Si të gatuani fasule të bardha me mish pule dhe domate

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si të gatuani fasule të bardha me mish pule dhe domate

TK-Blog-Smoky-White-Bean-Chicken-Chili-07.jpg


Nëse u janë mërzitur fasulet në formën e tyre të zakonshme, ju sjellim një recetë të veçantë të përgatitjes së tyre. Një pjatë pak më e rafinuar e fasuleve të kombinuar me mishin e pulës, që e bën atë akoma më të veçantë.

Ju mbetet vetëm ta përgatisni dhe ta shijoni.

Përbërësit:

1 kuti fasule të konservuara (ose 200 gr fasule të paziera)tk-blog-smoky-white-bean-chicken-chili-07
3 copa mish pule
1 domate
4 degë trumzë
4 degë rigon
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
¼ lugë çaji piper i kuq
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Fillimish ndizni furrën e pjekjes në temperaturën 200 gradë.

2487.edit_.jpg


Në enën e qelqit për pjekje shtoni fasulet e konservuara, copat e mishit të pulës dhe domatet e grira në copa mesatare.chicken-beans-tomatoes

Rregullojeni më pas me trumzën dhe gjethet e rigonit.

Spërkatini me piper të kuq, me vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi.

Vendoseni në furrë të piqet përreth 35 deri në 45 minuta.

Largojini nga furra pasi të kenë marrë një njgyrë të artë në kafe dhe të gjithë përbërësit të jenë gatuar tërësisht.
thealbania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top