Shpresa,iluzione, Monologji....

WxP

Staf në FV.AL
krutonja
02-07-2006, 00:20



BASHKEBISEDIM ME MIKUN QE HELMI I BARDHE E MORI, DHE THIRRJE DERGUAR NJEREZVE
Ca tinguj kitare. I ndjej, i dua. Me bejne te largohem paksa nga ceshtja qe ka filluar te me mundoje prej kohesh. Edhe ti qe helmin e bardhe perdore…edhe ti ke nevoje per te.
Ky eshte celesi I jetes sime ne toke, qe ta veme ne gare me jeten lart. S’e gjej ketu, jam zhgenjyer shpesh, kam dhene shume e marre pak, e me ne fund jam dorezuar. Kam pasur momente ne te cilat jam stepur, se zemra me eshte lodhur. Dua te me shperblejne ose te me kopjojne. Ti vete, fal dashuri? Pyeteni veten o njerez dhe me vepra me tregoni. Dashurine fail te semurit, te deshtuarit e te varfrit, e neser s’do te jete keshtu…
S’do e shohesh me boten te zbrazet e pakuptim, do e duash me shume jeten e do ngjallesh tek te tjeret te njejten ndjenje. Kam shkruar e kam shkruar, s’kam lene vend pa e kerkuar, por ende s’me eshte shfaqur. E pres kete ndryshim ne bote, e shpresoj. Keshtu do mund te bejme parajsen ketu e te mos e kerkojme sa me shpejt atje tej. “Te duash”. Kete duhet te besh o njeri. Kete fjale duhet te skalisesh ne mendjen dhe ne zemren tende dhe, atehere….s’do vdesesh kurre!


krutonja02-07-2006, 00:22



KUSH KA NEVOJE PER DASHURI?
E permend shpesh. E ndiej qe me mungon. Dikush qe me degjon me hedh nje veshtrim paksa te cuditshem dhe e shoqeron me nje te qeshur prej njeriu te sapo dale nga cmendina. Eshte paksa heret dhe mbase s’me eshte dhene mundesia te provoj a me mbushet thesi qe kam ne zemer apo jo? E ndiej, te tere jane te zhgenjyer. Edhe ti kerkon pak buzeqeshje, pak humor ne nje cast te veshtire, e pra u beme dy. Nje sepate e madhe vertitet rreth botes dhe kryet e saj nuk duket kund. Here- here mbytem ne trishtim dhe s’kerkoj, me duket sikur me pelqen te mbetem ashtu. S’besoj, por jam lodhur se kerkuari. A e dini? Me jane ofruar caste gezimi te zakonshme por jot e vecanta. Se shoh kund. Me ka humbur. E shoh qe ajo s’eshte as rreth meje, keshtu qe tek une s’do jete qe s’do jete. Cdo dite qe kalon e kupton qe po zbehet, po zhduket. Njerez indiferente qe dimer i japin jetes. Ty qe kafshaten kerkon, qe semundjen kujton, qe tradhetine vuan, qe humbjen mundohesh te sfidosh, ty te duhet. I duhet kujtdo e keshtu do ndjehet me e sigurt per neser….


krutonja
04-10-2006, 22:23



Jam ne distance, e te dua pa pengesa, per tu kthyer serish nje dite….

Bora e bardhe qe ka rene gjate shekujve, te ka lene ne harrese dhe s’te le qe te ecesh perpara. Asnje nuk ta jep doren qe te ngrihesh, por te shohin me perbuzje teksa kalojne boren me tradheti. Te zhgenjyer, shume te zhgenjyer ishim ne, saqe…nuk te ndihmuam, por vershuam neper te tjera rruge, te tjera qytete, te tjera shtepi.
Sot,te penduar. Te penduar qe nuk te ndenjem prane atehere kur ti kishe nevoje, qe s’luftam per ty ne kohen e duhur. Nuk e kuptuam se tradhetaret e vertete ishin ata, te korruptuarit, ata dhe jo ti. Sot jam ne distance dhe te dua pa pengese, qe te kthehem serish ne gjirin tend, atdheu im i dashur. Me djeg malli te shoh vendin tim, fushat, malet, te thith ajrin tend te paster. Te shoh vetem ne enderr. Por sa zgjat endrra? Vetem tre sekonda. A thua valle kenaqem duke te te pare vetem tre sekonda ne 24 ore? Kurrsesi jo.
Nganjehere, kur jam e trishtuar dhe e vetmuar, dua qe endrra te zgjase perjetesisht. Nuk dua qe te kthehem perseri ne nje qytet mizor larg teje, ku jam vetem nje njeri anonim. Anonimatin nuk dua ta ler qe te zgjase vecse. Do te perpiqem qe te krijoj identitetin tim unik, por ne te njejten kohe me tipare karakteristike te bukura shqiptare, qe ta mesojne edhe njerezit e ketij vendi, se cilet jane shqiptaret e vertete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top