Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Tuana

Nada é por acaso!
72226.jpg
3(69).jpg
2(96).jpg
Kjo shtëpi e veçantë që shihni në foto ndodhet në pyllin malor të Almaty në Kazakistan. Ajo është e përbërë nga katër pole metali të cilat mbajnë peshën e secilit kat, me shkallë në formë spirale që lidhin bashkë të gjitha katet dhe e mbështjellë nga një mur prej dopio xhami të lustruar.
Shtëpia e çuditshme në formë rrethore është e ndërtuar me një xham rreth pemës 12 metra të lartë. Në qendër të shtëpisë ndodhet një pemë bredhi 12 metra e lartë. Arkitekti Aibek Almasov i cili ndërtoi këtë shtëpi, tha se projekti ka si qëllim të ofrojë një alternativë për jetën e zhurmshme të qytetit. Shtëpia e rrallë është ndërtuar për një biznesmen 38-vjeçar dhe kosto e ndërtimit të saj shkoi 240 mijë paund. /Indeksonline/
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

shume zhgenjyese kjo forma cilindrike, ste jep idene e shtepise nga jashte
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

une nuk shoh foto fare ... se di pse
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

e dua ket shpi per vet,vetem se kisha ber ca ndryshime me ate drurin ne mes e kisha largu krejt .
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Mire qe eshte ne pyll, sepse perndryshe ata qe jetojne ne te do te beheshin gazi i botes hahahaa
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Keto quhen "industrial design" , kapricot e teknologjise dhe mendjes njerezore tashme nuk njohin kufij, sic thot edhe qytetarja yellowreadhead , vetem shtepi nuk mund te quhet ky krijim, shtepia ka disa karakteristika pa te cilat nuk mund te quhet shtepi... : 1- te jete e banueshme, 2- te jete intime, 3- te jete funksionale, 4 - te jete relaksuese dhe shplodhese. Mendoj se eshte e veshtire gati gati e pamundur qe te adoptosh teknologji industriale (struktura metalike, struktura xhami te harkuar etj) me natyren organike. Ka nje cregullim ne funksionet baze te nje shtepie, pasi ato jane te vendosura ne kate, dmth qe te shkosh ne tualet duhet gjithmon te zbresesh nga kati i 4 ne ate perdhe, te kalosh mes ambjentit te katit te 2-te apo te pare lakuriq ne nje kohe ku mund te ket njerez.
Kjo "shtepi" eshte vetem per 2 persona dhe njekohesisht e hapur per kedo! Me duket e tepruar dhe agresive kjo nderhyrje ne mes te atij gjelberimi, nje prove e forte e natyres tone iracionale.
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Shtepi fukarai ;)

As perde nuk paska qyqja :kafeja:
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Mire qe eshte ne pyll, sepse perndryshe ata qe jetojne ne te do te beheshin gazi i botes hahahaa
per cfar arsyje ?
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

per cfar arsyje ?

Po se eshte me xham pra, ska perde asgje!

S'me pelqen, si formen qe kane zgjedhur po ashtu edhe qe eshte e lart, e ngusht..
Te ishte ndonje shtepi prej kashte do kishte dal shume here me mire!

S'din c'tu bejn lekeve keta.
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

A sa bukur, te kesh pamje 360!
Ku ta kesh nje shtepi te tille, te ishte e ne bregdet, do rija me shume ne shtepi lol

Deri sa te kem nje shtepi te tille, kenaqem e me ca dritare te medha:p
rain2.gif
 
Attachments

  • rain2.gif
    rain2.gif
    135.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Sdo te jetoja kurre ne nje shtepi te tille...
preferoj te jetoj ne qender dhe gjithandej ku leviz me shtepi kam rosticeri, pasticeri, supermarket, akullore, mish, bar, piceri, dyqane veshjeje dhe ushqimore pafund .-.

Si do tja boja po tme mungonte qumeshti apo sheqeri ne mengjes? Plus qe me duket sic si e frikshme, si naten dhe diten... zhurmat, erresiren... teper ekstreme.
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Shtepi e pa moralshme ;) **** krejt :girlshok:pastaj kam merak une kshu me vjerr peshqirin ne bibilush e me shku ne banjo :chh:jo:jo jo nuk bene per mu kjo :jo:
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

e vecante, e zhveshur ashtu si vete natyra dhe posacerisht ne vendin e duhur..... kam idene qe ai xhami do jete jo i tejdukshem nga jashte, dmth mund te shikosh nga brenda-jashte por jo jashte-brenda.....ose fundja fundit ka plot mundesi si mos te te shohi njeri pa qene nevoja te vesh perde....
 
Nga fotoja duket me xham te tejdukshem ngase shifen shkallet dhe elementet tjera nga jashte fotos :mah: se te ish me aso xhama do me pelqentre dhe mua :plazh:
 
e vura re por them qe ajo do jete bere thjeshte per efektin e fotos, ose mos i bie si 1 cik e cuar dem , por mund ta mbulosh xhamin gjithsesi pa rene ne sy qe e ke mbuluar :p

Gjithsesi nga efekti i tejdukshem i fotos ai xham ngjan si shume i holle, per te ngritur gjithe shpine kshuqe me ben te dyshoj qe eshte thjeshte efekti i fotos :p
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Gjithsesi nga efekti i tejdukshem i fotos ai xham ngjan si shume i holle, per te ngritur gjithe shpine kshuqe me ben te dyshoj qe eshte thjeshte efekti i fotos :p

Tani ka mundesi edhe ajo qe thua ti ama mu po ma ha mendja se pronari i shtepise ka gruan shume punetore dhe ka lar xhamat sa duken si leter te holla :gjuhe::gjuhe:

Megjithate nje shtepi e tille ne mes mali ta keshte lakmi. Une per vete kisha ndeje tere diten atje maje kulmi :teleskop::teleskop:
 
Pe: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Ne fakt nje shtepi e tille don 10 lares xhamash ne dite, kshuqe nuk ja vlen pavarsisht se duket bukur, pastaj, funksioni i xhamit ne kete rast eshte te ndjihesh sikur je jashte, une sugjeroj ti heqin fare xhamat dhe ndjesia do jete reale, ah sa vuajme sot per gjera reale.
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

971386_138049103065114_1076400203_n.jpg

Po he keshtu e do njeri :titanik:apo do thoni jo se eshte sh transparent e na shikon gjith deti pastaj.
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

Si form teper e shemtuar shtepite me xham dhe pse kan bukurin e vete prape nuk jane te pershtatshme per jetes
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

971386_138049103065114_1076400203_n.jpg

Po he keshtu e do njeri :titanik:apo do thoni jo se eshte sh transparent e na shikon gjith deti pastaj.

Ah sa bukur!:)
Ne fakt besoj qe cdo shtepi qe ka si pamje nje ambjent te hapur, duket bukur, qoft mal, pyll a det...Vetem beton mos jete, e te kesh mundesi te shikosh qiellin tamam.
:)
 
Titulli: Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO)

abb4027c2192d3c3c1b81ee80a081876.jpg

16ddc5e28bdf9b1f3ddac20f40291404.jpg

231d98436c98275a6ca1a7d499e29f09.jpg

Tree Houses,Shtepi ne peme.
 
Attachments

  • abb4027c2192d3c3c1b81ee80a081876.jpg
    abb4027c2192d3c3c1b81ee80a081876.jpg
    287.5 KB · Shikime: 0
  • 16ddc5e28bdf9b1f3ddac20f40291404.jpg
    16ddc5e28bdf9b1f3ddac20f40291404.jpg
    597.1 KB · Shikime: 0
  • 231d98436c98275a6ca1a7d499e29f09.jpg
    231d98436c98275a6ca1a7d499e29f09.jpg
    701.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top