Shqiponjat rrëzojnë parashutistin në Himalaje

Pamjet e pabesueshme të kapura nga kamera e vendosur në helmetë paraqesin momentin kur dy shqiponja sulmuan një parashutist mbi qiellin e Himalajeve, ndërsa njëra prej tyre mbeti e ngujuar në kabllot e parashutës, duke shkaktuar rrëzimin në tokë të zogut dhe parashutistit, shkruan gazeta britanike Telegraph.

Vladimir Tsar’kov ishte nisur me paraglajd mbi Himalaje në Indi kur dy zogjtë grabitqar e sulmuan, njëri fluturoi nën të, ndërsa tjetri vazhdoi fluturimin mbi parashutë dhe u ngatërrua në të.

Pasi parashuta i doli nga kontrolli, rusi 25 vjeçar nisi luftën për jetë duke u përpjekur të marr kontrollin e parashutës dhe të aterrojë i sigurt në tokë.

Për fat ky parashutist kishte shkathtësinë për ta ulur veten në një pjesë lëndine, edhe pse nuk i doli llogaritja tamam pasi ra në disa lisa dhe shkurre para se të përplasej në tokë. Pasi e mori veten dhe pa se shpëtoi gjallë, Tsar-Kov u mor me shqiponjën e ngujuar. Iu deshën gati 10 minuta për ta liruar zogun. Shqiponja pas lirimit fluturoi e pa lënduar.
kuriozitete.net

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top