Si të mos e ndjesh vetminë kur je "single"

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Je single? Je lodhur duke shikuar përreth vetëm çifte të lumtura? E gjithë kjo situatë të bën të ndihesh vetëm? Në radhë të parë duhet të dish se të qenit "single" s'është diçka negative. Po si mund ta kapërcesh këtë gjendje? Ja sesi:

12fc7747-e0b7-43f5-8d8e-af43e81ef27c---0-.jpg

1. Përjetimi i një marrëdhënieje nuk të bën domosdoshmërish një njeri më të mirë. Nuk ka rëndësi nëse s'ke takuar ende dikë që të përshtatet e të dojë ashtu siç je. Ndonjëherë, këto gjëra duan kohë. Veç të tjerash, të gjesh dikë që është 100% kompakt me ty, s'është asnjëherë e lehtë.

2. Nëse ndihesh vetëm flit me familjen tënde dhe dil me miqtë. Qëndrimi pa lëvizur s'do të ketë asnjë efekt pozitiv mbi vetëvlerësimin tënd dhe do të bëjë të ndihesh më pesimist. Dil dhe krijo njohje të reja, duke mos menduar se dëshiron të përjetosh me çdo kusht një marrëdhënie!

3. Thuhet se dashuria nuk kërkohet, por gjehet. Dashuria s'është diçka që blihet, por përfitohet dhe zbulohet. Sigurisht që ekzistojnë njerëz që janë gjithmonë në çift, por nëse e mendon mirë, sa prej tyre janë vërtet të dashuruar? Mos mendo as që do të mbetesh vetëm përgjithmonë, sepse me siguri do ta gjesh njeriun e ëndrrave. Ki durim dhe dashuria do të gjejë, atëherë kur më pak e pret.

4. Nëse ndihesh vetëm përkushtoju një hobi, ose një sporti. Vrapi dhe noti janë më të preferuarit për të eliminuar stresin, ose depresionin.

5. Mund të ndryshosh paksa standardin tënd në njohjen e një vajze, apo djali. Ndoshta duhet të kërkosh bukurinë, përtej aspektit të jashtëm.

6. Ki parasysh që kur përjeton raport në çift s'e ka aspak të lehtë. Normalisht, kush është në një lidhje, ka më shumë probleme sesa një "single". Marrëdhëniet kërkojnë impenjim e sakrificë, nuk janë shëtitje.

7. Mos jeto me sytë nga e kaluara, duke menduar për dështimet e tua në dashuri. ثshtë shumë e zakonshme të biesh në një gabim t tillë, kur jeni zhgënjyer nga një relacion i mëparshëm. Gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe duhet ecur përpara, duke qenë optimistë!

8. Shih gjithmonë anën e mirë të jetës! Gëzo për atë që je dhe mos mendo kurrë se s'vlen aq sa duhet për të gjetur dashurinë e jetës tënde!
/inkub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top