Shtet bandit, Zoti jua numëroftë edhe këtë mëkat

Lauri

Anunnak
Rrija i magjepsur para tij. E veshtroja me vemendje ndersa me nje ton te pandryshueshem dhe vetironi te paqortueshme rrefente historine e jetes. Plot 26 vjet burg. Nje kalvar i gjate mundimi dhe vuajtjeje per nje arsye fare te thjeshte: ai besonte ne zot dhe nuk e mohonte ate. Nuk kishte asnje fjale bombastike. Asnje sens ironik. Rrefente se si kishte mbijetuar duke bere here marangozin e here piktorin apo skulptorin amator. Se si mundohej te ruante raporte korrekte me gardianet apo operativin ne burg dhe se si bashkejetonte njekohesisht me besimin e tij te vjeter, ate qe nuk e lejonte te tjetersohej ne shpirt! A ka meri ky njeri pyesja veten? A i ve faj dikujt per gjithe ate vuajtje qe pesoi ne jete? E veshtroja At Zef Pllumin ndersa fliste, ne nje nga intervistat e rralla live ne Opinion. Nuk shprehte asgje te tille, nuk fajesonte askend. Derisa nje moment e zbuloi sekretin e tij. Ose misionin qe kishte pasur ne jete: rrojta deri me sot qe ti rrefej te gjitha keto, me tha! Rrojtja sepse ja premtova superiorit tim. Ai besonte qe nje dite ky regjim do binte, edhe pse vete kishte pak shanse ta shihte ate. Une e pashe dhe deshmova per gjithe ate qe pesuam. Tani jam i qete te vdes!

ate%20pllumbi_zpseut8dkxb.jpg

Vdiq ca kohe me pas. Njeriu qe kishte bere 26 vjet burg dhe kishte mbijetuar, pati nje ceremoni sic e meritonte. Ne rreshtin e pare te meshes se tij te permortshme qendronte Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Shteti, po e percillte gjithe dinjitet, nje njeri, qe regjimi komunist kishte tentuar ta neperkembte per nje cerek shekulli, por pa sukses. Edhe pse ai vete se kishte kerkuar kurre kete ceremoni!

M’u kujtua e gjitha kjo kur mesova qe ne dekorimet e vjetshme Shteti Shqiptar paska dekoruar edhe ish hetuesin e At Zefit. Por edhe shume hetues dhe kriminele te tjere. Nuk u shqetesova per kete. Nuk eshte hera e pare qe ndodh. Nuk u shqetesova as per At Zefin qe me siguri nga parajsa nenqesh me ironine e tij te njohur. Do thoshte me vete, keshtu e kane keto pune. Ajo qe me befason eshte standarti i shtetit. Duhet te jemi i vetmi shtet i botes qe nderojme njekohesisht me medalje edhe te persekutuarin edhe persekutorin; edhe vrasesin edhe te vrarin. I nderojme duke i barazuar, edhe pse njeri eshte viktime dhe tjetri ekzekutor. I barazojme te dy duke mos krijuar as nje hierarki vlerash dhe as duke denuar nje krim apo nje gjest moralisht te denueshem.

Kjo nuk ndodh ne asnje vend ne bote. Mund ta beje ose nje shtet i shpartalliar, ose nje shtet bandit. Por per fat te keq edhe pse ka shume regjime te tilla ne bote sot, s’e ka bere askush. E kemi bere ne! Kemi nderuar me medaljen me te larte At Zef Pllumin per vuajtjet dhe persekutimin e tij te padrejte. Kemi nderuar edhe hetuesin persekutorin, sepse ka denuar ate!

Ndaj nuk gjej nje emer qe ta percaktoj kete qeveri. E vetmja gje qe mund te thoja do te ishte: kur nuk ke turp, kur nuk ke nje ideal ben gjithcka. Zoti jua numerofte edhe kete mekat.
/– Nga Blendi Fevziu
 
Titulli: Shtet bandit, Zoti jua numëroftë edhe këtë mëkat

E lexova dje kete shkrimin e Blendit dhe ishte si shum persona te tjere qe diktatura i kishte trajtuar njelloj , por me pelqeu qe ky Zef Pellumbi ndryshe nga shum te tjere kishte mbijetuar se bashku me besimin e tij . E bukura e shqiperise eshte qe respekton edhe mikun edhe armikun :p Ja merr medalje ky , por merr medalje lavderimi edhe ai qe e beri te vuaj kete dhe shum te tjere . Spo dijme te fantazojme me asgje te keqe qe smund te ndodh ne shqiperi sepse te gjitha po ndodhin dita dites
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top