Shumica zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë

legjenda

Tetova
Në skenë të improvizuar brenda Kuvendit shumica e re parlamentare po voton për zgjedhjen e kryetarit, njofton Gazeta Express.
Pasi që deputetët e VMRO-së e shpallën të mbyllur seancën, shumica e re parlamentare ka votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferrin. Duke qëndruar në këmbë deputetët kanë votuar "PRO" kandidatit të shumicës parlamentare. Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur mijëra protestues për të kundërshtuar këtë veprim. Në këto momente lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediumet./Gazeta Express/
sob_1493311749-7574414.jpg
 
Informacionet e fundit që vijnë nga Kuvendi flasin se policia special është duke u future në Kuvend.
Tek pres qendra poashtu ka ardhur edhe ekipi mjekësorë, por është duke pritur që të futet Brenda dhe të ofrohet ndihmë të lënduarve.
protesta3-620x330_1493318830-5277867.jpg
 
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu për Alsat konfirmoi se policia po tenton të hap një kordon për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët e ngujuar.
“Unë dua të saktësoj për opinionin se ne me kohë themeluam një shtab, kam emëruar person përgjegjës. Vlerësimet e mia të para janë se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur për të realizuar planin që kishim hartuar më parë. Megjithatë policia aktualisht është në godinën e Kuvendit dhe po bën përpjekje për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët”, tha Nuhiu.

Nuhiu tha se situata po normalizohet, është drejt qetësimit. Ai konfirmoi se ka deputetë, gazetarë dhe përfaqësues të policisë të lënduar nga protestuesit. Sipas tij policia dalëngadalë po kthen nën kontroll situatën dhe pas pak pritet edhe evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Kuvend. Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për intervenimin e vonshëm të policisë.

TEMAT:MAQEDONIKUVENDAGIM NUHIU
screenshot-24_1493321386-4211565.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top