Si të gjesh syzet ideale sipas formës së fytyrës

Jetmira

V.I.P
f8dbf8147057749c73580fdf40bd5522.jpg

ثshtë shumë e thjeshtë të gjesh një palë syze si sy maceje dhe të vendosësh menjëherë se janë më të mirat për ty, sepse janë në modë. Por fatkeqësisht, të zgjedhësh syzet e duhura është një punë më e komplikuar se sa “të gjesh syrin e maces”.
ad60030016a09e6240c80977180d851d.jpg

Në vend që të biesh në dashuri me shikim të parë, në fakt duhet të plotësosh disa kritere që përshtaten me fytyrën para se të bësh blerjen e radhës. Lexo disa prej këtyre këshillave që të ndihmojnë për të zgjedhur më të mirat.
44e477f3958973cf80fe6c5cf0fa425d.jpg

Formë zemre
Nëse ke fytyrë në formë zemre (balli është në mënyrë të konsiderueshme më i gjerë se mjekra), zgjedhja e syzeve është modeli aviator. Silueta e syzeve aviator imiton strukturën e fytyrës në formë zemre – balli i gjerë që përfundon ngushtë. Vetëm sigurohu që të zgjedhësh një palë që nuk të vë në dukje më shumë tiparet.
ed923ce2dc5ec157acf3be4f21d522fe.jpg

Ovale
Nëse fytyra është ovale (e gjatë dhe e ngushtë deri në mjekër), ke shumë liri kur është fjalë për të bërë zgjedhjen e syzeve. Mund të zgjedhësh modelet bazike të çdo lloj stili që është në proporcion me fytyrën.
5a36ea2fd0d6c1d0f48b2be3f864de2a.jpg

Rrethore
Nëse ke fytyrë rrethore (njëlloj e gjatë sa edhe e gjerë), zgjidh modelet katrore ose drejtkëndore. Kështu do të balancosh formën e fytyrës me atë të syzeve. Një fytyrë rrethore duhet të ketë gjithmonë një stil të parregullt syzesh.
0c7ef6ce49bb1b85f2829bf9a8630e45.jpg

0c7ef6ce49bb1b85f2829bf9a8630e45.jpg

Katrore
Nëse ke fytyrë katrore (ballin pak të dalë dhe nofulla të dukshme), zgjedhja më e mirë për ty janë syzet rrethore. Edhe këtu çelësi është balancimi — një fytyrë jo simetrike duhet të plotësojë formën me syzet rrethore.
6ed5228b467985eeb78224fc3631cc2f.jpg

6ed5228b467985eeb78224fc3631cc2f.jpg
 

shum bukur.... thank you Jetmira.... Posto keshtu vazhdim. Të lumtë!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top