Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

ShkodranNe

Dwell in possibility
Everest_kalapatthar_crop.jpg

Në maj 2012, nje ekip shqiptar do të ngjitet në majën më të lartë të botës, në 8848 metra lartësi

Viti 2012 do të shënojë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe shoqata Dajti Alpino-Turistik ka vendosur të ndërmarrë një mision të guximshëm, duke u bërë ekipi i parë i alpinistëve shqiptarë që do të synojë të ngjitet në majën më të lartë të botës, Everest, dhe të vendosë flamurin shqiptar ndërmjet flamujve të kombeve të tjerë, pikërisht në majën më të lartë të botës, në 8848 metra lartësi. Vodafone Albania dhe Raiffeisen kanë rënë dakord të sponsorizojnë ekipin e parë shqiptar që do të realizojë misionin. Sot, Drejtorët Ekzekutivë të Vodafone dhe Raiffeisen Bank, Haris Broumidis dhe Christian Canacaris nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me shoqatën “Dajti Alpino-Turistik”. “Ne jemi të lumtur që nëpërmjet mbështetjes tonë t’i japim mundësinë ekipit të parë shqiptar alpinist të arrijë majën më të lartë në botë, duke ngritur kështu për herë të parë flamurin shqiptar në Everest. Ne e kuptojmë që kjo iniciativë mbart një vlerë të rëndësishme dhe simbolike në një vit tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët - 100 vjetori i Pavarësisë", tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Haris Broumidis. "Raiffeisen Bank është tepër e lumtur që mbështet këtë iniciativë, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur të mbështesim përpjekjet dhe përkushtimin e këtyre njerëzve të cilët kanë ndërmarrë këtë iniciativë të vështirë, por gjithashtu edhe tepër të rëndësishme në këtë vit të veçantë për shqiptarët. Unë i uroj atyre sukses në misionin e tyre", tha Christian Canacaris, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Aleksandër Bojaxhi, kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik falenderoi të dy kompanitë për mbështetjen e tyre dhe premtoi që anëtarët e ekipit do të japin maksimumin e tyre që të vendosin flamurin shqipar në "Majën më të lartë të Botës". "Ne jemi të kënaqur që siguruam këtë mbështetje shumë të vyer financiare që do të na ndihmojë të ngrejmë ekipin dhe të na mundësojë të vendosim flamurin tonë kombëtar në majën më të lartë të botës", tha ai. Ekipi do të hyjë tani në një periudhë intensive përgatitjesh të nevojshme dhe parashikohet të arrijë Everestin në maj 2012
//ikub.al//
 
Pe: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit .

Informacion i bukur ky qe na solle shkodrane :D
Me pelqen alpinizmi e kam qjef por se di ne do e praktikoj ndo nje her vet pasi esht dicka e bukur dhe relaxi :D
 
Pe: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit .

Sa gje e bukur ,suksese dhe lumsi ju :)
 
Gëzuar 100 vjetorin Shqipëri!

Albina Hoxha
Në 100 vjetorin e Pavarësisë alpinistët shqiptarë do të ngrejnë flamurin shqiptar mbi majën e Everestit, një nismë kjo që bëhet për herë të parë. Kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik, Aleksandër Bojaxhi tregon për “Shekullin” të gjitha përgatitjet e shoqatës për ngjitjen në malin më të lartë të botës. Ngjitja në Everest do të bëhet pas ngjitjes me sukses në Kilimanxharo dhe Elbrus.
Përgatitjet dhe stërvitjet kanë filluar kohë më parë, prej gati dy vitesh, por i vetmi problem ngelet financimi i alpinistëve. Aktualisht janë siguruar tre bileta dhe janë deklaruar tre alpinistë të cilët do të ngjiten në “Everest”, Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari. Alpinistët janë të përgatitur dhe janë shumë entuziastë për këtë ngjitje. “Përgatitjet fizike gjatë ditëve të javës, dy prej të cilave janë kolektive, si dhe ngjitjet malore në fundjavë tashmë janë bërë rutinë dhe duket se po e afrojnë më shpejt ditën që do të niset ekipi për synimin tonë.
Shoqata jonë nuk ka ardhur rastësisht në këtë ditë dhe synim. Atë e kanë sjellë vitet e përvojës dhe mbi të gjitha dëshirat dhe vullneti i alpinistëve më të rinj në shoqatë, mbështetur nga përvojat e më të vjetërve”, shprehet Aleksandër Bojaxhi. Ai sqaron se skuadra ideale do të ishte me 8 alpinistë por deri tani vetëm tre janë të sigurtë. “Jemi në nevojë urgjente për fonde pasi na duhen brenda datës 26 shkurt, afat kohor ky që lidhet me kompaninë Himalajane Nepal Monarc Adventures e cila siguron udhërrëfyes dhe infranstrukturë të nevojshme për ngjitjen”, shprehet kreu i shoqatës.
Për t’u ngjitur në Everest kanë zgjedhur itenerarin verior (nga Kina) dhe janë lidhur me kompaninë Nepaleze Mountain Monarch Adventures, e cila do t’u sigurojë infrastrukturën e nevojshme për të realizuar synimin, pra ngjitjen në malin më të lartë të botës. Ekipi pasi të arrijë në Kathmandu (Nepal) do të udhëtojë që të kalojë kufirin Nepalo-Kinez dhe të futet në Tibetin Kinez. Ky itenerar është bërë kohët e fundit më popullor për një sërë arsyesh: taksa më të ulta shtetërore dhe pagesa me të ulta për shërbime bazike në mal; rrugë më e sigurtë për në majë. Teknikisht është më sfiduese se sa faqja jugore (nga Nepali) dhe nuk ka rreziqet e akullrënieve. Një nga joshjet e itenerarit të faqes veriore është ngase të ofron pamjen e gjallë të të gjithë rrugës që nga Kampi Bazë (kampi kryesor dhe më i ulët ku vendosen alpinistët me të gjitha pajimet e tyre).

A do ta mbajë premtimin kryeministri…?
Kryministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka premtuar mbështetje dhe ka shprehur admirim për pasionin e tyre, alpinizmin dhe rezultat e shkëlqyera që kanë arritur. Ndër të tjera kryeministri u ka thënë: “E kam ndjekur me kënaqësi aktivitetin tuaj brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ju garantoj se do të përpiqemi t’ju mbështesim në veprimtarinë tuaj. Potenciali i vendit në male është i jashtëzakonshëm dhe është për t’u zbuluar”. Shoqatës iu premtuar nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve edhe një biletë e cila kushton 35.000 dollarë. Kjo biletë do ta çonte në 4 numrin e alpinistëve që do të ngjiten në Everest. Përsëri një tjetër premtim iu është bërë nga Bashkia e Tiranës e cila ka premtuar dy bileta për alpinistët duke çuar kështu në 6 numrin e alpinistëve. Por deri në këto momente këto premtime nuk janë konfirmuar. “Jemi në vështirësi sepse kostoja për një alpinist është minimalisht 35.000 dollarë. Nevoja jonë është të nisim një ekip me tetë alpinistë, por deri tani ne kemi fonde për tre alpinistë”, shprehet Aleksandër Bojaxhi.

Koka që prek qiellin…
Mali Everest ka bukuri të veçantë, në të cilin gërshetohen misteri, fshehtësia dhe hijeshia. Në gjuhën Nepaleze, Sagarmatha, ka kuptimin “Koka që prek qiellin” dhe në gjuhën Sherpa, اomolungma, ka kuptimin “Perëndesha Nënë e Botës”. Dy ngjitësit e parë arritën majën nëpër itenerarin jugor, nga Shala Jugore, më 29 Maj 1953. Ata ishin neozelandezi bletë rritës Edmund Hillary dhe Sherpi Tenzing Norgay. Emrat e tyre u regjistruan si Hero i Botës së Aventurave. Everesti është edhe mal vrasës, prandaj edhe alpinistët duhet të tregohen seriozë dhe të përgatiten mirë për të realizuar ngjitjen. Edhe udhërrëfyesit kanë rol kyç në ngjitje. Qëllimi i tyre është që alpinistët të kenë një kthim të sigurtë në shtëpitë e tyre. Por duke qënë se Eversti është një ndër malet më të vështirë udhërrëfyesit nuk mund të garantojnë çdo gjë. E mëgjithatë përpiqen fort që të arrijnë qëllimin e tyre dhe të menaxhojnë mirë situatën.

Shoqata Dajti Alpino Turistik
Në prill të vitit 2003 një ekip prej nëntë vetësh nga kjo shoqata Dajti Alpino Turistik mori rrugën për në masivin e Himalajeve. Më 24 prill arritën në Kampin Bazë (5.364 m) nga ku filluan ngjitjet për në majën Everest dhe të nesërmen u ngjitën aty pranë në Majën Kala Patthar, 5.545 m mbi nivelin e detit. Me kaq ata u “përshëndetën” me Himalajat. Në vitin 2008 u ngjitën në majën e Mont Blanc, kulmi më i lartë i Alpeve të Evropës. Alpinistët dëshironin që të ngjiten në majën e malit që u bë djepi i lindjes së alpinizmit. Më 29 gusht 2008 në këtë majë u valvit për herë të parë flamuri shqiptar. Më pas, më 2010 alpinistët u ngjitën në Kilimanjaro, Afrikë, dhe më 2011 në malin Elbrus, në masivin e Kaukazit ku është, ndonëse në skalin juglindor, maja më e lartë e kontinentit tonë. “Në të gjitha këto veprimtari ne si shoqatë nuk e kemi patur të vështirë të ndërtojmë një ekip ngase kemi alpinistë që, edhe me një pjesë të shpenzimeve të siguruara nga vetë ata, të kenë dëshirën për të synuar majat më të larta të kontinenteve. Gjithnjë vështirësitë tona më të mëdha janë ato financiare. Por sponsorizues të ndryshëm na janë gjendur gjithnjë pranë dhe për këtë u mbetemi gjithnjë mirënjohës”, shprehet kryetari i shoqatës.

Aventura, të gjitha detajet e saj

Ngjitja për ekipin do të fillojë me udhëtimin për në Kampin Bazë në lartësi 5.200 metra dhe prej këtu është një marshim prej 22 km që përfundon në Kampin Bazë të Përparuar (ABC – Advanced Base Camp) në lartësi 6.400 metra. Më pas rrugëtimi vazhdon lart për në akullnajën East Rongbuk, e më tej për tek shpatet e mbuluara me borë të Shalës Veriore (North Col) në lartësinë 7.000 metra ku dhe ngrihet Kampi I. Ky kampim është panoramik dhe sheh pamje madhështore të Faqes Veriore të Everestit dhe akullnajës East Rongbuk. Duke u ngjitur më sipër në shpate të mbuluar nga bora në lartësinë 7.400 metra ngrihet Kampi II. Rrugëtimi nga kampi II për në Kampin III (7.900) m) kalon nëpër disa shkallare shkëmbore me guralecë dhe tendat ngrihen në shtjethe (rafte) shkëmborë. Rrugëtimi nga kampi II në Kampin III rrihet vazhdimisht nga era. Nga Kampi III rruga kalon tërthor përmes një seri shkallaresh shkëmbore dhe shpateve me borë, dhe më pas në një përzjerje të shkëmbit me borën për në kampin IV që ngrihet në lartësinë 8.400 metra. Këtu tendat ngrihen në terren shkëmbor ose në pravaze që hapen në borë. Dita e sulmit për të ngjitur majën fillon pikërisht këtu dhe rrugëtimi i mëtejshëm konsiston nga shkallare disa prej të cilave janë shumë të pjerrëta dhe të nxjerrin në kreshtën Veri-Lindore të majës dhe pastaj përfundimisht për në majë. Përdorimi i bombulave të oksigjenit mund të fillojë në lartësinë 7.900 metra në vartësi të nevojës që do të kenë alpinisët, por dita e sulmit të majës që fillon në lartësinë 8.400 metra për ekipin tonë do jetë dita ku në ngjitje e zbritje do përdoret bombula e oksigjenit. Për çdo bombul oksigjeni që kërkohet mbi “racionin” që përfshihet në pagesën e kompanisë, alpinisti paguan 500 dollarë.
Ditët e ekipit në këtë ndërmarrje:
Dita e parë: arritja në Katmandu
Dita 2,3: formalitetet.
Dita 4: udhëtim për në Zangmu (kufiri Nepalo-Kinez).
Dita 5: udhëtim për në Nyalam
Dita 6: pushim aklimatizues në Nyalam.
Dita 7: udhëtim për në Tingri.
Dita 8: ditë pushimi për aklimatizim.
Dita 9: udhëtim për në Kampin Bazë (KB) të Everestit.
Dita 10: qëndrim në KB
Ditët 11-14: udhëtim për në Kampin Bazë të Përparuar (ABC)
Ditët 15-50: periudhë ngjitjesh.
Dita 51: kthim për në ABC.
Dita 52: udhëtim për në KB.
Dita 53: pastrim territori në KB.
Dita 54: udhëtim për në Nyalam
Dita 55: udhëtim për në Kathmandu.
Ditët 56, 57: ditë të lira në Kathmandu.
Dita 58: vajtje në aeroport për largim nga Nepali.

Një sfidë dhe një ëndërr!
Gjergji Bojaxhi, lindur në Tiranë më 28 mars 1974 dhe banues ne Tiranë. ثshtë diplomuar në filozofi dhe histori në shkencë dhe ka kryer Mastër në Mardhënie Ekonomike me Jashtë në John Hopkins University, USA. Nuk njihet vetëm për angazhimet e tij në politikë por dhe për pasionin e alpinizmit. Ka ngjitur me sukses malet Mont Blanc dhe Elbrus. Gjergji e konsideron një sfidë dhe një ëndërr ngjitjen në malin Everest. “E konsideroj ëndërr për vetë faktin se në 100 vjetorin e pavarsisë për herë të parë do të ngremë flamurin e Shqipërisë në Everest”. ثshtë përgatitur gradualisht dhe është i sigurtë se ditën që do të nisen do të jetë gati për të përballuar me sukses këtë sfidë. Gjithmonë i ka pëlqyer të ecë në natyrë. “Për mua është ndjesi e veccantë, e ccuditshme dhe njëkohësisht e këndshme. Më duket se jam rikthyer në rininë time. I jam përkushtuar tërsisht stërvitjes për një kohë të gjatë dhe besoj se ngjitja do të shkojë shumë mirë”, shprehet Gjergji.

Një ëndërr dhe aventurë!
Fation Plaku, lindur në Tiranë më 9 dhjetor 1975 dhe banues në Tiranë. ثshtë diplomuar në Shkenca Politiko-Administrative. Momentalisht punon me trupin e sigurisë dhe është shoqërues i ambasadorit të SHBA. Ka ngjitur me sukses malin Elbrus. Për Fationin ngjitja në malin e Everestit është një ëndërr dhe një aventurë. Ai i pëlqejnë shumë sfidat dhe kjo është sfida e tij e radhës. Gjithë paraditen është në stërvitje dhe mbasdite në punë, në shtëpi shkon në orën 23:00. Kjo ngjitje për të është edhe më e veçantë sepse do të realizohet në 100 vjetorin e pavarsisë. “Me zor po pres të fillojmë ngjitjen. Jam përgatitur”, shprehet Fationi. ثshtë përqëndruar vetëm tek Everesti dhe ka lënë pas dore të gjitha të tjerat. “Nuk kam kohë as për vete, shpesh herë shokët e mi ankohen, nuk kam kohë t’i takoj, vetëm një herë në javë. U kam premtuar se pasi të kthehem nga Everesti do t’u kushtoj më shumë kohë”.

Provë e jashtëzakonshme!
Gerti Pishtari, lindur në Tiranë me 17 shkurt 1987 dhe banues në Tiranë. Ka kryer Master Shkencor ne Ing. Telekomunikacioni. Momentalisht është bankier. Ka ngjitur me sukses malet Kilimanjaro dhe Elbrus. Për Gertin kjo është një provë e jashtëzakonshme, është si të bësh të mundur të pamundurën. “ثshtë realizimi i synimit, është shpërblimi i një kohe të gjatë stërvitjesh. ثshtë një dëshirë e madhe e cila po fillon të bëhet realitet.” I vjen keq që janë vetëm tre alpinistë që kanë siguruar biletat, “do doja të ishim një ekip prej 8 alpinistësh, shpresoj shumë që sinjalet pozitive që na kanë dhënë institucionet dhe premtimet e bëra të realizohen”. Për të emocioni më i veçantë do të jetë ngritja e flamurit shqiptar në majën më të lartë të botës Everestin./Shekulli
 
Pe: Gëzuar 100 vjetorin Shqipëri!

Suksese ekipit!!! :)
 
Titulli: Gëzuar 100 vjetorin Shqipëri!

Sa bukur, lumsi kta qe do e shijojne ....me kujton filmin vertical limit ....ngjitje shume e bukur, suksese....
Me beri pershtypje se ishte dhe nje 25 vjeçar, bravo per guximin .
Dhe ua plotesofte deshiren kryeministri tu japi fonde e te plotesohen si ekip, mbi te gjitha per 1OO vjetorin e pavarsise.
 
Titulli: Gëzuar 100 vjetorin Shqipëri!

Alpinistët shqiptarë gati për aventurën e ngjitjes së Everestit

Ekipi i alpinistëve të shoqatës sportive “Dajti Alpino Turistik” janë tashmë gati për të nisur “betejën” e tyre për të prekur “majën e botës” – pikën më të lartë të Himalajave, Everestin. Ekipi përbëhet nga 6 persona: Gerti Pishtari, Gjergj Bojaxhi, Fation Plaku, Erlin Rudho, Xhimi Begeja dhe Mateo Begeja.

Pak muaj më parë, ekipi i alpinistëve deklaruan se do të tentojnë të ngjisin majën më të lartë në botë, Everestin, për të vendosur atje flamurin shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Tashmë, pas një periudhë të gjatë seancash intensive përgatitore ekipi po bën përgatitjet e fundit përpara nisjes drejt Kathmandu, Nepal.

Gjatë muajve të fundit ekipi ka kryer stërvitje intensive duke realizuar ngjitje të vështira më disa lartësi të vendit përfshirë Malin e Korabit, Malin e Dajtit, Malin e Gramozit, Malin me Gropa, Llogaranë, Gjirin e Gramës, Shën Andrenë, Palasën, etj. malin e Korabit etj, për të pasur përgatitijen e duhur fizike për të përballuar vështirësitë e ngjitjes se Everestit, 8848 metra të lartë.

Ekipi i alpinistëve të guximshëm ka mbështetjen e dy sponsorve të fuqishëm, Vodafone Albania dhe Raiffeisen Bank
albeu.com
427023_261909047217971_251907581551451_619246_594474176_n.jpg

12191.jpg

12190.jpg

12189.jpg

12188.jpg

12187.jpg

12186.jpg

12185.jpg

12184.jpg

12183.jpg
 
Alpinistët shqiptarë në Everest, foto nga mbi 7000 m

52698.jpg

TIRANE - Vazhdon ekspedita e tre alpinistëve shqiptarë në Everest. Aktualisht ata ndodhen në një lartësi prej rreth 7100 metrash, siç tregon edhe kjo fotografi që Shqiptarja.com po publikon.

Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari po i ngjiten majës së lartë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, një iniciativë e sponsorizuar nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve.

Pritet që së shpejti ata të arrisin edhe majën e Everestit, duke kapur lartësinë prej 8848 metrash.

Shqiptarja
 

Attachments

  • 52698.jpg
    52698.jpg
    22.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

Kampi Avancuar - Advanced Based Camp ( ABC - 6,400m ) – Pergatiti Gjergj Bojaxhi

Nisja për ABC nga Kampi Ndërmjetëm u bë më datë 24 Prill. Distanca ishte 11 km dhe lartësia për tu ngjitur 700m. Rruga ishte më e bukur se më parë pasi këtu akullnaja ishte më dominuese. Rrugëtimin e nisi Gjergji me Fatjonin e më pas Gerti, Xhimi, Mateo e Erli. Nga trecereku i rrugës Gjergjit ju këputen pak këmbët dhe në ABC përfundoi Fatjoni, Gerti e më pas Gjergji, Xhimi, Mateo e Erli. Për të mos patur përsëri iluzione të kota për gjendjen tonë duhet të vë në dukje që jaket/lopët e ngarkesës përsëri arritën para nesh në ABC. Gjatë rrugës në një moment (ndër të shumtit) më ishte marrë fryma keq dhe ndalova për të pushuar. Duhet të kem qenë në rreth 6,000m lartësi. Pas pak vjen një segment i karavanit të ngarkesës me 4-5 jak dhe çobanin e tyre.

Ky zotëria i vockel tibetian ja kishte kërcitur një kënge lokale tip imitimi pavaroti sa unë nuk dija se çtë bëja më parë. Të vlerësoja të kënduarin që ishte me të vërtetë interesant apo të haja inat me këtë xhuxhmaxhuxh vendas që këndonte për shtatë palë qejfe gjatë kohës që unë mezi merrja fryme pas gjithë atyre muajve stervitje. Fatmirësisht e zgjidha duke nxjerrë kamerën dhe duke e inxhizuar. Më pas me vesh varur vazhdova rrugën e dhimbshme drejt ABC.
560368_315425545199654_251907581551451_754763_1004434042_n.jpg



Përpjekja e parë për aklimatizim në ABC

Qëndrimi i parë në ABC zgjati nga data 24 deri në 30 prill. 2-3 ditët e para ndenjëm në kamp pa lëvizur dhe më pas tentuam të ngjitemi në kampin 1 ose sic quhet nga vendasit “North Cool” (7,100m).
Mund ta them me plot gojën që me përjashtim të Gertit, i cili ishte në gjendje më normale, përpjekja e parë për aklimatizim e grupit në lartësinë 6,400 deri ne 7,100 m dështoi në mënyrë spektakolare. C'do ditë vihej re sasi e madhe ushqimi që mbetej, pasi anëtarët e grupit nuk kishin oreks. Mungesa e oreksit është një nga treguesit kryesorë që sistemi nuk është në rregull. Përpjekja për të shkuar në kampin 1 gjithashtu dështoi. Gerti u ngjit deri në lartësinë 6,800 m. Xhimi me Mateon deri në 6,700m.
Unë gjithashtu deri në 6,700 m por me shpirt ndër dhemb. Në atë moment mendoja se ishte dhimbje e zakonshme nga lodhja në mal por 2 ditë më vonë e kuptova që isha me të vërtetë keq dhe nuk ishte dhimbje lodhje.
Fatjoni dhe Erli u ngjitën deri në 6,600m. Si përfundim Tendi, kryesherpa, më datë 29 prill na dha urdhër që të nesërmen do të zbrisnim përsëri në kampin bazë pasi gjendja jonë ishte e tillë që nuk na jepte mundësi të përfitonim nga qëndrimi në lartësinë e ABC përkundrazi sa më shumë kalonte koha aq më shumë përkeqësohej gjendja e secilit.
Pamje nga kampi 1 drejt luginës poshtë
552822_314235051985370_251907581551451_751491_244350647_n.jpg

Më datë 30 prill rreth orës 11 am secili fillon zbritjen në BC. Rruga do të ishte 22 km e gjatë dhe niveli i zbritjes 1,400m. Secili do të zbriste sipas gjendjes shëndetësore dhe fizike. I fundit arrita unë në orën 10-të natës në gjendje rraskapitje të lartë me dhimbje në zonën e barkut. Fatmirësisht kuzhinieri i ekspeditës pati mirësinë të ecte me ngadalë me mua dhe më shoqëroi deri në BC. Në BC do qëndruam deri në datë 4 për rikuperim dhe më datë 5 u rinisëm përsëri për ABC.
 
Titulli: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

Të gjithë anëtarët e ekipit shqiptar të alpinistëve kanë mbërritur në majën e Everestit në datë 25 maj , në orën 7 am me orën lokale. Sic është cilësuar edhe nga kompania nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit.

Përshëndetje nga çatia e botës, Everest.
389354_323337017741840_251907581551451_775127_1013204972_n.jpg

542951_323337067741835_251907581551451_775128_1974904097_n.jpg

379212_323337107741831_251907581551451_775129_2014023332_n.jpg

545715_323337127741829_39104548_n.jpg

581246_323337164408492_251907581551451_775131_715456101_n.jpg

294903_323337194408489_1362532559_n.jpg
 
Titulli: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

Shqiptaret qe ngjiten malin Everest

Xhim Begeja Mateo Begeja
560714_318747821534093_251907581551451_763776_713282585_n.jpg


Gjergji Bojaxhi
532975_318747801534095_1763795279_n.jpg


Erlin Rudho
543354_318747718200770_251907581551451_763772_182998158_n.jpg


Fation Plaku
545953_318747734867435_251907581551451_763773_1048019485_n.jpg


Gerti Pishtari
577313_318747761534099_251907581551451_763774_518139173_n.jpg
 
Titulli: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

Bravo ju kam zili :(
 
Pe: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

ue sa gje e bukur
 
Titulli: Shqiptaret e pare ne Everest, fale mbeshtetjes se biznesit

Dje në mbrëmje, mbërriti në Aeroportin e Rinasit i gjithë grupi i alpinistëve, protagonistët që mundësuan dhuratën krenare për të gjithë shqiptarët në vitin e 100 të Pavarësisë së Shqipërisë. Ata u pritën nën një ceremoni speciale të nga dy alpinistët më të vjetër shqiptarë Andon Tapia dhe Tefta Zguro të cilët ju vendosën në kokë kurora simbolike me degë ulliri dhe vargje me lule – një simbolikë e sportit të alpinizmit.

556892_372940322767415_1075401070_n.jpg

562065_372940359434078_531462328_n.jpg

559968_372940389434075_2114354664_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 3 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 50.0%
Back
Top