Shqiptarët nuk e kanë ende të zgjidhur problemin kombëtar.

Lauri

Anunnak
Kohëve të fundit kemi shumë paraqitje të analistëve dhe pseudoanalistëve, të publicistëve dhe të pseudopublicistëve të ndryshëm, që mëtojnë mes rreshtash të thuan se shqiptarët si komb, nuk kanë problem, po atyre u pengon ajo që i takojnë shumica e atij kombi, përkatësisë fetare Islame. Kësisoj na paraqiten individë sikurse Kastriot Myftaraj, të cilin me të drejtë Abdi Baleta e quan, Kasriot M..., i cili me thirrjet dhe kushtrimin që bën, kërkon që shqiptarët me çdo kusht t`i shpallin luftë Islamit si fe, apo religjion dhe të djegin minaret. E si mos të reagosh ndaj këtyre thirrjeve, për një Shën Bartolome mes shqiptarëve. Si mos ti quash këta njerëz të pavyeshëm për kombin shqiptar. Ata në vend se të ofrojnë alternativa se si të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, duke mos cenuar aspak diversitetin fetar mes shqiptarëve, ftojnë në konflikte të panevojshme ndërvëllazërore, duke pasur për bazë çdoherë pretekstin fetar, si dhe atë, që nëse shqiptarët e flakin tutje Islamin, atëherë atyre do t`u zgjidhet atyre problemi kombëtar sa çil e mshil sytë. Po jo i nderuar, Myftaraj, Vello, Lubonja dhe ju të tjerë abdallë, analistë e publicistë, problemi kombëtar shqiptar nuk zgjidhet asisoj, siç doni ta “zgjidhni” ju. Ai zgjidhet atëherë, kur shqiptarët duke respektuar edhe kryqin edhe gjysmëhënën, si pjesë të pasurisë së tyre kombëtare, do të hapërojnë së bashku në zgjidhje të problemeve të tyre kombëtare, atëherë kur do të sensibilizohet dhe vetëdijesohet klasa politike shqiptare e cilës do qoftë provenience politike, elitat intelektuale, e kështu me radhë, se nuk kanë shqiptarët problem fetar absolutisht, po kanë problemin e tyre kombëtar të pazgjidhur, i cili kërkon zgjidhje imediate. Shkojmë me radhë, e para, në Shqipëri, në shtetin i cili deri më tani ka qenë simbol i respektimit të alteritetit ndërfetar dhe diversitetit fetar, elitat politike dhe partitë politike, duhet të vetëdijesohen se me politikën bizantine, më mirë i pari në katund, se sa i treti në qytet, nuk zgjidhen problemet, ngase për çdo ditë që humbim në drejtim të liberalizimit të vizave dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në UE, i gëzojmë “miqtë “tanë serb dhe grek, ngase jemi jashtë portave të qendrave decizive. Shqipëria kohëve të fundit donë të bëjë regjistrimin fetar dhe etnik, gjë që është e panevojshme, ngase dihet se ky regjistrim përkrahet edhe nga Serbia, (lexo: kjo e fundit mëton se ekziston pakica e saj në Shkodër, andaj duhet t`u jepen të drejtat atyre, e në fakt ata janë shqiptarë ortodoks të cilët për shkaqe të varfërisë apo të manipulimit pranojnë të bien pre e këtyre politikave dashakeqe që do të kenë kosto të lartë për ne si komb, në të ardhmen). Ky regjistrim përkrahet poashtu edhe nga Greqia, sepse ajo vite e vite me radhë tenton që në komunën e Himarës, si dhe në pjesën e ashtuquajtur Vorioepir, të sensibilizojë “çështjen e pazgjidhur greke”, duke tentuar që të anatemojë problemin e pazgjidhur çam, e të “shpalos” problemin e pazgjidhur grek. Shqipëria ka shumë probleme të pazgjidhura, po që nuk kanë të bëjnë me besimet fetare. Ata janë pasuri e mozaikut tonë kombëtar, e jo pengesë apo barrierë për integrime. Fundja, e kemi dëshmuar, si askund tjetër se jemi kombi më proevropian dhe më proamerikan në botë. Askund tjetër në botë nuk priten presidentët amerikanë më mirë se sa në Shqipëri e Kosovë, asnjë komb tjetër si ne nuk ka nxjerrë një Nënë të famshme si Nënë Tereza jonë, që duan të na i marrin të gjithë, asnjë komb tjetër nuk ka nxjerrë nobelistë si Ferid Murati, e shumë e shumë shkencëtarë tjerë, asnjë komb nuk ka nxjerrë heronj si Skënderbeu që mbrojtën Shqipërinë nga hordhitë barbare, asnjë komb nuk nxjerr heronj si Adem Jashari i Madh, i cili për komb e flamur, luftoi deri në frymën e fundit, si shqiptarë, e assesi si diçka tjetër. Mandej, Shqipëria ka probleme me kastat politike, të cilat janë egërsuar tej mase dhe e kanë hutuar edhe popullatën e shkretë, në luftën e tyre për karrige dhe pushtet, prestigj e lavd.

E dyta, në shtetin tjetër shqiptar, atë të Kosovës, kemi probleme të shumta. Kosova na paraqitet si kondominium, ngase përnjëherë ushtrojnë sovranitet në territorin e këtij shteti shumë subjekte, shqiptarët, Serbia përmes serbëve, ndërkombëtarët e UNMIK-ut të skaduar që moti dhe EULEX-i. Alternativat duhet të ofrohen në drejtim të zgjidhjes së problemit të sigurimit dhe ushtrimit të sovranitetit, në tërë Kosovën, ngase pa sovranitet nuk ka shtet, e as pushtet. Kosova ka problemin tjetër, atë të mos pranimit nga shtete të ndryshme. Elitat intelektuale dhe politike duhet të sensibilizohen në drejtim të avancimit të numrit të shteteve që do të njohin Kosovën. Kosova ka problem me kufijtë e saj, ngase në kufi me Serbinë, nuk ka kufi shtetëror, bile as administrativ, ajo është si një lloj ure, e mbi urë secili dihet se kalon, andaj Kosova duhet të pengojë hyrje- daljet e kriminelëve serb, që ende pa kërkuar falje dhe pa bërë katarsën e tyre, nga gjenocidi dhe etnocidi ndaj shqiptarëve, ende mëtojnë se Kosova na qenka e tyre si dhe djep i serbizimit. Kosova, ka problem me individë të ndryshëm, që të manipuluar nga shërbime të ndryshme, lëshojnë mjekrat dhe shkurtojnë pantallonat, saqë lehtë mund të krijosh përshtypjen se mos vallë vijnë nga Pakistani apo Bangladeshi, kur t`i shohësh këta njerëz të mjerë. Kosova ka probleme poashtu edhe me ata të cilët ftojnë në konvertime masive në fenë e “të parëve” duke mëtuar në katolicizëm, apo protestantizëm, sepse vetëm kthimi ynë në krishterizëm, po na i zgjidhka problemet që i vetshpikim dhe që na i sajojnë të tjerët. Pra, problemit kombëtar shqiptar i mëveshët velloja fetare. Kosova ka problemin e saj të pazgjidhur territorial, ka probleme me mospasjen e ushtrisë, ka probleme me korrupsion, po aspak nuk ka problem fetar. Kosova, më në fund ka problem me pseudoanalistë që thërrasin si qyqet e natës dhe kërkojnë që Shqipëria të rishikojë preambulën e saj kushtetuese, ku ceket bashkimi kombëtar, ngase kështu, ajo po shfaqka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ej, çfarë idiotësie dhe poshtërsie. Protagonistët e kombit hibrid kosovar, duke promovuar ide të këtilla, me qëllim të bien në sy, shfaqin mendime që edhe Millosheviçi nuk i ka cekur, e as اubrilloviçi, Vukotiçi, Moleviçi, e ndonjë tjetër, ngase këtë e bëjnë par excellence dhe shumë më mirë viçat shqipfolës kosovarë, protagonistët e Mbretërisë Gege..

E treta, shqiptarët në Maqedoni kanë shumë probleme me qeverinë aktuale, ngase ajo i margjinalizon, i anatemon, i bënë të pahetueshëm fare, duke i ndihmuar kësaj edhe partitë politike shqiptare, që mendojnë për këtë pjesë të kombit vetëm një natë para heshtjes parazgjedhore. Shqiptarët e këtij shteti, me emrin më të gjatë në botë, ende kanë problem me servilizmin dhe poltronizimin e partive të tyre politike, të cilat janë të kujdesshme ndaj tyre, vetëm atëherë kur janë në opozitë. Këta shqiptarë, kanë shumë probleme tjera arsimore, ekonomike, politike, sociale..., besa kanë probleme edhe me individë që ftojnë në patriotizëm lokal dhe bajraktarizëm, nga njerëz që vuajnë nga krahinorizmi ose nga të qenit bajraktar në mëhallat e tyre. Kjo pjesë e shqiptarëve ka probleme me moszgjidhjen e çështjes së flamurit, gjuhës... e shumë e shumë gjërave tjera, po assesi nuk i pengon prezenca e xhamive, teqesë, apo ndonjë tempulli tjetër fetar. Kësaj pjese të kombit i pengon, ajo që qeveritë maqedonase me paratë dhe tatimet e po këtyre shqiptarëve, e promovojnë Maqedoninë, si shtetin e Krishtit, shtetin më ortodoks në botë si dhe në shpëtimtar të krishterizimit nga shqiptarët mysliman. E ndërkaq harrojnë që figurat e shquara kombëtare shqiptare i kanë takuar si konfesionit mysliman, po ashtu edhe atij katolik, ortodoks, e kështu me radhë, edhe ateist bile, sepse siç do të thoshte Millovan Gjilasi, ateizmi është fe e kthyer me kokë teposhtë.

E katërta, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë me miliona probleme të pazgjidhura kombëtare, përballë pushtetit represiv serb, të cilat po të numërohen nuk do të dilnin faqet e një libri të tërë, ku veç për shembull në Cepotin, Serbia për shqiptarët ndërton bazën më të madhe ushtarake në Ballkan, e dihet kjo se përse. E kjo z. Kastriot M... nuk ju shqetëson fare ju, që të merreni me këtë problematikë, apo jo?

E pesta, shqiptarët e Malit të Zi, si dhe çamët, ku të parët ndihmuan pavarësinë e Malit të Zi (lexo: po mos të ishin këta të parët, Mali i Zi edhe më tej do të ishte Union Serbi- Mal i Zi), ndërsa për të dytët lëre që nuk bëhet asgjë, po edhe janë harruar krejtësisht nga elitat politike dhe intelektuale, (të sojit tuaj). E ju z. Kastriot, që emrin e keni shumë të mirë, po që përpos emrit asgjë tjetër pozitive nuk mundet njeriu të ju gjej, në vend se të merreni me problematikat e lartpërmendura e të papërmendura, juve ju shqetëson Islami ndër shqiptarët dhe lëshoni kushtrimin për kthim në fenë e të parëve, duke e ditur se po të kthehemi në fenë e të parëve tanë Pellazgo- Ilirë, duhet të besojmë në religjionin druid apo pagan, gjë që mua personalisht nuk më pengon (lexo: që të parët tanë kanë qenë të tillë). اfarë turpi!

I (ç)nderuar, po të ishte pengesë Islami për shqiptarët, Shqipëria ( me rreth 75 % mysliman) nuk do të pavarësohej më 1912 (nuk do të pranohej nga Amerika), si dhe Kosova nuk do të ndihmohej nga Amerika dhe NATO-ja (Mos harro, bile NATO-ja, intervenoi për të parën herë duke e shkelur parimin e mosintervenimit jashtë vendeve anëtare, në një vend ku shkelej çdo e drejtë dhe ku kishte gjenocid dhe etnocid, duke i ndihmuar popullatës e cila përbën rreth 95% myslimanë) . I nderuar, në vend se të merreni me “fatkeqësitë e Islamit” për kombin shqiptar, merruni me martesat e motrave tona shqiptare nga Shqipëria “jote” dhe e imja, me serbët, me sllavomaqedonasit dhe me shkijet e Shumadisë. Mos e anatemo problemin kombëtar duke ia veshur aspektin fetar, sepse ky komb e ruan me krenari multikonfesionalitetin, e respekton edhe gjysmëhënën edhe kryqin, po merru me problemet e tjera kombëtare. Winston اurçill në një rast pat cekur se nëse ndokush donë që një problem të mos e zgjedh asnjëherë, ai atij problemi le t`i vesh çështjen fetare, e ai problem kurrë nuk do të zgjidhet. E unë e dijë, po edhe shumica e shqiptarëve e dinë, që ti dhe soji i yt, nuk lëshoni kushtrim të tillë për zgjidhje të çështjes kombëtare shqiptare, sepse jeni larg patriotizmit, nuk e keni dëshmuar dhe nuk po dëshmoni që e doni kombin tuaj (lexo: po e dëmtoni), po ju këtë komb doni ta përçani (lexo: duke i servuar Shën Bartolomeun), ngase jeni pjellë e agjenturave greko-sllave.
Mr. ARDIAN RAMADANI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top