Shkodra

*deliza*

VIP
V.I.P
Shkodra turistike, ofertat për këtë verë

GUIDث TURISTIKE


Shkodra, qendra e veriut, ofron si çdo vit gjithë resurset e veta. I vetmi qytet në Shqipëri që përmbledh detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.


Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin - perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera. Në këtë verë Shkodra ofron çdo gjë.


Plazhi i Velipojës


ثshtë padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe e pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës rruga është e rikonstruktuar. Aktualisht në Velipojë numërohen rreth 1300 ndërtime ku rreth 600 ndërtime private funksionojnë si hotele dhe apartamente të dhëna me qira për pushuesit.


Në pikun e sezonit, në periudhën 15 korrik - 15 gusht, numri i pushuesve i kalon 100 000, ndërsa në dyjavorët e tjerë ky numër është rreth 50 000. Që nga qendra e komunës e deri në plazh janë rreth 100 lokale. Ka energji elektrike 24 orë. Uji i pijshëm mungon, pasi nuk ka ujësjellës dhe uji për t'u pirë blihet, ndërsa për nevoja të tjera ai sigurohet përmes shpimeve në tokë dhe vendosjes së elektropompave.


Në plazh ka rrjet tregtar të bollshëm, si dhe shërbim mjekësor dhe telefoni me kartofon. Ka internet, ndonëse jo në disa pika, dhe janë asfaltuar disa nga rrugët e brendshme të tij. Shëtitorja kryesore në qendër të plazhit është rikonstruktuar pjesërisht.


Ka siguri dhe shërbimet e policisë janë të pranishme 24 orë, pasi në plazh ka një postë policie. Mungojnë rojet bregdetare, një problem ky shqetësues që është ngritur disa herë.


Plazhi është i pastër dhe gjatë sezonit veror komuna Velipojë angazhon një numër të madh personash e mjetesh për pastrimin e plazhit. Lokalet e shumta pranë rërës afrojnë argëtim edhe gjatë natës. Këto janë lokale që funksionojnë vetëm në sezonin veror. Në skajet e plazhit, në drejtim të Vilunit dhe të Adës ka lokale mjaft cilësore dhe plazhe private.


Kryesisht rezervimet në apartamente janë dyjavore dhe çmimi i tyre shkon nga 20 000-65 000 lekë në këto dy javë. Kjo varet nga largësia nga deti. Apartamenti afron dhomë, aneks, krevatë, banak, frigorifer, sobë me gaz, banjë me dush. Kur apartamenti ka dy dhoma plus aneksin dhe banjën, çmimi është 65 000 lekë, ku këtu ka dhe kondicioner.


Personat që shkojnë në apartamente gatuajnë vetë. Në hotele ka dhoma ditore që afrojnë çmime që variojnë nga 10 euro në natë për person në muajin qershor deri 40 euro për dhomë dyshe në korrik e gusht. Dhomat kanë kondicioner dhe banjë. Ka hotele që vënë në dispozicion dhoma suite që janë 17 euro për person në një natë dhe 51 euro për dhomë, në disa raste përfshihet ushqimi në një ose dy vakte. Hotelet kryesore ofrojnë parking, kënd lojërash, pishinë, dhe kushte të përshtatshme brenda si kondicioner, TV etj.


Për pushues ditorë ka mjaft hotele ku çmimet janë nga 5 euro deri 20 euro. Shumë kabina dhe dhoma hotelesh në formë apartamenti jepen me çmime që në korrik e gusht shkojnë 30 000 - 40 000 lekë të reja për dy javë, ndërsa në periudhat e tjera 15 000-25 000 lekë të reja. Plazhi ka mjaft hapësira për të shëtitur e luajtur, argëtuar dhe lokale nate.


Nga qyteti i Shkodrës ka dy pika furgonësh-taksi që shkojnë në plazh nga ora 06 deri 21, tarifa është 200 lekë për person. Ndërsa me taksi tarifa shkon 1500-2000 lekë në varësi të largësisë së vendit në plazh ku do shkohet (p.sh tek plazhi privat Ada apo në Vilun). Brenda plazhit nuk ka taksi, sepse nuk lejohet dhe lëvizja e autoveturave është e kufizuar. Gjatë verës lokalet e ndryshme ofrojnë muzikë me këngëtarë vendas e të huaj.


Liqeni i Shkodrës:


Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës, Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavor e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm. Plazhi i Zogajt ka filluar të frekuentohet pas viteve '90, pasi më përpara aty ishte zonë kufitare dhe ishte e ndaluar.


Bashkë me Shirokën, 3 km larg qytetit, e cila ndodhet përpara se të shkohet në Zogaj, ato përfshihen në qytetin e Shkodrës si lagje periferike të tij, edhe pse më parë njiheshin si fshatra.


Plazhi i Shirokës është shfrytëzuar mjaft para viteve '90, ku qytetarët shkodranë dyndeshin aty çdo ditë, duke përfituar nga të qenët fare pranë qytetit. Aktualisht Shiroka shfrytëzohet pak si plazh dhe këtu ka ndikuar dhe ndotja e ujit të liqenit në këtë zone.


Aty ka pak pushues, një hotel dhe vitet e fundit janë ndërtuar dhe disa kabina private që jepen me qira për 10 000 lekë të reja në 15 ditë. Kohët e fundit vërehet një shtim i numrit të ndërtimeve private nga ana e qytetarëve shkodranë në Shirokë. Në Shirokë ka mjaft lokale luksoze dhe cilësore, pasi kjo pikë pranë liqenit frekuentohet gjatë gjithë vitit nga turistë ditorë vendas dhe të huaj.


Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise deri diku të virgjëra dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua ofrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënë peshk.


Gratë janë të njohura jo vetëm në Shqipëri për punimin e qilimave. Pushuesve u ofrohen edhe shumëllojshmëri perimesh e frutash të freskëta të zonës si dhe nënprodukte të tyre si reçelërat e ndryshëm, thanaku, pistili, pekmezi etj, që janë tradicionale dhe origjinale.


Për pushuesit banorët ofrojnë dhe shëtitje me varka, shëtitje në mal etj. Gatimi karakteristik i zonës është tava e krapit e cila pëlqehet mjaft, sidomos nga të huajt. Numri i pushuesve në Zogaj shkon 300-500 vetë, që pushojnë në periudha dy javore, ndërsa ka dhe mjaft pushues ditorë.


اmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri 15 000 lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu, çmimet janë 18 000- 23 000 lekë në dy javë dhe dhomat i kanë pajisjet e kushtet e nevojshme . Tre vitet e fundit, vërehet një tendecë për të bërë ndërtime të vogla private këtu, kryesisht familjare. Lokalet e shumta janë të pranishme në këtë zone.


Nga ura e Bunës e deri në Shirokë e Zogaj ka mbi 50 lokale, një pjesë e të cilave, ato që ndodhen në krah të liqenit, kanë shkallë që zbresin nga rruga në plazh, dhe kanë bërë zgjerime të pjesshme dhe vende parkimi për automjetet. Ka ujë dhe energji elektrike 24 orë.


Me taksi në Shirokë nga qyteti i Shkodrës tarifa është 500 lekë të reja, në Zogaj 700 lekë. Ka shërbim urban por ai është vetëm tre herë në ditë, dhe jo i rregullt. Në Shirokë shkohet dhe me biçikletë. Lokalet rrinë hapur deri në orën 24. Në Zogaj e Shirokë shkohet në çdo orë.


Thethi

ثshtë quajtur me të drejtë perla e Alpeve shqiptare. Në Alpet shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohimë, Shenik, Paplukë, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.


Malet madhështore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta, si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit në të gjitha stinët e vitit. Befasia dhe bukuria që të ofron kjo zonë, fillon që me praninë e pyjeve të dendura.


Që nga viti 1968 e në vazhdim ai funksionon si qendër turistike dhe do të ndërtoheshin godina, hotele e shumë objekte të tjera që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për rreth 35 vjet rresht. Pas ndryshimeve të '90 hoteli funksionoi pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe është privatizuar.


Deri në vitin 1997 hoteli ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që përfshinë gjithë vendin, u prish edhe rregulli i frekuentimit të zonës turistike të Thethit.


Prej tre vitesh në Theth kanë investuar banorë vendas të ndihmuar nga donatorë të huaj që ofrojnë banesat e tyre për pushues, duke krijuar kështu shërbim hotelerie. Këto shtëpi hotele ofrojnë kushte të përshtashme akomodimi, dhoma të pajisura me mobilie bashkëkohore, ujë, ushqim dhe kuzhinë tradicionale. Tarifa e tyre shkon nga 10 deri 30 euro për person.
 
Në një sezon veror janë rreth 6500 pushues ditorë e rezidencialë që shkojnë në Theth. Problem mbetet rruga ku drejtimi nga Boga, që preferohet më shumë nga turistët për shkak të bukurive natyrore që paraqet, nga Qafa e Thores e deri në Theth është problematike dhe e rrezikshme.


Drejtimi tjetër nga Kiri është më i gjatë si distancë rruge, por dhe rruga është e vështirë dhe me shumë rrezik. Në Theth shkohet vetëm me fuoristradë ose furgon. Nuk ka shërbim taksi, ndërsa furgoni merr 500 lekë. Nuk ka lokale dhe as jetë nate. Në Theth shkohet nga ora 08 deri 16, pastaj nuk është e mundur pasi rruga shkon rreth 4 orë.


Razma


Në një largësi 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit të Veleçikut ndodhet pika turistike e Razmës. Rreth viteve '20 të shekullit të kaluar kjo zonë u shfrytëzua nga barinjtë për stane verore dhe më pas me rritjen e standardit të jetesës, tregtarët shkodranë ndërtuan shtëpitë e tyre verore për familjarët.


Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa të tipit alpin. Vizitorët e shumtë argëtohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit, veçanërisht në dimër.


Dëbora që mbulon lëndinat është mjaft joshëse për rrëshqitjet me ski. Në Razmë, deri në fillim të viteve '90 ka pasur kamp pushuesish, si dhe hotel i cili funksionon ende. Razma është një pikë turistike me vlera kurative për sëmundje të ndryshme. Hotelet janë shtuar dhe kanë nga 4 deri 12 dhoma dhe çmim 1500 lekë të reja nata. Ato ofrojnë dhe restorante.


Në Razëm ka dhe disa restorante të tjera të vogla, por pushuesit familjarë që frekuentojnë rreth 50 shtëpitë alpine tip vile, më së shumti preferojnë të gatuajnë vetë. Në Razëm ka dyqane, ndërsa tregtarë ambulantë shesin çdo ditë, kryesisht mish të freskët që pritet aty. Rruga 41 km e gjatë është rehabilituar plotësisht. Në Razëm ka rreth 250 pushues në dyjavor.


Ka ujë dhe furnizim me energji elektrike. Për të shkuar në Razëm duhet shkuar më parë në qytetin e Koplikut dhe atje janë furgonët për Razëm me tarifë 500 lekë për person. Deri në Koplik furgoni është 150 lekë për person. Taksia nga Shkodra kushton 3000 lekë. Në Razëm, kur nuk ke mjet privat shkohet nga ora 08 deri në 18.


Boga dhe Vermoshi


Shtrihen në veri në rrethin e Malësisë së Madhe. Boga ka qenë e njohur që në lashtësi dhe deri në vitet '60 të shekullit të kaluar ka qenë pikë turistike malore e organizuar me shtëpi pushimi dhe ambiente në shërbim të pushuesve. Aktualisht Boga ka të asfaltuar rrugën e cila është në parametra bashkëkohorë, ka ujë dhe banorët vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për pushuesit.


Por këta më së shumti janë ditorë që ndalen në Bogë për të vazhduar më tej rrugën drejt Thethit. Tarifat në këto dy vende janë 1000 lekë dhoma për fjetje, ushqimi sipas dëshirës në lokale. Shkohet vetëm me fuoristradë dhe furgon, ku furgoni merr deri 7 000 lekë në total e cila ndahet në varësi të numrit të vendeve që ka.


Vermoshi është një tjetër mrekulli natyrore që tërheq vizitorë të huaj. Ndodhet mbi 100 km larg Shkodrës dhe ka probleme me rrugën nga Tamara në Vermosh 30 km. Qafa e Predelecit, Lëpusha e Vermoshi janë dhe disa nga vendet më të bukura të kësaj zone. Në Vermosh ka banorë që kanë përshtatur banesat e tyre për pushues në stinën e verës.


Ushqimi që ofrohet është tradicional dhe me prodhime bio të cilat bëhen vetë nga fermerët. Uji i lumit Cem të ofron mundësi argëtimi, troftën e veçantë e mjaft të shijshme, po kështu malet, shpellat. Në Vermosh ka energji elektrike pa ndërprerje dhe sinjal telefonik të lëvizshëm, ndërsa problem mbetet rruga. Shkohet me taksi deri në Tamarë, tarifa 5 000 lekë, pastaj me furgon në Vermosh tarifa 300 lekë për person. Këtu nuk ka lokale me jetë nate.


Turizmi kulturor e historik

Shkodra paraqet vlera të jashtëzakonshme edhe në drejtim të turizmit kulturor e historik. Vizitorët që vijnë në këtë qytet priten në hyrje nga Kalaja Rozafa, me madhështinë e saj të njohur. Këtu ka muzeum, lokal dhe parking.


Ka probleme me rrugën deri ku fillon ngjitja për në kështjellë. Kalaja ka tre oborre dhe ofron mundësi të shumta dëfrimi e relaksi. Shkohet me urban 20 lekë, tarifa e hyrjes në objekt është për të huajt 7 euro, për vendasit 500 lekë, për fëmijët 100 lekë. Ka ciceron dhe hyrja në muze është 100 lekë ose 2 euro për të huajt.


Muzeu historik në qytetin e Shkodrës dhe zona muzeale ose rruga "Kol Idromeno" janë një tjetër resurs kulturor që tërheq vizitorë të huaj e vendas. E rikonstruktuar para pak muajsh dhe e kthyer në rrugë pedonale, qendra muzeale e qytetit ofron ndërtime arkitektonike unikale, vepra të arkitektit Kolë Idromeno, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar.


Ka mjaft shërbime dhe njësi që tregtojnë prodhime artizanale, piktura, qëndistari, prodhime druri, lule, librari etj. Në fund të rrugës është rivendosur Truma e Dugajve të Reja, një objekt ky i hequr në vitet '50 të shekullit të kaluar, dhe i njohur për vlerat e tij. Në qytetin e Shkodrës ka dhe objekte të tjera monumente kulture, disa prej të cilave janë rikonstruktuar dhe që dëshmojnë për vlerat e këtij qytetit të lashtë.


Në muzeun e qytetit tarifa është 200 lekë për person ose 2 euro për të huajt dhe ka ciceron. Këto vizitohen në këmbë pasi janë afër. Vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës ndodhet një tjetër objekt me shumë vlera, Ura e Mesit.


Ajo është një nga monumentet e kulturës më me vlera në rrethin e Shkodrës dhe së bashku me Kalanë Rozafa janë simbolet e tij. E ndodhur vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës ajo paraqet vlera të mëdha dhe është një objekt simbol i qytetërimit të lashtë.


Me gjatësi 108 m, gjerësi 3,40 m dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, ku çdo një metër ngrihen 5 cm rreshta tërthorë që i japin kurrizit trajtën e shkallarës.


Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. Të gjitha këto kanë bërë që Ura e Mesit të jetë ndër monumentet e kulturës më të njohura e më të vizitueshme në Shkodër.


Ka përfunduar një projekt për rikonstruksionin e ambienteve rreth e rrotull urës pa e prekur objektin, i cili pritet të nisë konkretizimin shumë shpejt. Tek ura e Mesit shkohet me taksi për 300 lekë ose furgon me 30 lekë, në çdo orë të ditës deri në 20 të mbrëmjes.


Kalaja e Rozafës


Hyrja kushton
500 lekë për të rriturit,
100 lekë për fëmijët,
7 euro për të huajt
Hyrja në muzeun e kalasë kushton
100 lekë ose 2 euro për të huajt: një ciceron ju rrëfen

Thethi
Shtëpitë-hotele shkojnë nga 10-30 euro/person
Shkohet vetëm me fuoristradë
Nuk ka shërbim-taksi
Furgoni kushton 500 lekë,
lëviz nga ora 08-16
Udhëtimi zgjat rreth 4 orë

Tarifat e qëndrimit në Velipojë
Hotelet nga 10 - 40 euro për person (plus ushqim në një ose dy vakte)
Apartamentet për 2 javë - 20 000 - 65 000 (varion nga largësia nga deti)
Kabinat për 2 javë - 15 000 - 40 000 (varion nga muaji)
Lëvizja e automjeteve Shkodër-Velipojë
Orari i lëvizjes 06:00-21:00, çmimi i furgonit-taksi 200 lekë/person
اmimi i taksisë 1500-2000 lekë (në varësi të largësisë)

Tarifat në Shirokë e Zogaj
Kabinat me qira për dy javë 10 000 lekë
Dhomat në banesat private për dy javë 15 000 lekë
Dhomat në hotel për dy javë 18 000 - 23 000 lekë
Taksia Shkodër-Shirokë kushton 500 lekë
Taksia Shkodër-Zogaj kushton 700 lekë

Razma
Dhomat në hotele kushtojnë 1500 lekë/nata
Ka rreth 50 shtëpi alpine tip vile
Rruga është e shtruar plotësisht
Rruga Shkodër-Koplik-Razëm (tarifa 150+500 lekë/person)
Taksia Shkodër-Razëm kushton 3000 lekë
Furgonët lëvizin nga ora 08:00-18:00

Boga e Vermoshi
Dhomat kushtojë 1000 lekë
Shkohet vetëm me fuoristradë ose furgon

shekulli.al
 
Shkodra

Eshtë qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut me një traditë mjaft të pasur kulturore në të gjithë vendin. Ajo është një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një popullsi prej 110 mijë banorësh. Ky qytet gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe mund të kondisederohet si “porta hyrëse” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njera anë dhe një pikë nga ku mund të udhetosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik.
shkoder1.jpg
Shkodra është një prej qyteteve më të lashta të Shqipërisë. Ajo është themeluar si qytet në shek IV B.C. duke qenë qendra e fisit ilir të Labeatëve. Gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, ajo u shndrua në kryeqendrën e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë edhe monedhat e para të qytetit. Në vitin 168 BC ajo ra në sundimin romak ndrësa në vitin 1040 në atë serb.

Me rënien e perandorisë serbe, Shkodra u bë një qendër e rëndësishme qytetare. Në shek XIV u kthye në qendrën e principatës feudale të Balshajve. Në vitin 1396 ra nën sundimin Venedikas dhe në 1479 në

Eshtë qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut me një traditë mjaft të pasur kulturore në të gjithë vendin. Ajo është një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një popullsi prej 110.mijë banorësh. Ky qytet gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe mund të kondisederohet si “porta hyrëse” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njera anë dhe një pikë nga ku mund të udhetosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik.

Shkodra është një prej qyteteve më të lashta të Shqipërisë. Ajo është themeluar si qytet në shek IV B.C. duke qenë qendra e fisit ilir të Labeatëve. Gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, ajo u shndrua në kryeqendrën e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë edhe monedhat e para të qytetit. Në vitin 168 BC ajo ra në sundimin romak ndrësa në vitin 1040 në atë serb.

Me rënien e perandorisë serbe, Shkodra u bë një qendër e rëndësishme qytetare. Në shek XIV u kthye në qendrën e principatës feudale të Balshajve. Në vitin 1396 ra nën sundimin Venedikas dhe në 1479 në atë Osman. Pushtim i cili u shoqërua me rrënimin e qytetit. Pas një rimëkëmbje në shek XVII Shkodra u kthye në qendrën më të rëndësishme të Shqipërisë së veriut dhe një shekull më vonë u shndërrua në qendrën e Pashallëkut të Shkodrës (1757 - 1831). Në këtë kohë drejtuesit e tij, Bushatllinjtë krijuan një bibliotekë mjaft të pasur.

Shkodra shquhet për tradita të hershme kulturore. Aty është shtypur libri i parë në Shqipëri në 1563 në shtypshkronjën e Shtjefën Shkodranit dhe K. Xanetit. Ajo është vendlindja e humanistëve shqiptare Marin Barletit dhe Mario Biçikemit. Aty u botuan të parat gazeta dhe revista në Shqipëri dhe në vitin 1878 filloi veprimtarinë e para bandë muzikore e vendit. Po kështu aty nisi prodhimi i fotove të para shqiptare nga Pietro Marubi.
pietro_marubi.jpg

Shkodra njihet si vendi i grevës së parë të punëtorëve në Shqipëri në vitin 1901 dhe kremtimi i parë i 1 Majit në 1905. Qyteti ka fillimet e sportit të futbollit me të parin Klub Futbolli të themeluar në vitin 1919. Shkodra ka gjithashtu një traditë të pasur muzikore, pikture dhe letërsie me një plejadë të tërë artistësh dhe shkrimtarësh.



Kalaja e Rozafes
kalaja_rozafa_pamje.jpg
Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “si vendi më i forte i Labeatëve” (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës.

Emri Rozafa del në mesjetë. Me ketë emer lidhet legjenda që ka në qendër “mbajtjen e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë por që shembeshin natën. Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës dhe uji gelqeror që depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës, i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.

Formën e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Balshajve (shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës osmane (shek XVI - XVII) dhe të Bushatllinjve (shek XVIII - XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sip. prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fuqishme ra nën sundimin osman në vitin 1479 .

Objekte të tjera brenda kalasë janë çisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Sarda

Rrënojat e qytetit mesjetar gjenden në një ishull të liqenit artificial të Vaut të Dejës i cili është krijuar në vitin 1971. Vetë liqeni ka një sipërfaqe prej 24,7 km2. Sarda gjendet në ishullin e Shurdhahut. Distanca nga qyteti i Shkodrës është 35 km. Këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 - 8 BC. Objektet kryesore për vizitorin i përkasin shek të 11. Këtu ka qenë rezidenca e familjes së rëndësishme feudale shqiptare të Dukagjinasve. Objektet e vizitueshme përbëhen nga muret mbrojtëse të kështjellës, mbetjet e kishës si dhe porta e pallatit të Dukagjinasve. Sarda ndodhet në një vend mjaft piktoresk.

Kalaja e Drishtit
shkoder3.jpg

Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine.

Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësinë nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duart e Venedikut, më pas u morr nga Skëndërbeu dhe më në fund u pushtua nga osmanët në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.

Ura e Mesit
1041847.jpg

Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qenë gjithsejt tre ura; Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditët e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, mbasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Cukalit. Ajo është e veçantë në llojin e vet dhe përbën një “monument kulture”. Kjo urë përmendet nga albanologu i shquar austriak Han, në mesin e shek XIX. Ura ka 13 harqe dhe gjatësia e saj është 103 metra.

Kisha e Shirgjit

Ndodhet 20 km larg nga qyteti i Shkodrës, në bregun e majtë të lumit Buna pranë fshatit Obot. Kjo ka qenë një kishë e shekullit të XIII (rreth vitit 1290). Kisha ka stil romantiko - gotik. Sot mbetjet përfaqësohen nga disa fragmente muresh si dhe disa varre murgjërish. Kisha e Shirgit ka qenë mjaft e preferuar nga ana e princërve shqiptar dhe malazes për të kryer ceremonitë e martesave.

Xhamia e Plumbit
xhamia_plumbit_nga_mehmet_pashe_bushatliu.jpg
Eshtë një monument kulture i qytetit të Shkodrës. Ajo ndodhet mbas kalasë së Rozafës në anën jugore të saj. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet pashë Bushati sipas stilit të xhamisë Blu të Stambollit

Lagjia e Gjuhadolit


Rruga 13 Dhjetori ShkoderShtrihet në qytetin e Shkodrës midis rrugëve “13 Dhjetori” dhe “Branko Kadija”. Eshtë një lagje mjaft interesante me arkitekturë të tipit venecian ku bien në sy dritaret me kangjella. Në këtë rrugë gjenden disa nga ish rezidencat diplomatike të konsullatave të huaja në Shkodër. Në këtë lagje gjendet edhe kisha e Gjuhadolit ku është varrosur Gjergj Fishta, një prej figurave më të rëndësishme të letrave shqipe.

Muzeu Historik i Shkodrës
468523540_e10dc44c21.jpg
Muzeu historik ShkoderEshtë çelur në vitin 1947 dhe aktualisht ndodhet në një ndërtese monumentale të shek XIX në rrugën “Oso Kuka”. Si bazë për ndërtimin e këtij muzeu kanë shërbyer koleksionet arkeologjike dhe etnografike të Kuvendit Françeskan dhe Seminarit Jezuit të themeluar nga fundi i shek XIX. Sot muzeu është i konceptuar në disa sektore siç janë ai i arkeologjisë, i historisë dhe ai i etnografisë.

Muzeu ka edhe bibliotekën e tij me një fond relativisht të pasur prej 15.000 titujsh nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Librat më të vjetër i përkasin shek XVII ku mund të përmendim “Doktrinën e Krishterë” të Pjetër Budit. Kjo bibliotekë i mbulon të gjitha fushat e albanologjisë. Sektori i arkeologjisë ka një fond prej 500 objektesh, ndërsa ai i etnografisë ka një fond prej 1.500 objektesh. Në muze ka edhe një koleksion numizmatik.

Fototeka Marubi

Foto Marubi eshtë krijuar në vitin 1970 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ruhen negativë të fotografive të cilat i përkasin një periudhe 150 vjeçare. Ndër to gjendet edhe negativi i parë i fotografisë shqiptare, i realizuar nga Pietro Marubi. Fototeka ruan një fond prej 500 mijë negativash. Këto janë realizuar në radhë të parë nga familja Marubi(Pietro, Kel dhe Gege Marubi), por edhe nga autorë të tjerë si Zhan Pici, Jakova, Rraboshta dhe Nenshati



Liqeni i Shkodres
2816370013_8a3605b44a.jpg
Eshtë liqeni më i madh i krejt gadishullit ballkanik. Ai ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 368 km 2, nga të cilat Republikës së Shqipërisë i përkasin 149 km 2 me një vijë liqenore prej 57 km .

Një legjendë interesante shpjegon krijim e liqenit. Sipas të cilës aty ndodhej një vijë uji që ushqehej nga një krua. Një mbrëmje një nuse ndërsa po mbushte ujë në krua i vjen lajmi se i shoqi ishte kthyer nga kurbeti. Nga gëzimi ajo u largua më të shpejtë duke harruar hapur grykën e kroit. Uji rrodhi gjatë gjithë natës dhe të nesërmen u krijua liqeni i Shkodrës.

Brigjet e liqenit janë mjaft atraktive dhe të larmishme. Pjesa veriore e tyre është e ulët e tipit të marsheve, ndërsa pjesa jugore rrëzë malit të Taraboshit është shkëmbore dhe e lartë. Pikërisht këtu ndodhen edhe dy pikat më të rëndësishme turistike që janë Shiroka dhe Zogaj. Në krahun verior të liqenit është i njohur plazhi në lagjen اulaj pranë Koplikut. Po kështu në të majtë të Koplikut rreth 50 metra larg buzës së liqenit ndodhet burimi i “Syrit të Sheganit”, i cili ka një diametër prej 12 metrash nga ku buron uji i ftohtë. Kjo është një pikë interesante për të apasionuarit e zhyjteve.

Banjat e diellit, të ujit, peshkimi dhe vozitja janë aktivitetet kryesore të liqenit të Shkodrës. Plazhi i Shirokës ka 250 - 260 ditë me diell në vit. Liqeni përfaqëson edhe një eko-sistem mjaft të rëndësishëm natyror. Aty gjenden 281 specie shpendësh, të cilat përbëjnë 87% të shpendëve të Shqipërisë. Aty dimërojnë 24 mijë individë shpendësh ujor, fakt i cili krijon mundësinë e “bird watching”. Në ujrat e liqenit rriten 45 lloje peshqish ku më të rëndësishmit janë krapi, shtojza dhe ngjala.

Parku Kombëtar i Thethit

thethi.jpg

Ndodhet në një distancë prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2.630 hektar dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 - 2.570 metra mbi nivelin e detit. Bimësia kryesore e parkut përbëhet nga masivet e ahishteve, të cilat zënë 90 % të mbulesës drunore. Këtu gjenden ahe shekullorë që kanë diameter 1 - 1,5 metra.

Bimësia tjetër përbëhet nga panja, frashëri, shkoza dhe rrobulli. Këtu ka një përhapje të shumëllojshme të luleve ku për tu përmendur është Wulfenia e Baldaçit, e cila është bimë endemike e cila rritet vetëm në Theth. Përsa i përket faunës këtu takohen 50 lloje shpendësh, 10 lloje rreptilesh dhe 8 lloje amfibësh. Parku i Thethit përbën habitatin më të populluar në Shqipëri me rrëqebullin (felix lynx), i cili është specie e rrezikuar. Për tu përmendur janë prezenca e shqiponjës së artë, disa lloje qukapikësh, salamandra alpine si dhe një larmi fluturash.

Objekte natyrore atraktive në parkun e Thethit janë ujëvara e Grunasit 25 - 30 metra e lartë. Pranë të cilës ndodhet shpella e “Birrëve me rrathë” e cila është e pasur me galeri, stalagtide e stalagmite. Shpellë tjetër me interes për tu vizituar është shpella e Arapit. Mjaft interesante janë burimet e ujit të Okolit prej të cilave fillon përroi i Thethit, ku rritet trofta e mermerte.

Pranë Ndërlyses ndodhet një tjetër ujëvarë iteresante. Këto burime gjenden në një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit. Zona ka mjaft rreshje dëbore të cilat krijojnë një shtresë të qëndrueshme për 150 ditë në vit. Aktivitetet kryesore që zhvillohen ne Theth janë hiking, ngjitjet malore, eksplorimin e shpellave, lundrimin me kajake, peshkimin malor, sportet dimërore dhe biçikletat malore. Turi i këtyre të fundit mund të kryhet nga Kopliku në Theth, si dhe nga Thethi nëpër luginën e Shalës.

Këtu është i zhvilluar akomodimi në shtëpitë karakteristike të zonës, të cilat janë shtëpi guri me çati të tipit alpin. Parku i Thethit bën pjesë në projektin e “Parkut të Paqes” që përfshin një territor midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Razma

Alpet shqiptare ne sfondEshtë një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Razma është një pikë klimaterike malore vetëm 41 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ajo ndodhet mbi disa kodra morenike rrëzë malit të Veleçikut 1.725 metra i lartë. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshteke. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim në dhoma me qera, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimrore, eksursionet, ngjitjet etj.

Vermoshi
13375510.jpg
Ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin me verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit. Ky emërtim vjen nga fjala latine “Clemens” që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë. Mbasi përshkohet një rrugë dramtatike dhe spektakolare nga Shkodra në Vermosh, ky i fundit ngrihet në një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit në një lartësi prej 1.100 metrash.

Në dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe te veshura me bimësi. Si një pikë alpine Vermoshi shquhet për shtresën e deborës që zgjat deri në afro 100 ditë në vit. Zona ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, trekking nëpër luginat e thella alpine, speleologji, gjuetinë e troftës etj.
•infoalbania•
 

Attachments

  • shkoder1.jpg
    shkoder1.jpg
    37.7 KB · Shikime: 0
  • pietro_marubi.jpg
    pietro_marubi.jpg
    11.3 KB · Shikime: 0
  • kalaja_rozafa_pamje.jpg
    kalaja_rozafa_pamje.jpg
    51.1 KB · Shikime: 0
  • xhamia_plumbit_nga_mehmet_pashe_bushatliu.jpg
    xhamia_plumbit_nga_mehmet_pashe_bushatliu.jpg
    47.6 KB · Shikime: 0
  • 468523540_e10dc44c21.jpg
    468523540_e10dc44c21.jpg
    71.6 KB · Shikime: 0
  • 2816370013_8a3605b44a.jpg
    2816370013_8a3605b44a.jpg
    55 KB · Shikime: 0
  • 13375510.jpg
    13375510.jpg
    144.8 KB · Shikime: 0
Pe: Shkodra

Shkoder, perdorimi i bicikletave, tradita qe mban paster qytetin

Mjeti në fjalë është pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Një fakt që e pohojnë të gjithë ata që e kanë vizituar të paktën një herë qytetin verior. "Për mua është mjet komunikimi, nuk eci dot në këmbë, kam që në shkollë të mesme që e përdor.

Zmadho fotografinë
shkoder_perdorimi_i_bicikletav.jpg






Jeta është si biçikleta, duhet t’u japësh këmbëve që të mbash ekuilibrin. Më mirë se kujtdo, kjo filozofi u shkon për shtat shkodranëve.

Mjeti në fjalë është pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Një fakt që e pohojnë të gjithë ata që e kanë vizituar të paktën një herë qytetin verior. "Për mua është mjet komunikimi, nuk eci dot në këmbë, kam që në shkollë të mesme që e përdor.

Kam 27 vjet që i hipi biçikletës, kryej çdo punë me të". Nuk të krijon stres në parkim dhe as probleme në trafik, madje përdorimi i saj nuk varet nga çmimi i karburanteve. Një stil që është adoptuar më së miri edhe nga të huajt që ndodhen në Shkodër.

Ishte pikërisht mania e një të huaji që solli biçikletën e parë në rrugët e Shkodrës. Historia e saj daton në vitin 1907. Ish-konsulli suedez ne atë kohë, ne vend të automobilit zgjodhi të lëvizte me biçikletë. Edhe pse fillimisht u pa me skepticizëm nga vendasit, biçikleta u bë më pas një nga mjetet më të preferuara për shkodranët. Nga vitet 50 e mbrapa, modelet që pasuan ishin nga më të ndryshmet.

Sot në rrugët e Shkodrës mund të thuhet se biçikletat janë zot i rrugëve. Përdorimi i tyre, përveçse një trashëgimi e vlefshme, e ka ruajtur qytetin nga gazrat e automjeteve, duke e bërë një shembull që nuk na kujton vetëm Amsterdamin apo qytete të tjera të Kinës së largët./Yll press
 
Titulli: Shkodra

Shkodra është qendër e një hinterlandi të banuar në mënyrë të panderprerë, ku janë gjetur gjurmë të paleolitit (gurit të vjetër) të mesëm, ndërsa që nga neoliti (guri i ri) gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë.

Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.





Mbretëria Ilire nga lumi Naretva në veri deri në Labërinë e sotme
Pozita gjeografike shumë e favorshme, ndodhja e saj në qëndër të Ultësirës Shkodrane, në një distancim të barabartë me Nënshkodrën dhe Mbishkodrën, pozita e saj si nyje kyçe në rrugët e rëndësishme tokësore që zbrisnin nga Veriu, Veriperëndimi dhe shkonin në Jug apo Verilindje, vendosja e saj pranë nyjës së rëndësishme ujore që lidhte Detin Adriatik me një sipërfaqe të gjërë ujërash të brëndshëm, rrethimi qarkor nga fusha pjellore, ishin të gjithë faktorë që favorizuan atë kalim cilësor që ndodhi me Shkodrën.

Shkodra gjendej në vendin ku bashkoheshin dy lumenj, Barbana (Buna) që vinte nga Palus Labeatis (Liqeni i Shkodrës) dhe Klausala (Kiri) që rridhte (rrjedh) në Lindje. Këtu, në trekëndëshin e formuar nga lumenjtë, ngrihet një shkëmb gelqeror me tri faqe të thepisura. Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk e ka ndryshuar emrin. Romakët e kanë thirrur qytetin Scodra; po ashtu edhe grekët.. "Hahn ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe kodra" (tezë kjo tashmë e kapërcyer nga studiuesit).

Ndër autorët antikë, Shkodra përmendet fillimisht tek Polibi, i cili na jep disa karakteristika të tij, ndersa Tit Livi e cilëson Scodren si "vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t'u afruar".





Athinaja qyqe, hipur mbi një amforë vere. Monedhë argjendi, me shkrim alfabetik prerje e shek VI-V p.e.r. Gjetur në Shkodër.
ثshtë e vështirë të ndërtohet një tabllo e qartë për shtrirjen e qytetit të Shkodrës në kohën antike. Kjo për arsye se të dhënat e autorëve antikë për këtë problem janë të kufizuara. Ajo që e vështirëson praktikisht më tepër këtë njohje është ndryshimi i shtratit të rrjedhjes së lumenjve që e rrethojnë qytetin, që me vërshimet dhe prurjet e tyre aluvionale, kanë mbuluar mjaft gjurmë të hershme të qytetit. Gjurmët e murit ilir të periudhës qytetare, të ndërtuara me blloqe gurësh të skalitur e me lidhje të thatë, duken qartë në hyrje të kështjellës, në vendin e hapur midis portës së parë dhe të dytë si edhe në krahun e majtë kur del nga porta e dytë. Ky trakt muri poligonal është i gjatë 12 m dhe i lartë 2.2 m. Ai përbën provën e parë bindëse "për kthimin e Shkodrës në një qendër qytetare gjatë shekujve IV-II para Krishtit".

Kërkimet arkeologjike nënujore kanë zbuluar në brigjet e Drinit, në pjesën lindore të urës së vjetër të Bahçallëkut, mbeturinat e një muri të gjatë, që i përket periudhës qytetare ilire. Nga gërmimet e rastit të kryera në zonën jugore të kodrës së kalasë, janë nxjerrë në dritë copa të ndryshme qeramike të periudhës antike, por mbi të gjitha janë germimet arkeologjike të bëra nga Bërthama Arkeologjike e Shkodrës, (gjegjësisht arkeologu Gëzim Hoxha), e cila në vitin 1988 ka zbuluar një pjesë të konsiderueshme të murit rrethues të periudhës romake në pjesën jugperëndimore të kodër-kalasë, mur i cili patjetër duhet të ketë vijimësinë nga muri ilir. (ky mur me vlera të paimagjinueshme, në pjesën e zbuluar, ndodhet sot pothuajse plotësisht i asgjesuar nga mospërkujdesja sistematike e njësive pushtetare krahinore dhe qendrore, të cilat madje kanë stimuluar, në një lloj mënyre me papërgjegjshmerine e tyre, këtë proces barbar).





Athinaja me helmetë luftarake. Monedhë argjendi, me shkrim alfabetik prerje e shek VI-V p.e.r. Gjetur në Shkodër.
Në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nga Tit Livi mësojmë se Shkodra ishte e rrethuar me mure, kishte porta, se portat mbroheshin nga kulla dhe se hyrja e portës ishte e ngushtë. Livi vazhdon të shpjegojë se pretori romak mbasi rreshtoi ushtrinë, iu afrua mureve të qytetit. Pasi theu ushtrinë e Gentit, ushtria romake qëndroi në lëmin ushtarak pesëqind hapa larg qytetit. Në kohën e rrethimit, ilirët "mbronin muret dhe kullat e portave", gjë kjo që dëshmon për qënien e një numri të madh portash. Qyteti i Shkodrës në kohën e lashtë nuk ka kryer një funksion thjeshtë ushtarak, por njëkohsisht ai ka kryer edhe një funksion ekonomik. Shkodra ka qenë qënder e rëndësishme, e cila me formimin e shtetit ilir do të bëhej edhe kryeqendër e mbretërisë ilire, kishte limanin e vet lumor dhe liqenor, i domosdoshëm për komunikimin me Detin Adratik dhe viset përqark Liqenit Labeat. Duke pasur parasysh të gjitha këto është e natyrshme ta shikojmë shtrirjen e Shkodrës edhe në pjesën e ulët të terrenit.

Disa konstatime na bëjnë ta shohim këtë shtrirje të Shkodrës në pjesën e ulët të qytetit, pikërisht në jug të kodrës së kalasë.





Prefektura e Ilirikumit
Për të sqaruar këtë, fillimisht duhet përcaktuar pozicioni i shtratit të rrjedhjes së lumenjve Drin, Kiri dhe Buna në kohën antike. Nga Livi mësojmë shprehimisht se Scodra "rrethohet prej dy lumenjsh: prej Klausalit (Kiri), lumë që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në perëndim prej Barbanës (Buna), lumë që buron nga Liqeni Labeat. Të dy këto lumenj derdhën në ujërat e lumit Oriund (Drini). Nga kjo thënie e Tit Livit është e natyrshme të mendojmë se pranë, fare pranë Shkodrës, kalonin vetëm dy lumenj: Kiri dhe Buna e se derdhja e tyre në Drin nuk ndodhte aty ku ndodh sot, por të paktën në një largësi më të madhe nga Shkodra. Pra, Drini nuk kalonte pranë kodrës së kalasë, si rrjedhim trekëndëshi në mes Drinit, Kirit dhe Bunës më bazë kodrën e kalasë duhet të ketë qenë i lirë, ndoshta edhe në një sipërfaqe të madhe. Edhe diçka tjetër mendoj se e përforcon këtë mendim: krijimi i Drinasës shekullin e kaluar mund të jetë favorizuar nga vetë qënia e shtratit të Kirit, i cili derdhej në Drin diku më larg dhe nga erozioni regresiv i Drinit në drejtim të shtratit të Kirit. Pra shtrati ku rrjedh sot Drinasa deri në derdhjen e Kirit mendoj të ketë qenë rrjedha e poshtme e Kirit. Me vlerë për vendosjen e qytetit antik është edhe kumtimi i dhënë nga H. Hecquard-i, i cili thotë se duke punuar rrëzë kështjellës, qe zbuluar një farë tempulli i vogël me shtylla mermeri dhe me mbishkrime të ndryshme por ai nuk kishte arritur të njihte saktësisht vendin e zbulimit. Studiuesi Tozer, në mesin e shekullit të kaluar (1869) shënon se gërmadhat e qytetit të lashtë shiheshin në jug të kodrës së kështjellës. Një tabllo e tillë na lejon në një farë mase të krijojmë një ide mbi shtrirjen e qytetit të Shkodrës në antikitet: qyteti shtrihej si në fushë, kryesisht në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar nga Kiri (Klausala) dhe Buna (Barbana), elemente natyrore mbrojtëse, si edhe sipër kodrës gëlqërore në rrafshin e gjërë, i cili duhet të ketë qenë Akropoli i qytetit antik të Scodrës. Studiuesit e ndryshëm nuk kanë munguar ta krahasojnë këtë edhe me Akropolin e Athinës. Akropoli i Shkodrës duhet të ketë shërbyer si mbrojtje e fundit e qytetit.

Veprimtaria ekonomike shoqërore ushtrohej në pjesën e poshtme të qytetit. Portat kryesore duhet të kenë qenë në pjesën jugore. Vendosja e romakëve në lëmin ushtarak 500 hapa larg mureve të qytetit, siç dëshmon Tit Livi, duhet të jetë bërë pikërisht përballë këtyre portave, afërsisht rrëzë kodrave të fshatit të sotëm Berdicë. Ky pozicion korrespondon qartë, si me largësinë e dhënë nga Tit Livi, ashtu edhe me rrugën e ardhjes së tyre. Shkodra kishte edhe skelen e vet lumore dhe liqenore. Kështu, pak a shumë, vazhdoi deri në shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quajt "oppidum civium romanorum" ndër dokumenta romakë dhe ka gjasa, sepse, siç u vertetua ma vonë, ilirët mbërrijtën me hypë ndër poste të larta romake dhe deri në perandorë, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore e Prevalit. Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.[1]





Shteti i Gentës, Zetës apo Dioklesë siç njihet ndryshe
[redakto] Mesjeta

Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Gentës (Zetës) në vitin 1040. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. I quajtur "xhevahir i kunorës së Rashës" e për një kohë prove, të princit trashigimtar të Derës së Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n´atë vend që Venedikasit vijuan ta quanin "La corte de lo imperator"; kjo krahinë, ndoshta, në kuptim të atyre princavet që mbanin titullin e vjetër ilirian "Jupan" ase "Zhupan", toponimet e të cilëve i ruen sot Jubani dhe Zhubi. Si ra poshtë dera e Nemanjëve në shek. XIV, trashëgiminë e në mbarë Gentën me kryeqytet për disa kohë Shkodrën, dera e Balshajve (mendohet që kjo derë kishte origjinë të largët franceze (normane), e ardhur në këto vise gjatë kryqëzatave), që shtrinë zotrimet deri në Vlorë.





Hartë e brigjeve të zonave të ndikuara nga Venediku në Arbërinë veri-përëndimore
[redakto] Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj

Në çastin e fuqizimit dhe të shtrirjes së tij më të madhe, shtetit të Balshajve iu desh të ballafaqohej me mësymjen gjithnjë e më intensive të sulltanëve osmanë.

Në vjeshtë të vitit 1385, një ushtri osmane, nën komandën e Hajredin Pashës, depërtoi në zotërimet jugore të Balshajve dhe iu drejtua Vlorës. Në Savër forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshën me osmanët, duke pësuar një humbje katastrofale. Vetë Balsha II ra në fushën e betejës. Nën goditjet e vazhdueshme të osmanëve dhe si rezultat i shkëputjes së zotërimeve të vogla të vasalëve të dikurshëm shteti i Balshajve u rrudh së tepërmi. Nipi i Balshës II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi të shpëtojë pjesërisht zotërimet e Gentës. Ato të Kosovës, në pjesën më të madhe, ranë në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Në Vlorë dhe në territorin e saj vazhdoi të sundojë e veja e Balshës II, Komnenë Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varësie me Gjergjin II Balsha. Durrësin e shtiu përsëri në dorë princi Karl Topia, por edhe ky, tashmë nën presionin e vazhdueshëm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshëm. Përpjekjet e Gjergjit II, në fillimet e sundimit të tij, për të shtrënguar lidhjet me Republikën e Venedikut ndeshën në ftohtësinë e kësaj të fundit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i mbetën vetëm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit të afërm osman shtyu në atë kohë masa të tëra njerëzish të braktisnin qytetet e Shkodrës, Lezhës, Tivarit e të Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.





Hartë venedikase
Gjithnjë e më shumë i izoluar nga fuqitë e huaja dhe nga njerëzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorëzimin e Shkodrës. Republika që nuk deshi të implikohej hapur me këtë ndërmarrje, e inkurajoi Balshën në këtë drejtim, duke e bërë edhe qytetar të saj (maj 1395). Në fillim të shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi përsëri nën sundimin e Gjergjit II Balshës. Këtë qytet, bashkë me kështjellat e afërta të Drishtit, Dejës e Shasit (Suaçit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorëzoi në duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti për vete viset e Tejbunës, me Ulqinin e Tivarin. Për viset e lëshuara ai do të merrte një provizion (shpërblim në para) vjetor nga Republika e Venedikut. Heqja dorë nga territore të rëndësishme në dobi të Republikës së Venedikut, në një moment të vështirë për të, u duk se të paktën i siguroi Gjergjit II Balsha më në fund miqësinë e Republikës së detrave. Gjergji u pranua në gjirin e fisnikërisë veneciane dhe të Këshillit të Madh të Republikës. Me këmbënguljen e tij, atij iu lejua që të ngrinte flamurin venecian në zotërimet e mbetura Tejbunës, gjë që do të thoshte se ato viheshin nën mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorë nga përkrahja që u kishte dhënë deri atëherë rivalëve të Gjergjit II, në radhë të parë Radik Gjurashit (Cërnojeviçit). Në këtë mënyrë, Cërnojeviçi u ndodh i vetëm përballë hakmarrjes së Balshës, i cili që në fund të muajit prill 1396 e sulmoi në zotërimet e tij, duke e lënë edhe atë vetë të vrarë. Po ashtu, ai vuri nën trysni edhe kundërshtarët e tjerë të rrezikshëm të tij, si Dukagjinët, Jonimët e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviç, që synonte t’i rrëmbente zotërimet Balshës. Të gjithë këta zotër, kush më shumë e kush më pak, ishin kthyer në vasalë të sulltan Bajazitit I.





Shkodra nën Balshajt
Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II të vazhdonte lidhjet tradicionale me kundërshtarët e Republikës detare, me Raguzën dhe Mbretërinë e Hungarisë. Si njëra dhe tjetra vazhduan ta mbështesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siç e quante atë mbreti Sigizmund i Hungarisë. Nga ana tjetër, Gjergji II u mundua deri në fund të ruante një farë distance nga osmanët. Ndryshe nga mjaft fisnikë shqiptarë dhe shumë të tjerë ballkanikë, ai nuk shkoi të ndihmojë sulltan Bajazitin I në betejën e Ankarasë kundër mongolëve të Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 në qytetin e tij të Ulqinit.

Më i shquari nga brezi i dytë i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Një nga aktet e para të këtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikërisht rifitimi i Shkodrës dhe i qendrave të tjera të principatës, tashmë në dorë të Venedikut.





Monedha e Shkodres n'shek. XIV
Në tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morën me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua të mobilizonte flotën e saj dhe ta dërgonte urgjentisht në Shkodër. Njëherësh ajo joshi dhe shkëputi nga Balsha III aleatë e vasalë të tij, si Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Gjurashët e Gentës së Sipërme. Në këtë mënyrë, kundërmësymja e Venedikut përfundoi në korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrës e të Drishtit, si dhe të Ulqinit, Tivarit e të Budvës. Megjithatë, të ndërgjegjshëm për mbështetjen që kishte në të gjithë atë trevë Balsha III, i cili në shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundër tyre, venecianët u treguan të gatshëm t’i ofronin atij një paqë. Me ndërmjetësinë e Niketë Topisë, vjehrrit të Balshës, paqja u nënshkrua në qershor 1408 në kishën e Shën Laurentit, jashtë mureve të Durrësit. Garantë të paqes ishin ndër të tjerë Niketë Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorës. Venediku pranoi t’i lëshonte Balshës Budvën me rrethina, si dhe viset e Tejbunës. Venediku pranoi t’i jepte Balshës III një provizion vjetor prej 1 500 dukatësh. Të dyja palët u morën vesh të bënin një amnisti të përgjithshme dhe të shkëmbenin robërit e luftës. Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqës. Në vitin 1410 ai nënshkroi një paqe të shumëkërkuar me osmanët. Provizionin që i paguante si Gjergjit II Balshës, edhe Balshës III për qytetin e Shkodrës Venediku ua kaloi osmanëve. I mbështetur nga popullsia e pakënaqur e viseve të Shkodrës, të Ulqinit e të Tivarit dhe nga mjaft krerë shqiptarë, që u bashkuan me të, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotërimet e Venedikut. Një flotë e tij arriti, madje, të depërtonte në Bunë dhe të futej në liqenin e Shkodrës në mars 1410. Megjithëse të mbështetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianët nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë sulmeve të Balshës, që mbështetej nga kryengritja që kishte përfshirë gjithë trevat veriperëndimore shqiptare. Me porosi të Senatit, kapiteni i flotës së Adriatikut, Pjetër Loredani, i ofroi Balshës kushtet e paqes të vitit 1408. Por ndërkohë pozitat e këtij të fundit ishin forcuar së tepërmi. Mjaft nga krerët shqiptarë të malësive të Buduës, të Tivarit e të Shkodrës qenë bashkuar me të. Njëherësh, sundimtari i fuqishëm i Bosnjës, Sandali, që ishte bërë njerku i tij pas martesës me nënën e Balshës, Helenën (dhjetor 1411), filloi të bënte presion mbi Venedikun që t’i kthente zotërimet atërore thjeshtrit të tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi të shtinte në dorë qytetet e Tivarit e të Shkodrës. Venedikut s’i mbetej tjetër veçse të ulej në tryezën e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Në paqen e arritur midis tyre në nëntor 1412 Balshës i njihej e drejta e zotërimit të Buduës, të Ulqinit e të Tivarit (por duhej të linte Shkodrën) kundrejt dhënies së provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej të hiqte dorë nga çdo pretendim tjetër territorial, të pushonte sulmet mbi kështjellat dhe njerëzit e Venedikut dhe të mos hakmerrej ndaj shtetasve të tij që kishin bashkëpunuar me këtë të fundit. Në fakt, Balsha II nuk iu përmbajt kësaj klauzole të fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkësitë e Hotëve, Tuzëve, Bitidosëve, Matagushëve. Nga ana tjetër, ai ndihej aq i fuqishëm sa të vazhdonte të sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kështjellat e Venedikut. Në fillim të vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veç kështjellës së sipërme, u mor prej tij në qershor të po atij viti. Ndihma që osmanët i dërguan sakaq garnizonit venecian të Drishtit (rreth 8 mijë ushtarë) nuk luajti rol. Më 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer në krye iu dorëzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskëtaj mësymjen në Shkodër, duke shtënë në dorë territorin jashtë qytetit. Oferta që ai i bëri Republikës për të nënshkruar një paqe kundrejt lëshimit të Shkodrës nuk u pranua nga kjo e fundit. Në fund të vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i përhershëm i Balshajve, që po atë vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma që Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut të tij, Sandalit të Bosnjës, nuk u duk dhe, në betejën e ashpër që u zhvillua në janarin e vitit 1421 jashtë mureve të qytetit, ushtria e Balshës u thye keqas. Disa muaj më vonë pinjolli i fundit i Balshëve vdiq (26 prill 1421) pa mundur të rikrijonte zotërimin e pavarur të paraardhësve të tij të mëdhenj.





Hartë po venedikase e gjetur bashkë me Statutet e Shkodres në Muzeun Correr, Venecie
Në periudhën e Republikës së Venedikut rindertohet kalaja dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik. Venediku ىa besoi sundimin një proveditori në rast lufte dhe rektori në kohë paqeje. Administrata civile, gjyqi i paqes, gjyqi civil e penal i mbështeteshin këshillit popullor (Senati) vendas simbas traditave juridike pararëndëse të vendit. Në vitin 1392 u dukën afër Shkodrës turqit; më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtave, mbasi gjyqi i paqes, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit popullor (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas sipas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrnin pjesë 5 vetë nga vegjëlia dhe pesë nga parësia. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Fitimet asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionet e dajlanave dhe taksat nga pronarët, ndërsa shpenzimet ishin më të mëdha për të përballuar forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "për një politikë afrimi kundrejt princave të vegjël të vendit".

Në këtë kohë Shirqi ishte skela e Shkodrës prej nga eksportoheshin lëndë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë; sidomos saraga, putarga dhe njala të krypuna. Karnavalet në Shkodër festohen që para ardhjes së pushtuesve osman.





Gravurë e shek. XV nga një artist gjerman në librin "Rrethimi i Shkodrës"
Rrethimi

Në vitin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethuar prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa mundur ta shtier në dorë. Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Selinë e përgjithshëm e nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte prurë nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë,- që thuhet se qysh atëherë i mbeti ky emër. Më 27 Qershor 1477, duke kundruar nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, duke pa madhështinë, bukurinë dhe qendresën heroike të të rrethuarve, tha këto fjalë: "Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet". Dhe, me të vertetë; duke mos ditur kurrsesi ta shtier në dorë, u kthye i koritur nga Stambolli, mbasi kishte hedhur mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit, e qëndresa e arbërorve me në krye kapitenin venedikas Antonio Loredan ishte vendimtare. Në dalëzotje të kalasë luftonin me trimëri të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Marin Barleti dishmon açik se është shqiptar (arbër), kur thotë se në fjalimin e flaktë që u mbajti në tri gjuhë luftarëve mbrojtësa: italisht venecianëvet, sllavisht mercenarëve dhe... "tash po sillem e u flas të mijve", u foli arbërve. Kur dolën nga rrethimi të dy vajtën në Venedik, ku u pritën me nderime të mëdha nga ana e Senatit. Për të vazhduar rrethimin la këtu Ahmet Evrenoz Pashën me 40.000 ushtarë ku ishin më të zgjedhurit. Ngushtuar prej ujit dhe paksuar numri i mbrojtësave, me 25.I.1479 Shkodra ra në dorë me qyshke (kushte) të ndershme:
1) Me marrë me vehte armët; 2) Me marrë plaçkat sa mund të mbashin; 3) Me marrë të gjitha enët shejte dhe gjanat e kushtueshme. Pasha dhe vetë ushtarët dhe oficerat turq mbetën të mrekulluar, kur panë duke dalë andej vetëm 450 ushtarë që kishin teprue dhe 150 gra e pleq.
Gjergj Merula, i cili ndodhej në kështjellë nder të rrethuarit, e pershkruan bukur e thekshëm qendresën heroike të shkodranëve dhe ndërsa tjera, tregon se vetëm luftëtarëve u jepej me pi nga një putir ujë çdo 24 orë dhe për gjellë kishin nga një grusht krunde të kavertisura, sepse bukë nuk kishte për askënd. Pak para se të ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fëmijë, të paaftë për luftimeu çuan n'Ulqin, ndër të cilët ndodhej dhe Marin Beçikemi, një ndër humanistët e përmendur të mesjetës; ky e ndoqi për së afërmi luftën heroike të dalëzotësve të Shkodrës, sikurse e dëshmon në fjalimet e tija që mban në raste të ndryshme. Me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve, qyteti u rrafshua, populli mori arratinë, kush maleve e kush në mërgim. Ndër familjet që dolën nga Shkodra kjenë ndër të tjera edhe këto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulçikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetër Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti. Për disa kohë qyteti mbeti shkretë dhe popullsisë së vjetër, ia xuni vendin një koloni turke; turqit kishin prurë me vehte, të marrun nga fundi i Anadollit disa vetë për shërbime kuajsh dhe, kur pushtuan qytetin, kërkuan të riatdhesoheshin, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kështu derguan e morën familjet e tyre dhe xunë vend në anën veriore të kështjellës. Këta qënë magjypët e sotshëm: andej shprehja ironike shkodrane se "Shkodranë janë vetëm magjypët". Qytetin e mori në dorë Koxha Jusuf Beu, nga i cili rrjedhin dhe Bushatllinjtë.





Territoret e Albaniو Veneta (me ngjyrë të hapur) dhe vitet e rënjes së tyre në dorë të turkut
[redakto] Sulltan Mehmeti II





"Provincia d'Albania", hartë veneciane, lart në të majtë shquhet Shkodra
Në 1499-1500, ndërtohet Ura e Bunës nga osmanët. Thuhet se ka qenë ndërtuar një tjetër më parë përballë ish Fabrikës së اimentos, por se kur nuk dihet. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100,000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1,600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje, humanisti Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504, përbën dëshmi të pakrahasueshme të rezistencës dhe burrërisë së shkodranëve ndaj pushtuesit aziatik.

Pushtimi i qytetit nga turqit osmanë u shoqërua me asgjësimin masiv të trashëgimisë kulturore dhe qytetare dhe me largimin masiv të popullsisë qytetare, por pa mundur të shkëpuste përfundimisht lidhjet e këtij qyteti me kulturën stërgjyshore iliro - arbnore. Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Sanxhaku i Shkodrës ndahej në 6 kaza, nga të cilat 5 ishin shqiptare dhe e gjashta malazeze. Mali i Zi, apo siç ai njihej ne turqisht, Karadagu ishte bashkuar me sanxhakun e Shkodrës në mes te shekullit të 16të kur sunduesi i tij Skënder Beu, pasardhes i familjes se Cërnojeviçëve, vdiq. Mali i Zi, qëndroi nën juridiksionin e Shkodrës deri në fund të shekullit të 18të.

Mbasi ra në dorë të Turkut, më 1479 populli mori arratinë dhe një pjesë mergimin; mirëpo qysh në fillim të shek. XVII populli i maleve filloi t'afrohej qytetit dhe xunë vend në Kazenë; një pjesë pa ndërruar fe, morën shërbim në roje të kështjellës. Mandej afer 1700, tue marrë mbrapa zëvëndëskonsullin venedikas Duoda (shqiptar me fis i kthyer n´atdhe të vjetër) nisi qyteti i ri nga veriu, ndër lagjet Tophanë, Parrucë, Perash, Gjuhadoli e Rrmaj. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1,800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi. Lulëzoi mandej rishtas qyteti në paqe për dyqind vjet, mes fiqve dhe shegave që blerojnë në rranxa, derisa në shek. XVIII malarja nisi ta shkretoj duke e shtyrë popullsinë nga veriu. Që në vitin 1565 Shkodra do të ketë Shtypshkronjë[2]. Në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve në Shkodër ku morën pjesë 20.000 vetë dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u bë te "Lama e Spahive" (ndermjet Urës së Madhe dhe Urës së Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituan të drejtën që të qeveriseshin nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollejt e Pejës. Të tjera kryengritje me rëndësi qenë bërë edhe ndër vitët 1602-1614, por më e madhja qé ajo e vitit 1647 që, po t´u printe mbarë lufta, shkodranët do e fitonin lirinë e pavarësinë qysh atëherë. Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, ndërsa Turqia ishte e xënë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin duke përcaktuar edhe numrin e luftëtarëve që përmblidheshin në 300.000 vetë, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se është marrë vesh me krerët e vendit, myslimanë e të krishtenë. Pesë herë shkoi në Romë, për t'i qarë hallin Shqipërisë dhe për kërkuar ndihmë, po t'mos ishte vdekja e papritur, që u mbyt në Drin në vitin 1623, ndoshta Shqipëria do të ishte shkëputur që asokohe nga zgjedha turke. Më 1624 martirizohet Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës. Më 1648 P.Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulen mbi huj për fé në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndenji gjallë tri ditë duke predikuar. Më 1698 P. Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi. Më 1718 P. Antoni nga Sora, françeskan, varet në konop për fe, afër Shkodre. Më 1937 kemi një regjistër pagzimi nga Imzot Pal Kamsi, famullitar në Top'hanë. Më 1739 Malësorët e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashë Begollin prej Peje. Më 1740 Zi e madhe buke në të gjithë Shqipëninë. Don Karlo i Napolit dergon grurë. اmimi: Një kalë arrinë 16.000 aspra, çeniku i orizit 40 okë e djathë 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra. Më 1745 përmenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit këta lagje dhe rrethe të Shkodres, Top'hana, Rëmaji, Kazena (kodra), Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. Më 1755 اaushollajt qiten jashtë Shkodre.

[redakto] Shkodra nën Bushatllinjët 1757-1831

Nga gjysma e shek. XVIII Mehmet Pashë Plaku, i derës së Bushatlijve që rrjedhin nga shtëpia e Jakajve të Gojanit, thirri për drekë pashën turk që sundonte Shkodrën dhe e mbajti aty peng duke e dëtyruar t'i shkruante Portës së Lartë se kishte ardhur koha që vendi të qeverisej nga sundimtarët vendas, kjo ndodhi me mbështetjen e lagjes Tabakë, që në kohë ishte bajrak i parë i qytetit, mbështetje që i shërbeu kundrejt familjeve të mëdha Begollajve e اaushollajve. Stambolla e pranoi dhe e emëroi sundimtar të sanxhakut Mehmetin, të cilit iu dhل titulli Pashë më 1757. E u bë në vijim themeluesi i Pashallekut të Shkodres. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare për katolikët, duke marrë nën mbrojteje klerin[3]. Më 1764 themelohet në Shkodër shoqëria e Shën Andout. Arriti të bëhet Kapudan-i-derja i flotes perëndimore osmane gjate luftës ruso–turke të 1768–1774; dhe luftoi mjaft ashpër dhe piraterinë. Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Mehmet Plaku e zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së Durrësit ra në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e Lartë i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës, Dukagjinit, Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim territorial politik i qëndrueshëm që qeverisej në mënyrë autonome, brenda shtetit osman.

Mbas tij sundoi Mustafë Qorri, trim e i mençur shumë, por u helmua nga dy gra të haremit që ia kishte çuar peshqesh Stambolli e vdes gjatë luftimeve në Moré.

Ia xuri vendin Mehmet Pasha e mbas tij KaraMahmud Pashë Bushati, i cili me 25.II.1787 u pajtua me Mirditën Kreshnike e me ndihmen e tyne theu turqit në një luftë kryengritëse dhe në vitin 1796 iu pre koka në luftë. Koka e tij gjindet i balsamuar në Muzeumin e Cetinës. Ia xuri vendin Brahim Pasha, por ky duke qenë fanatik çarti gjithë punën që kishte bërë Kara Mahmuti dhe si vegël e verbër e Stambollës, ngjalli ngatërresa e përçamje ndermjet myslimanëve dhe krishtenëve. Më 1784 Pazari i Shkodrës mbushet me drithë dhe çmimi që ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra në 1500-1200 dhe ky bollëk vazhdoi deri më 1789. Më parë, në 1786 në Shkodër shpërtheu murtaja. Hipi në sundim rrjedhimisht me dredhi e dhelpëri Mustafa Pasha, i cili ndertoi Bexhistenin, i dha lulëzim tregtisë, siguroi udhën e Kosovës nga kusarët, por bëri krimin e madh duke shfarosë e mërgue kulm e themel familjet kundershtare të tijat, Dervishajt, اaushollajt e Gjylbegajt dhe duke vrarë në befasi Mehmet Begun të nipin, dhe duke helmuar në burg dy nipat e tjerë, Dervish Begun e Tahir Pashën me dorën e dajës së tij Xheladinit. Duke dashur me i dalë dore Turqisë më 1831 shpalli luftën dhe u thye në Babune, ku mbet i vramë edhe kumbara i tij Gjon Leka i Gegajvet të Shllakut i cili i shpëtoi jetën Mustafës. Erdh e u ndry në kështjellë të Shkodrës e ra në dorë; qé lidhë e çue në Stambollë bashkë me të birin e me një djalë që mbante mbas vedit si besnik. Gjykata kishte dhënë vendim me ia pre kokën. Sadrazemi, kryeministri, ishte mik i ngushtë i Mustafa Pashës. Kur mori vesht lajmin e dënimit me vdekje besniku i tij Mustafë Suma i cili i përngjante shumë nga fytyra, iu lut t'ي jepte teshat e tij dhe të shkonte ai me u pre për te. Të nesermën ndersa Sulltani drejtohej nga Ajia Sofija me falë Xhumanë (e premtja për muslimanët), i biri i Mustafë Pashës i doli para dhe iu lut me ia falë babën. Mbreti për ta larguar i premtoi se po, dhe në atë çast doli Mustafë Pasha i gjallë. Siç i premtoi, i fali jetën dhe e emëroi sundimtar Vali në Diarbekir. Vdiq dhe u varros në Stamboll. Mbas Bushatlijve erdhën pashallarë turq.

[redakto] Nisja e trazirave

Në vitet 1834-1835 një tjetër kryengritje e madhe plasi në Shkodër nën udhëheqjen e fshatarit legjendar Dasho Shkreli, e cila ngujoi në kështjellë Valinë, Ali Namikun dhe gjithë ndihmën e madhe që erdhi nga Stambolla, 8 batalione nën urdhënat e Hafiz Pashës dhe të Mahmut Pashës të Rumelisë, mbet i rrethuar për gjashtë muaj rresht dhe kështu valia qe i shtrenguar të kërkoj një marrëveshtje dhe të bënte një falje të përgjithshme; falja qé sa për faqe, sepse, më vonë, Ymer Pasha shtroi Shkodrën, nxuri dhe burgosi parësinë e vendit dhe udhëheqësit e kryengritjes dhe i mërgoi në Anadoll. Masat administrative, tentativat për zbatimin e reformave ushtarake e për kufizimin e qeverisjes së zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakënaqësitë e Sanxhakut të Shkodrës, që u bë më i privilegjuari.[4] Brenda 40 vjetëve (1831-1871) në Shkodër u ndërruan 52 të tillë. Knjazi i Malit të Zi kërkonte ta shfrytëzonte për të zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herë pas here në pikat kufitare më kyçe.





Vaporr në Bunë
Simbas Pouqueville, konsull francez, Shkodra si qytet kishte 18.000 banorë. Në 1854 kryengritje e armatosur në Shkodër. Në 1855 ndihet termet i fortë. 1856 Kremtime të mëdha në Shkodër për nënshkrimin e paqes. Për një orë rreth u zbrazen top e pushkë nga kështjella e kodrat e Tepes. Në 1856 Hamz Agë Kazazi u prinë disa fanatikëve për të rrethuar Seminarin Papnor të Jezuitëve. 1856 Vjen në Shkodër i derguari fuqiplotë i Stambollit dhe pati bashkëfjalime me Konsullin e Austrisë, Ipeshkëvin e Pashën. Mustafë Pashë Menehmeni dergon në mërgim Hamz Agë Kazazin me disa parësi të tjera. Mali i Zi pushton Kuçin. Po atë vit Valia i Shkodrës, Menemenli Mustafë Pasha, krijoi Komisionin e Xhibalit duke vënë në krye si sergjerde Haxhi Agë Lohen. 1857 Qeverija turke zbret nga Kështjella e zen vend në shtëpi të Dervish Beg Koplikut.

Më 1718 Shkodra do të ketë 7 selitë e konsullatave të Fuqive të Mëdha të Evropës. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet Bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka ~2500-3500 dyqane (shitore) të stilit persian. Qyteti arrin në 50'000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, havjar, që eksportohen. Si port përdorej Oboti e Ulqini e me vonë Shëngjini. Në 1859 Themelimi i Seminarit Papnor të Shkodrës me nxënësit Prenk Doçi, Ndue Bytyçi. Gusht 1861 Françeskanët ngrejnë Kuvendin e tyre në Shkodër. Në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet në Malësi por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudes. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit të Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është n'anën veriore të Liqenit të Shkodres, dolën vullnetarë nga djelmnia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka. Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijë kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninës, e cila në qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo numëronte një kontingjent prej 8,000 vetësh. Në fillim ata zaptuan Lisedrën (një ishull i vogël në liqen të Shkodrës, nga ku me lundërza komandanti armik hodhi forca në Vraninë, për të marrë së pari kullën, se kjo e bënte më të lehtë ecjen para të ushtrisë malazeze. Kulla (Kalaja) kishte përpara një të ashtuquajtur Maksud-kullë (rezervë), ku Osoja kishte lënë pjesë të shokëve të vet. Pabarazia në numër e luftëtarëve shihej qartë, luftonte një ushtri 8,000 trupash me një çetë të vogël shkodranësh. Në Shkodër, në fillim të vitit 1862, ishte krijuar një situatë kryengritëse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane të largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun të rrëzuar (اerkez Abdi Pasha), siguroi lidhjet me malësorë trima dhe krijoi çeta me luftëtarë-vullnetarë në mbrojtje të kufijve. Dhjetor 1866 Krijohet i Treti Urdhër në Shkodër. Kjo situatë ndodhi se pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersën e popullit, grabiti e shteroi burimet jetësore e nuk ishte në gjendje as ta mbrojë, as të luftojë lakmimet e cënimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë, madje pengonte shqiptarët t‘i bënin mbrojtje trojeve të veta, se Turqia plotësonte dëshirat e qëllimet e tyre mbi kurrizin e Shqipërisë, duke nxitur edhe ai vetë gjakderdhje e vjedhje në kthinat kufitare e shpesh qeveritarët nuk i linin shqiptarët t‘u përgjigjeshin kërcënimeve malazeze e serbe. Në shkrut të vitit 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane. Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku akomodoheshin barka e anije të vogla ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun. Qyteti shquhet në atë kohë për oborret e lulishtet. Shtator 1874 çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta. Rreth viteve 1840 ngrihet ndërtesa e bibliotekës se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3.000 vëllime teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri në ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vonë edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike Jezuite e Françeskane. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.

Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodres ose "Kisha e Madhe" siç quhet, një ndër objektet kristiane më të bukura në Ballkan asokohe. Kjo godinë kreu funksionet e sajë fetare der më 1967 kur u bë pallat sporti nga regjimi komunist. Në 1991 u kthye përsëri në kishë. Sipas disa shënimeve të "Basilica di San Pietro" në Romë, klasifikohet si një nga kishat më të gjata në botë, dhe zë me 73.5 m e saja të gjatësisë, vëndin e nëntë. Dhjetor 1874 shkrepë n'orën 5.15 në depon e municionit të kështjellës që merr flakë dhe mbesin të vdekur 97 vetë. Korrik 1875 themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol. Shtator 1875 themelohet Kongregacioni i Zojës Nunciatë në Shkodër. Shtator 1877 Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.





Porti lumor i Shkodrës, dhe ura Bunës
Në prill të vitit 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë, në të shkrihet Lidhja e Shkodrës e udhëhequr nga kryengritësit të Malsive përreth; dhe si komandantë të Ushtrisë Vullnetare qenë Hodo Sokoli, Prênk Bibë Doda, dhe anëtar i komisionit Shan Deda, por qeveria turke i zuri dhe i internoi në Azi të Vogël, Kastamun, ndër të cilët edhe Rrust Marku i Dushit të Pukës. Lidhja e Prizrenit u quejt "Lufta e Miletit" (popullit). Shkodra bëhet një qendër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhe trazirash për qytetin, që pasqyrohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë. Shkodra në vitin 1870 kishte 50.000 banorë. Në vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugëve natën me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodrës. Deputetët e parë shkodranë që u nisen në parlamentin turk në vitin 1877 janë: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq. Në vitin 1878 ngrihet në Shkodër banda e parë muzikore e vendit. Po këtë vit hapet shkolla e Jezuitëve. Themelohet në 1880 Muzeu i Jezuitëve, i cili ishte i ndarë në disa seksione me permbajtje shumë interesante e tepër të hershme. Në 1879 krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza. 1882 اelet Kolegja Serafike Françeskane. 1887 Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe. At Shtjefën Gjeçovi, i cili mblodhi kodin zakonor gojor të maleve e e përpiloi Kanunin te Lekë Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskanëve në vitin 1890. Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhës së aristokracisë mesjetare, është ndërtuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhuur ketu rreth çerekut të fundit të shek. XIX. Në vitin 1890 ndërtohet “Teatri i Kolegjit Saverian”. 1899 Imzot Prenk Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqërinë Letrare "Bashkimi"[5]. 1889 Themelohet Kompania e "Zojës Rruzare" te Arra e Madhe. 1889 Krijohet shoqëria bamirëse "Rrethi i Shën Jozefit" në Kolegjën Saveriane. 1889 - اelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër. 28.6.1897 Motrat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas. 1902 Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe falë At Gjergj Fishtës. 1903 Me alfabet të Shoqërisë "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore. 13.6.1904 Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq.

Qyteti me 1 qeshor 1905 përjeton ngjarje katastrofale nga tërmeti që shkaktoi dëme të mëdha, vdesin 159 vetë dhe plagosen 250 të tjerë. Lëkundjet e vazhdueshme do të zgjasin afro një vit. Lagjet e vjetra pothuajse u sheshuan, u përmbyten shumica e tokave. Por, ashtu siç dëshmon historia, Shkodra rilindi nga hiri i saj. 8.12.1905 Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit. 1907 Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; më vonë dhe i pleqve të vorfën. 1908 Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër. Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni të Sulltan Hamitit dhe në Shkodër u bënë kremtime të mëdha duke kujtuar dhe shpresar se njimend u fitua njëfarë soj lirie, por nuk vonoi shumë dhe ia bëri Shefqet Turgut Pasha, i cili çarmatosi, xuri dhe burgosi atdhetarë të vërtetë dhe dhunoi sidomos ndër malsinat nga shkeli këmba e tij shfarosëse, por i ndeshi sharra në gozhdë në Malësi të Madhe dhe në Dukagjin e u nda me faqe të zezë. 1908 Shkodra merr pjesë në Kongresin e Manastirit ku dërgohen të mëdhenjt e letrave shqipe dhe jo vetëm,: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Hilë Mosi. 1909 Del në Shkodër gazeta "Koha" "Bashkimi". Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar. Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër. 24.7.1910 Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen ta shtrojë Shkodrën.





Ngritja e flamurit në Bratile, Malci në 6.4.1911
[redakto] اlirimi dhe Rrethimi i Shkodres, pavarësia

Më 1910 Kryengritja e Përgjithshme e Malësisë së Madhe në të njëjtën periudhë me luftrat në Kaçanik e në Buletin. 26.7.1910 Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër të shtrojë Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t'Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke. Me 6 prill 1911 hotjani Dedë Gjo Luli, e Mehmet Shpendi me shokë, ngriti i pari flamurin kombëtar në Bratile (Rudinë), në majë të Deçiqit nga kryengritja e madhe që u bë me kockë të fortë Këlmendasit; ai flamur ruhet sot në Muzeun Historik të Tiranës. (Sot i zhdukun, shënim i red.) ishte hera e parë që u çua ai flamur pas rënjes së Shkodrës më 1479[6]. 18.5.1911 Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë duke derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.

Fillimet e institucionit të Bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865. Në fillim u quajt “Beledie” deri në vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe më pas Bashki.





Perlimtare
Kryengritja e vitit 1911 e zonës së veriut tronditi pushtimin osman në Shqipëri. Shtator 1912 plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte.

[redakto] Rrethimi

Adjutanti i gjeneral Hasan Rizas, trokiti në derën e eprorit të tij pa zbardhur ende mëngjesi i datës 8 tetor 1912 duke i dhënë lajmin se Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevojë për më shumë shpjegime. Dy orë me pas ai u njoftua se trupat Malazeze, ashtu siç pritej, qenë drejtuar për në Shkodër. Në mesditë gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur në Bardhanjore dhe po atë mbasdite mblodhi të gjithë komandantët e tij.
"Qyteti do të rrethohet së shpejti, por ky qytet nuk do të bjerë në dorën e malazezëve. Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë. Sot kemi 5 mijë trupa ushtarake, por mbi 20 mijë të tjerë janë duke ardhur në ndihmën tonë. Që sot fillon një betejë e vështirë, që asnjë nga ne nuk e di se sa do të zgjasë"[7].
Atë ditë, nga të gjitha trupat e pritura, vetëm 10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneral Esat Toptani, kishin arritur të hynin në qytet. Mbi 2 mijë matjanë, të drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogolli, ishin shpartalluar nga serbët në Lezhë, ndërsa trupat ushtarake turke, të drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Jella, që gjendeshin në Berat, u gozhduan në fushën e Myzeqesë nga sulmi i perbashkët serbo-bullgar. Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte një rrethim t'ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej gati 30 mijë serbësh, që shumë shpejt do të bashkohej me ta. Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij, burgosën në Shpuzë një grusht patriotash që nuk donin m'ىu përulë sundimit sllav, 36.000 gjyle u hodhën mbi qytet, por Shkodra nuk ra në dorë. Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qartë. Me idenë e faktit të kryer, fuqitë ballkanike, të ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosën të pushtojnë sa më shumë territore të mundshme, me idenë që Konferenca e Ambasadorëve, që pritej të mblidhej në dhjetor, të vendoste shtrirjen e kufijve të tyre në gjithë tokat që kishin nën kontroll[8].

Rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më shumë se 183 ditë dhe se beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Europën e kohës. Të rejat e saj zinin vend rregullisht në të gjitha gazetat më të mëdha perëndimore, ndërsa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bënë figura të njohura. Së paku 15 libra janë botuar në gjuhë të ndryshme për rrethimin. Vetë Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur në fushimin e trupave të tij për t'i dhënë zemër ushtrisë, që drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armëpushimi që pasoi në muajin dhjetor, u kishte dhënë mundësi serbëve që mbi 30 mijë trupa të tyre t'i dërgonin në përforcim të trupave malazeze. Po në këtë kohë, me një telegram direkt, ministri turk i Luftës urdhëronte Hasan Riza Pashën, që lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej të dorëzonte qytetin tek malazezët. Telegrami shoqërohej nga një letër e princit Danilo, sipas së cilës, nëse Hasan Riza nuk i bindej urdhërit, ai konsiderohej dezertor dhe dënohej me vdekje së bashku me shtabin e tij. Përgjigjia e Komandantit të qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës që kishte në ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte edhe një mesazh i Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Po ne atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që të lejonin hyrjen në qytet t'ilaçeve për të plagosurit si dhe t'ushqimeve për diplomatët dhe për 13 gazetarët e huaj. I bindur se qëndresa në qytet duhej të kishte një flamur, ai hyri në tratativa me Austro-Hungarinë. Por po atë ditë, Komandanti mori një tjetër mesazh: Alush Lohja i njoftoj se Shpallja e Pavarsisë në Vlorë ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha dhe se mbrojtja e mëtejshme e qytetit mund të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas Lohes, në këtë mënyrë mund të motivoheshin edhe malësorët e Mirditës për të marrshuar në ndihmë të qytetit të rrethuar. Ideja e Lohes duket se i pëlqeu Komandantit që kjé mjaft koherent para kërkesave të shqiptarëve dhe, po atë ditë, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Ismail Qemali, një i njohur i vjetër i tij, ishte në dijeni të zhvillimeve në Shkodër dhe se një korrier, i quajtur Mark Dubashi, i dërgonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit të qytetit, Jak Serreqit. Natën e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë edhe nga Kryeministri Shqiptar, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për t'ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë nën flamurin shqiptar[8]. Mbrojtja e qytetit ishte bërë ndërkohë e famshme n'Europë. Një korrespondent i gazetës angleze "Times", i quajtur H. Nevinson, botonte çdo javë nga një artikull dhe, bashkë me raportimet e kolegëve të tjerë, mbrojtja e qytetit bëri bujë në Perëndim. Për më tepër, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bëra ndaj popullsisë civile dhe trupit diplomatik në Shkodër. Për të verifikuar raportet e gazetave dhe ato të konsujve të huaj atje, Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në qytet një mision të kryesuar nga atasheu ushtarak austriak në Cetinë, kapiteni Hubka. Hubka, që u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nën-komandantin Esat Pashë Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut t'urisë dhe se mbi të qenë hedhur bomba pa mëshirë. Por Hubka kreu edhe një mision të rëndësishëm politik: Jak Sereqi, arkipeshkvi i qytetit kishte rënë dakort me Hasan Riza Pashën dhe Alush Lohen që të ndihmonte në mobilizimin e malësorëve katolikë në ndihmë të qytetit, me kusht që, në të të ngrihej flamuri shqiptar dhe që për këtë aksion të binte dakort Austro-Hungaria. Hubka e siguroi për këtë, por ai shtoi, se nuk besonte që qyteti mund të rezistonte më shumë se 5-6 ditë, kohë e pamjaftueshme për të mobilizuar malësorët. Fatmirësisht, qyteti rezistoi edhe katër muaj. Aprovimi i Austro-Hungarisë mobilizoi edhe më shumë popullsinë katolike të qytetit. Gjeneral Hasan Riza, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Toptani, ranë dakort t'u dërgonin malësorëve, përmes Kuvendit të Rubikut (që mendohet të jetë mbajtur nga janari), dy mesazhe për ndihmë. Mesazhet, që shoqëroheshin edhe nga garancitë e Imzot Sereqit dhe ato t'Austro-Hungarisë, i udhëzonin malësoret katolike që të sulmonin nga pas trupat malazeze, me të parë që në kalanë e Shkodres është ngritur flamuri shqiptar. N'atë kohë situata në qytet ishte rënduar dhe ushqimet, megjithë racionimin e fortë, nuk gjendeshin më. Kësaj i duhej shtuar fakti që pjesa më e madhe e qytetit ishte bërë gërmadhë nga bombardimet dhe në spitale nuk kishte më vend për të plagosurit-shumica e të cilëve ishin nga popullsia civile. Po kështu, trupat mbrojtëse kishin shumë humbje nga radhët e tyre, edhe pse tregimet e kohës dëshmojnë s'edhe malazezët kishin shumë të vrarë. Në qytet kishte filluar të qarkullonte ideja e dorëzimit, ide që sidoqoftë nuk thuhej me zë të lartë.[8] Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t'i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro - Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t'i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithçka zgjati me shumë se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Që më 10 prill diplomacia britanike informohet se Esat Toptani i cili kishte vrarë kolegun e tij komandantin turk Hasan Riza në mënyrë indirekte, i kishte kërkuar qeverisë malazeze më 19 mars një shumë prej 80.000 lirash turke (dy milionë florinta) për dorëzimin e qytetit të Shkodrës[9]. Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit të Shqipërisë. Shkodra u dorëzua në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë, 23 prill 1913. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazen e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezëve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit nga autoritete malazeze. Për ekzistencen e një pazarlleku të Esatit me malazezët na dëshmon edhe një dokument i një dëshmitari shkodran, pjesëmarrës në ngjarje. Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane. Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre. Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere "korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik.
"Ne e dime, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi".
Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha[9]. Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë (kontribut të madh dhanë diplomacia austro-hungareze me ministrin e jashtëm Berchtold e konti Mensdorf) atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve. 13.6.1913 Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.





Ngritja e flamurit në bashkinë e Shkodrês
Në nëntorin e 1913 ngrihet për të parën herë flamuri Kombetar në bashkinë e qytetit. Për Austro-Hungarinë pikësëpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar Shkodrën Malit të Zi. Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare[9].

14.4.1913 Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej duke ىa lëshuar vendin në dorë ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

[redakto] اlirimi





Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku ءt Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.
Nën-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lirë[9].

Këto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë.
"Ndjenjat austriake,- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf,- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brënda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni."[10] Per t'i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan n'ujrat e Adriatikut, perballë Tivarit[9].
Në 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqitë e medha[11], nga komisioni Ndërkombetar me delegat austro-hungarezët. 1915 Në Shkodër ngrehet një qeveri e përkohshme, por është më tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esat Pashë Toptanit. 5.6.1915 Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n'Itali.

6.1915 Ushtritë serbe të thyera përshkohen nëpër Shkodër, ku në Shtoj pushkatojnë Mustafa Qullin e اerçiz Topullin, kapedanin e famshëm që kishte shkuar në veri të vendit për hir të çështjes shqiptare. 1916 Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.





Rruga Franz Ferdinand
3.1916 Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.

1916-7 Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare". 30.10.1918 Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipërinë. 11.1918 Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres. 2.1920 Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën donin me ia grabitë disa shovinista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesua nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qëndrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Me 6 qershor 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë morën pjesë vullnetarisht.

Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte tradhtia në mes, malsorët do futeshin në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arritur deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4 Mars 1927. Në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur ا. Topulli e M. Qulli. I gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.





Duke qenë mjeshtër i mashtrimeve, ai bëri që kjo foto të botohej duke fshirë imazhet e të gjithë personaliteteve që gjëndeshin të pranishëm, në atë çast, në ballkon e duke lënë aty vetëm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gënjeu në kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketën ka shpërvjelur mëngët dhe ka punuar me kazmë e lopatë për të gjetur eshtrat e dy dëshmorëve, në një kohë që kur erdhi delegacioni gjirokastrit në Shkodër çdo gjë ishte bërë gati që më parë. Po të krahasojmë foton origjinale që gjëndet në Fototekën Marubi, me atë të retushuar e të botuar në librat e kohës, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetëm në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, shihet qartë mashtrimi i bërë.
Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohuar: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dëshmi e gjallë qé vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.[5]

[redakto] Komunizmi

Më 28 nanduer gjermanët u larguen nga Shqipëria. Më 29, Fronti Nacionalاlirimtar me qendër në Rranxa (Reç, Rrjoll, Lohe), Postrribë, Bardhaj e Berdicë hynë në qytet - u ba paradë e madhe, ku ndërkaq vehej re se elementi katolik mungonte. Në Shkodër aq komunistë sa hynë s'i kishin as ushtritë e huaja; kishte grekë, bullgarë, çetnikë serb, edhe kaukazianë. Brigadat shqiptare të kryesueme nga major Gjin Marku shkuen me ndihmue popujt "vllazën" të Jugosllavisë. Duke filluar nga nëntori 1944, mbi këtë qytet u aplikua një represion i egër asgjesues sllavo-komunist, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjesuar institucionet e krijuara për shekuj nga qytetaria shkodrane; vuajti për 45 vjet nga shtypja që donte t´ىa çrrënjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçarë. Megjithë goditjen e pësuar qyteti ka mbijetuar midis vështirësish të mëdha dhe momentalisht po përpiqet të kapë fillin e saj të vijimësisë me traditen, të këputur padrejtësisht nga dhunuesit e kuq. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën[12], e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve[13]. Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjestarët e grupit të fundit antikomunst me nxënësit që kishin dalë nga ajo shkollë. Lidhur me këtë lëvizje e cila rifilloi në gjimnazin e qytetit (pak kohë pas mbarimit të Luftës) me krijimin e organizatës "Përpjekja Shqiptare" që kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Et'hem Bakalli. Në tetorin e vitit 1947 në shtëpinë e Nihat Bakallit në qytetin e Shkodrës u formua një organizatë antikomuniste e quajtur "Përpjekja Shqiptare". Për ta shtrirë aktivitetin e asaj organizate edhe në qytete të tjera, Ahmet Bushati rekomandoi Ramazan Kthupin nga Durrësi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjëherë). Mbas pak ditësh nga takimi që pata me Bardhoshin, në muret e gjimnazit të Shkodrës u gjetën të shkruara me bojë të zezë parullat "Poshtë Komunizmi", "Jashtë rrebelet" etj. Pasi nuk kishin kaluar as katër-pesë ditë nga ajo ditë u arrestuan, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkë me ta dhe Osja, vëllai i vogël i Xhevatit[14].

E ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.
 
Pe: Shkodra

Me pelqen shum shkodra si qytet e kam qejf :D
 
Titulli: Shkodra

Shkodra është ndoshta, palca e kurrizit për Shqipërinë; aq genuin e i pazëvendësueshëm është kontributi i këtij qyteti në botën shqiptare, në historinë antike e moderne, në sport e kulturë, në idealizëm e civilizim. Qysh prej Teutës te Marie Kraja, prej Barletit te Fishta e Migjeni, prej Pjetër Marubit te Serafin Fanko, e prej Oso Kukës te Vojo Kushi e Arben Broci, e prej secilit burrë e grua të atij qyteti e deri te zogjtë e Shkodrës të shpërndarë në katër anët e botës, Shkodra ka përcaktuar gjithmonë drejtimet. Kaq do të ishte mjaft për ta nisë me Shkodrën paraqitjen e qyteteve shqiptare në revistën Travel. Mirëpo Shkodra është një qytet unikal në Shqipëri edhe për pozicionin gjeografik: i shtrirë mes tre lumenjve (Kir, Drin, Bunë) dhe Liqenit të vet, qyteti është gjithashtu vetëm pak kilometra nga deti Adriatik, e po ashtu, pak orë larg nga zemra e Alpeve Shqiptare, Thethi. Me një lartësi mesatare prej 10-12m mbi nivelin e detit, mbi trup të Shkodrës ngrihen kodra të buta e të gjelbëruara, që pastrojnë ia mushkëritë qytetit. Prandaj, i dashur vizitor, kur të nisesh për në Shkodër, do të të duhet kohë, sepse Shkodra s’është dashnore për një natë, por shtojzavallja që t’i merr mendtë e të shplodh në një muaj mjalti.

Gjeografia e klima

Shkodra shtrihet në një fushë të gjerë në veriperëndim të Shqipërisë, në kordinatat gjeografike: 190 30’ 42” (gjerësi) dhe 450 03’ 05” (gjatësi) dhe me sipërfaqe të përgjithshme mbi 16.000 ha (16 km2). Qyteti rrethohet nga ujërat e lumenjve dhe liqenit. Kështu: nga lindja me një rrugëtim 43 km vjen Kiri, i cili tretet në Drin në jug të qytetit, ndërsa Drini vetë bashkohet me Bunën –i vetmi lum i lundrueshëm në Shqipëri - që derdhet në detin Adriatik pas 44 km gjarpërimi nëpër fushën e Nënshkodrës. Në perëndim dhe veriperëndim më i madhi në Ballkan shtrihet Liqeni i Shkodrës, me thellësi nga mesatare 7-10 e maksimale 44 m, e me sipërfaqe totale 369 km2, e cila ndahet mes Shqipërisë (149km2) dhe Malit të Zi. Vija e bregut të liqenit është e barabartë me atë të vijës bregdetare të plazhit të Velipojës: mbi 14 km. Sa i takon kodrave, ato e rrethojnë qytetin nga ana lindore dhe jugore, në lartësi nga 110 deri në 130. Më e famshmja është kodra e Kalasë Rozafa, në jugperëndim. Më tej, në horizont ngihet Cukali (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldia (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenjtë e tyre si Shala e Cemi.

Klima e Shkodrës është mesdhetare fushore, me gërshtime të natyrave detare e kontinentale. Dimri është i butë dhe i laësht, vera e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare vjetore është 15.3° C. Ka rreth 2600 orë me diell në vit, ndërsa rreshjet e shiut shkojnë nga 1700-2500 mm në vit. Lagështia e ajrit 66%, ndërsa shpejtësia e erës 25-45 m/s.

Popullsia, njerëzit Popullsia e qytetit të Shkodrës është homogjene. Duke konsideruar shtimin natyral që pas regjistrimit të vitit 2003, qyteti mund të ketë aktulisht mbi 115.000 banorë. Rritjen më të ndjeshme ajo e ka arritur pas vitit 1960, rrjedhim i rritjes natyrale, 18/00 të popullsisë dhe i lëvizjes nga fshati në qytet. Dendësia mesatare e popullsisë arrin 135 banor/km2 . Jetëgjatësia mesatare rreth 70 vjeç. Popullsia qytetare arrin 44 %. Nga ana administrative, Shkodra është qendër e prefekturës (qarkut), e cila përfshin edhe rrethet e Pukës e të Malësisë së Madhe. Rrethi i Shkodrës ka në administrim dy bashki dhe 16 komuna.

Njerëzit në Shkodër janë shumë të komunikueshëm, me humor e tepër dashamirës. Edhe pse qyteti bën pjesë në njërën prej zonave më të varfëra të Shqipërisë, shkodranët janë bujarë, mikpritës dhe harxhues të mëdhenj, aq sa përshtypja e përgjithshme është se shkodranët janë të dhënë pas qejfit. Ata nuk shfaqin shenja racizmi, ksenofobie, intolerance fetare apo politike, pavarsisht se prej kohësh qyteti nuk ka ndërruar ngjyra politike. Shkodranët janë ngandonjëherë indiferentë me njëri-tjetrin, por bëhen shpejt solidarë edhe me të huajt, sa herë paraqitet nevoja.

Transporti e kostot Shkodra ka rreth 120 km rrugë të brendshme. Vetë qyteti ndodhet rreth 99 km larg Tiranës, lidhet me Kosovën nëpërmjet rrugës së Kukësit, 170 km, me Malin e Zi nëpërmjet rrugës veriore Shkodër-Hani i Hotit - 40 km, nëpërmjet rrugës Shirokë-Zogaj - 16 km dhe rrugës së Muriqanit - 15 km. Me Alpet e Veriut lidhet nëpërmjet rrugëve: Malësi e Madhe - 65 km, Dukagjin - 40 km, Pult - 30 km, Shllak - 25 km, Vig - 40 km. Shkodra është larg Razmës rreth 42 km, larg Bogës 48 km. Larg Velipojës 29 km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 3-9 km. Shkodra është e lidhur me rrjetin e brendshëm hekurudhor si dhe me atë ndërkombëtar nëpërmjet Stacionit të Hanit të Hotit - 35 km. Qyteti lidhet me Portin e Durrësit me rrugë automobilistike, 131 km, me portin e Shëngjinit - 55 km dhe me aeroportin e Rinasit - 95 km. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

Shërbimi postar në Shkodër realizohet nga Posta Shqiptare, e cila kryen dërgim dhe marrje për letra, koli, shtypshkrime, urdhra dhe pagesa ndërkombëtare me disa shtete, këmbim valute etj. Në Shkodër ekzistojnë dhe shërbimet postare të DHL dhe UPS, si dhe transfertat e parave Western Union, Moneygram etj.

Origjina e historia SΚΟΔRΙΝΩΝ (latinisht Scodra), mund të interpretohet si shko Drin (shko Drinon). Tjetër variant është ai i turqve, që të befasuar nga betejat e luftëtarëve vendas, menduar se shkodranët ishin pasardhësit e Aleksandrit të Madh (Skënderi, sipas tyre) dhe e quajtën qytetin me emrin İşkodra ose Işkenderiyye. Megjithatë, zona përreth vendit ku shtihet qyteti është banuar që në kohët parahistorike, sepse janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Këto gjetje arkeologjike ruhen në Muzeun e qytetit etj. Qyteti vetë është ndërtuar përgjatë shekullit IV p.k. Rrëzë kodrave të Tepes, në jug të qytetit, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.k). Në shekullin V - IV p.k. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytetit me emrin Scodrinon që në vitin 230 p.k.

Sllavët e bëjnë kryeqendër shtetit të Zetës në shek. Xl. Në shekullin XIV, qendër autonome dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon Shkodrën me 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1.600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Perëndim në vitin 1504. Në shekullin XVIII bëhet qendër e Pashallëkut të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi të krijojë një principate të pavarur shqiptare, por u shtyp nga turqit. Më 1865 kalaja braktiset si banim, sepse lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Më 1878 Shkodra ndihmon Lidhjen e Prizrenit duke dërguar ushtritë e saj në shtritë mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit e Tivarit. Në dimrin e 1912-1913, për gati 7 muaj, Shkodra e udhëhequr nga komandanti turk Hasan Riza Pasha, i bën ballë sulmit çnjerëzor të ushtrisë malazeze. Më pas, edhe austriakët e pushtojnë qytetin përpara se Kongresi i Lushnjës i 1920 ta përfshijë Shkodrën në juridiksionin e shtetit të ri shqiptar. Deri përpara pushtimit fashist, qyteti ishte një industri kryesisht ushqimore dhe të çimentos, por ardhja në pushtet e komunistëve pas Luftës së Dytë Botërore, i dha Shkodrës në goditje të rendë, sidomos në planin kulturor e shpirtëror. Ironia e regjimit shkoi deri në hapjen në Shkodër të të vetmit Muze Ateist, pak kohë pas mbylljes me forcë të institucioneve fetare dhe persekutimit të klerit. Megjithatë, ishte po Shkodra, që më 4 nëntor të vitit 1990, çoi meshën e parë, 23 vjet pas ndalimit të fesë, meshë e cila është cilësuar si paraprijëse e ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Kultura e trashëgimia Shkodra i ka paraprirë qytetërimit shqiptar duke qenë në të njëjtin hap me qytetërimin botëror. Mendjet e ndritura nga ky qytet kanë shkruar gjuhën e historinë, kanë lëvruar artet e dijet e kohëve, aq sa përkufizimi më i rëndomtë për Shkodrën është “djepi i kulturës”. Në Shkodër nisin të shkruhen librat e parë, të këndohen këngët e para, të luhen dramat e para, të bëhen fotot e para, të shfaqen filmat e parë, të luhet së pari futboll, të dëgjohen pianot a para nëpër shtëpija, të kompozohen operat e para,… Gjenezë. Shkodra është gjeneza.

Në Shkodër u formuan humanistët e parë Marin Barleti e Marin Biçikemi. Në vitet 20-30 të shekullit XX, letërsisë i vijnë si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni e Ernest Koliqi. Në fillim të shekullit XX, Shkodra kishte 26 piano. Koncerti i parë sinfonik i dhënë në Shkodër ka qenë “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit. Pikërisht në Shkodër, më 1958, u vu në skenë opera e parë shqiptare, “Mrika” e kompozitorit Prenkë Jakova, e ndër pitorët më të shquar është Kolë Idromeno.

Aktualisht, Shkodra ka shumë monumente e institucione të kulturës, arsimit e besimit, sipas periudhave. Të periudhës së antikitetit e mesjetës janë: Kalaja e Rozafës, muri rrethues i qytetit antik (i periudhës romake), Muzeu i kështjellës, Kisha e Shën Shtjefnit dhe Kisha e Zojës së Shkodrës, Xhamia e Plumbit, Sahati i Inglizit, Ura e Mesit. Ndërsa në pjesën e re të qytetit janë këto objekte kulti e institucione fetare, disa të ringritura pas viteve ‘90: Xhamia "Ebu Beker", Xhamia e Perashit, Katedralja e Shkodres, Kisha françeskane, Kisha orthodokse, Medreseja "Sheh Shamia", Seminari Ndërdioqezan Shqiptar, Kolegji Françeskan, Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla", Instituti Katekistik Shqiptar etj. Ndër institucionet arsimore dhe kulturore përmendim: Universitetin "Luigj Gurakuqi" i themeluar më 1957, Bibliotekën "Marin Barleti", Fototekën unikale "Marubi", Teatrin Migjeni, Muzeun e Qytetit etj. Shkodra ka gjithashtu stadiumin “Loro Boriçi”, i dyti në vend për nga madhësia.

Për të vizituar


Qyteti i Shkodrës falë vlerave që mbart, por edhe falë shtrirjes në mes të një diversiteti të jashtëzakonshëm natyror, vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm, nga ai kulturor, historik, bregdetar, liqenor, lumor e malor e i aventurës, që nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda në Vaun e Dejës e deri në Razëm, Shkrel, Bogë e Theth, në Vermosh, nëpër Malësi e shumë pika të tjera.

Kalaja Rozafa /200 lekë Kalaja Rozafa është monumenti historik më i vjetër. Ngrihet mbi një kodër strategjike, në takim të lumenjve Drin e Buna në jug e me pamje të lirë mbi Liqenin e Shkodrës në veriperëndim, për të kontrolluar fushën nga deti në perëndim, si dhe në lindje, kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit. Legjenda thotë se kalaja u ndërtua nga tre vëllezër: që ajo të qëndronte në këmbë, ata u detyruan të murosnin gjallë gruan e vëllait më të vogël, e cila pranoi të sakrifikohej, duke kërkuar që t'i linin pa u murosur gjirin e djathtë për të ushqyer fëmijën dhe dorën për ta përkëdhelur e përkundur djepin. Gërmimet arkeologjike tregojnë se kalaja është një nga vendbanimet e hershme të pellgut të Shkodrës, i banuar rreth 4000 vjet më parë. Brenda mureve rrethues ka një sipërfaqe rreth 3.5 km2. Perimetri i mureve është 881 m. Kështjella ndahet në tre oborre. Më i rëndësishmi është i fundit ku kishte qendrën kapiteneria, ose rezidenca e guvernatorit, e ndërtuar nga venecianët në fillim të shek. XV. Në sistemin fortifikues një rol të rëndësishëm luan sistemi i kalimeve të fshehta, të nëndheshme. Në vitet ’80, kalasë i është bërë një restaurim i përgjithshëm. Brenda mureve antike ka edhe një muze, kushtuar historisë dhe legjendës së kalasë. Deri te porta kryesore mund të shkohet me makinë, përmes një rruge pjesërisht të asfaltuar e pjesërisht me kalldrëm.

Ura e Mesit, ngrihet mbi lumin Kir, pranë fshatit Mes, rreth 6 km larg qytetit të Shkodrës. U ndërtua nga Mehmet Pashë Bushati në gjysmën e dytë të shekullit XVIII. Ura është e gjatë 108 m, e gjërë 3.4 m dhe përbëhet nga 13 harqe guri. Harku më i madh ka hapësiren 21.5 m dhe lartësi 12 m. Ajo deri vonë ka shërbyer për të lidhur qytetin e Shkodrës me Drishtin.

Hamami i qytetit, fare pranë qendrës së tij, është një banjo publike e ngritur në vitin 1793, me skemë të plotë funksionale. Pjesa kryesore është ajo me kupolë, që përbëhet nga mjedisi i zhveshjes, ai i djersitjes, nga dy të tjera për larje, si dhe depozita e ujit, nën të cilën është vendosur furra.

Rruga karakteristike. ثshtë ndërtuar në fillim të shekullit të XX. Bën pjesë në zonën muzeale të qytetit. Ajo ruan vlera të rëndësishme të veprimtarisë ndërtimore të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX dhe është dëshmi e zhvillimit ekonomik të qytetit për atë periudhë.

Shtëpitë karakteristike. Në mesin e shekullit XIX në qytetin e Shkodrës fillojnë të ndërtohen banesa me çardak me disa variante (me çardak në të gjithë ballin e me çardak në një krah).

Muzeu historik. Muzeu është vendosur në një banesë karakteristike, e ndërtuar rreth çerekut të fundit të shekullit XIX, që ruan edhe vlera arkitektonike e historike, pasi është shtëpia e Heroit Popullor, Oso Kuka.

Fototeka “Marubi” /150 lekë Në vitin 1858 këtu u stampua fotografia e parë, e cila lidhet me emrin Marubi. Ajo u zhvillua pothuajse në të njëjtën kohë me fotografinë botërore, duke i dhënë artit shqiptar një koherencë me fytyrën e një qytetërimi modern. Në vitin 1971, u krijua arkivi monumental e befasues i fototekës “Marubi”. Aty gjenden mijëra portrete, kompozime, peizazhe, reportazhe etj., ku fokusohen njerëz të thjeshtë, politikanë, kryengritës popullorë, piktorë, pjesë të urbanistikës, arkitekturës, monumenteve të kulturës etj.

Galeria e arteve Një vizitë në Galerinë e Arteve të afron me kulturën e këtij qyteti. Ajo, në fondet e saj, përfshin vepra të autorëve shkodranë dhe të atyre të mirënjohur shqiptarë, që nga periudha e Rilindjes Kombëtare e deri në ditët tona. Që nga viti 1970 galeria ruan, mbron e ekspozon 700 piktura të autorëve të traditës dhe të ditëve tona.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” U themelua më 25 maj 1991 mbi bazën e Insititutit të Lartë Pedagogjik të hapur më 2 shtator 1957.

Teatri “Migjeni” Teatri profesionist u krijua më 1949 mbi bazën e teatrit amator. Trupa teatrore ka vënë në skenë shumë vepra të repertorit kombëtar dhe të huaj, autorë klasikë e bashkëkohorë. Veç trupës së teatrit funksionon edhe ajo e estradës, e cila me humorin e hollë, është bërë e dashur për vendësit. Ajo qëndron pranë humorit tradicional të tavolinave shkodrane, të bejtave, karnavaleve që i kanë dhënë emrin “Qyteti i humorit”.

Monumente natyrore të qytetit

Olistolitet e Kodrës së Tepes Gjenden në kodrat Tepes pranë qytetit. Janë dy blloqe gëlqerore të zonës tektonike të alpeve, të vendosura mbi flishin paleologjenik (1200 m2), 10-15 m lartësi. Vizitohen sipas rrugës për në kalanë e Rozafës.

Mbihipja tektonike e Shirokës Ndodhet pranë fshatit Shirokë, ku Taraboshi (zona tektonike e Alpeve) ka mbihipur mbi flishin paleogjenit të Krastë-Cukalit. Vizitohet sipas itinerarit Shkodër-Ura e Bunës-Shirokë.

Rrepet e Varrezave të Ramajt Ndodhen në varrezat e Rrmajve në lindje të qytetit, 10 m mbi nivelin e detit. Janë drurë me lartësi 25-30 m, diametër të trungut 1,5-2 m, perimetër rreth 6-7 m, ndërsa i kurorës mbi 30-40 m.

اinari i Hoxhë Dheut Dru rrapi 150-vjeçar. Ndodhet në zemër të qytetit, kohët e fundit i përfshirë në një zonë të restauruar. “Hoxhë Dheu”, ishte titulli që mbante pajtuesi i gjaqeve. I pari i Hoxhajve, pas thirrjes së اinarit, porositi një mik nga Postriba që t’i sillte fidanin dhe e mbolli.

اinari i Tophanës Dru rrapi 160-vjeçar. Ndodhet në lagjen me të njëjtin emër, një ndër më të vjetrat në qytet. Vendi ka qënë pikë takimi e i kuvendeve për banorët.

Jashtë e brenda Shkodrës

Velipoja Në JP të qytetit të Shkodrës, 29 km larg, shtrihet plazhi i bukur i Velipojës, me gjatësi 14 km e me gjërësi rreth 300 m, që krijon mundësi të shumta për shfrytëzimin turistik. Ky bregdet është një perlë e natyrës shqiptare, ku gërshetohen aq harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali, me një rërë të pasur e të pashfrytëzuar, ujë të kulluar, me një rezervat gjuetie. Velipoja është plazh i ri me vlera kurative dhe me kushte klimatike të favorshme, ku vërehen rreth 100 ditë me temperaturë mbi 25° C. Nëse ju preferoni të pushoni në plazhin e Velipojës, ai të afron mundësi të shumta argëtimi, aty mund të laheni, të bëni shetitje me varkë, të gjuani lepuj e derra të egër, fazana e rosa të egra etj. Për amatorët e peshkimit, deti e lumi i Vilunit pranë plazhit, të afrojnë mundësi peshkimi për qefull e levrek.

Në shërbim të turizmit vitet e fundit janë ngritur disa hotele, kabina e mjaft shtëpi luksoze me komoditetet e nevojshme. Rrjeti tregtar është në nivelet e kërkuara. Restorantet të afrojnë meny të kuzhinës evropiane, tradicionale shkodrane e sipas kërkesave. ثshtë organizuar edhe shërbimi komunal, shëndetësor e ai i Postë-Telekomunikacionit. Ky plazh shfrytëzohet edhe si plazh ditor nga banorët e qytetit e të zonave pranë saj.

Rezervati i Velipojës Ky rezervat ka sipërfaqe 694.5 km 2 . Aty gjënden katër këneta të mëdha. Ky rezervat ka 182 ha pishë e plep kënete. Rosat e shumëllojta, e sidomos kryekuqet, janë objekt gjuetie. Në pyll takon kafshë të ndryshme si turtuj, gugashë, lepuj, çakej, dhelpra etj. Këneta, bimësia e shpendët përbëjnë një nga vlerat e rralla në Shqipëri. Aty ruhen të qetë, në gjendje spontane, natyrore.

Razma
180052_179841468718281_151813691521059_381332_4679950_n.jpg

Në rrëzë të malit të Veleçikut, rreth 41 km larg qytetit të Shkodrës, ndodhet një nga vendet më të bukura dhe me klimë të shëndetshme të Alpeve, Razma. Këtu, në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peizazheve malore, është ndërtuar një kompleks banesash të tipit alpin. Në këto mjedise, vizitorët gjejnë vend të përshtatshëm për ekskursione alpinistike, për ndeshje sportive, gjuetie etj. Në Razëm prania e vizitorëve është gjithëvjetore, pasi, përveç verës, ajo është tepër e lakmueshme edhe në dimër kur çdo gjë e mbulon dëbora. Rruga automobilistike, rrjeti i nevojshëm tregtar e restorantet janë të një niveli të mirë.

Thethi Në VL të qytetit të Shkodrës, rreth 80 km larg, në zemër të Alpeve, ndodhet fshati piktoresk i Thethit. Rruga për atje gjarpëron mes pyjesh e peizazhesh mahnitëse. Gjithandej të sheh syri veç kreshta dhe maja që ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujëvara. Pasuria shpirtërore e veçantë, për çka flasin dhe gojëdhanat, legjendat e mitet, janë disa nga pasuritë etnokulturore të veçanta, që ruhen e përcillen brez pas brezi, në këto lugina e shpate malesh. Në qiellin e pastër të Thethit shihen të fluturojnë shqiponjat e malit, ku kanë edhe foletë, në lumin e Shalës lëvizin troftat (peshk aq i veçantë me shije të rrallë), kurse shpatet e maleve janë të veshura me pyje shekullore, ku strehohen dhjetëra kafshë të egra, si: arinjtë, kaprojtë, zardafët, ujqit, dhelprat, dhitë e egra dhe shpend nga më të bukurit.

Thethi ka pamjen e një pellgu 800 m mbi nivelin e detit. ثshtë vendosur midis një kurore majash të thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, të cilat spikasin për bukuritë e rralla në gjithë Alpet. Përmes fshatit rrjedh lumi i Shalës, i rrëmbyeshëm, me ujë të bollshëm, i pastër si kristali e i ftohtë si akulli. Nga malet me furi e zhurmë zbresin katarakte e ujëvara. Thethi është vendi i kontrasteve të relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. ثshtë me vlerë të bësh shetitje në këmbë, ku do të afrohen pamje të pazakonta. Aty mund të shikosh se si në mes të pyllit ndodhesh para livadheve ku rrezet e diellit kanë bërë të lulëzojnë lule, që nuk i gjen në asnjë vend tjetër. Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Parku Pyjor Kombëtar ka sipërfaqe prej 2300 ha. Natyra i ka falur privilegje këtij fshati alpin. Nëse je amator i alpinizmit, i gjuetisë së kafshëve të egra apo i peshkimit, këtu do të gjesh një fushë të gjërë veprimi e argëtimi. Veç të tjerash, të huajt këtu befasohen nga kostumet tradicionale, mijëravjeçare të vendësve. Ato janë të pranishme sidomos në ditë festash. Po kaq interesante janë zakonet e rruga e jetës së kësaj krahine.

Thethi
Theth.jpg

është një pikë turistike e virgjër. Frekuentimi i tij nuk ka probleme mjedisore, ka një qetësi absolute. Aty banon një popullsi e vogël, e shquar për mikpritjen tradicionale. Në shërbim të vizitorëve janë hotelet dhe shtëpitë që venë në dispozicion vendësit. Rrjeti regtar, telekomunikacioni e qendra shëndetësore janë të pranishme në çdo kohë.

Liqeni i Komanit
44741529.jpg

Nëse dëshironi të bëni një shetitje të paharrueshme përmes luginave, kanioneve e peizazheve të pazakonta, lundroni në Liqenin e Komanit, i cili ndodhet 30 km larg qytetit. Liqeni është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin, ku është ngritur Hidrocentrali i Komanit me 600 mijë kw/orë. Liqeni ka sipërfaqe 12 km 2 , gjatësi 34.5 km, gjërësi 50-60 m. Rreth liqenit lartësohen male të pyllëzuara me lartësi 1000-1200 m mbi nivelin e detit. Ky rajon, veç vlerës turistike, ruan edhe vlera historike. Aty pranë ndodhet fshati Koman, ku është zbuluar një varrezë e shekullit 6-8 e.j., e cila lidhet me kulturën e shoqërisë së hershme shqiptare. Për t'i ardhur në ndihmë turistëve e vendasve, janë vënë në funksionim mjete lundrimi për pasagjerë, makina e mallra.

Liqeni i Vaut të Dejës

Vau-i-Dejes.jpg

Ai ndodhet vetëm 23 km larg Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 24.7 km, me thellësi maksimale 52 m, formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin më 1971, ku është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës me 250 kë/orë. Liqeni është magjepës për nga bukuria. Kur kalon nëpër gryka të ngushta malesh, brigje pyjesh ose dukurish interesante karsti, ndjehesh i gëzuar. Liqeni shërben edhe për transport, peshkim e turizëm.

5 km larg nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës,
normal_ishulli-i-sardes.jpg

i cili ruan ende gjurmët e një qytetërimi mesjetar dhe ofron mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar turizmin shëtitës. Sarda ose Shurdhahu, është një emër që i përgjigjet një qyteti të mesjetës, me një sipërfaqe prej 5 hektarë, i cili dikur i përkiste patriarkut feudal Lekë Dukagjini, i njohur për rregullat e tij të Kanunit. Sot ai është kthyer në ishull, në mes të liqenit të Vaut të Dejës, për shkak të ndërtimit të Hidrocentralit, në kohën e regjimit komunist. Ajo që ka mbetur nga qytetërimi, është hyrja gjigante e një pallati në stil romak dhe rrënojat e një kishe.

6 km në lindje të qytetit ndodhet Ura e Mesit,
180907_10150185867738448_209213598447_8775211_6650892_n.jpg

e ndërtuar mbi lumin e Kirit, në periudhën e mesjetës, në shekullin XVIII. Ka një arkitekturë të papërsëritshme, mahnitëse. ثshtë e ndërtuar me gurë, ka një gjatësi prej 108 m dhe përbëhet nga 13 harqe.

Liqeni i Shkodrës
39572660.jpg

Liqeni Shkodrës në pjesën e kufirit shqiptar rrethohet Nga Shiroka dhe Zogaj në anën e Malit të Taraboshit dhe në krahun e kundërt, nga një sërë fshatrash që duke filluar nga kufiri i Hanit të Hotit janë fshatrat: Jubicë, Kamicë-Flakë, Lashaj , Flakë , Brucaj, Kasan, Pjetroshan, Lagej, Aliaj, Premal, Goshaj, Culaj, Koplik, Koplik i Mesëm, Bzhetë-Makaj , Bogic-Palvar Dobër, Sterbeq, Kalldrun. Kjo zonë, e denjë edhe për turizmin blu, edhe atë të gjelbër, është një potencial i fuqishëm turistik, por sot për sot akoma nuk ka një infrastrukturë të përshtatshme për të qenë e frekuentuar. Megjithatë turistët e aventurës mund të bëjnë shtëtitje në këto zona, të sigurt se do të shijojnë panorama të mrekullueshme.

Shiroka dhe Zogaj
25340_359375574433_258879589433_4688104_6436353_n.jpg

Përgjatë bregut të liqenit, shtrihen Shiroka dhe Zogaj, në të cilët restorante të vegjël e të shumtë, mirëpresin pushuesit ditorë, nën pjatat e pasura me menu peshkun e njohur të liqenit, krapin. Përgjatë rrugës së Shirokës do të gjeni një nga komplekset më të bukur turistikë të zonës, Kompleksin Marku, i cili tani me kapacitet e shërbime të shtuara bëhet edhe më tërheqës e i frekuentueshëm. Megjithatë, ka qenë historikisht traditë që banorët vendas, e kanë vizituar ose frekuentuar liqenin dhe plazhet e tij, me biçikleta, për shkak të distancës së shkurtër dhe ngaqë ky mjet lëvizës është shumë popullor në Shkodër. Një gjë të tillë mund ta bëni edhe ju si turistë, duke marrë biçikleta me qera e duke provuar kënaqësinë e padiskutueshme të soditjes së peisazhit fantastik. Përgjatë bregut të liqenit ju pret edhe Taverna Shkodrane, një restorant mjaft simpatik, që ju ofron kuzhinën e pasur të liqenit.



albtravel​
 
Pe: Shkodra

Te bukura si pamje,por nuk besoj se jane pamje ne kohe reale...
 
Titulli: Shkodra

Turizem ne qytetin piktoresk te Shkodres

kalaja1.JPG


Shkodra eshte nje qytet ne veri te Shqiperise, e cila ka mjaft arsye per t’u vizituar. Pervec bukurive natyrore ajo te ofron liqen, det, turizem malor dhe shume monumente kulturore historike. Ne hyrje te saj vihet menjehere re keshtjella e Rozafes, e cila shtrihet ne kodren prane lumit Drin, ndersa nga ana tjeter prane malit te Taraboshit shtrihet lumi Buna dhe liqeni i Shkodres, i cili eshte me i madhi ne Ballkan.

Kalaja e Rozafes eshte nje nga keshtjellat me te rendesishme te Shqiperise dhe nje objekt turistik ne kete qytet. Kjo kala eshte 2400 vjecare me origjine ilire. Emri i saj lidhet ngushte me legjenden e tre vellezerve, te cilet te medhenjte e tyre thyen fjalen e dhene dhe murosen Rozafen nusen e re, per shkak se muret e kalase shembeshin naten. Ne hyrje te kalase ndodhet bazorelievi i Rozafes dhe uje gelqeror, i cili sipas legjendes eshte qumeshti i Rozafes qe ushqente foshnjen e saj. Ne brendesi ndodhet edhe muzeu i Rozafes, katedralja dhe nje xhami e stilit osman.
Muzeu i Shkodres ndodhet prane qendres se qytetit dhe eshte nje monument kulture. Aty gjenden shume objekte arkeologjike, etnografike dhe historike. Cmimi per te vizituar kete muze eshte vetem 150 leke te reja.
kalaja_shkoder.jpg
shkodra1.jpg

Rruga e Piaces njihet per shetitjet gjate mbremjeve. Kjo rruge eshte e stilit te hershem dhe te ofron treshegimine kulturore te qytetit. Kjo rruge eshte e mbushur me banesa karakteristike dhe me punime artizanale te ofruara nga mikpritesit shkodrane.

Shiroka e Zogaj jane dy lagje turistike te periferise se Shkodres, te ndodhura ne liqenin e Shkodres. Pamja qe te ofrojne bashke me malin e Taraboshit eshte mjaft piktoreske. Keto zona frekuentohen nga turistet gjate gjithe vitit dhe jane te mbushura me lokale tradicionale.

Kisha e Shirqit ndodhet 15 kilometra larg qytetit te Shkodres dhe ka luajtur nje rol te rendesishem ne mesjete. Aty zhvilloheshin edhe pelegrinazhe pasi konsiderohej nje vend i shenjte. Ka sherbyer edhe si vend per celebrimet martesore te princave malazeze dhe serbe ne mesjete.
 
Titulli: Shkodra

Shkodra...pas Idromenos


Një sërë ndërtimesh, realizuar prej Kolë Idromenos dhe që tregojnë peshën e madhe të punës së tij, janë të vetmet me të cilën mund ta identifikosh sot “Shkodrën e moteve”. Për fat të keq, disa dekada pas vdekjes së tij, Shkodra, ende nuk ka nxjerrë një personazh-arkitekt që t’i afrohet staturës dhe vizionit të tij. Ndërtimet kryesore, që mbajnë vulën e tij, janë shumë syresh në mes të qytetit, në vendin e quajtur Piacë, ku ndodhen dhe objektet kryesore social-kulturore të qytetit. Pas kësaj, pothuaj harroje gjithçka që lidhet me Shkodrën...



kafja-e-madhe-shkoder-1945.jpg



Kafja e Madhe - Shkodër, Janar 2012
“Kalimtari”, i cili lëviz në këtë mëngjes gri në Shkodër, është fare indiferent. ثshtë prag-shiu dhe ai e di mirë se shiu është problem në Shkodër. Anipse duket i mësuar. Na bën me shenjë thjesht e shton: “Kjo ka qenë. Tani...”. Ngre supet. Inxhinieri, i cili prej pak kohësh është i papunë, s’ka shumë fjalë. E pyesim për një pjesë të trashëgimisë ndërtimore të Idromenos. Kjo e fundit, e rivendosur tashmë me rregullimin e Bashkisë në Dugajët e Reja dhe me strukturat e godinave përgjatë rrugës së tij në qytet, janë objektet e mbetura, që i japin identitetin e vërtetë qytetit. Edhe me to, gjithsesi, Shkodra është ende tejet larg të qënit qytet i mirëfilli turistik... Që në hyrje të qytetit, kur kthen në parkun arkeologjik dhe shkon drejt, merr zhgënjimin prej vetmisë së Xhamisë së Plumbit. E ndërtuar më vitin 1773 prej Mehmet Pashë Plakut të Bushatllinjve, ajo, atë kohë, ishte një nga ndërtesat më interesante të urbanistikës së shtetit turko-arab. Sot, e lënë shumë pas dore, ku gurët e ndryshëm, pjesë e saj, janë shpërndarë rrëmujshëm, të përcjell trishtimin e parë. Për fatin e saj të madh, uji i paardhur në këtë vit, e ka shpëtuar nga përmbytja. Pashai ideator ndërtoi në atë kohë mbi lumin Drin edhe urën e parë prej guri. Pranë ishte edhe pazari i qytetit, braktisur nga tërmeti i vitit 1815 dhe ndryshimi i rrjedhës së Drinit më 1837. Shkodra, në kohën e lulëzimit të saj, ishte kryeqendra që kish në varësi Tivarin, Ulqinin, Podgoricën, Shpuzën, Zhabjakun, Gucinë, Zadrimën, Lezhën dhe Malësinë e Madhe. Falë Bunës dhe skelës së Obotit dilte në det, kurse karvane të tërë rrugëtonin deri në Stamboll e Sofje. Pazari, ku lulëzonin 80 lloj zejesh, kishte Bezistenin e tij me dyqane të tipit Persian, plot 64 dyqane dykatëshe nga dy anët prej dy portave të mëdha ballore, zbukuruar me afreske të ndryshme. Kush e ka ndërtuar?,-pyes inxhinierin. Ngre sërish supet. Koha s’kish ardhur ende për një artist të ri, identifikimet e para të të cilit jepen nga shënimet e Dëgrand. Ai kujton pikturat deridiku naive të një djalë të ri, por shumë të talentuar (Lexo Idromeno). Në këtë qerthull, Shkodra është metropoli i vërtetë shqiptar. Ka gjykatë, drejtori postale, doganë etj. Bushatllinjtë,një shekull e ca më parë, kanë bërë bibliotekën e parë, vepër impozante në të gjithë perandorinë osmane. Të 3.000 volumet teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike dhe ekzemplare rrëfejnë shumë klas, por dhe sfidë. E identifikon ashtu si duhet një italian garibaldian. Pjetro Marubi, fillon punimet e tij të para fotografike në vitet 1858-1859 dhe profesionin ia lë familjes së shërbëtorit të tij, fshatar nga Kodheli i Zadrimës. Djemtë e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, e bëjnë legjendë mbiemrin Marubi. “Mos harro se ka kontribuar dhe këtu shumë Idromeno”, më thotë inxhinieri i vjetër, që ndryshe nga shumë shkodranë është me pak fjalë. Rrugëtojmë të dy, por “gjërat” e mbetura të Shkodrës janë zhgënjyese. S’janë më shumë prej imazheve që ruheshin dikur në 150.000 negativët fotografëve shkodranë, dhuruar shtetit më 1970. Gegë Marubi, i fundit i Marubëve, e ruan artin e fotografisë si traditë të familjes deri më 1984, kur ndërron jetë. Bën një punë të jashtëzakonshme të identifikojë personazhet, që kanë fotografuar të parët e tij dhe të evidentojë sakrificën shqiptare. Dëshmitarja e vetme e pakontestuar mbetet kështjella e Rozafës. Këtu s’ka Idromeno, përveç motiveve që ai përdor me sukses në art. Bën rrugëtimin e shkodranëve të tij nga kalaja në një punë të pak njohur. Më 1479, për mbrojtjen e saj, vdiqën plot 60 000 njerëz më së shumti shqiptarë. Gati 1600 vetë i bëjnë ballë nga brenda një ushtrie prej 100.000 vetësh të Sulltan Mehmetit të II. Kjo ngjarje e trishtë për botën kristiane e gjallëron një pikturë të Veronezes më 1585 vendosur në Pallatin e Dozhës. Të gjitha këto duhet ta grishin prej kohësh artistin tonë. Ky qytet ka nevojë vërtetë për dorën e tij. Në vitin 1912 është individi i parë i cili importon aparate filmike për shikimin e filmave. Në gusht të po atij viti, nxënësi i Pietro Marubit, kontributi i dytë i madh i këtij të fundit, nënshkroi një kontratë me shoqërinë austriake Josef Stauber për ngritjen e kinemasë së parë të thjeshtë në vend. Por Kolë Idromeno e lë trashëgiminë e tij të vërtetë më shumë si skulptor dhe arkitekt i ndërtesave publike. Nuk e vlerëson askush deri më atëherë, por ai di se çdo të bëjë. “Një monografi e mirë për të do të zbulonte shumë aspekte të panjohura, por duket se me gjithë ato gjëra që janë bërë për të, ka ende shumë për të thënë”, më thotë inxhinieri. Më shpjegon strukturën urbanistike të qytetit. Edhe pse është punuar shumë në vitet e fundit ka ende probleme. Nga sheshi kryesor dhe deri përgjatë bulevardit vazhdohet për gati rreth 500m. Në anën veriore të parkut qëndron e vendosur një kullë sahati turke e shek të XVIII, kurse majtas ndodhet shtëpia, e cila dikur njihej si muzeu i PPSH-së. Pas ardhjes së Enverit dikur nga vitet ’60, s’u dëgjua më kambana këtej. Arsyeja ishte ‘e pranueshme’: Prishej qetësia e publikut. Fare afër është rruga e quajtur dikur “Enver Hoxha” me dyqane të viteve 60. “Idromeno është qyteti dhe pa të pothuaj harroje qytetin tonë”, më sqaron Artan P., 37 vjeçar, kur ulemi në një studio.

Dora e Idromenos
Pak minuta më pas, teksa rrugëtojmë fare afër, ndalojmë me Ndërtesën e ish-Prefekturës (sot Bashkia): Pas zgjedhjeve lokale të 8 qershorit 2010, administrata e Bashkisë së qytetit, u ndërrua me aparatin e nëpunësve të Qarkut si dhe të atyre të Prefekturës. Godina ruan një stil të veçantë, aspak të ngjashëm me ndërtimet e asaj kohe. Valinjtë turq do zbresin të drejtojnë aty, pas vitesh qëndrimi në Kala. Provojnë disa banesa shkodranësh dhe më pas vendosen te kompleksi i kazermave ushtarake, sot godina e Gjimnazit “28 Nëntor” e përreth, ku qëndroi deri pas Kushtetutës së vitit 1908 (“Hyrrieti”). Hamdi Bushati, autori i monografisë më të njohur të Shkodrës, e lidh ndërtimin me projektin e A. Briot, kryeinxhinierit me origjinë franceze pranë guvernaturës së Shkodrës, ardhur nga fundi i shekullit të XIX. Arkitekti, të njëjtën gjë, e ka bërë më Damask të Sirisë. Ndërtimi, i filluar më 1910 nuk arriti të përfundojë tamam sepse plasi Lufta Ballkanike dhe paçka punimeve u përdor si spital ushtarak. Me 1913, kur u përfundua plotësisht, duket se dora e Idromenos do i japë formën e sotme. “E kush tjetër mund ta bënte kaq të bukur”, pohon inxhinieri. Historia e ndërtesës është e madhe sepse këtu qëndroi gjatë pushtimit residenca e gjeneralit malazez Bozho Petroviq. Njësoj e përdorën dhe austro-hungarezët dhe madje kujtohet se nga ky vend pati një reagim të ashpër të qytetarëve të pakënaqur nga fjalimi patakt i gjeneralit Trolman, kur ai iu drejtua atyre nga ballkoni i kësaj ndërtese, me rastin e 28 Nëntorit 1917. Epilogu këtu është i frikshëm. Forcat e tij duan ta hedhin në erë, por për fat e shpëton koloneli Rexhep Shala. Pamja e ndërtesës do të përmirësohet pas bashkimit të plotë të Shkodrës me shtetin shqiptar, në vitin 1920, dhe pallatit i bëhen shumë përmirësime të brendshme. Që nga ajo kohë, aty ishte zyrat e administratës, komanda e qarkut, policia, gjykatoret. Edhe komunistët nuk ia hoqën atributet përveçse në fillim e përdorën për të mbledhur ata që eliminonin në vitet e para. Në Demokraci iu bënë shumë rikonstruksione për ta sjellë në formën e sotme. Përballë është ndërtesa e ish-Bashkisë, sot Prefektura: ثshtë pak më e vjetër se ish-Prefektura, pra më 1900. Dikur ishte klub dhe mensë për oficerët turq, pasi kuptohet se edhe kazermat ishin pranë. Më 1916 ishte seli administratës së qytetit, dhe madje në ballkonin e saj, më 23 Nëntor 1913, u ngrit për të parën herë flamuri kombëtar në Shkodër. Duhej të bëheshin shumë e shumë ndërtime të brendshme për ta përshtatur tani me funksionet përkatëse. Nga ato materiale që kishin mbetur pa u përdorur nga ndërtimi i vilës së Zogut në Shirokë, u sollën këtu për të plotësuar mjediset kryesore. Edhe në këtë rast del dora e Idromenos, sepse ai është konstruktori kryesor i ndërtesës. Këtë ma thotë një mësues i vjetër, që shton se shumica e ndërtimeve të kësaj rruge, banesa e lokale, bartin vulën e talentit të kulturës e të shijeve të këtij mjeshtri të madh. Thuhet edhe se në ballkonin e godinës ishte vendosur një orë e madhe, e cila në socializëm përfundoi në depo. Meqë Bashkia nuk funksionoi, ajo u bë përkohësisht biblioteka e Shkodrës. Nga turqishtja “Beledije”, si quhej bashkia më 1914 u sajua emrin shqip “Përlimtare” për të përfunduar te fjala “Bashki”, e cila u la nga gjuhëtari M. Logoreci. Pak metra më tutje, përpiqem të fotografoj nga një ngrehinë betoni e pambaruar që i është ngjitur kullës së njohur të Inglizit. Ndërtesa pranë i ka lënë tashmë vetëm tre faqe të dukshme dhe megjithatë kjo kacavirrje në Shkodër s’bën aspak përshtypje. “اka bën aty”, ma bën dikush me shenjë, teksa ha bukë poshtë sipër kofmes së makinës në një lavazh. “Po bie shi” ia bëj me shenjën që i shtoj edhe “futu brenda”. Sahati i Inglizit, ku jam ngjitur falë ndërtesës është brenda në qytet, përballë ish-Hotel Turizmit. Duhet sqaruar se në periudhën osmane kishte dhe shumë kulla të tjera, por vetëm Tanzimati i lejoi, dhe madje edhe kishat. Në kumbonaret e tyre u vendosën sahatet. Duhet sqaruar, sipas Nexhmedinit birit të Hamdi Bushatit, një tjetër studiues interesant se: “sipas Relacionit të Gjon Bolicës, viti 1702, në Kalanë Rozafat ishte një kullë sahati dhe pashai i kohës i kërkoi kalorësit që t’i sillte nga Venediku një këmbanë të madhe për kullën, kërkesë së cilës nuk i dihet përfundimi. Ndërsa ndërtesa është e veçantë. Ajo ishte ndërtesa e Muzeut Historik të Shkodrës dhe sot për të mëtojnë pronësinë shumë e shumë veta”. Shtëpia, e cila është me gurë të gdhendur u ndërtua nga një anglez, që gjendej në Shkodër, i njohur madje si kontributor i pavarësisë sonë. Hamdi Bushati do shtojë se Lordi Paget vinte në Shkodër fillimisht për të kaluar dimrin, i pasionuar pas gjuetisë dhe tregtisë së antikuarëve. Ai blinte këtu ikona antike, armë të vjetra, kostume popullore dhe i shiste jashtë, ndërsa gjatë kohës që mungonte, shtëpia mbetej nën kujdesin e zëvendës konsullit anglez në Shkodër, Kolë Suma.Ai u mundua ta përshtati me imazhin e kishave e kapelave protestane, ndërsa Kulla e Sahatit do të shërbente njëkohësisht për të rrahur kambanat. Lordi, madje, filloi të shpërndajë broshura të ritit protestan, por nuk pati shumë sukses. Epilogu është se ia shiti dy tregtarëve vendas për 40 mijë franga. Kulla shërbeu për pak dhe në komunizëm por me kuptim tjetër. Shkodranët e kishin bazë për humor, teksa do shërbente për shumë e shumë kohë për parkingun e automjeteve zjarrfikës. Fatkeqësisht sot, kjo ndërtesë historike, duke qenë pronë private, është kthyer në rrënojë. Kthehemi sërish pas, ndërsa koha ka filluar kapriçot e veta. Pak minuta më pas jemi afruar sërish dhe gjendemi te Kafja e Madhe: S’të duhet të largohesh shumë dhe duke përshkuar rrugën muze të Piacës, sak në krahun e djathtë të saj, sot mu përballë asaj që dikur njihej si ish-lulishtës “1 Maj” të bie në sy ndërtesa e Kafes së Madhe, e ndërtuar përafërsisht më 1935. Emërtimi i njohur popullor “Kafja e Madhe”, gjatë viteve të diktaturës, e kish zyrtarisht “Kafe Park”, ndërsa kati i sipërm është quajtur “Hotel Park”. Kjo është kryevepra e vërtetë e Idromenos. Thuhet se ka qenë që në kohën osmane me atributet si një kafe. Derisa do vinte dora e mjeshtrit, të mirënjohurit arkitekt Idromeno, i cili e ka shndërruar në një ndërtesë të hijshme, mrekullinë e të cilës e përjetojmë si duhet vetëm nga një fotografi e kohës.




Marubi ka lënë një trashëgimi të vyer edhe këtu. Nuk ka më trishtim sesa kur sheh sesi është katandisur ky vend. Ajo ka sot peshën e pronarëve të saj të ligjshëm dhe pak vjet më parë, për fat i ka shpëtuar edhe një zjarri. Hasim dy gra teksa bisedojnë, me sa duket të patrazuara deri kur të reshtë shiu. Dera është e shkalafitur, grilat poshtë të ulur, dritaret lart ku mbyllur, kurse gjëja që duket më pavend në të gjithë këtë kompleks është pa asnjë dyshim altorilievi, gdhendur mbi harkun e hyrjes, një figurë që vendas ndahen në mes të përshkrimit për Bakun apo një simbolikë tjetër. Kafja e madhe është simbolika e përpjekjeve vendase për përsosjen e marrëdhënieve kapitaliste dhe në shërbime dhe sjelljen e elementëve të kohës. Qyteti, në fakt, nga vitet ‘70-‘80 të shek. XIX, krahas karakteristikave të një qendre orientale, filloi të marrë tipare të reja. Por, ata që lënë dëshmitë janë vetëm diplomatët e huaj, Degrandi dhe Ipeni. Ata bëjnë udhëtime në një shëtitore të stilit evropian, ku ndërrohen me kolegë të tjerë diplomatë në të mirënjohurën “piacë”. Të gjithë në fund kthehen te Kafja, e cila qëndron si gjëja më e vyer e atij kompleksi ndërtimesh që përbën rrugën e Piacës dhe ku pjesa kryesore dhe është projektuar nga vetë Idromenoja. Arkitekti bën me kujdes një gërshetim të traditës së ndërtimit të elementëve të godinave qytetare me stile të ndryshme, veçanërisht dekoracionet e elementëve, kornizat, bordurat, mensolat e me radhë dhe të gjitha i shpalos të ndërtimi i Kafes së Madhe. Pjesa e sipërme i afrohej idesë së çardakut shkodran, të hapur, me ndarjen në disa dhoma, e cila kryen një funksion social-kulturor, atë të hotelit të zgjedhur. Familja e njohur Summa, që e ka në administrim, i jep një shkëlqim të vërtetë. Ishte një rendezvous e vërtetë për nëpunësit, arsimtarët, intelektualë, tregtarët, oficerët, ata që përbënin elitën e qytetit. Në kohën e Zogut, madje mondaniteti shprehej sepse duhej të shkoje në mbrëmjet e organizuara me frak dhe luhej muzikë live dhe luhej poker. Nuk shikoheshin femrat dhe i jetoi kërkesave të shkodrane deri në vitet ’70. Kafja e pati lulëzimin dhe vazhdoi dhe pas viteve ’80, ndërsa muzikantët e saj rivalizojnë me muzikantët e Turizmit të Vjetër. Këtu mbyllet, nëse nuk do këqyrësh dhe Dugajët e Reja. Jo shumë larg, për tu drejtuar deri te Katedralja Katolike duhet që të ecësh pas sheshit kryesor dhe pastaj Bankës. Në komunizëm ajo u përdor si fushë e Lojrave me Dorë, ndërsa pranë saj sot qëndron Arqipeshkvia e Shkodrës, një ndërtesë e shekullit të 19 e cila mëton të sjellë tipin e Renaisance. Në fakt, dora e vërtetë e Idromenos mbetet në segmentin e ri ku ai ka ndërtuar dhe në segmentin tjetër, që tashmë Bashkia e Shkodrës po e kthen në identitet. Kjo bashki e ka kuptuar se po solli respektin e ngrehinave dhe punëve të Idromenos është e fituar. Dhe, për hir të së vërtetës, ka punuar me mundësitë e saj.

Pas ikje
“Sa dëshira të flakta ushqej për këtë qytet”, na fanepset befas Migjeni. Në fakt, në kohën e tij, “...një njeriut të zakonshëm të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra do t’i dukej fillimi i Evropës”, shkruan Ismail Kadare. “Ah, kët qytet e ka marrë n’qaf politika”, të thonë njerëzit e thjeshtë në Piacë. Këtu është vendi më i fisëm i qytetit, i kthyer së fundi në identitet, projektuar ashtu si dikur nga më i madhi artist i saj Kolë Idromeno. Qyteti nuk jeton dot pa politikën. Prej politikës, shkodranët i rezistuan të gjithë pushtuesve me armë, angazhim dhe shumë humor. Kurse komunizmin, forcërisht, e kundërshtuan qysh në ag të tij. Kuptohet atij të dajakut “sepse Shkodra ka pasur bajagi komunistë të nderum për qytetin dhe për t’tan Shqipnin”, citoj një të moshuar. Shkodra është mësuar me këto, ndaj e ruan kudo trishtimin: tek shtëpitë e vjetra, rrugët e mbetura, portat dhe mbi të gjitha kujtesën. Të mos harrojmë, në të gjitha regjimet u persekutuan pa vraje-ndërgjegje njerëzit vërtetë të mirë të qytetit. Nuk janë më bankierët e mëdhenj, apo pinjollët e tyre, klerikë të njohur, tregtarët e shumë-bredhur të Mesdheut, klerikët poliglotë, intelektualët e rrallë dhe shpesh e kot njerëzit e mirë.. Qyteti, i sotëm, gjallon një qytet të dytë që është në kërkim të një identiteti të ri. Kanë mbetur ende mbetjet e socializmit, shprehur me pallatet e mëdha parafabrikate, kanë nisur të vreja...por qytetit i vigjilon kudo kriza dhe varfëria. Kjo e bën luksin e shkodranëve disi hipotetik dhe gjërat e mira që bëhen në qytet të mos kenë shumë duk. “Nuk kemi më Idromeno. Nuk kemi më as njerëz, që do të donin ta bënin këtë qytet, të parin e qyteteve”, më thotë një shkrimtar i ri vendas. Shpirti i Idromenos duket se ka humbur dhe tashmë ruhet bashkë me trupin në Rrëmajë, duke parë shpesh herë batërdinë e bashkëkohësve. Edhe kompleksi i varrit të tij është lënë krejt pas dore. Aty mbyllet udhëtimi ynë. Sikur të gjithë ta bënin si Idromeno punën tokësore, kujtoj fjalët e inxhinierit plak, që ka ikur të pushojë. Bashkohem me kalimtarët e tjerë dhe futem në një strehë afër parafabrikateve të firmosura në Skandërbeg. ثshtë dimër. /Ben Andoni
 
Pe: Titulli: Shkodra


Ja dhe nje video qe kisha une te ktij vendit qe ka vene evi3 ne foto :) Nuk eshte edhe aq i mir kualiteti.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shkodra

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shkodra

Shkodra.jpg :))))))
 
Titulli: Shkodra

PER TY SHKODRA JEME
Eca Kalova
neper bote jetova
por askund nuk gjeta
si token ku lulezova.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
si DIALEKTIN shkodran.

Nji toke bujare
me zemer krenare
me kulture e tradite
eshte SHKODRA jone
e do t'jet pergjithmone.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
Si POPULLIN Shkodran.

Jena popull plot humor
Jena popull plot gezim
se kur qesh nji shkodran
qesh me te dhe shpirti im.

Kena ROZAFEN madheshtore
qe ne tane Shqipnin na krenon
kena male te lart trimerore
atje ku dielli perendon,
Kena dhe Drinin bashke me Bunen
qe ne shpirt na freskon.

Ja pra kjo eshte Shkoder Locja
nji qytet qe e njohin tane
dhe kudo qe te jeni o BIJT e Shkodres
mos harroni se jeni 'SHKODRAN'

Eca neper bote
Eca ane a mbane
por askund nuk gjeta
si nje SHKODRAN
 
Titulli: Shkodra

Shkodra, 2013 Janar

523911_389088257790462_1282384087_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top