Shuhet Moikom Zeqo, mendimtari që la si trashëgimi një histori të tërë arti.

Shuhet në moshën 71-vjeçare një nga intelektualët shqiptarë. Njeriu i artit, Moikom Zeqo ka humbur mëngjesin e sotëm betejën me një sëmundje që e mundonte prej kohësh.

Autori i më shumë se 60 titujve që i lanë brezave një histori të tërë arti e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë pas sot një pasuri të madhe në letrat shqipe.

Veprat e Moikom Zeqos janë përkthyer në disa gjuhë të botës duke tejkaluar kufijtë e vendit të vogël ku jetoi, duke përfaqësuar kështu disa herë Shqipërinë në konferenca ndërkombëtare.

Në karrierën e tij një rol i rëndësishëm ka qenë edhe piktura, ku mendimtari iu shfaq publikut me tri ekspozita vetjake.

Moikom Zeqo ishte doktor i shkencave dhe mban titullin “Mjeshtër i madh” falë veprës që la pas.

a2news.com
 
Pas Kristo Frashrit iku dhe ky nuk e di edhe sa profesore nga keta brezi vjeter kan ngel.... Edhe pse ky ishte shume me i ri. Po me vinka keq seriozisht

P.I.P
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top