Shkأ«ndija shkel San Siron pأ«r tأ« mposhtur Milanin e madh

legjenda

Tetova
Ekipi tetovar, Shkëndija ka zbarkuar në San Siro ku zhvillon përgatitjet e fundit për të mposhtur Milanin e Madh me të cilin do të përballet nesër, raporton Tetova1.

Lojtarët po kryejnë stërvitjet me entuziazëm të madh dhe me shpresën për të shkruar historinë dhe të mposhtin Milanin si ekip i dytë më i trofeshëm në botë. Milani ka histori, por Shkëndija ka zemër dhe nesër me shpirt luftëtarësh do sfidojnë Milanin. /Tetova1



Read more: Shkendija shkel San Siron per te mposhtur Milanin e madh (FOTO) – tetova1.com
20917009_1511814725522299_152075124_n.jpg
 
Një ditë para ndeshjes e cila pritet të luhet nesër, e enjte në stadiumin “San Siro” të Milanos ndërmjet ekipeve futbollistike AC Milan-KF Shkëndija, futbollistët tetovar u shprehën optimist për ndeshjen e nesërme, njofton Portalb.mk, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse AC Milan së fundmi ka reformuar ekipin dhe ka forcuar pozicionet, sipas mbrojtësit të KF Shkëndija, Ardian Cuculi sërish pozitiviteti qëndron në anën e kësaj të fundit.

“Pozitiviteti është në anën tonë në aspektin e lojtarëve. Do të jetë një ndeshje interesante, por Milani nuk do të jetë një ekip edhe i pamposhtur. Duke pasur parasysh përbërjen e ekipit tonë, nuk ka lojtar i cili nuk ka kaluar më së paku dy ndeshje të mëdha evropiane dhe në Kombëtare”, tha Cuculi.

I pyetur se si ndikon fillimi i Kampionatit të Maqedonisë dhe ndeshja me KF Vardarin në të cilën KF Shkëndija triumfoi, Cuculi u shpreh kështu: “Normalisht se të gjitha këto janë në favorin tonë, ne kemi zhvilluar ndeshje në mënyrë graduale rreth dy muaj, duke pasur parasysh se edhe kampionati në Maqedoni ka filluar më herët, por edhe pse ne patëm ndeshje me Vardarin javën që shkoi. Kjo bën që ne të kemi përgatitje më të fizike për të enjten”.

Ndërkaq mesfushori i KF Shkëndijës, Armend Alimi sa i përket numrit të tifozëve që parashihet të arrijë deri 80 mijë tha se: “ثshtë pozitive për Shkëndijën duke pasur parasysh se lojtarët e Shkëndijës nuk kanë pasur mundësi të kenë deri më sot aq shumë tifozë”.

Ndërkaq ai i cili do të mbrojë portën e Shkëndijës, Konstandin Zahov u shpreh optimist sa i përket mospranimit të golave dhe tha se me rëndësi është koncentrimi gjatë tërë ndeshjes.

“Në “San Siro” presim diçka të mirë dhe jo gabime me të cilat do të kemi pasoja të mëdha. Kemi luajtur ndeshje kualifikuese të mëdha me anë të së cilave edhe presim sukses. E rëndësishme është që të mbajmë koncentrimin, të mos pranojmë gola. Mund të befasohemi në kundërzbritje. Këtu duhet të kemi më shumë vëmendjen. Milani është ekip taktik dhe ne do bëjmë përpjekeje që të mbrohemi. Skuadër me emër më të madh dhe më të vështirë nuk kemi pasur ndonjëherë, por ne shpresojmë ta lehtësojmë”, tha Zahov.

Brifingu i sotëm i KF Shkëndijës në Milano i paraprin duelit AC Milan-KF Shkëndija që pritet të luhet të enjten me fillim prej ora 20:40, në stadiumin “San Siro
screenshot-12-10_1502910035-3522086.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top