Si u zbuluan minjtë në fabrikën e mishit?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas marrjes së detyrave nga ana e kryeprokurorit të Prizrenit Admir Shala, për të të bastisur dy lokacione të dyshimta, fillimisht i ndajnë detyrat mes tyre dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hetuesit dhe inspektorët e AVUK-ut ndahen në dy ekipe dhe fillojnë aksionin me tyre për të bastisur depo dhe fabrika të përpunimit të mishit në Suharekë dhe në Rahovec.

“Me urdhëresën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, sot do të shkojmë në kontrollë në dy lokacione. Qëllimi i kontrollit do të jetë mbledhja e provave dhe materiale ku dyshohet se është importuar mish ilegal nga Belgjika. Ne do të ndahemi në dy grupe dhe do mbledhim të gjitha të dhënat që do të na shërbejnë me zhvillimin e hetimeve. Do të përkrahem nga dy stacionet policore, nga ai i Rahovecit dhe nga stacioni i Suharekës”, deklaron hetuesi policor para se të nisen për në teren.

Që në fillim të bastisjes, siç shihet në pamjet e transmetuara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë”, hasen probleme serioze dhe parregullsi në fabrikën e mishit, duke u nisur nga mishi pa afat, materialet për përpunimin të vendosura vende të papastra, helmet
[video=youtube;vO5jnC_5q-4]https://www.youtube.com/watch?v=vO5jnC_5q-4[/video]
 
O bo booo,ha pastaj populli i shkret.
Ha kancorogjenet si ushqim.
 
mish ka edhe miu... :) qe ta dini ju mishngrenset :)
 
po pra tema paska te bej me mish te vjeter te transportuar nga vendet eu.... gje qe seshte fare e pelqyer; mund jete edhe i prishur.


por minjt ketu sqenkan fare ne teme, sdi pse futin fjale te panevojshme journalistet?
...na futin ne mundim, veq kur ua lexojm emrin atyre....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top