Si u përdor bb për të shembur jalën

Love

βeℓℓe â๓e
jala-kryesoer.jpg


Nga: Ervin Qafmolla
Revista Mapo, ka siguruar një kopje të raportit përmbyllës të hetimit që është zhvilluar nga vetë autoritetet e larta të Bankës Botërore, ku strukturat e kësaj të fundit rezultojnë të përdorura nga dhëndri i Berishës në shembjen flagrante të ndërtimeve në Jalë

Një zbulim që lidh dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi dhe stafin e tij të një projekti të Bankës Botërore me shkatërrimin e shtëpive në Jalë, është zbuluar këto ditë nga “MAPO”, në formën e një dokumenti zyrtar, në një kohë që shpresat e banorëve të këtij fshati bregdetar dhe të opinionit publik shqiptar për më shumë dritë dhe drejtësi mbi këtë çështje, thuajse ishin shuar. Por historia fillon rreth dy vjet më parë...
Një banor i Jalit, mjek në pension, një ditë pas shkatërrimit të ruspave të ndërtimores në pranverën e 2007-ës, kishte një shqetësim të veçantë: “Ata më thyen arrën 60 vjeçare që e pat mbjellë babai im”. Atë ditë, përveç arrës historike, banorët e Jalit (e njohur edhe si Jalë) humbën gjithçka që kishin ndërtuar në 20 vjet punë. Jo vetëm aq. Ata humbën mjetin e vetëm të jetesës. Një ditë pas sulmit të ruspave, u gjendën në të njëjtat shtëpi që kishin pasur deri në vitin 1990. Dhe ato ishin thjesht kasolle. Nga operatorë turistikë ata u rikthyen në zanatin e paraçlirimit, atë të bariut shëtitës.
Në parlament dhe në media, u akuzua se qeveria po shkatërronte jetët e banorëve të Jalit për interesa të ngushta personale. Në atë kohë, qeveria arriti t’ia kalojë paq. Të gjithë menduan se gjithçka mbaroi aty. Por, nuk qe e thënë.
“Ky hetim u nxit nga shembja e disa shtëpive në bregdetin jugor të Shqipërisë dhe nga një ankesë e njerëzve të prekur, të cilëve u ishte thënë nga zyrtarë shqiptarë se shembjet ishin të lidhura direkt me një projekt të Bankës Botërore. Paneli i Inspektimit nuk mund ta imagjinonte kur rekomandoi një hetim të Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve, që ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira të punës së 14 viteve të fundit”.
Ky është paragrafi hapës i raportit të hetimit që Paneli i Inspektimit - strukturë e varur direkt nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore - kreu mbi përfshirjen e një pjese të njerëzve të BB në shembjet abuzive në bregdetin e Jalës nën udhëheqjen e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. I gjithë hetimi mori shkas nga shembjet e ndërtimeve në Jalë në vitin 2007, pak kohë para fillimit të sezonit turistik. Vetë Banka Botërore, ka marrë përsipër këtë hap të vështirë për të evidentuar përgjegjësit e këtij abuzimi, në mbrojtje të emrit të saj, por dhe të investimeve shumëmilionëshe që ky institucion ndërkombëtar ka dhënë në ndihmë të zhvillimit të Shqipërisë.
Përgatitësit e raportit vërejnë se hetimi ka nxjerrë në pah një sërë faktesh që lidhin drejtpërdrejt Koordinatorin e Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut me shkatërrimin e Jalit. Gjithçka është bërë nën logon e kësaj njësie, projekt i Bankës Botërore, i cili drejtohet nga Jamarbër Malltezi.
Arsyeja se përse Banka Botërore nuk duhet të ishte përfshirë në këtë ngjarje që preku jetët e njerëzve të një fshati të tërë, duke ndikuar direkt në përkeqësimin e cilësisë së tyre të jetesës lidhet me vetë politikat e BB. Politika e Bankës mbi Risistemimin (dhe zhvendosjen), vë në dukje se zhvendosja e popullatës si rezultat i projekteve zhvilluese, nëse nuk kryhet përmes bisedimeve dhe kompromisit me banorët, sjell varfërim të tyre dhe një sërë pasojash tranda mbi jetët e tyre. Në këtë kuptim sipas vetë kësaj politike të BB, “Zhvendosja e Pavullnetshme” duhet të evitohet, ose të zbatohet në konsultim me njerëzit e zhvendosur përmes një programi të përshtatshëm, të financuar, i cili përmirëson ose rikthen standardet e jetesës së njerëzve të prekur. Diçka e tillë nuk ndodhi në rastin e Jalit.
Në fakt, “Menaxhimi”, sikurse cilësohet në raport ka theksuar se në asnjë mënyrë Banka Botërore nuk ka pasur të bëjë me shembjet në Jalë. Mbetet e paqartë në “zhargonin” e përdorur nga hartuesit e raportit nëse termi “Menaxhim” i referohet drejtuesve të projektit apo shkon deri te drejtuesit e Bankës Botërore në Shqipëri në kohën e shkatërrimit të Jalit në 2007. Siç rezultoi më vonë nga hetimet, “Menaxhimi” nuk kishte rezultuar korrekt në këtë pohim.

Përfshirja e BB në shembjet e Jalës
Hetimet nxorën në pah një lidhje direkte ndërmjet Projektit (Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut) dhe shkatërrimeve në Jalë. “Në të vërtetë, të dhënat tregojnë një marrëdhënie aktive ndërmjet projektit dhe Policisë Ndërtimore dhe faktit që fotografi ajrore të financuara nga vetë projekti identifikuan ndërtesat që duheshin shembur”, thuhet në raportin e hetimit. Në fakt, është krejt e pazakontë që Banka Botërore të bashkëpunojë direkt me Policinë Ndërtimore, e një strukturë kjo e varur nga një ministri, pra që nuk përfaqëson vetë qeverinë, por është thjesht instrument i komanduar prej saj. “Ky fakt, megjithatë, në rastin konkret nuk mbështet mbrojtjen e Menaxhimit, sipas së cilës shembjet në Jalë ‘nuk janë të lidhura direkt apo indirekt’ me projektin”.
Raporti vëren se në 26 mars të 2007-ës, Njësia e Koordinimit të Projektit i dërgoi një letër me kokën zyrtare të projektit të financuar nga BB dhe të nënshkruar nga koordinatori i projektit, pothuaj çdo autoriteti të lartë relevant të qeverisë, duke përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë ndërtimore, duke i vënë ata në dijeni të asaj që ai i karakterizonte si “ndërtime të paligjshme në bregdet”. Bashkë me letrën u dërguan dy CD me foto ajrore të bregdetit. “Fotot ajrore u financuan nga projekti”, theksohet në raport. Ndërkaq në të njëjtin raport Koordinatori i Projektit citohet të ketë shkruar: “siç mund të shihni nga këto fotografi, ndërtim të paligjshme janë ende duke u zhvilluar në bregdetin jonian. Bazuar në rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj zone... kini mirësinë të siguroni që të merren masat e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Koordinatori i Projektit është shumë i njohur në qarqet administrative të Shqipërisë. Ai shpesh përflitet në shtypin vendas njëherësh për rolin e tij si Koordinator i Projektit të Bankës Botërore dhe si anëtar familjeje i një prej zyrtarëve më të lartë udhëheqës të vendit”, sqaron raporti.

Ndërtimorja pajiset si FBI-ja
Në përgjigje të letrës së Malltezit, dy javë më vonë, Policia Ndërtimore dërgoi një letër të sajën në adresë të Ministrisë së Transporteve, të këshilltarit të Kryeministrit dhe të vetë Malltezit, duke vënë në dukje rreth 16 ndërtime pa leje në Jalë, të identifikuara nga një grup i posaçëm pune. “Në letrën e përgjigjes, Policia Ndërtimore deklaroi se kishte administruar të gjitha procedurat e nevojshme dhe vendimet për shembjen e këtyre ndërtimeve dhe vendimet në fjalë u ishin komunikuar ‘palëve përkatëse’, vëren raporti. Shkatërrimi në Jalë ndodhi vetëm 7 ditë pas datës së letrës që Policia Ndërtimore i dërgoi Njësisë së Koordinimit të Projektit. Në këto kushte, është e pashpjegueshme koha rekord në ekzekutimin e këtij vendimi të posaçëm, si dhe përzgjedhja selektive e Jalës përgjatë gjithë bregdetit jonian për t’i nënshtruar një spastrimi nga ndërtimet paligjshme, ku gati gjysma e tyre ishin në pronë private.
Por, duket se plani i shkatërrimeve nuk bregdet, të paktën fillimisht nuk ishte parashikuar të ndalej në Jalë. Malltezi parashikoi shkatërrimin e një tjetër vendbanimi duke kërkuar veprim të menjëhershëm dhe duke thënë: “Projekti i Menaxhimit të Zonës së Bregdetit ka siguruar pajisjet e nevojshme për oficerët e Policisë ndërtimore, në mënyrë që të kontrollohet situata në terren. Pajisje të tilla përfshijnë kamera dixhitale, kompjuterë, GPRS etj.”, si dhe theksoi se “vazhdimi i ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit vë në pikëpyetje vazhdimësinë e projektit të financuar nga Banka Botërore dhe donatorët e tjerë”.
Në këtë kontekst, për herë të parë në historinë e saj, Policia Ndërtimore Shqiptare u pajis me teknologji të fjalës së fundit dhe mjete që do i kishte zili çdo strukturë tjetër e shtetit. Edhe vetë identifikimi i shtëpive të shembura u krye përmes identifikimit të tyre nga ajri, çka u mundësua me paratë e Bankës Botërore.
Në një letër drejtuar drejtuesve të këtij projekti, me datë 31 maj, 2007, Polica Ndërtimore njofton se shembja e kërkuar kishte përfunduar. “Ky shembull tregon se Njësia e Menaxhimit të Projektit ishte aktive në fillimin e shembjeve dhe se Policia Ndërtimore po funksiononte si ekzekutori i saj”, thuhet në raport. Për më tepër sqarohet se ky shembull dhe vetë çështja e Jalës tregojnë sesi shembjet në zonën e projektit janë cilësuar si “të nevojshme për të arritur objektivat e Projektit”, çka në fakt bie ndesh me Politikën e Bankës mbi Rivendosjen e Pavullnetshme.

Gabim i rëndë!?
“Analiza dhe faktet e shqyrtuara tregojnë se Politika e Bankës mbi Rivendosjen e Pavullnetshme duhet të ishin zbatuar në kuadër të shembjeve që lidhe me Projektin. Ky përfundim llogarit ndihmën e siguruar nga Projekti ndaj Policisë Ndërtimore në zbatimin e funksioneve të tyre, ku përfshihen fotografi ajrore të financuara nga projekti që identifikojnë shtëpitë e shembura, si dhe komunikimet zyrtare të Njësisë së Koordinimit të Projektit që i bënin thirrje Policisë Ndërtimore të merrej me ndërtimet e pretenduara si të paligjshme”, thekson raporti i hetimit.
Paneli i Inspektimit të bankës Botërore vëren se e gjen të pabazë qëndrimin zyrtar të Menaxhimit, sipas të cilit, “shembjet nuk ishin direkt apo indirekt të lidhura me projektin”. Për më tepër, hetimi ka gjetur një lidhje direkte ndërmjet shembjeve në Jalë dhe Projektit e objektivave të tij. “Rrjedhimisht, Paneli vëren se menaxhimi ka dështuar të pajtohet me kërkesat e OP/BP 4.12 mbi Rivendosjen e Pavullnetshme në lidhje me shembjet që ndodhën në Jalë. Në këtë kuptim, projekti gjithashtu, dështoi të merrte parasysh objektivat e uljes së varfërisë të vendosura në OP 1.00 mbi Uljen e Varfërisë”, nënvizohet në raport.
Gjithashtu, në raport përmendet se gjatë intervistave të zhvilluara në Shqipëri (nuk specifikohet se kush është intervistuar) përgjatë procesit të këtij hetimi, skuadra e Panelit të Inspektimit mori dëshmi mbi interesa të supozuara korrupsioni të përfshira në shkatërrimin e Jalës, me qëllim spastrimin e hapësirave në fjalë, të cilat lakmoheshin për ndërtimin e një resorti turistik. Sipas Panelit të Inspektimit, dëshmitë e të intervistuarve përkojnë me raportimet e asaj kohë në median shqiptare. “Ndërsa Paneli, vetëm njofton, por nuk vlerëson supozimet e korrupsionit, natyra selektive e shembjeve të ndërmarra nga Policia Ndërtimore duket se mbështet dëshirën për të pastruar një zonë të caktuar”, thuhet në raport.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top