Si t’i aplikojmë maskat e fytyrës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
31356_414077470989_164162295989_5130431_6586268_n.jpg

Maskat natyrale janë produktet më efikase në mbrojtjen dhe përmirësimin e fytyrës. Ato bëjnë të mundur që lëkura të hidratohet, pastrohet si dhe të bëhet më e lëmuar. Megjithatë që maskat tuaja të jenë më rezultative njihuni me disa rregulla bazë për një aplikim të shëndetshëm


Konservuesit, emulgatorët, vajrat minerale dhe derivatet e tjera të naftës në preparatet kozmetike janë të dëmshme për lëkurën. Kështu kanë treguar të paktën studimet e reja. Për fytyrë më të përshtatshme janë preparatet natyrore të freskëta.

Maskat natyrore ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, sepse formojnë një shtresë të veçantë që e mbron lëkurën nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm dhe e nxisin mikro-qarkullimin, duke e ruajtur lagështinë e lëkurës. Përpos që e pastrojnë lëkurën në thellësi, maskat për fytyrë e përmirësojnë edhe tonusin e saj dhe e rregullojnë yndyrshmërinë. Një ndër avantazhet e tjera është edhe çmimi i lirë. Ja se cilat janë disa rregulla për aplikimin e tyre.
31356_414077540989_164162295989_5130432_4423364_n.jpg

Para vënies së maskës, pak kamomil

Para vënies së maskës në fytyrë, përgatiteni lëkurën duke e avulluar me çaj kamomili. Kjo i hapë poret duke e përmirësuar thithjen e përbërësve të maskës. اaji i kamomilit po ashtu mund të përdoret edhe si tonik. Zhytni copat e pambukut në çaj dhe pastrojeni fytyrën. Derisa kënaqeni me maskat aromatike, në sy mund t'i vini qeskat e çajit.

Maska për lëkurë normale dhe të thatë

Përziejeni një lugë jogurt me një lugë mjaltë. Shtoni një pikë vaji eterik të trëndafilit. Përzieni përbërësit derisa ta fitoni një përzierje fine, kremoze. Vendoseni në lëkurën e pastruar të fytyrës, e pas 15 minutave, hiqeni maskën me ujë të vakët. Kjo maskë ia kthen lëkurës lagështinë. Përdorimi i saj vlen edhe dy herë në javë.
31356_414077580989_164162295989_5130433_3593307_n.jpg

Maska për lëkurë të maturuar

Një banane të vogël, një lugë vaj ulliri ekstra të pastër, një lugë mjalti lulesh dhe një pikë vaji eterik të lules Helychrysi përziejeni në një masë të lëmuar, kremoze dhe vëreni në fytyrën e pastër. Pas 20 minutash largojeni atë me pambuk dhe lajeni fytyrën. Te lëkura e rrudhur, pas largimit të maskës, në lëkurë aplikoni disa pika të vajit të pastër të ullirit.

Maska për lëkurë të yndyrshme dhe të përzier

Përzieni një lugë të jogurtit të fortë dhe një lugë të vajit të jojobës (lloj luleje), si dhe shtoni një pikë vaji të livandës. Këtë përzierje duhet ta vini në fytyrë dhe ta largoni pas 15 minutash me ujë të vakët. Kjo maskë është shumë e butë, prandaj mund ta përdorni çdo ditë. ثshtë e mirë edhe për lëkurë me akne.

Gjithçka me masë

Recetat e maskave "të kuzhinës" janë bërë për çdo lloj lëkure veç e veç. Gjatë përgatitjes së maskave duhet përmbajtur rreptësisht sasive të përbërësve.
31356_414077650989_164162295989_5130434_4601266_n.jpg

Këshillimi i mjekëve

Njerëzit me sëmundje të lëkurës, para përdorimit të preparateve, duhet të këshillohen me mjekun e tyre, për t'u ikur komplikimeve të mundshme.

Vetëm vajrat e vërteta eterike

Vajrat eterike që i përdorni duhet të jenë të kualitetit të lartë, të blera te shitësit e autorizuar, apo që gëzojnë besimin tuaj.

revista shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top