Shorti për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror 2014

Ylli-1

Etnoshqiptar
Spanja ndaj Holandës, Italia kundër Anglisë, Portugalia sfidon Gjermaninë.

Publikuar: 18:17 / 6.12.2013

spanja-ndaj-holand-euml-s-italia-kund-euml-r-anglis-euml-portugalia-sfidon-gjermanin-euml_hd.jpg


Shorti për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror 2014 ka sjellë përballje mjaft interesante sidomos të përfaqësueseve që vijnë nga Evropa.
Përballja hapëse e turneut do të jetë në mes të nikoqirit, Brazilit dhe Kroacisë, kombëtare këto që janë pjesë e Grupit A, ku gjenden edhe Meksika dhe Kameruni.

Kampioni në fuqi, Spanja, do të ketë punë me Holandën, Kilin dhe Australinë në Grupin B.

Njëri nga grupet e forta është Grupi D, ku për fazat e mëtutjeshme të turneut të madh do të luftojnë Italia, Anglia, Uruguai dhe Kosta Rika.

Portugalia e Cristiano Ronaldos do të ketë punë me Gjermaninë, Ganën dhe SHBA-të që e përbëjnë Grupin G.

Argjentina e Lionel Messit ka një grup relativisht të lehtë, Grupi F, ku do të luajë përballë Bosnje e Hercegovinës, Iranit dhe Nigerisë.

Zvicra, të cilën do ta përfaqësojnë disa lojtarë shqiptarë, si kundërshtar më të fortë e ka Francën, ndërsa në Grupin E bëjnë pjesë edhe Ekuadori dhe Hondurasi.


--------------------------------------------------------------------------------

Grupi A
Brazili
Kroacia
Meksika
Kameruni

Grupi B
Spanja
Holanda
Kili
Australia

Grupi C
Kolumbia
Greqia
Bregu i Fildishtë
Japonia

Grupi D
Uruguai
Kosta Rika
Anglia
Italia

Grupi E
Zvicra
Ekuadori
Franca
Honduras

Grupi F
Argjentina
Bosnja e Hercegovina
Irani
Nigeria

Grupi G
Gjermania
Portugalia
Gana
SHBA

Grupi H
Belgjika
Algjeria
Rusia
Koreja e Jugut


--------------------------------------------------------------------------------

/Telegrafi/

Fotografia: AP
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shorti për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror 2014

‘KB 2014’, kush përfitoi e kush humbi nga shorti

Publikuar: 21:11 / 6.12.2013

lsquo-kb-2014-rsquo-kush-p-euml-rfitoi-e-kush-humbi-nga-shorti_hd.jpg


Pas tërheqjes së shortit për fazën grupore të Kampionatit të ardhshëm Botëror, disa përfaqësuese festuan për fatin e tyre të mirë, ndërkohë që disa të tjera padyshim se nuk janë të kënaqura me caktimet nëpër grupet e tyre.

Në turneun ‘Brazili 2014’ që zhvillohet nga 12 qershori deri më 13 korrik të vitit të ardhshëm, do të marrin pjesë 32 kombëtare të ndara në tetë grupe dhe tashmë dihet se kush kundër kujt do të luajë në kërkim të pikëve të nevojshme për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

shortbra.jpg

Fituesit

Franca
Les Bleus morën vizën për Kampionatin Botëror në momentet e fundit pas triumfit me rezultat të përgjithshëm prej 3-2 në ‘play-off’ kundër Ukrainës, ndërsa janë caktuar në një grup të cilin mund ta kalojnë me lehtësi. Krahas Francës, në Grupin E janë Zvicra, Ekuadori dhe Hondurasi. Trekolorët do ta fillojnë turneun kundër Hondurasit, pastaj do të luajnë ndaj Zvicrës dhe fazën grupore e mbyllin me Ekuadorin. Fati i tyre nuk përfundon këtu, pasi që me Grupin F relativisht të dobët (përveç Argjentinës që pritet ta zë vendin e parë), Franca mund të luajë kundër Bosnje e Hercegovinës ose Nigerisë në 1/8 e finales.

Argjentina
Kombëtarja e Lionel Messit bën pjesë në Grupin F dhe ka për kundërshtarë Bosnje e Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë. Nëse shikohen emrat e këtyre përfaqësueseve, atëherë që tani mund të konkludojmë se Argjentina do ta zë vendin e parë në grup dhe të shikojmë se kush do të jetë kundërshtari i radhës. Meqenëse gjasat janë që Franca të përfundojë e para në Grupin E, atëherë Zvicra, Ekuadori ose Hondurasi do të jetë kundërshtari i radhës dhe që tani Argjentinën e shohim në çerekfinale.

Bregu i Fildishtë
Grupi C është një grup i lehtë për kombëtaren e Didier Drogbas që pritet ta kalojë pa probleme nëse kemi parasysh kundërshtarët, si Kolumbia, Greqia dhe Japonia. Megjithatë, në fazën e ardhshme kanë përballje të vështirë, pasi mund të luajnë ndaj Italisë, Uruguait apo Anglisë (që bëjnë pjesë në Grupin D).

Belgjika
Caktimi i kësaj kombëtareje si kryesore në grupin e vet ishte pjesë e kritikave të mëdha ndaj FIFA-s që është bazuar në renditjet e muajve të fundit. Në këtë mënyrë, Belgjika mund ta kalojë me lehtësi Grupin H, sepse kundërshtarët e saj janë Algjeria, Rusia dhe Koreja e Jugut. E njëjta vlen edhe për Rusinë e Fabio Capellos, që është një nga favoritët në këtë grup.

blatshorti.jpg

Humbësit

FIFA
Vendimi që përcaktimi i udhëheqësve të grupeve të bëhej sipas renditjes në rangimet e muajve të fundit, ka bërë që disa përfaqësuese të mëdha të vihen përballë njëra-tjetrës dhe në këtë mënyrë disa prej tyre mund të eliminohen që në fazën grupore. Nga ana tjetër, disa të tjera (që ndoshta nuk e meritojnë) mund të vazhdojnë tutje. Spanja, Holanda dhe Kili janë caktuar bashkë (në Grupin B), ndërsa ndonjëra prej tyre më pas do të luajë kundër Brazilit. Po ashtu, Italia, Uruguai apo Anglia (Grupi D), një prej tyre do të eliminohet që në fazën grupore. Në Grupin G do të kmi përballje të Gjermanisë, Portugalisë, SHBA-ve dhe Ganës. Ndërkohë që, siç treguam, Franca është në grupin e Zvicrës dhe ka kundërshtarë të lehtë. Po ashtu, Grupi H (Belgjika, Algjeria, Rusia dhe Koreja e Jugut) do të nxjerrë dy përfaqësuese në fazat e eliminimit direkt që janë në nivel shumë më të ulët se emrat që mund të eliminohen.

Kili
Kjo përfaqësuese konsiderohet një nga humbësit pas shortit, sepse është caktuar në të njëjtin grup me Spanjën dhe Holandën. Padyshim që kampioni në fuqi dhe Holanda janë favoritë për ta kaluar Grupin B, ashtu që Kili pritet të përshëndetet nga turneu në fazat e hershme të tij.

anglishort.jpg

Anglia
Tre Luanët duhet të tregohen më të fortë se Uruguai dhe Italia për ta kaluar Grupin D. Bastvënësit e shohin Anglinë jashtë Kampionatit Botëror që pas përfundimit të fazës grupore.

/Telegrafi/

Fotografia: AP/Reuters
 

Attachments

  • shortbra.jpg
    shortbra.jpg
    139.9 KB · Shikime: 0
  • blatshorti.jpg
    blatshorti.jpg
    97 KB · Shikime: 0
  • anglishort.jpg
    anglishort.jpg
    85.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top