Shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë kthehet në muze, ja si do funksionojë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë kthehet në muze, ja si do funksionojë[/h]
kadare-1024x636.jpg

Apartamenti ku punoi dhe jetoi njeriu i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare shumë shpejt do të hapet si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar të gjithë apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës.

Me vendimin e sotëm në Këshillin Bashkiak I hapet rruga kthimit të vendit ku Kadare shkroi disa nga kryeveprat e tij, në muze.

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismaili është produkti më i njohur ‘Made in Albania’. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm Sheshi, liqeni, pazari I ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe Shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që dhe ta hapim”, tha Veliaj.

Muzeu do të prezantojë për publikun vendës e të huaj një pjesë të historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai SAL (souvenire, art dhe libra).

Me hapjen e një destinacioni me interes letrar e kulturor në krah të sheshit “Skënderbej”, bashkia synon të tërheqë tregun ndërkombëtar turistik, krijon një vlerë të shtuar për kryeqytetin, rrit numrin e turistëve si dhe edukon të rinjtë me veprat letrare të autorit me famë ndërkombëtare. Pjesë e projektit të bashkisë është edhe shtëpia e Dritëro Agollit, që gjendet një kat më lart në ndërtesën e famshme të para viteve ’90, të njohur edhe si “pallati me kube” dhe që mbart një histori më vete.

 
Hajde ta gezojme se per pak po mendoja se mos ngrinte ndonje bicim kulle Lali Derri ashtu Eri.. LOL
 
Kur vajta ne Gjiro e desha te hyja brenda : fillova te ngaterroja gishtat me nj-tj gjithe ankth dhe emocion : po Kadareja eshte brenda?
-Cthua...ai rri ne France kjo eshte thjeshte muze tani.

Dhe pas pak vura re edhe ku dhjeste Kadareja..keshtuqe dhe ai rob si ne o.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top