Si ta Shihni Veten Permes Syve te te Tjereve

Kresha

A pretty face can never trick me
aparence.jpg


Nga: Jorida Zaganjori


Ju dhe une mund te flasim, mund te takohemi e ti japim doren njeri tjetrit, mundet edhe te shihemi sy me sy por ne kurre nuk mund ta dime se ç’mendon ne ato momente tjetri per ne.

Kjo eshte arsyeja madhore se perse shkenca psikologjike eshte kaq e veshtire dhe gjithashtu kjo eshte arsyeja se perse eshte kaq e veshtire te kuptosh te tjeret. Dhe per rrjedhoje kjo shpjegon edhe faktin se perse ne e kemi kaq te veshtire te kuptojme se si na shohin te tjeret.

Edhe personi me pak narcizist mes nesh vret pak trurin se me ç’ sy na shohin te tjeret: mendojne ata se ne jemi terheqes, inteligjente, te besueshem, te lezetshem?

E verteta mund te mos na pelqeje nganjehere, por sidoqofte do ish e mrekullueshme ta dinim.

Studimet tregojne se ne perpiqemi te kuptojme se si na shohin te tjeret duke u nisur nga menyra se si ne shohim veten tone, dhe duke nxjerre konkluzione prej saj. Problemi me kete menyre analizimi eshte se, ne nivele te ndryshme, ne te gjithe vuajme nga “ndjenja egocentrike”: ne mendojme se jemi ne qende te botes dhe se githçka ka lidhje me ne. Kjo eshte normale – eshte nje pasoje natyrale e faktit se jemi te mbyllur brenda trurit tone.

Problemi vjen me faktin se te tjeret nuk pajtohen me konceptimin tone egocentrik per vetveten. Ata nuk na shohin te filtruar permes besimeve, zakoneve dhe qellimeve tona. Ne te kundert, ata na shikojne permes filtrave te perceptimit te tyre personal. Keshtu, ne ndodhemi ne veshtiresi per te pare vetveten permes syve te te tjereve.

Te Menduarit Abstrakt

Pjese e arsyes se perse ne i kuptojme gjerat kaq gabim eshte fakti qe ne ndjekim udhezimet per te vene veten ne rrolin e te tjereve ne menyre qe te kuptojme kendveshtrimin e tyre. Sidoqofte, nje studim i realizuar nga Psychological Science tregon se kjo nuk eshte gjithmone menyra me e mire.

Ne te kundert, bazuar ne disa eksperimente te realizuara se fundmi (Eyal dhe Epley 2010) rekomandohet te perdoret mendimi abstrakt per te kuptuar me mire se si te tjeret na shohin.

Ne nje eksperiment teper te rendesishem, studiuesit ndane pjesemarresit ne dy grupe per te krahasuar aftesite e tyre per te pare veten nga jashte. Pjesemarresit u perpoqen te gjykonin sa terheqes ata dukeshin ne syte e nje personi tjeter. Grupi pare perdori taktiken e zakonshme te te vendosurit te vetes ne poziten e tjetrit, ndersa grupit te dyte ju kerkua te imagjinonin si ata do te vleresoheshin nga personi tjeter ne nje periudhe prej disa muajsh.

Pjesemarresit qe u perpoqen te viheshin ne poziten e tjetrit dolen shume keq ne testim. Ne fakt, nuk kish asnje lidhje midis menyres se si ata mendonin se te tjeret i vleresonin dhe vleresimit real te te tjereve. Dukej se menyra e vendosjes se vetvetes ne poziten e tjeterit nuk funksiononte.

Por kur pjesemarresit menduan per veten ne periudhat e ardheshme, nje teknike qe nxit mendimin abstrakt, saktesia e tyre u rrit ndjeshem. Kuptohet qe nuk ishin krejtesisht te sakte por megjithate realizuan testin me mire.

Ky eksperiment nxiti idene se menyra si ne mendojme per veten na pengon te kuptojme se ç’mendojne te tjeret per ne. Ndoshta mendoni se jemi te afte te kuptojme sa terheqes jemi per te tjeret – ne fund te fundit, te gjithe shihemi ne pasqyre – por ne realitet ne e kemi te veshtire. Ne nje fare menyre ne verbohemi nga informacioni i tepert. Duke menduar per veten ne te ardhmen, megjithate, sherben per te levizur mendjen tone ne nje nivel me abstrakt, duke na lejuar keshtu te shohim vetveten me mire nepermjet syve te te tjereve.


Turpi i Perditshem

Megjithese nuk u studiua ne kete kerkim, marredheniet tona me nje person tjeter ndikojne saktesine e zbulimit se si ne dukemi ne syte tyre. Ne kemi shume me teper mundesi te kuptojme se si na shohin familjaret. Teknika abstraksioni normalisht funksionon me mire per ata persona te cilet nuk i njohim dhe aq mire.

Serish, te menduarit abstrakt mund te vije ne ndihme ne shume momente te jetes se perditeshme, veçanerisht ne momentet e sikletshme (psh derdhja e nje gote). Ne mund te imagjinojme se te tjeret do te na gjykojne si te ngathet e te pakujdeshem por ne pergjithesi ata qe na rrethojne do ta shihnin faktin me sy tjeter: Ata e dine se mund ti ndodhe kujtdo dhe se mbas pak minutash do te harrohet.

Hapesira e vaket midis ndjesive tona per vetveten dhe menyres se si te tjeret na shohin kontribon ne paaftesine tone per te percaktuar se si te tjeret na vleresojne. Kur ne shohim vetveten, ne nuk arrijme asnjehere te shohim teresine. Mendimi abstrakt per vetveten na ndihmon te largojme pamjen dhe te shohim teresine e vetvetes, cep me cep.
 
Pasqyreja i ka fajet
 
Jo,flm.
I pelqej teper te mit,per te bere prova me te tjerve ,qe mund kene dhe miopi te theksuar. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top