Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Lix

Antar Aktiv
pema-gjuhes-shqipe.jpg
Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë.

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Shkencëtarë që bënë emër ne këtë drejtim përmenden:

Gotfrik Lajbnik (1646-1717) – ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman (1746-1778) – historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman – arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han (1811-1869) – austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop (1791-1867) – profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda – filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer (1850-1900) – profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder – një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.

Holder Pedersen (1867-1953) – danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli (1887-1942) – gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, atë e ftuan t’u mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi (1865-1927) – filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptar#235; nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:

– Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.

– Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

– Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

– Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva – theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:

Mikena – mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao – mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët – mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena – e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi – i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:

Zeus – Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.

Hera – Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis – mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.
Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.

Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar./shqip.info

Përgatitur nga Teuta Llalla

(Për këtë studim u shfrytëzuan libri “Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak “Shqiptarët’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia “Arvanitët dhe preardhja e grekëve” dhe “Gjuha e Zotit”; revista “Ekskluzive” botim i Prishtinës; libri “Iliada” i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare “Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italisë së Jugut’’)/shqip.info
 
Mikena – mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao – mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët – mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena – e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi – i pari që di, etj.


Po Agamenoni cfare kuptimi ka? Aga menoni. Mendoni qe ky eshte aga. Jo ky eshte MBRET.
SPARTA. Nuk pa dite te arta.
Pra ate e la mendja e mbreteria e tij nuk pa dite te arta. Ose Arta ishte shume large e nuk u pa.

Pra cdo qytet bregdetar eshte Marsej. Sepse ne cdo port merr e skell mall
Me kete llogjike e gjithe bota eshte Shqiptare
 
Redaktimi i fundit:
Mikena – mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao – mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët – mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena – e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi – i pari që di, etj.


Po Agamenoni cfare kuptimi ka? Aga menoni. Mendoni qe ky eshte aga. Jo ky eshte MBRET.
SPARTA. Nuk pa dite te arta.
Pra ate e la mendja e mbreteria e tij nuk pa dite te arta. Ose Arta ishte shume large e nuk u pa.

Pra cdo qytet bregdetar eshte Marsej. Sepse ne cdo port merr e skell mall
Me kete llogjike e gjithe bota eshte Shqiptare
Amerike eshte ha merr dhe ik. So, eat it, take it and get the fuck out of here lool :p:sleep:
 
Kena bo turkun vlla e i kena marr fen crendsi ka tashi origjina e gjuhes tone kur ka 400 vjet qe jeni pajtu me ndryshimin rrenjesor te shqiptarit? kulturen ta jep tradita E sot per tradit lutna nfen e artyne qe na vun kamen n'fyt 500 vjet.
 
I ke te shkruara edhe ne postimin tim te plot. Faleminderit ?
Deshira dhe te qenit jane ndryshe.

Mendon se gjuha dhe fjalet jane si akrepat e ores? Ku mbas nje fare kohe akrepat shkojne prape te te njejtet numer, mendon se fjalet jane njesoj? Nje cikel kohor kur fjale perpara mijra vjetesh mund te kuptohen fare lehte nga Shqipja e sotme? Si i bie tani qe i biem te kuptojme me lehte gjuhen e lashte Shqiptare, dhe gjuha Shqipe ne mesjete te na duken me e veshtire?

Gjuha Shqipe ka humbur shume fjale vendase dhe ka huazuar shume fjale te huaja, dhe emrat e permendur me lart mund te kene rrjedh vertet nga gjuha e lasht Shqipe por sbesoj se kjo menyre perdoret nga ata qe studiojn gjuhet per te percaktuar cila fjal i perket ciles gjuhe.



Po Spanja? Nuk pa nje?
Po kina? A kina a skina?
 
Deshira dhe te qenit jane ndryshe.

Mendon se gjuha dhe fjalet jane si akrepat e ores? Ku mbas nje fare kohe akrepat shkojne prape te te njejtet numer, mendon se fjalet jane njesoj? Nje cikel kohor kur fjale perpara mijra vjetesh mund te kuptohen fare lehte nga Shqipja e sotme? Si i bie tani qe i biem te kuptojme me lehte gjuhen e lashte Shqiptare, dhe gjuha Shqipe ne mesjete te na duken me e veshtire?

Gjuha Shqipe ka humbur shume fjale vendase dhe ka huazuar shume fjale te huaja, dhe emrat e permendur me lart mund te kene rrjedh vertet nga gjuha e lasht Shqipe por sbesoj se kjo menyre perdoret nga ata qe studiojn gjuhet per te percaktuar cila fjal i perket ciles gjuhe.



Po Spanja? Nuk pa nje?
Po kina? A kina a skina?
ZotriaJuaj e ke gabim asgje nuk eshte rastesi nuk 1000 her rastesi eshte Gjuja Shqipe qe i zberthen Gjuhet e tjera :)
 
ZotriaJuaj e ke gabim asgje nuk eshte rastesi nuk 1000 her rastesi eshte Gjuja Shqipe qe i zberthen Gjuhet e tjera :)
Atehere ju flisni shume gjuhe te tjera, te gjitha gjuhet e familjes indo-europiane qe jeni kaq te bindur sa nga te gjitha ato gjuhe vetem gjuha jon mund te zberthej gjuhet e tjera?


Apo vete ata qe studiojne gjuhen kane thene qe vetem gjuha Shqipe zberthen gjuhet e tjera?


Nje fjale mund te kete kuptime ne disa gjuhe, por kjo nuk nenkupton qe ajo gjuhe rrjedh nga shume gjuhe te ndryshme.

Nese Afrike eshte vend i frikshem
Po Azia cfare eshte, vend i te zinjve, vend i erret i minjve apo vendi ku mbahet zi?
Azia - a je i zi a
Azia - a ne zi a
 
Shum veta vdesin injorant pa asnje liber te lexuar kshu qe ka plot qe mendojn si ty gjith te mirat :D
Ka qe lexojn plot e ja fusin nje kot te plote.
Ke pa shkollle e te ditur, te zgjuar, pervoj jete

Ke me shkolle e prape budallenj, trapa. Trapa me masters


Pra ke lloj lloj.
 
Shum veta vdesin injorant pa asnje liber te lexuar kshu qe ka plot qe mendojn si ty gjith te mirat :D
Ja, pershembull cfare ke lexuar ti?

Si fillim, na sill ca fjale nga gjuha pellazgjishte!
Te shohim evoluimin ne ilirishte.
 
Kjo bised me kujton dicka qe kishte bere historiania qesharake Elena Kocaqi. Ajo botoi nje liber me titull "Shqipja çelsi i gjuhëve indoevropiane". Kjo "gjuhetare", qe hedh teza absurde ne botimet e saj, kishte bere gabim drejtshkrimi edhe ne titullin e librit (fjala 'çeles' ishte shkruar gabim). lool
 
Te interesuarit mbi temat e historise se Shqiperise duhet te lexojn akademik te besueshem, jo portale anonime dhe autore absurde si Elena Kocaqi. Ju rekomandoj:
- Eqrem Cabej (K.F. e cileson si gjuhetar/shkencetar te kalibrit boteror)
- Shaban Demiraj (gjuhetar)
- Kristo Frasheri (historian)
- Frano Prendi (arkeolog)
- Pellumb Xhufi (historian)

p.s. dini gje nga eshte Elena Kocaqi? Sepse si emri ashtu edhe mbiemri tingellojn si greke.
 
Te interesuarit mbi temat e historise se Shqiperise duhet te lexojn akademik te besueshem, jo portale anonime dhe autore absurde si Elena Kocaqi. Ju rekomandoj:
- Eqrem Cabej (K.F. e cileson si gjuhetar/shkencetar te kalibrit boteror)
- Shaban Demiraj (gjuhetar)
- Kristo Frasheri (historian)
- Frano Prendi (arkeolog)
- Pellumb Xhufi (historian)

p.s. dini gje nga eshte Elena Kocaqi? Sepse si emri ashtu edhe mbiemri tingellojn si greke.
Por nuk domethene qe eshte greke. Ne shqiperi ke soj soj emrash por edhe mbiemrash.


Elena nuk eshte greke
E lena, e kane lene mbrapa :D
 
E lena e ju lenshin ment
Teze=turqisht
Halle=turqisht
E me flitni per lashtesi qe dhe gjuhen e shkruar faktive qe kjo gje merret parasysh e kemi ne 1462 pasi nga libri i gjon buzukut ska shkrime vec kan met gojdhena
Lashtesi leshi skemi asigjo prej gjoje asi tradit asigjo hic na lini rehat ju albanologet tbojm qejf tshijojm kto 300 vjet jete qe na kan mbet e tshofim naj shale
 
Hahahaha Ckeni more se e keni autoren e shkrimit aty nuk i shkrujta une ato pastaj mir flasin per Shqipen nuk po flasin kundra Shqipes! Pastaj pse greket nuk e kan historin te gjith mitologji pastaj ku ka grek 200 vjet ka si shtet qe e beri kisha!
Edhe une per mendimin tim mendoj dicka qe ne kete Gadishull eshte folur Pellazgishte kan fol greket, maqedonsit , iliret po Shqiptaret e rujten traditen dhe gjuhen kaq kisha Faleminderit per mirkuptimin keto shkrime i kam hedh per ti lexuar dikush edhe ai qe i lexon ja jep vet konkluzjonin!
 
@Frank lool i kam qef ti lexoj por pertoj te shkruaj me drejtshkrim me pik dhe presje tani!Gjith te mirat miku im!I Mirprisni antaret nuk eshte e mire kjo sjelle e till:)
 
@Frank po mire pse e pe emrin tim posht aty ke ndonje artikull ose postim? Qe i kisha bo une ekspertin e historis une i postova se pash qe nuk i kish fut njeri nqs se nuk te duken te arsyeshme fshiji pastaj skam pse perballem me ty ose ti me mua per analiza historike se as une as ti sjemi i kesaj fushe gjith te mirat :) ''mik''
 
Te interesuarit mbi temat e historise se Shqiperise duhet te lexojn akademik te besueshem, jo portale anonime dhe autore absurde si Elena Kocaqi. Ju rekomandoj:
- Eqrem Cabej (K.F. e cileson si gjuhetar/shkencetar te kalibrit boteror)
- Shaban Demiraj (gjuhetar)
- Kristo Frasheri (historian)
- Frano Prendi (arkeolog)
- Pellumb Xhufi (historian)

p.s. dini gje nga eshte Elena Kocaqi? Sepse si emri ashtu edhe mbiemri tingellojn si greke.
isha dakord me ty deri para fjalise se fundit. Nuk je i detyruar te lexosh nje liber kur nuk te pelqen. Titulli dhe cdo gje tjeter eshte e drejte e autorit. Dora qe beri kopertinen nuk ishte e saja dhe nga nje gabim milimetrik mund te kete kaluar ne nje gabim trashanik. Nga ana tjeter nuk te lejohet te osepse ne nuk e pelqejme kur te tjeret na diskriminojne apo jo? Me falni qe nuk po eci me biseden e perditesuar
 
Franku ka qe ne 2003 ne kto ujra, ruaji per ndonje tjeter provokimet dhe ironine.
Edhe njehere, forum te mbare Lix-o.
Mezi pres nje analize te thelle per ngjarjet historike te cilat i ke shpalosur, ama qe te kene firmen tende se kshu copy-paste kemi Legjenden dhe se nderrojme me asnje.
?
ne ujerat e gjuhesise/letersise apo forumit?
 
Jam me laptop dhe nuk mund te vendoset ne menyre automatike shkronja e madhe, per me teper po me dhembin shume syte sepse kam pare shume episode te nje seriali sot dhe kam dy dite qe nuk fle mire si pasoje e tij. Me nevojitet dikush qe te me thote lere per neser
 
isha dakord me ty deri para fjalise se fundit. Nuk je i detyruar te lexosh nje liber kur nuk te pelqen.

Ti mund te kritikosh opinionin tim, ndersa une s'mundem t'a bej me ato te Kocaqit?!

Titulli dhe cdo gje tjeter eshte e drejte e autorit. Dora qe beri kopertinen nuk ishte e saja dhe nga nje gabim milimetrik mund te kete kaluar ne nje gabim trashanik.

Ndoshta do e falja kete gabimin "milimetrik" sikur permbajtja e botimeve te saj te kishte baza dhe logjik te shendosh. Por kur permbajtja eshte skandaloze, atehere ironia ime eshte mese e justifikuar.

Nga ana tjeter nuk te lejohet te osepse ne nuk e pelqejme kur te tjeret na diskriminojne apo jo?

Nuk bazohem thjesht ne etnine e saj te mundshme... Mos u nxito duke supozuar diskriminim etnik. Fakti qe une s'po shprehem me thelle s'do te thote se s'kam informacion per te justifikuar qendrimin qe po mbaj.
 
Lashtesi leshi skemi asigjo prej gjoje asi tradit asigjo

Nese e ke fjalen per gjuhen tone ne lashtesi, atehere eshte e vertet qe s'kemi burime te mjaftueshme sepse iliret dhe epirotet nuk e shkruanin gjuhen amtare. Por ashtu ishin te gjitha kombet e Europes, me perjashtim te grekeve dhe romakeve.

Nese e ke fjalen per historine ne pergjithesi, gabohesh nese mendon se s'kemi me cfare te krenohemi! Kemi derrmuar ushtrite me te fuqishme te kohes nen udheheqjen e Pirros se Epirit. Shembuj fitoresh nga mbreti Pirro:
- Mposhti 2 ushtri romake ne Itali, ku kishim me pak ushtar se kundershtaret. Vetem Hanibali i Kartagjenes ka arritur sukses te ngjashem kunder romakeve.
- Mposhti Spartanet legjendar.
- Mposhti Maqedonet, te cilet kishin sistem ushtarak te shkelqyer.
- Mposhti ushtri kelte qe terrorizoi gjithe rajonin.

Kur Pirro shkoi ne Sicili, Kartagjenasit kishin frike t'i dilnin ne fushe beteje.

Jo me kot Skenderbeu mburrej me Pirron dhe me epirotet e lashte! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top