Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë

Kresha

A pretty face can never trick me


Disa muaj më parë kemi prezantuar se si të dallojmë një Samsung Galaxy S3 origjinal nga ai falsë, ndërsa tani do të ju njoftojmë se si të dalloni një Samasung Galaxy S4 origjinal nga ai falsë i cili fatkeqësisht është shfaqur në tregun tonë.

Samsung Galaxy S4 falsë është prodhuar në Kinë dhe si i tillë manipulohet nga shitësit e ndryshëm me ç’ rast blerësit mashtrohen dhe njëkohësisht dëmtohen për arsye se nuk kanë informata të mjaftueshme për pajisjen ose në fakt nuk e ka edhe idenë se ky model mund të jetë falsë.

Në vijim do të ju njoftojmë me disa detaje që do të ju ndihmojnë të bëni dallimin në mes të origjinalit dhe ai atij falsë.

Nga pikëpamja e jashtme duke iu referuar dizajnit, është shumë vështir të dallohet origjinali nga ai flasë e sidomos për ata të cilit për herë të parë e kanë në duar këtë pajisje. Këtë e kemi demonstruar në galerinë e më poshtme me ç’ rast janë prezantuar Samsung Galaxy S4 origjinal si dhe ai falsë.



















Pra, nga pamja e jashtme Galaxy S4 origjinal nuk dallon pothuajse fare nga ai falsë që rezulton me mashtrimin e lehtë të blerësit. Konkludim, nëse keni dyshime gjatë blerjes, këshilla e parë mos u bazoni në pamjen e jashtme.

Dizajni – dallimet

Nga këndvështrimi i dizajnit, ekzistojnë vetëm dy parametra që ju mund të bazoheni për të bërë dallimin dhe ata janë blici i kamerës dhe madhësia e ekranit.








Blici apo flash-i i cili gjendet nën kamerë në pjesën e pasme të smartphone-it tek Galaxy S4 falsë është me ngjyrë më të verdhë të theksuar ndërsa tek Galaxy S4 shkon më shumë në të bardhë të theksuar.

Ekrani i Galaxy S4 origjinal duhet të jetë 5.0 inç ose 12.7 cm. Në shikim të parë është vështir të dallohet madhësia e ekranit nëse e keni në duar po supozojmë Galaxy S4 falsë. Ne e kemi bërë matjen e diagonales së ekranit dhe tek Galaxy S4 falsë madhësia është 11.8 cm, pra pothuajse për 1 cm dallon nga ai i origjinalit.

Dizajni i brendshëm – dallimet

Me dizajn të brendshëm i referohemi pamjes së pajisjes pas tërheqjes apo largimit të kapakut të smartphne-it. Këtu kemi të bëjmë me më shumë parametra që e dallojnë Galaxy S4 falsë nga ai origjinal dhe do t’i paraqesim ato që janë më të lehta për tu mbajtur në mend.

url=http://postimage.org/]
image.jpg
[/url]











Pra, pas tërheqjes së kapakut përsëri vërehet më qartë ngjyra e blicit. Tek S4 falsë është më të verdhë të theksuar ndërsa tek S4 origjinal me të bardhë.

Pas tërheqjes së baterisë, po ashtu vërehen edhe disa dallime. Galaxy S4 falsë ka të integruar 3 pina ndërsa S4 origjinal 4 pina, të cilit japin kontaktin bateri – smartphone.

Vendi ku vendoset bateria përveç llogos së Samsung-ut me disa detaje për modelin e pajisjes, tek Galaxy S4 falsë nuk ka asgjë tjetër të shkruar, ndërsa tek Galaxy S4 origjinal ka, siç është paraqitur në galerinë e më siperme. Edhe një dallim tjetër qëndron tek kapaku i pajisjes, tek Galaxy S4 falsë nuk ka asnjë mbishkrim, ndërsa tek ai Galaxy S4 origjinal ka një kod ose një kombinim të numrave dhe shkronjave.

Softueri – dallimet

Nëse e keni vështir për të mbajtur mend disa prej dallimeve të paraqitura deri më tani, për të dalluar modelin false mund të bazoheni edhe në softuerin. Të dy modele kanë të instaluar platformën Android Jelly Bean 4.2.2.



Ajo që ne e kemi vërejtur është qysh në fillim të ndezjes së smartphone-it, llogoja e Samsung së bashku me modelin Galaxy S4 GT-I9505 tek modeli origjinal mbetet statike për 5-7 sekonda, ndërsa tek ai falsë mbetet për 1-2 sekonda.

Një dallim esencial qëndron tek notifikimet, ku qartazi vërehet mungesa e funksioneve kryesore me të cilat veçohet Galaxy S4, sikurse Air gesture, Smart scroll, Smart stay. Pra, modeli falsë nuk i ka të integruar funksione të lartë përmendura.

Një dallim tjetër qëndron edhe tek emërtimi i menyve kryesore të cilat tek modeli origjinal emërtohen si: Connections, My device, Account dhe More, ndërsa tek ai falsë emërtohen si: Networks, Device, Personal dhe System.

Po ashtu kemi testuar edhe funksionin NFC, i cili nuk funksionon tek modeli Galaxy S4 falsë.


Pra, këto janë disa dallime kryesore që ne jemi fokusuar për të cilat mendojmë se mund të mbahen më lehtë në mend për të dalluar modelin Samsung Galaxy S4 falsë nga modeli origjinal. |ameble|
 
Titulli: Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë











 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top