Shqiptarët herë pakicë e herë bashkësi etnike por asnjëherë të barabartë me maqedonas

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Në Maqedoni nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie të mira ndëretnike, pasi që ashtu si edhe në federatën ish jugosllave, ku shteti ishte vetëm i sllavëve të jugut, pa dhënë asgjë për popujt tjerë jo sllav, të cilët quheshin kombësi. Edhe në Maqedoninë post jugosllave, maqedonasit qofshin, me prejardhje sllave, apo edhe ata që tani janë ri pagëzuar si antik, kanë vetëm një synim, ndërtimin e shtetit etnik maqedonas, me ndihmën e atyre që herë i quajnë pakica e herë bashkësi etnike, por asnjëherë të barabartë me vetveten. Apo thënë ndryshe ata nuk janë të gatshëm të bëjnë marrëdhënie të mira ndëretnike, sepse kjo nënkupton të marrësh diçka që të duhet, nga ata me të cilët bashkëjeton, por edhe tu japësh atyre atë për të cilën kanë nevojë. Por deri më tani jemi dëshmitarë se në Maqedoni po ndodhë vetëm procesi i njëanshëm, ai i marr-marrjes, ku është përjashtuar dhënia. E nëse këtë e sqarojmë në kontest të dy blloqeve politike, blloku politik maqedonas insiston vetëm në marrje. Por për çudi blloku politik shqiptar në plot njëzet vitet e kaluara ka qenë i gatshëm vetëm të jap, me shpresën se një dit do të marr, edhe pse ajo dit assesi të vijë. Dhe në krejt këtë dështim të bllokut politik shqiptar, arsyetimi gjithmonë gjendet te insistimi i faktorit ndërkombëtarë, për marrëdhënie të mira ndëretnike. Por këtu ose bëhet gabim i qëllimshëm, ose nuk është kuptuar sa duhet porosia. Faktori ndërkombëtarë gjithnjë ka insistuar për marrëdhënie të mira ndëretnike, apo thënë më qartë marrëdhënie midis etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar, e jo nënshtrim i plotë i shqiptarëve dhe sundim absolut i maqedonasve. Askush në botë nuk insiston e bile as që ka pranuar dikush maqedonizimin e Lekës së Madh, e Gonxhe Bojaxhiut, apo së fundmi edhe të fëmijëve gjashtëvjeçar shqiptar. Këtë faktori ndërkombëtarë po e refuzon disa herë me radhë, meqë pikërisht këtu qëndronte arsyeja, si atëherë kur politika maqedonase, mori veton e parë për anëtarësim në NATO, ashtu edhe me reprizën e vetos së dytë, në caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Një refuzim më i rij i politikës maqedonase, ishte edhe letra e përfaqësuesit të OSBE-së në Maqedoni, dërguar në adresë të Qeverisë, e cila mes rreshtash porosiste, kujdes se shqiptarët edhe mund të lodhen duke dhënë, mendoni pak edhe tu jepni diçka. E un këtu do të pyesja, a pyetet kush, athua a u lodhën shqiptarët duke ndërtuar shtetet e huaja? Dhe kur e parashtroj këtë pyetje, kam parasysh kontributin e shqiptarëve, për ndërtimin e disa shteteve, por unë do të përmendja vetëm kontributin për ndërtimin e shtetit turk e grek, ku shqiptarët aktualisht, jo vetëm që nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash kombëtare, por i janë nënshtruar plotësisht asimilimit. Prandaj këtu edhe një herë duhet përkujtuar se shtëpia nuk është çdo herë e mjeshtrit që e ndërton, por e atij që ka dokumentet e pronësisë. E në rastin e shteteve dokument pronësie është kushtetuta, e cila definon se i kujt është shteti. E sipas kushtetutës aktuale, Maqedonia është shtet unitar, apo thënë më qartë ka vetëm një pronarë, maqedonasit. E bashkësia e njëzet përqinshit dhe bashkësitë tjera kanë të drejtë të jetojnë dhe punojnë në hapësirën maqedonase. Por është e qartë se nëse jetoni në saje të punës që bëni ne ndërmarrjen e një pronari, duhet të flisni gjuhën e tij. Duke u nisur pikërisht nga kjo, Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, si stër-stërnipi i vetëshpallur i Aleksandrit të Maqedonisë, kërkon që të gjithë ti binden urdhrit të tij, e me krenari të mësojnë maqedonishten sllave. Prandaj këtu dikund ose duhet ti jepet fund kësaj parodie, e cila shumë herë kemi thënë se na është bërë monotone, ose duhet të pranojmë se jemi mësuar e s’mund të jetojmë pa të. Apo thënë më qartë duhet të binden edhe skeptikët më të mëdhenj nga radhët tona, se është koha e fundit, që shqiptarët të dinë çka duan në këtë shtet. Nëse me partnerin e keq në biznes nuk keni arritur të bëni marrëdhënie gojore, për të definuar çështjen e pronësisë, nuk ja vlen të tentoni deri në pafundësi ta bindni se edhe ju keni hisen tuaj në atë pronë, duhet definuar juridikisht se ju jeni bashkëpronarë, apo siç thotë populli ortak. E për të qen bashkëpronar të një shteti dy popuj, është e pa mundur deri sa karakteri i shtetit është unitar, e jo federal. Prandaj është koha që secili që ka marr mbi supe fatin e popullit, të rishqyrtoj veprimet e tija të deritanishme dhe përcaktimet programore për të cilat angazhohet ai dhe subjekti i tij politik. Le të bëjmë krahasime me shtetet tjera dhe të bindemi se në asnjë shtet unitarë në botë nuk ka dy gjuhë zyrtare, gjithkund ku ka dy gjuhë dhe popuj të barabartë, shtetet janë të definuar si federale. Prandaj ata që nuk janë të gatshëm të shkojnë më tej, siç u tha në njërin nga kongreset e fundit partiake, le të pushojnë pak, apo un do të thoja le të shtrihen plotësisht, sepse shqiptarët janë lodhur e stërlodhur me lojërat e politikës ditore, që nënkupton aktualizim e ri aktualizim të disa temave të nxehta, vetëm sa për të mbajtur vëmendjen e opinionit tek ata. Në fakt shqiptarët ndodhen ende në epokën e PPD-së, ku gjërat zhvillohen ne stilin ne kërkojmë, e ata s’na japin dhe gjithçka merr fund me një spektakël te rremë medial patriotik. Por populli një ditë moti u ra kambanave dhe natyrisht e shpalli të vdekur atë që e kishte dëshpëruar, atëherë PPD-në, e sot? ATHUA PثR Kث BIEN KثMBANAT?

Naim SINANI /lajmpress.com/
 
Titulli: Shqiptarët herë pakicë e herë bashkësi etnike por asnjëherë të barabartë me

Nuk ka nevoj të bien kembanat, nevojë e kohes është unifikimi politik i shqiptarëve në Iliridë, kjo është e vetmja menyrë që shqiptaret atje të behën faktor, madje së paku vetëm të punojnë për tu realizuar e famshmja Marveshje e Ohërit.
 
Titulli: Shqiptarët herë pakicë e herë bashkësi etnike por asnjëherë të barabartë me

Na Si Popull Jem Kshtu Si Pa Mend , ne maqedoni jetojn shum shqiptare po i ke edhe 10t parti shqiptare diqka qe kurr skan me mujt me bo asgje deri sa te bashkohen kto parti dhe te votohet nga kejt shqiptaret vetem 1 parti , at'her do arrihet diqka , per deri sa fiton gjithmon nje parti maqedone kush do qoft ajo , dhe mbesin 2 partit mat mdhaja shqiptare cilla do qe tfitoj ta merr ne qeveri ajo parti maqedone at parti shqiptare njeren cilla do qoft at'her vet partit shqiptare po akuzohen me njera tjetren dhe nuk po arrin marreveshje , dhe shqiptaret po myten vet me veten .

duhet qe ta gjitha partit shqiptare sa me shpejt te behen bashk dhe te gjith shqiptaret te votojn vetem 1 parti shqiptare at'her maqedont smund te marrin frym pa jau lshu nga pak shqiptaret ne kuvend pa miratimin e shqiptareve sdo mund te kalonte asnje ligj , do te ishte ndonje kryetar i maqedonis shqiptare , dhe pastaj ne maqedoni do pyteshin shqiptaret , sepse te gjith shqiptaret bashk dhe maqedont sdo te beheshin bashk kurr at'her do ishim forc ma e madhe dominuse ne maqedoni ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top