Në një analizë me titull “Apoteoza e Marrëzisë”, botuar sot në DITA, Viktor Malaj shkruan ndër të tjera edhe për një shkrimtar të shquar që justifikonte tradhëtitë bashkëshortore gjatë komunizmit, duke i konsideruar si akte rebelimi.
“Një nga mendjet më të ndriçuara të shqiptarëve, një shkrimtar i shquar, i thoshte një shkrimtari dhe botuesi francez se “Në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori tradhtie bashkëshortore (gjatë regjimit komunist- V.M.) ishte njëfarë heroine” sepse, sipas tij, ky ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. Po të ishte gjallë Dajë Ceni do të tallej me këtë budallallëk të panevojshëm, duke thënë: “اare thu merjahu?! Po ne, gratë që tradhtojnë burrat i kemi qujt Rrugaçë dhe jo heroina qysh në kohën e Teutës dhe Agronit. ا’janë këto bidate të reja e të panigjume?”.
Kur lexon njeriu pohime të tilla, gati sa nuk ndien keqardhje për ata burra që i patën ndarë gratë e tyre për këto akte pa e ditur se po ndaheshin nga “heroinat” e kohëve moderne. Gjithashtu, njeriu nis e kupton edhe arsyen “e vërtetë” se përse pohuesi i këtij lloj heroizmi e ka tradhtuar dikur të shoqen sa herë i është dhënë rasti” – shkruan Malaj duke e renditur shembullin e ketij shkrimtari tek rastet e marrezise qe analizon ne shkrimin e tij.
Malaj nuk e pemend emrin e shkrimtarit, por nga nje kerkim ne intervistat e fundit, rezulton se behet fjale per Ismail Kadarene – shkruan DITA.
Kadare, në një intervistë me publicistin Stéphane Courtois, ndër të tjera thotë:
“اdo shfaqje normale e jetës, në një mënyrë ose një tjetër ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. E zhvlerësonte atë, ia prekte autoritetin. Kjo ndodhte sidomos me historitë e ndërlikuara të dashurisë. Në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori adulteri, ishte njëfarë heroine. Kur kam marrë vesh rastësisht se në ushtrinë shqiptare, kishte disa qindra vetëvrasje oficerësh për shkaqe xhelozie, e kam marrë këtë si një shpallje shprese. Ky fakt tregonte se diktatura, sado që i kishte sfilitur, nuk i kishte tharë dot shpirtrat e njerëzve”./DITA/