Shndërrimi i Sinead O’Connor

eGo0sTyle

System Engineer
sinead-13-300x264.jpg


sinead2-232x300.jpg


nothing-compares-to-you1-300x230.jpg


E vështirë të besohet, por kjo është gruaja që kishte deklaruar vite më parë se nuk do ta shihnim kurrë me kokën plot flokë.

Ylli i këngës “Nothing compares 2 U”, Sinead O’Connor, e cila mbahet mend si një femër e bukur me kokën tullace, ishte e vështirë të njihej gjatë performancës së saj në Manchester International Festival Pavilion Theatre të premten e shkuar.

Me disa kile më tepër, zbathur dhe me një kostum blu, ajo kënaqi të pranishmit me zërin e saj që kishte mbetur i njëjti, por pamja ishte krejt tjetër.

Këngëtarja me famë botërore në vitet 1980-1990 gjatë gjithë karrierës së saj ka mbajtur flokë shumë të shkurtër, madje edhe ka këmbëngulur se do të vazhdonte ta rruante kokën deri në pleqëri. “Nuk jam vetja ime nëse nuk i rruaj flokët dhe do ta bëj këtë edhe kur të jem një zonjë në moshë”, pati thënë Sinead.

Fama e saj arriti kulmin në vitin 1990, kur publikoi këngën e Prince “Nothing compares 2 U”, e cila shoqërohej me videon ku këngëtarja shfaqej tullace.

Klipi i këngës fitoi çmimin Best Video në MTV Video Music Awards, dhe Sinead u bë femra e parë fituese në këtë kategori.


Sinead O'Conor në videon e këngës "Nothing compares 2 U"

Ajo është gjithashtu një kritike e hapur e Vatikanit dhe 20 vjet më parë ka grisur foton e Papa Gjon Palit II në një emision televiziv direkt.


Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top