Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michael

Guest2

Antarë i Respektuar
2094332.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ثshtë shuar në moshën 53 –vjeçare legjenda e muzikës botërore, George Michael.

Lajmi është bërë i ditur nga publicisti i tij.

Këngëtari, i cili e nisi karrierën në vitet ’80 me duon Wham! dhe më pas e vijoi suksesin e tij si performues solo, sipas BBC, “vdiq në paqje në shtëpinë e tij” në Oxfordshire.

Paraprakisht, policia thotë se vdekja e Michael ka ardhur nga një infarkt në zemër.

Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi më 25 Qershor të 1963 në Londër. Ai numëron më shumë se 100 milionë albume të shitura gjatë karrierës muzikore.

Në deklaratën për mediat, publicisti i tij tha: “Me hidhërim të madh ju njoftojmë se, djali jonë i dashur, vëllai dhe miku George u nda nga jeta paqësisht në shtëpinë e tij gjatë Krishlindjeve. Familja ju lutet të respektoni privatësinë në këtë moment të vështirë. Momentalisht nuk do të ketë komente të mëtejshme”.



Talentet i tij si këngëtar, tekstshkrues dhe producent muzikor e bënë George Michael një ndër artistët më të mirë në botë.

I bekuar me pamjen e tij dhe zërin e veçantë, prezenca që kishte në skenë e kthyen në një ndër artistët më të preferuar në koncertet live, teksa nga një idhull për adoleshentët u shndërrua në një yll për çdo grupmoshë.

Pas suksesit në fillimet e karrierës me duon Wham!, Michael nisi karrierën e tij muzikore solo, që i solli atij çmime të pafundme dhe e bëri multi – milioner.

Megjithatë herë pas here, beteja me drogën dhe përplasjet me policinë shpesh rrezikuan që të eklipsonin talentet e tij muzikore.

George Michael ishte djali i një greku qipriot, me profesion restaurues, i cili emigroi në Britani në 1950 –ën, ndërsa e ëma ishte një kërcimtare angleze.

Ai nuk pati një fëmijëri të lumtur. Michael do të rrëfente se prindërit e tij punonin fort për të përmirësuar financat dhe nuk kishin kohë për t’iu përkushtuar, duke treguar se nuk kishte qenë kurrë një fëmijë i përkëdhelur.

George Michael ishte një njeri, talentet e së cilit e shndërruan në një yll global, por ai nuk qe kurrë rehatë me këtë rol. Megjithatë, Michael do të mbahet mend si një ndër muzikantët më jetëgjatë të gjeneratës së viteve ’80. /tvklan.al
 
Vdiq këngëtari George Michael

Vdiq këngëtari George Michael

0183E0E1-85C9-44EB-A194-69A4EFEB872B_w987_r1_s.jpg

Këngëtari George Michael ka vdekur në moshën 53-vjeçare, bëri të ditur publicisti i tij.
“Me pikëllim të madh konfirmojmë se biri ynë i dashur, vëllai dhe miku George ka vdekur paqësisht në shtëpinë e tij, në kohën e Krishtlindjeve”, tha publicisti përmes një deklarate.

Policia tha se nuk ka rrethana të dyshimta të vdekjes.
Ylli anglez ka shitur mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij prej gati katër dekadash.
Në vitin 2011, Michael ka shtyrë disa koncerte pasi është trajtuar nga pneumonia. /evropa e lirë
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

Vetem 53 vjec?

Sa keq kshu kur ndahen nga jeta kengetare,aktore te njohur me te cilet jemi rritur!
Po ndihem shume plake ne kete moment!!! :stres:

U prehte ne paqe! :respekt:
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

Ky ka qene dashuria ime e pare...ajo platonike
Po ath ishte normal pa devijacione :p
Na paste lone ymrin mo
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Me vitet u mesova ta dua shume e me shume vecant kete melodi...
Faleminderit per c'na le George! Prehu paqesisht!
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

Ana e panjohur e George Michael

Historitë e bamirësisë së jashtëzakonshme George Michaele-it kanë nisur të dalin në dritë pak pasi ikona e popit ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare nga ataku kardiak, një vdekje e papritur kjo që tronditi botën.

Këngëtari që shiti mbi 100 milionë kopje albumesh me duon Wham! E pati dhe një karrierë jashtëzakonisht te suksesshme solo, vdiq në shtratin e tij.

Njerëzit tani kanë bërë përpara e po tregojnë historitë e donacioneve të fshehta të njeriut që duket se i kishte dhënë shuma të bollshme parash personave në telashe, të cilët thjesht i kishte parë në TV, apo i kishte takuar gjate netëve të kaluara jashtë.

Nuk janë të pakta shoqatat bamirëse që e kanë ngritur në qiell për ndihmën e dhënë si me fitimet e mbledhura nga koncertet, ashtu edhe me donacione. Moderatori TV Richard Osman përcolli në Twitter rastin e një gruaje, të cilën këngëtari i kishte ndihmuar me një shumë të madhe parash.

Gruaja kërkonte dëshpërimisht një fëmijë, por nuk e paguante dot fertilizimin in vitro. Ajo ishte shfaqur në emisionin “Deal or mo Deal” bashke me apelin për ndihmë nga publiku dhe George Michael kishte telefonuar në linjën private e i kishte kaluar shumën e nevojitur.

Një gazetar përdori edhe ai Twitterin për të treguar sesi ylli i popit i kishte lënë 5.000 euro bakshish një banakiereje kur mësoi se ajo ishte studente e zhytur ne borxhe për shkollën.

George Michael, është mesazhi tjetër i një vajze te quajtur Emilyne Mondo, punonte në kushte anonimiteti në qendrën e të pastrehëve ku unë isha vullnetare. nuk ia kisha thënë askujt, sepse ai vete na kishte kërkuar të mos e bënim me fjalë. Ja çfarë njeriu ishte ai.

Këngëtari britanik me origjinë nga pjesa greke e Qipros ndërroi jetë në kohën e Krishtlindjeve, pikërisht atëherë kur dëgjohet më së shumti hiti i tij "Last Christmas"!

/ Top Channel
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

. . . R I P .


Kushte njê zé te bkr., muzikor .
 
Titulli: Shuhet në moshën 53 – vjeçare George Michae

Jam ne zi per te....vizitat i pres ne cdo ore te dites!
 
Un kur pash lajmin kut thash..uu paska vdek George☹Me thot vllai ..ai ka vdek me heret mo?‍♀️?kur shikoj tema qe 4vite?‍♀️Pleqnia i ka kto simtome??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top