Shtetet e Beneluksit njohin pasaportat e Kosovës

TruLLajKaa

Shqiptare
Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, është njoftuar të martën nga zyra e Belgjikës në Prishtinë.

"Që prej 15 tetorit Mbretëria e Belgjikës, Mbretëria e Holandës dhe Principata e Luksemburgut pranojnë pasaportat e rëndomta, diplomatike dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga zyra e Belgjikës.

Që prej ditës së nesërme qytetarët do të mund të marrin viza për Belgjikë e Luksemburg, derisa për të vizituar Holandën vizat tani për tani do të mund të merren në ambasadën e këtij shteti në Shkup.

Zyra e Belgjikës në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës janë marrë vesh që zyrtarët të cilët udhëtojnë në Bruksel me pasaporta diplomatike, për qëllime biznesi ose me ftesë të institucioneve të Bashkimit Evropian apo të NATO-s, të pajisen me viza me procedura të shpejtuara. /Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top