjoni cfare ju thot plaku. Morali i kesaj perralle vlen tek rastet e sjelljeve normale ne nje shoqeri njerezore normale, por ne pergjithesi dhe ne jeten tone vetvetiu jeta na imponon egzistencen, prandaj ne pergjithesi ne marredheniet fqinjsore mbin maksima:

Ne raporte shoqerore ke dy mundesi:

1. Mundesia e pare eshte te terhiqesh dhe te lejosh te kalojne te gjithe mbi ty dhe
2. Te ka kthjesh me ne te njejten monedhe


Kjo e dyta mu ka dok me e arsyeshme sepse edhe do te beje me te respektuar gjithsesi.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te

Shume e drejte e dashur Gloom dhe pajtohem me mendimin tend...ama toleron nje here, dy, tre, kater...pastaj sikur teprohet.

Jam dakort qe eshte nje nder rregullat e arte dhe njeriu duhet te jete "mbi" ofendimet por po ta ilustroj me nje shembull dhe dua me pas nje pergjigje se a duhet te aplikohet ky rregull i arte edhe ne kete rast. Nese po, si dhe pse
.

Na ishte nje dhelper, nje luan e nje xhirafe, e te gjthe kafshet e tjera te pyllit qe jetonin ne hesap te vet secili. Dhelpra, luani e xhirafa ishin miq te mire dhe folnin e qeshin sebashku. Nje dite prej ditesh, luani e xhirafa bejne fjale, dhelpra qe kishte shoqeri me te dy mban anen e njeres pale e keshtu shoqeria treshe shkaterrohet, xhirafa menjanohet nderkohe qe dhelpra e luani perseri mbajne shoqerine e tyre.

Jo shume kohe kalon kur dhelpra perseri hahet me xhirafen...nuk i pelqente fare kur xhirafa krijonte nje miqesi te re apo kur shikonte qe po flitej mire per te, jo jo dhelpra donte te ishte vete ne qender te vemendjes. Vazhdimisht dhelpra perkedhelte bishtin e saj dhe ecte neper pyll sikur te ish pronare e tij, e porsa ti jepej rasti fliste keq per xhirafen dhe xhirafa nuk replikonte. Muajt kalonin dhe dhelpra perseri vazhdonte te merej me llafe, vezhgonte ç'do levizje per te siguruar qe i mesonte "hot off the press", nuk kalonin as 5 minuta dhe e gjitheditura dhelper kuptohej se ç'kishte ndodhur ne pyll. Ishte e para qe e merte vesh.

Sipas teje Gloom, xhirafa duhet te vazhdoje te heshti, e ta lere dhelpren te lire ne veprimet e saj te palejueshme?


Elushe,une di qe ka dhe ''injorim'',di qe ka dhe ironi,ka dhe ''sharje me kulture''...Une te thash qe pse duhet tjetri te ndikoje ne sjellen tone?Ok e beri njehere largohesh,pse duhet te vazhdosh te perballesh me ate njeri ?Ah te doli ne rrugen tende, ne punen tende por une permenda rastin e momentit..Dicka qe ndodh ne nje moment ske pse reagon,kur behet dicka si bezdi,atehere besoj se duhet treguar vendi cdokujt...Cdokujt i vihet kapelja sipas kokes...
 
Pe: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.


Teksti eshte shum i bukur, por rrall ka kesi njerez bujar... Nje pjese shum e vogel, ne gishta...

Picko 1-her, ok te fal.
Picko 2-her, perseri te fal.
Picko 3-her, sbesoj qe te duron kush -te leshon -te thot: Ec shko...rrug te mbar !

Normal te kesh zemergjeresi ndaj tjereve eshte cdoher mir, por edhe ndaj vetes kerkohet...

 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

jo jo sjam dakort me kete . Atij qe se meriton as nje mirdita nuk ja them .
 
Pe: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Mesazh i fortë.
Njeriu duhet të jetë ai që është; çfarë mendojnë (e marrin) të tjerët
nuk duhet lodhur trurin.
 
Pe: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Sjam aspakt dakord me ate krahasim...eshte e vertet qe sduhet te dalesh nga vetja por jo ne kaq ekstreme...
 
Titulli: Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Une kam nje histori te tille, pashe nje blete qe po mbytej ne nje kove me uje
edhe duke me thene qe bleta edhe nese pickon nuk dhemb , une nuk gjeta tj edhe fap gishtin.
Meqe duke kujtuar se isha rrezik me pickoi, oj cte dhembur, keshtu i hodha me shume uje nga nervi qe me kapi.
Por pastaj me erdhi keq.

Tani mire ben 1 here 2 3, por pastaj edhe lodhesh sic thote Master jo deri ne ekstrem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top