Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
shqiptaret-ne-lojrat-olimpike-londer-2012-150x150.jpg

Shqiptaret që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike “Londër 2012 kane filluar zyrtarisht grumbullimin”.
Të pranishëm në këtë konferencë për shtyp, veç shefit të misionit për këto lojra, Viron Bezhani, kanë qenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Sporteve dhe sponsorëve të ekipit tonë.
Pas fjalës së falenderimit, në praninë e mediave ëshë firmosur kontrata që lidh sortistët me Komitetin Olimpik për përfaqësimin e tyre në Olimpiadë.
Në këtë ditë të nisjes së grumullimit ishin të pranishëm peshëngritësit Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, notari Sidni Hoxha dhe atleti Adriatik Hoxha.
Ndërkohë në ditët në vijim do t’i bashkohen ekipit kombëtar edhe 6 sportistë të tjerë për të plotësuar deri më 11 korrik të gjithë grupin, pasi në këtë datë do të zhvillohet edhe ceremonia Gala Olimpike./ Peqini

Sportistët shqiptarë në “Londër 2012”

Me normë

1) Majlinda Kelmendi Xhudo, pesha 52 kg
2) Romela Begaj Peshëngritje, pesha 58 kg
3) Briken Calja Peshëngritje, pesha 69 kg
4) Daniel Godelli Peshëngritje, pesha 69 kg
5) Hysen Pulaku Peshëngritje, pesha 77 kg
6) Endri Karina Peshëngritje, pesha 94 kg
7) Klodiana Shala Atletikë
8) Luiza Gega Atletikë

Me ftesë

1) Noel Borshi Not
2) Sidni Hoxha Not
3) Adriatik Hoxha Atletikë
4) Arben Kuçana Qitje, pistoletë
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Kisha idene se ne keto lojrat me arme me shtiza do kishim me shume atlete apo sjemi dhe armedashes si popull :p

Suksese te gjithe skuadres olimpike uroj te na perfaqsojne me dinjitet pak rrendesi ka vendi apo medaljet .....
 
Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Po keta do kthehen ne Shqiperi pas mbarimit te lojrave,apo do rrine aty si emigrante??:p

Gjithsesi suksese Shqiperise...Do i ndjekim me vemendje...
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-34-35fatjoni.jpg

Fatjon Bare - Lindur ne Kukes me date 8.04.1987,Ai eshte angazhuar me sportin e mundjes qe ne moshen 13 vjeçare me Sport Klub Tiranen
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Hajde urime na nderofshin :D
 
Titulli: Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-28-18majlinda.jpg

Majlinda Kelmendi, Majlinda praktikon sportin e Judos dhe konkuron në kategorinë e peshës 52 kg. Majlinda jeton në Pejë ku ndjek studimet në Fakultetin Ekonomik në vitin e dytë dhe njëkohësisht zhvillon stërvitje e ndjekur nga trajneri i saj Driton Kuka. Majlinda është një nga sportistet e cila ka praktikuar stërvitjen dhe nëpër qendra të tjera stërvitore si në Zvicër dhe Slloveni, çdo herë para aktiviteteve të rëndësishme kualifikuese për Olimpiadë. Aktualisht Majlinda është klasifikuar sipas listës së Federatës Ndërkombëtare të Judos në vendin e V-të.
 
Titulli: Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-26-24romela-foto-KOKSH.jpg
Romela Bega, Perfaqeson Shqiperine ne London 2012, ka marre flamurin shqiptar, te cilin do ta coj ne Londer, me objektiv suksesin.
 
Titulli: Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-23-58besmiri.jpg

Besmir Banushi, perfaqeson Shqiperine ne London 2012
 
Titulli: Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-22-17Olympic-torch-day-66-001.jpg

Udhetimi i Pishtarit Olimpik London 2012
 
Titulli: Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

July-24-12-18-566.jpg
Impjanti ku do zhvillohen garat me KANOE per London 2012
 
Pe: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Suksese te gjitheve...Te fitojne me te miret...
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

[h=1]Shqipëria e përfundoi aventurën olimpike[/h]

Shqip%C3%ABria-e-p%C3%ABrfundoi-aventur%C3%ABn-olimpike.jpg
Shqipëria është larguar sot me kokën ulur nga pjesëmarrja në “Londra 2012”, ku nuk ka arritur të lërë shenjë pozitive dhe është ndjekur nga dështime të njëpasnjëshme.
Gara e fundit ku kanë marrë pjesë sportistë kuqezi ka qenë ajo e qitësit Arben Kuçana, i cili ka zhgënjyer duke dalë i fundit me pikë të barabarta me kolegun e tij malazez.
Kuçana kishte bërë një paraqitje pozitive në garën e pistoletës me ajër 10 metra, duke u renditur i 20-ti. Por në garën e pistoletës 50 metra ai nuk ka shfaqur të njëjtën formë dhe saktësi, duke mbyllur kualifikueset në vendin e fundit me 524 pikë, shumë larg çdo lloj pretendimi për një vend dinjitoz.
Ngushëllimi i tij i vetëm është se ka arritur të njëjtën kuotë pikësh me qitësin nga Mali i Zi, me të cilin ka ndarë këtë pozicion të 37-të në garë.
Si rrjedhojë, kuqezinjtë largohen nga Londra pa asnjë rezultat shumë domethënës, me përjashtim të rekordeve të reja kombëtare të notarëve Borshi e Hoxha. Vetëm اalja arriti të shfaqej disi pozitivisht në shtangë, ndërsa ky sport prishi përsëri imazhin e vendit tonë me njollën e radhës për përdorim dopingu nga atleti Hysen Pulaku.
Kuptohet që dy dështimet më të mëdha ishin ato të peshëngritëses Romela Begaj dhe xhudokas Majlinda Kelmendi, ku të dyja ishin pretendente për medalje, por asnjë prej tyre nuk u bë protagoniste në disiplinat përkatëse./Kohasport/
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Sot po lexoja dicka mbi kushtet ne te cilet ushtronin atletet nga Etiopia, kushte mizerable ekstreme, por edhe sportiste nga shtetet tjera, ekstremisht te varfera, qe familjet e tyre s'kan as TV te percjellin ngjarjen dhe perseri fitojne medalje olimpike.

Keta garueset tane, nuk them se kan kushte ekstrem te mira, por edhe pa to nuk jane, ngase nga kryeministri e tutje i percollen me pompozitet te vecante dhe me shume shprese.

Duhet te harrojne pordhet dhe publicitetin e panevojshem. Ne olimpiad nuk shkon gjithkush dhe nuk duhet nenqmuar kundershtaret. Olimpiada dhe cdo sport, do sakrifice, pune, seriozitet, seriozitet dhe perqendrim maksimal.
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Ne shqiptaret s'jemi per sporte , neve i kemi gjerat tjera te jetes qe veqohemi nga te tjeret . Keshtu qe na mjaftojn ato e duhet te krenohemi edhe pse nuk jane edhe jo te lavderushme nga te tjeret ne pergjethesi .
 
Perse te kenaqesh me pak kur ke mundesite te arrish me shume? Cila eshte arsyeja perse, pergjithesisht, shqiptaret kane aspirata te ulta? Eshte plotesisht gabim te rrish ne nje gjendje "limbo" kur ke mundesi te avancosh. Ne radhe te pare gabim ndaj vetes, qe e kufizon ne ate menyre, e me pas gabim ndaj atyre qe kane besim dhe brohorasin per ty.
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Ne shqiptaret s'jemi per sporte , neve i kemi gjerat tjera te jetes qe veqohemi nga te tjeret . Keshtu qe na mjaftojn ato e duhet te krenohemi edhe pse nuk jane edhe jo te lavderushme nga te tjeret ne pergjethesi .

Pse nuk qenkemi per sport ku qenka problemi ketu ! Po Luan Krasniqi sa e di un eshte shqiptar apo Edvin Muriqi po ashtu kemi dhe tjer se kan korr shum sukses ne sport siq ka qen Aziz Salihu psh, kapion i Jugosllavis .Shqiptarve nuk u eshte dhen rasti si ne ks si ne shq se jam e bindur se jan shum te zot ne cdo lemi jo vetem ne sport
 
Titulli: Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Pse nuk qenkemi per sport ku qenka problemi ketu ! Po Luan Krasniqi sa e di un eshte shqiptar apo Edvin Muriqi po ashtu kemi dhe tjer se kan korr shum sukses ne sport siq ka qen Aziz Salihu psh, kapion i Jugosllavis .Shqiptarve nuk u eshte dhen rasti si ne ks si ne shq se jam e bindur se jan shum te zot ne cdo lemi jo vetem ne sport

Pse shqiptaret nuk jane per sport ? Pergjigja eshte sepse po e tregojn veten me medalie te fituara neper olimpiada !
Kurse jame dakord me ty se shqipatert per mu rrehe jane te parte ne bote , ai sport sipas mendimit tim s'duhet lejuar fare . Sepse eshte i demshem per shendetin , njeriu duhet te bej qdo gje per ta ruajtur ate pjese te tij qe eshte me e ndieshmeja per funksionimin e gjithe trupit te tij ! e jo te bej sport ta lenodj ate . Eshte nje budallallek i madhe si ne sport si ne rrahje te perditeshme qe njeriu te goditet ne tru .
Keshtu qe perfundimi del se ne jemi larg nga te tjeret per sport .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top