Shkencëtarja austriake: “Politika të angazhohet më shumë për zhdukjen e fenomenit të

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Në një intervistë për Radion Deutsche Welle në gjuhën shqipe Eva Anne Frantz, bashkëpunëtore shkencore në Komisionin për Ballkanin në Akademinë e Shkencave të Austrisë flet për fenomenin e gjakmarrjes dhe pasojat e tij.

Deutsche Welle: Sa studiohet nga historianët e huaj fenomeni i gjakmarrjes në trevat e banuara me shqiptarë?

Eva Anne Frantz: Historianët interesohen për historinë e Kanunit dmth. për të drejtën zakonore të shqiptarëve dhe jo vetëm për gjakmarrjen. Në fakt gjakmarrja është vetëm një pjesë e Kanunit dhe historianët në Austri dhe në Gjermani, sa mund të gjykojë unë, analizojnë gjakmarrjen në kuadër të Kanunit. Në këtë mes ka disa pyetje shkencore që historianët i bëjnë lidhur me Kanunin dhe gjakmarrjen si për shembull: cilat janë arsyet për fillimin e Kanunit dhe cilët janë faktorët që kanë luajtur një rol në procesin e krijimit të Kanunit dhe të gjakmarrjes, çfarë funksioni ka gjakmarrja, si ishte zhvillimi i gjakmarrjes nëpër shekuj, si ishte në mesjetë, si ishte në kohën e osmanëve, në kohën e Zogut, në kohën e komunizmit dhe si është situata sot. Ka pyetje edhe si ishte qëndrimi i Mbretërisë Osmane ndaj këtyre fenomeneve, cila ishte sjellja e Mbretit Zog dhe e politikanëve më vonë. Edhe një çështje shumë interesante lidhur me Kanunin ka të bëj me variantet regjionale të tij, sepse dihet se nuk ishte vetëm Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili është më i famshëm por kishte edhe të tjerë si psh. Kanuni i Skënderbeut.

Deutsche Welle: اfarë burimesh shfrytëzoni në studimet tuaja në këtë fushë?

Eva Anne Frantz: Për studimin e gjakmarrjes nga pikëpamja e shkencave historike shfrytëzojmë burime të ndryshme. Për shembull për rregullat e gjakmarrjes kemi publikimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit të cilin e ka bërë Shtjefën Gjeçovi në fillim të shekullit XX-të, për çështjen se si ishte gjakmarrja në jetën e përditshme kemi udhëpërshkrime dhe natyrisht kemi edhe kujtime të shqiptaëve si në arkivat osmane ashtu dhe në arkivat shtetërore në Tiranë, në Kosovë dhe në Maqedoni ka shumë materiale që duhet të analizohen.

Deutsche Welle: Si paraqitet gjendja në trevat e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, sa i pranishëm është ky fenomen ne vendet e tjera?

Eva Anne Frantz: Për mendimin tim shumë shpesh fenomeni i gjakmarrjes është perceptuar si një fenomen që është i pranishëm vetëm te shqiptarët. Në fakt ky fenomen është i pranishëm në shumë vende dhe nuk është një fenomen etnik, por ekziston edhe në trevat e tjera të Ballkanit, në disa pjesë të Greqisë, në Mal të Zi. Por jo vetëm në Ballkan edhe në vende të tjera të Evropës ky fenomen është i pranishëm, në Italinë Jugore, në Korsikë apo në Turqi. Pra është një fenomen i përgjithshëm dhe jo vetëm shqiptar siç dëgjohet nganjëherë.

Deutsche Welle: Zonja Frantz cilat janë mundësitë për dalje nga ky rreth vicioz, si mund t’iu ndihmohet njerëzve të prekur nga ky fenomen?

Eva Anne Frantz: Për mendimin tim politika duhet të angazhohet më shumë që gjakmarrja të ketë një fund. Nuk mjafton, që gjakmarrja të ndalohet si në të kaluarën por e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë se gjakmarrja shkakton shumë vuajtje dhe vështirësi dhe në fakt ajo nuk ka fund sepse nëse njëherë ajo ka filluar atëherë gjithmonë duhet të dalë dikush që të marrë prapë gjakun. Ky është si një rreth vicioz për të cilin ka nevojë shumë sqarime, spjegime edhe për historinë e Kanunit dhe të gjakmarrjes që njerëzitë në këto treva të kuptojnë se sot është një kohë tjetër. Problemi tjetër sot është se në gjakmarrje nuk janë vetëm burrat por edhe gratë dhe fëmijët kërcënohen nga gjakmarrja dhe ky fenomen është i ri spese në Kanun gratë dhe fëmijët ishin përjashtuar nga gjakmarrja. Për mendimin tim për t`i dhënë fund gjakmarrjes me rëndësi është kontakti me njerëzit, në ato zona ku gjakmarrja haset ende duhet të ketë kontakte dhe biseda intensive me njerëzit.

Deutsche Welle: Sa mund të ndikojë fenomeni i gjakmarrjes dhe me të edhe ai i ngujimit në proceset eurointegruese të një vendi?

Eva Anne Frantz: Mendoj se sot nganjëherë gjakmarrja mund të jetë një arsye për të cilën njerëzit thonë se një vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian si për shembull që ndodh sot me Turqinë, por edhe me Shqipërinë. Fenomeni i gjakmarrjes merret si shkak, por nuk është shkaku i vërtetë përse politikanët kanë rezerva që një vend të bëhet anëtar i BE-së. Kjo bëhet e qartë kur shohim Italinë, e cila është anëtare e BE-së po ku ekziston edhe gjakmarrja. Megjithatë është shumë e rëndësishme që fenomeni i gjakmarrjes të mbarojë sepse njerëzit që janë të prekur nga gjakmarrja janë në një gjendje shumë të keqe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top