Si do bëhet plazhi këtë vit? Rama jep lajmin e papritur: Nuk do ketë më…

DR_NAT_GJIRI-I-LALZIT_10-19-800x445.jpg



TIRANE
Një lajm i mirë është dhënë këtë mbrëmje nga kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Opinion” në Tv Klan.


Kreu i ekzekutivit tha se këtë verë plazhi do të jetë i lirë dhe nuk do të ketë asnjë kontratë private për të vendosur çadra apo shezlongë, përveç hoteleve.
“Nuk mund të rrimë të mbyllur pa turistë, por marrjen e këtij risku do të thotë që të gjithë të bëjnë çmos të respektojnë ato pak rregulla që janë… Ne nuk duam që të vëmë masa drastike si po bëjnë disa shtete jashtë… Nuk do bëjmë plazh me policë e ushtarë, por duam mirëkuptimin e shqiptarëve. Një gjë e sigurt dhe që do t’u pëlqejë shqiptarëve, është se nuk do lejohet asnjë kontratë private për shezlonge për çadra, përveç hoteleve.
Të gjitha plazhet e tjera do të jenë të lira, publike dhe njerëzit do bëjnë plazh siç bënim dikur kur ishim të vegjël, ku s’kishim shezolng dhe akomodoheshim me mjete rrethanore.
Plazhet do jenë masivisht publike dhe s’do ketë më njerëz që dalin me hunj dhe dhëmbë te prishura, që u thonë turistëve paguaj 5 euro që të futesh këtej, e 10 euro që të dalësh andej…”
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

 

Attachments

  • DR_NAT_GJIRI-I-LALZIT_10-19-800x445.jpg
    DR_NAT_GJIRI-I-LALZIT_10-19-800x445.jpg
    112 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top