Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1126232321988_m.gif


Cilat janë këshillat dhe mënyrat kryesore që ta tejkaloni dhimbjen për simpatinë tuaj, që nuk i ndan të njëjtat ndjenja me ju me ato që ju keni për të?
Nëse mundoheni që ta hiqni qafe simpatinë, e cila nuk ua kthen në të njëjtën mënyrë, dijeni se nuk jeni të vetmit. Ka mundësi që të ndiheni të pikëlluar, si dhe të ju vijë keq pse një person i tillë ju ka pëlqyer. Nëse simpatia nuk ju sheh si material për lidhje, kjo nuk do të thotë se nuk ju përjeton si mik.

Në vazhdim ju paraqesim të gjitha mënyrat që dashurinë tuaj të njëanshme ta lini në të kaluarën dhe më lehtë të përballeni me "humbjen" dhe dhimbjen që ajo ju ka sjellë.

1. Mënyra më e vështirë e tejkalimit të një dashurie të pasuksesshme është ta kuptoni se atij personi nuk i pëlqeni ngjashëm si e pëlqeni ju atë. Pranimi i këtij fakti ndoshta është i pari, por edhe më i vështiri hap, të cilin duhet ta ndërmerrni.

2. Kur e keni kuptuar se ai ndoshta nuk i ndan të njëjtat ndjenja me ju, duhet ta pranoni se ai person ju pëlqen. E dimë se kjo mund të jetë e vështirë, madje edhe nëse qëndroni para pasqyrës dhe ia pranoni vetes se jeni të dashuruar, kjo do të ndikojë të ndiheni më ndryshe.

3. Mospërgjigjja ndaj dashurisë suaj që keni për dikë nuk do të thotë se duhet ta akuzoni veten tuaj. Simpatia juaj ndoshta nuk mund t'i kontrollojë ndjenjat e veta ngjashëm sikur edhe ju që nuk mund t’i kontrolloni ndjenjat tuaja.

4. Duhet t'ia lejoni vetes të merreni me ndjenjat tuaja. Kur të jeni të sinqertë me veten tuaj dhe ta pranoni se jeni lënduar, më lehtë do ta pranoni situatën dhe më të lehtë do ta keni ta përballoni dhimbjen.

5. A keni dikë që ju ofron mbështetje? A e keni shoqen më të mirë për të biseduar me të? A ekziston dikush që mund të jua tërheqë vëmendjen? Provoni të niseni tutje, sepse nuk guxoni të mbështeteni në diçka që nuk do të ndodh kurrë, e kjo është njëra ndër këshillat dhe mënyrat më efikase ta tejkaloni një simpati që kurrë nuk ju ka simpatizuar juve.

6. Edhe pse ndoshta e keni të vështirë të pajtoheni me këtë, duhet të përkujdeseni që ndjenjat të jenë të qeta. Mes tjerash, ju nuk mund ta kontrolloni atë që ju dëshironi!
/Telegrafi/
 
Titulli: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

He re se ska vdek njeri..:p dmth nga dhimbja, se kur kan dasht vet eshte gje tjeter..:)
 
Pe: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

Dashurine duhet te gjeni brenda vetes TUAJ ..... tjetra eshte iluzion....
 
Titulli: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

Gjeje nje tjeter e harron sa qel e mshel syte :sun:

Lidhur me kete far pune po ua tregoje nje barsalet


I vdiq njeres burri e mbet e re
Ishte e bukur e e hante pazari
po e shkreta kish ba be e rrfe
se edhe nese martohet diku
fotografin e burrit te saj te vdekur
ka me mbajt ne dhome te koka
.............
.............
.............
Kaluan ca kohe dhe askush nuk
e merrte me foto t'burrit t'par
Dikur njeri tha: Une e marre
bile edhe ja plotesoje kushtin
u martuen e hyn n'gjerdek
e vuri ajo vejushka foton e burrit
t'pare n'balle t'oxhakut t'dhoms
U fik drita e ajo e shkreta ish permallu
E ky far burri ish kan nifar burri e se l'shoj kamsh dej n'sabah
Dikur ky far burri ja futi gjumit
kur u zgjua shikoi kah oxhaku nuk eshte fotoja

Pe d'vet nusen: Oj Fisnike ku na mbet syreti
Nusja: O le pash zoten se sish ko gja ai shkreti :jooo
 
Titulli: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

Gjeja me e rendesishme eshte te kuptosh qe kur tjetri ndjen dhe din nocionin e dashuris,,rrin afer teje,dhe te sjlle me shume kenaqsi se sa stres,pra nje lidhje te qete normale,,pa shtrengesa situatash etj ejt.
Ka plot raste (sidomos femrat e kan te veshtir te pranojn qe mashkulli qe jane ndoshta ne nje lidhje ekzistente,,apo ka pak kohe qe ka mbaruar,,,dhe ato prap insistojn me te gjitha mjetet e duhura ,psikollogjike e mendore e konkrete per ta mbajtur ate mashkull,KY ESHTE GABIMI ME I MADH NE NJE LIDHJE,,)
Eshte shum e veshtir nga shume femra te pranohet qe mashkulli qe kishin zgjedhur si te dashurin e saj nuk eshte ne nivelin e ndjenjes se saj.,,pra per ate ajo nuk ka qen dashuri ne kuptimin e plote shpirteror.(E njejta ndodh shume here dhe me meshkujt kundrejt femrave,por pjesa dermuese jane femrat qe vuajn me shume ne kete drejtim,pasi natyra mashkullore sdo i ndjeshem mashkulli eshte me racional dhe i paprekshem nga ndjenjat kur e shef qe dicka nuk ecen)
SHPREHJA QE NE LUFTE DHE DASHURI PRANOHET DHE PROVoHET GJITHCKA NE KETE RAST BJEN TOTALISHT POSHTE.
kUR PARTNERI QE KE AFER TE SJELL ME SHUME STRES SE SA KENAQSI,,(Sidomos ne lidhjet e lira,kam parasysh kur nuk eshte martes e ka femij ne mes,,)S'DUHET ME JA ZGJAT,,JEPI DUARt AJT ME TE MIRA.
Si ta kapercesh,thjesht perdor vetem pak llogjiken mendore me shume se sa ate instiktive te ndjenjes.
 
Titulli: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

eh ska me dashuri,shume shpejt kalon gjithcka dhe per nga nje vite e gjen me tjetren apo anasjelltas ne krahe,humben ato dashuri perjete ralle gjen
 
Titulli: Si të përballeni me ‘humbjen’ e dashurisë së pasuksesshme

pak cigare pak alkool qaj 1 dit, qaj 1 muaj, qaj 1 vit:( me kalimin e diteve harrohet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top