Shqipëri, çou dhe voto

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëri, çou dhe voto
Shqiperi_cou_dhe_voto.jpgMë 28 qershor 2009, Shqipëria voton për një parlament dhe kryeministër të ri që më vonë do të zgjedh edhe një president të ri të vendit.

Tash e 30 ditë, Shqipëria është në zgjedhje zyrtare. Tash e 30 ditë patëm mundësi të shohim debate e debate të njëpasnjëshme e të përditshme televizive dhe të shkruara nëpër media. Tash e 30 ditë patëm rastin të mësojmë shumëçka e gjithçka nga Shqipëria. ثshtë mëkat pse Kosova nuk e merr model politikën qeverisëse të Shqipërisë. Jo vetëm të politikës, por edhe të medieve, biznesit, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha të tjerave. ثshtë mëkat pse asnjë qeveri e Kosovës nuk u interesua që të mësoj nga Shqipëria, asgjë.

Në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri në vitin 2005, isha atje gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Fitorja atëherë e Partisë Demokratike (PD) kundrejt Partisë Socialiste (PS) ishte e pritshme. Për dy arsye themelore. E para, sepse e majta, pas tetë vjet qeverisje, nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët për ndryshimin e qasjes dhe të politikave për një qeverisje Evropiane të vendit dhe, e dyta, ishin mediet që dukej se ishin lodhur me qeverisjen socialiste për tetë vjet rresht.

Ndërrimi u arrit. Partia Demokratike, në krye me Sali Berishën, u vendos në pushtet. Qytetarët e Shqipërisë, përveç shumë pritjeve që kishin nga kjo qeveri e re, nga ky pushtet i ri, prisnin edhe zëvendësimin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (të cilit as atëherë e as sot nuk ia mësova emrin). Për të, thuhej që ishte zhytur në korrupsion. Aq sa di unë, i njëjti emër vazhdon të jetë edhe sot, pas katër vjetësh, në të njëjtën pozitë duke bërë të njëjtën punë.

Më këtë, nuk dua të them që në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë për katër vjet. Larg qoftë. Dua të them që secili projekt që kishte nisur para vitit 2005 (në kohën e pushtetit socialist), Sali Berisha e ekzekutonte pa asnjë pengesë, pa asnjë fjalë. Duke filluar prej ndërtimit të spitaleve, ndërtimit të shkollave, ndërtimit të rrugëve, etj. Për vete, aq sa e mbaj mend, njëra ndër rrugët që cilësohej me strategji kombëtare, rruga Tiranë – Krujë, e nisur në fillim të vitit 2005 dhe e lënë me zhavorr nga socialistët, do të përfundoj diku në muajin maj të vitit 2009 nga demokratët. E njëjta ka ndodhur edhe për shumicën e projekteve.

Ajo çfarë pritet pas 28 qershorit të vitit 2009 është se edhe socialistët (nëse i fitojnë këto zgjedhje) do të vazhdojnë të gjitha punët aty ku do t’i lënë demokratët. Natyrisht, deri në fund të vitit 2012 do të ketë edhe projekte e ndërtime të reja në punësim, shëndetësi, arsim, rrugë, strehim, rroga, etj., etj. Dua të them, rruga Durrës-Morinë, por edhe anëtarësimi në NATO, kishin filluar gjatë pushtetit socialist. ثshtë faktori kohë (balancimi i pushtetit) ajo që ka bërë që të gjejë demokratët në pushtet në kohën kur Shqipëria do të anëtarësohet në NATO ose do të afrojë përfundimin e rrugës Durrës-Morinë. Ky është rezonimi politik: nuk ka rëndësi se kush është në pushtet përderisa punët kryhen. Dua të them, korrupsioni jo që nuk u mund, por as që u tentua të luftohet gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Përveç tjerash dhe të rejash, Shqipëria voton me 28 qershor me një sistem të ri zgjedhor. “Koalicioni” PD-PS solli, mes shumë ndryshimeve pozitive për Shqipërinë, edhe një sistem të ri zgjedhor.

Përkundër vështirësive ekonomike e shoqërore, unë e dua Shqipërinë sepse, në krahasim me Kosovën time, ajo nuk rri në një vend, ajo nuk frikohet nga ndryshimi, ajo nuk frikohet nga pasqyra.

Sido që të jetë, njëra ndër fushat që më bën krenar të ndihem shqiptar janë mediet e Shqipërisë, është gazetaria atje. Gazetaria në Shqipëri ka arritur pikën kulmore të profesionalizmit në kuadër botëror. Mediet shqiptare e kanë tejkaluar çdo shtet të mundshëm botëror në fushën e gazetarisë, edhe SHBA-të. Ajo çfarë publiku kosovarë sheh në këto zgjedhje në Shqipëri është, do ta quaja, diçka e paperceptueshme, sepse mendja e kosovarit nuk funksionon si duhet andaj çdo përparim ka tendencë ta quaj regres ose prapambeturi.

ثshtë gazetaria e televizioneve dhe e gazetave tona ajo qe gjithmonë e ka shkatërruar, po e shkatërron dhe do ta shkatërrojë shoqërinë kosovare. Për ilustrim, vetëm shikojeni debatin e fundit pozitë-opozitë. Në vend që ky debat të vlerësohet nga gazetaria, ajo shkon dhe e mbulon. Gazetarët tanë ende s'e kuptuan se debati, me argumente, ilustrime e shembuj konkret, është qenësia e demokracisë. Për fund, ashtu sikurse Sali Berisha, po me dhimbset Edi Rama sepse do të hjek keq me neve, kosovarëve.

Skënder Limani /ina
 
nuk ka kryeminister te ri,,

do jete ky aktuali,,

gjithashtu dhe presidenti.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top