Siguria rrugore; 12 të arrestuar, 23 leje drejtimi të pezulluara, qindra gjoba në 48

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Siguria rrugore; 12 të arrestuar, 23 leje drejtimi të pezulluara, qindra gjoba në 48 orë

Policia-rrugore.jpg


Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:
58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuar, ku në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Për sa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

9 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, ku në një rast , një drejtues mjeti tejet i dehur qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen duke u bërë akoma më tepër burim rreziku për jetën e tij dhe të përdoruesve të rrugës.

Si dhe janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa pajisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

61 masa për mos përdorin rripin e sigurimit.
84 masa për parakalim të gabuar
115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
14 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
Si dhe 803 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 13 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllim rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top