Shkupi 2014 dhe Peja 2011

Ado

FISEBILIL-LAH
‘‘Historia nuk ndërtohet me lapidar, por bëhet nga veprat konkrete, që shihen,preken dhe ndihen në zemrat e popullit. Heronjtë nuk janë prej bronzi ata janë prej ari, ndërtohen nga dhe në shpirtin e popullit. Lapidarët janë vetëm tualet të shpendëve dhe të njerëzve të natës’’



Hiç më ndryshe se maqedonasi, një popull i shpifur,miks i gjithë mbeturinave sllave, që përpiqen të ndërtojnë histori në mungesë të saj, të tillë po tregohen edhe një grup fundamentalistësh të krishterë në Kosovë. Kisha katolike nuk e kreu misionin e saj gjatë historisë, ku siç dihet nga dokumentet e Vatikanit është treguar që shumë katolik nga Kosova, kaluan në fenë ortodokse dhe u bënë serb, dëmet e secilës po i vuajmë tani kur gjysma e territorit në zemër të Kosovës është në pronësi të Kishës Ortodokse Sllave – konkretisht serbeve. (shih... .’ – Ciaro Cianelli documenti innediti sullo stato di alcune comunita catoliche dekka Serbia mdidile, 1578, voll II, Roma, 1953.)



Duke e ndjerë fajtore për neglizhencën dhe prapambeturin shumë shekullore, ajo tani përpiqet që të na imponohet si kontribuuese e madhe e kombit.



Projektet e saj iluzionistësh, megalomane dhe të sëmura (si ajo për kthim në identitet) është përpjekur të i realizoj përmes një partie të madhe kosovare e cila deri vonë ishte e gjithë popullit tonë gjersa hyri këtyre ujërave të ndotura. Këta individ fundamentalist klasik u trimëruan (si fëmijët e vegjël në prezencë të prindërve) , kur Kosovën e vërshuan ndërkombëtarët. Këtu u panë dy gjëra, gjersa myslimanët kurrë si kishin parë ndryshe të katolikët pos si vëllezër, ata e dëshmuan se sa vëllezër janë kur u vjen rasti duke provokuar e ofenduar në mënyrë më banale myslimanët e Kosovës. Ttjetër gjë, faktori ndërkombëtar erdhi në Kosovë jo për katolikët por për gjithë popullin e Kosovës dhe zyrtarisht asnjëherë populli i Kosovës nuk është ndjerë keq apo i lënduar nga ata. Thjeshtë gëzimi dhe trimëria e fundamentalistëve katolik për shkak të prezencës së ndërkombëtareve ishte një veprim fëmijëror i fëmijëve me karakter të dobët dhe me psikologji të pazhvilluar .



Gjersa me projektin ‘Shkupi 2014’ një grumbull statujash të ikonave ortodokse maqedonase, mes tjerash është edhe kisha në qendër të Shkupit, për veç asaj problematikës në Kalanë Ilire, projekte të tilla po paraqet edhe kisha katolike e Kosovës, filluar me Katedralen Politike të përmasave gjigante, imponimet kulturore të figurave më të diskutueshme, deri tek statujat dhe ikonat e ‘Shën Terezës’ e cila në Kosovë jo për faj të saj por për faj të keqpërdorimit politik dhe kulturor të Kishës Katolike në Kosovë, ajo është bërë simbol i armiqësisë dhe provokimit të shumicës absolute qytetare.



Në shoqërinë pluraliste myslimane, ekzistojnë shumica e mendimeve islame të bazuara në fenë dhe bazat e fesë. Brenda komunitetit mysliman ka demokraci të brendshme, ka autokritika për vetveten tonë, vërejtje ndaj njëri tjetrit nëse dikush nga besimtarët mysliman kalon në skajshmëri, por kjo nuk ndodh në Kishën Katolike të Kosovës, aty ka vetëm një vijë zyrtare, ‘fundamentalizmi katolik’ dhe atë prej më të fëlliqurve.



E shini në shkrimet që për ‘çudi’ dhe për tradhti kombëtare nuk ngurrojnë të i publikojnë të gjitha gazetat ditore ( e që nuk e bëjnë të paktën me reagimet e e myslimanëve për këto shkrime e lëre më, shkrimet origjinale të bashkë besimtarëve tyre) .

E të mos flasim për portalet elektronike. Mund ta shihni edhe nga komentet e qytetarëve se si për mbrapsht, fundamentalistët e krishterë janë unik, asnjë kritik nga ndonjë i krishterë për veprimet e të krishterëve. Si shembull f.v. kemi rastin e priftit fundamentalist më të sëmur Anton Kcira , ku videoja e deklaratave të tij në një simpozium në Amerikë , kundër shumicës absolute të popullit të Kosovës, që ua dëshironte vdekjen gjegjësisht masakrimin e 1 900 000 myslimanëve nga ana e Milloshoveqit. A mund ta besoni, asnjë kritikë nga ndonjë katolikë, jo shkrim por as koment në forumet elektronike nuk dilte kundër deklaratave të tij, përkundrazi e justifikonin dhe mbronin me xhelozi.



Jo vetëm që janë të mobilizuar të provokojnë , reagojnë por tani kanë filluar edhe me metodat më perfide dhe më të ulëta si ajo e shantazheve dhe kërcënimeve siç është rasti i kërcënimit të profesorit të nderuar Avni Avdiu, një prej intelektualëve jashtëzakonisht të respektuar në mesin e shoqërisë sonë. Kërcënimet për të i ishin ardhur për shkak të shkrimeve të tij shkencore dhe nxjerrjes në pah të realitetit për Pjetër Bogdanin, këtë piromanin dhe kriminelin që masakroj shqiptarët e Prishtinës veç pse ishin mysliman, që jo rrallë kjo figurë provokon debat dhe konsumon kot energjinë e shoqërisë kosovare . Por në qarqet shkencore dhe akademike të gjithë e pranojnë (edhe nëse jo publikisht) që ky individ kishte kryer ato krime gjenocidale ndaj shqiptarëve të Kosovës, konkretisht Prishtinës.



Një grup i njerëzve kinse neutral, që flasin nga ‘auti’, pa qenë fare në rrjedha aspak vetëm duke e nisur nga paragjykimi shpesh herë po devijojnë këtë çështje dhe për me tepër faji i çdo situate të mundshme do tu takoj atyre. Nuk normalizohen marrëdhëniet njerëzore duke stimuluar dhe përkrahur një lloj fundamentalizmi kundrejt një grupi njerëzve tjerë.



Kuvendi Komunal i Pejës para disa muajsh u përball me një kërkesë për vendosjen e ikonës së ‘Shën Terezës’ në qytet. Qytetarët e Pejës e kundërshtuan këtë iniciativë, duke mos parë asnjë lloj lidhje të Pejës me misionaren e Kalkutës. Edhe një OJQ – Forumi i të Rinjve Mysliman një organizatë shumë e fuqishme, mori iniciativë për nënshkrimin e peticionit kundër kësaj nisme, iniciativë kjo që u përkrah fuqimisht nga qytetarët e Pejës dhe Kosovës. Ndoshta ky presion qytetarë bëri që kuvendarët e Pejës ta shtynë këtë për më vonë. Por kohëve të fundit po flitet se vendosjen e kësaj ikone do ta bëjnë gjatë Ramazanit. Pse ?! Vitin e kaluar hapja e katedrales politike dhe hipokrite në të njëjtën kohë u bë pikërisht në Ramazan , konkretisht në Natën më të Madhe atë të Kadrit.



Nuk e shoh të rastësishme gjithë këtë edhe pse fare pak ose aspak nuk besoj në teori të konspiracionit. Ama them nëse ka njerëz të mirëfilltë sidomos në radhët e të krishterëve lutem që këta njerëz fundamentalist që udhëheqin këto procese de stabilizuese, të i orientojnë drejt gjërave të dobishme për ta dhe për gjithë qytetarët e Kosovës, sepse dyshoj që vendosja e kësaj ikone në qytetin e Haxhi Zekës, para,gjatë apo pas Ramazanit, mund të kaloj veç hajt apo se pas saj meniherë qytetarët e Pejës do të konvertohen në krishterë. Rreziku është që të konvertohen në anti krishterë, frymë kjo që nuk do të na bënte dobi askujt në Kosovë./G.J/



Autor: Gentian Jetishi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top