Si gratë beqare janë kthyer në një kërcënim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Industria e njohjeve online në përgjithësi po i shtyn vazhdimisht beqarët të rishkarkojnë aplikacionin apo edhe të bëjnë pagesa për opsione premium për të vazhduar të qëndrojnë në tregun romantik.
1716046043388.png

Në mesin e një sërë peripecish të kohëve të fundit, duke përfshirë dhe heqjen e sistemit “gratë shkruajnë të parat“, aplikacioni i njohjeve Bumble zbuloi së fundmi një fushatë të re reklamash që ka në qendër demografinë e tij kryesore: gratë.

Gjatë fundjavës së 11 majit, një numër i përdoruesve të TikTok në zonën e Los Anxhelesit fushatat e reja të anti-beqarisë së aplikacionit të njohjeve online, të cilat duket se ngacmojnë gratë që janë të përbetuara “kundër njohjeve dhe seksit”. Slogani i fushatës është “Ju e dini mirë se beqaria nuk është zgjidhja”.

Fushata vjen 2 javë pas një reklame që shpalli Bumble-i i ri, që tregon një grua që bëhet murgeshë pasi i ka ardhur në majë të fundës me takimet, por që menjëherë më pas i rikthehet aplikacionit sapo sheh një djalë hot. Kjo fushatë shkaktoi reagime të konsiderueshme nga gratë dhe vajzat e TikTok me një hashtag të ri që thoshte: “ZONJA, burrat duken të frikësuar, ata po na humbasin ne dhe janë zhytur në panik”. “2 vite e gjysmë beqare dhe kurrë nuk jam ndjerë më mirë,” shkruante një tjetër.



Përgjigjet dërrmuese negative ndaj fushatës, e shtyu aplikacionin Bumble të kërkonte falje më 13 maj, duke pranuar se ka arsye të vlefshme që e shtyjnë dikë drejt beqarisë: kufizimet në të drejtat riprodhuese, rikuperimi nga traumat ose abuzimet, apo edhe ekzistenca e njerëzve aseksualë.

Kemi dëgjuar shqetësimet e përbashkëta në lidhje me fushatën e bërë dhe kuptojmë se mund të ketë pasur një ndikim negativ në shumë njerëz,” tha një zëdhënës i Bumble për revistën TIME.


Aplikacioni ka premtuar të heqë reklamat si dhe të dhurojë donacione në Organizatat Kombëtare kundër Dhunës në Familje.

Përveç përpjekjes për t`i kërkuar falje komunitetit të tyre pas fushatës jo aq të pëlqyeshme, Bumbe gjithashtu përmendi, pa dashje ose jo, gjuhën me të cilën hasen shumë gra pasi i thonë meshkujve se nuk janë të interesuara për ta.


Këto lloj refuzimesh apo ndjesi, që sipas psikologëve vijnë edhe me fuqinë e shtuar ekonomike dhe sociale të grave, mbeten sërish toksike dhe me rezultate tepër negative.

Desiree ( të gjithë emrat e vajzave në këtë artikull janë mbajtur private për të ruajtur anonimitetin ) për shembull, është një vajzë 26-vjeçare që nuk po përdor më aplikacione dating sepse krijoi ndjesinë se njerëzit, meshkujt më së shumti, po e përdorin për të krijuar lidhje fizike për të kompensuar mungesën e intimitetit emocional.


Ajo zbuloi se është pikërisht intimiteti emocional që ajo dëshiron, është diçka gjithnjë e më e vështirë për t`u arritur. “E gjej veten shpesh duke vendosur kufij për shkak të normalizimit të kulturës së lidhjeve nga aplikacionet,” thotë ajo.

Shpesh ajo do të ishte pjesë e takimeve, ku papritur, dikush do të afrohej për një puthje apo prekje pa respektuar dëshirat e saj ku fillimisht të kishte një ngrohje emocionale mes të dyve.

Edhe përtej presionit të vazhdueshëm nga individët për të marrë pjesë në kulturën e lidhjeve, siç përjetoi Desiree, industria e njohjeve online në përgjithësi po i shtyn vazhdimisht beqarët të rishkarkojnë aplikacionin apo edhe të bëjnë pagesa për opsione premium për të vazhduar të qëndrojnë në tregun romantik. Këtu lind pyetja: A janë kthyer gratë beqare në më shumë kërcënuese se sa ato seksuale?

Gjithnjë e më shumë, gratë janë njëkohësisht seksuale dhe beqare, dhe ndoshta kjo i bën ato dyfish kërcënuese. Një brez i ri po dëshmon se fuqizimi seksual nuk varet nga të bërit më shumë seks apo mos të bërit fare. Në vitin 2023, shkruajta për rritjen e numrit të kurvave beqare, njerëzit që e konsiderojnë veten shumë seksualë, por që kanë bërë hapa të mëdhenj tërheqjeje nga seksi, zakonisht kur kuptojnë se seksi nuk po u shërben atyre të gjejnë paqen e brendshme. Një vajzë 23-vjeçare më tha se ajo dhe mikeshat e saj e quanin veten zuska “për të sinjalizuar faktin se jemi hot dhe kemi kontroll mbi trupin tonë”, pavarësisht aktivitetit real seksual.

Për më tepër, dukshmëria në rritje rreth aseksualitetit u ka dhënë njerëzve lirinë për të ripërcaktuar intimitetin për veten e tyre.

Në të gjithë grupmoshat apo gjinitë, studimet po tregojnë se njerëzit po bëjnë gjithnjë e më pak seks, një fenomen i njohur si recension i seksit. Në vitin 2021, Anketa e Përgjithshme Sociale zbuloi se mbi ¼ e amerikanëve mbi 18 vjeç nuk kishin bërë seks më shumë se një herë vitin e kaluar. Për të mos përmendur pastaj, gratë që në përgjithësi po heqin dorë nga njohjet, të dhënat e Peë Research 2020 zbuluan se 61% e meshkujve beqarë po kërkonin në mënyrë active njohje e takime, krahasuar me 38% të grave.

Në vend që të shqyrtohen kushtet sociale, ekonomike apo politike që e bëjnë njohjen apo seksin jo tërheqës për individët, veçanërisht për gratë, faji bie mbi vetë individët.

E vërteta është se të qenit beqare është jashtëzakonisht e shëndetshme për njerëzit që duan ose kanë nevojë të jenë, dhe studimet tregojnë se gratë beqare pa fëmijë janë shpesh më të lumtura se sa homologët e tyre të martuar me fëmijë. Beqaria mund të lehtësojë një pjesë të këtij gëzimi. “Më mirë do të isha në shtëpi në divanin tim duke u shoqëruar me bimët e mia,” tha Sunah, një grua 41-vjeçare që zbuloi se kur rriti standardet e saj të takimit, jeta e saj seksuale u tha.

Bisedat në internet rreth “epidemisë së vetmisë së meshkujve” priren të përdoren tek gratë si një zgjidhje e mundshme. Po, vetmia mashkullore është një problem i vërtetë: Një studim i 2021 nga American Perspectives zbuloi se numri i burrave që raportuan se nuk kishin një shok të vetëm të ngushtë ishte pesëfishuar në 15% që nga viti 1990. Për burrat e pamartuar nën 30 vjeç, 25% thonë se nuk kanë miq të ngushtë fare. Vazhdimisht, studimet tregojnë se meshkujt e kanë më të vështirë të krijojnë dhe mbajnë miqësi. /Maria YagodaTIME
 
Kur lexova titullin e kesaj temes,thash me vete epo shyqyr e per beqaret nje 'qershi',se gjithnje duke ekzekutuar te martuarat. ahahahhahahaha
Na doli shpirti. :p
 
K’to me shume I perdorin te martuarit / at se beqaret. lol

Ashtu sic edhe k’tu ne forum . Lol
 
kane ra telef grate e shkreta.
Kercenim beqare tmartuara vjerra gjyshe 🤣
Keto shkrime behen nga meshkujt me siguri 😋
Nvend te jetoje gjithsecili jeten e vet sic ja sjell Zoti, merren me tjeret. 🤷‍♀️
 
kane ra telef grate e shkreta.
Kercenim beqare tmartuara vjerra gjyshe 🤣
Keto shkrime behen nga meshkujt me siguri 😋
Nvend te jetoje gjithsecili jeten e vet sic ja sjell Zoti, merren me tjeret. 🤷‍♀️
Po se tjetri i prish te tijenn. :p
duke i marre burrin ose gruan. :(
Ne si te martuara po dalim nga ketu. ahahahahhahaha
 
kane ra telef grate e shkreta.
Kercenim beqare tmartuara vjerra gjyshe 🤣
Keto shkrime behen nga meshkujt me siguri 😋
Nvend te jetoje gjithsecili jeten e vet sic ja sjell Zoti, merren me tjeret. 🤷‍♀️
Pse kush po te ndalon ty pshm qe te jetosh jeten tende ?
 
Pse kush po te ndalon ty pshm qe te jetosh jeten tende ?
Mua as me intereson.por me vjen keq per ata qe vuajne 😁
 
Grat beqare, grat te martura, grat te divorcuara… rrotullohu rrotullohu vetem gruja shkret e ka fajin
Burrat engjuj te zbritur ne tokë
 
New world order.Tashme askush nuk do lidhje afatgjate,aq me pak ta marre tjetrin ne shpi e te bashkejetoje me cmendurite e tij mgjes dreke darke😁.Shoh qe ka filluar nje model i ri marredhenie,nje femer ruan 2-3 numra telefoni cunash qe i do vec per s3x,Bodyfuck quhen.As i intereson fare kjo pjesa e ndjenjave,mbaron pune dhe hajde ciao lali🤣
 
New world order.Tashme askush nuk do lidhje afatgjate,aq me pak ta marre tjetrin ne shpi e te bashkejetoje me cmendurite e tij mgjes dreke darke😁.Shoh qe ka filluar nje model i ri marredhenie,nje femer ruan 2-3 numra telefoni cunash qe i do vec per s3x,Bodyfuck quhen.As i intereson fare kjo pjesa e ndjenjave,mbaron pune dhe hajde ciao lali🤣
Duket sikur u nderruan rolet 😂😂
 
Shyqyr qe jane 🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top