Si shkatërrohen shtetet

Si shkatërrohen shtetet


Sundimi i sulltanit Sulejman Kanuni, sipas mendimit të historianëve, konsiderohet si epoka e artë e Perandorisë Osmane. Kufijtë e Perandorisë ishin zgjeruar si asnjëherë më parë dhe shumë vende kishin hyrë nën administrimin e saj. Mirëqenia ishte shtrirë në të katër cepat e perandorisë.

Megjithatë, sulltanin e shqetësonte diçka. Nga studimi i historisë, ai kishte vënë re se çdo shtet i fuqishëm fillonte ligështimin pas një farë kohe. اdo popull e kishte një fund. Po fundi i Perandorisë Osmane kur mund të vinte? A ishte e mundur që të shmangej diçka e tillë?

Këto pyetje e shqetësonin sulltanin dhe i shfaqeshin edhe në ëndërr, pa mundur tu japë një përgjigje dhe duke mos e lënë të bëjë gjumë të qetë. Kur mendimet rreth kësaj çështje filluan ta shqetësojnë realisht, ai vendosi të këshillohet me një nga dijetarët e kohës, Jahja Efendi. Ai ishte vëlla gjiri i sulltanit. Kështu, sulltan Sulejman Kanuni i shkroi një letër, në të cilën i bëri pyetjen që e shqetësonte natë e ditë. Dijetari në fjalë banonte në lagjen Beshiktash në Stamboll. Në letër, ai i kishte shkruar:”Ju keni dije rreth shumë sekreteve, prandaj uroj të vini dorën në zemër dhe të më tregoni kur bien shtetet dhe cili është fundi i Perandorisë Osmane!”

Përgjigja e Jahja Efendiut ishte shumë e shkurtër dhe e mistershme. Ai i shkruante:”E ç’më duhet mua kjo o Sulltan? ا’më duhet mua?”

Sulltan Sulejmani u çudit nga kjo përgjigje, e cila ia shtoi dhe më shumë pështjellimin. Patjetër që kjo përgjigje fshihte diçka të fshehtë, një kod, të cilin ai nuk po e deshifronte dot. Prandaj, një ditë u nis drejt banesës së Jahja Efendiut. Pasi u takua, ia përsëriti dhe një herë pyetjen me një retorikë disi kritike:”Dua prej jush që ti përgjigjeni pyetjes time dhe ta merrni këtë çështje seriozisht! Më trego, çfarë deshe të më thuash me atë përgjigje të mistershme?!”

Jahja Efendi, e pa në sy dhe i tha:”Sulltan i nderuar! Kur të përhapet zullumi dhe korrupsioni në vend, kur secili që e sheh dhe e dëgjon këtë zullum dhe korrupsion thotë:”E ç’më duhet mua” duke u fokusuar tek hallet e veta, kur barinjtë të shqyejnë kopenë dhe ata që e shohin këtë heshtin, kur të ngrihet në qiell britma, ankesa dhe e qara e fukarenjve dhe nevojtarëve të cilën se dëgjon tjetër kush përveç pemëve e gurëve, atëherë shteti është në buzë të greminës. Në raste të tilla, thesaret e shtetit boshatisen, populli e humbet besimin dhe respektin për shtetin dhe minimizohet ndjesia e bindjes ndaj autoritetit të shtetit. Në këtë rast, rënia dhe shkatërrimi është alternativa e vetme për një shtet të tillë.”
ndricimi-islam.com
 
Ne jemi shembulli me i mire i shkaterrimit te nje shteti.
30 vitet e fundit vetem kemi shkaterruar sa kemi pasur mundesi.


Sulltan i nderuar! Kur të përhapet zullumi dhe korrupsioni në vend, kur secili që e sheh dhe e dëgjon këtë zullum dhe korrupsion thotë:”E ç’më duhet mua” duke u fokusuar tek hallet e veta, kur barinjtë të shqyejnë kopenë dhe ata që e shohin këtë heshtin, kur të ngrihet në qiell britma, ankesa dhe e qara e fukarenjve dhe nevojtarëve të cilën se dëgjon tjetër kush përveç pemëve e gurëve, atëherë shteti është në buzë të greminës. Në raste të tilla, thesaret e shtetit boshatisen, populli e humbet besimin dhe respektin për shtetin dhe minimizohet ndjesia e bindjes ndaj autoritetit të shtetit. Në këtë rast, rënia dhe shkatërrimi është alternativa e vetme për një shtet të tillë.”

Per ne i ka shkruar ky efendiu keto me lart?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top