Shijoje atë që bën!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kjo histori bën fjalë për një piktor me famë botërore, pikturat e të cilit sot shiten me miliona dollarë. Emri i tij është Van Gog. E veçanta e historisë së tij është se ai nuk u bë i famshëm veçse pas vdekjes.

Ai ka pikturuar mbi tetëqind tablo të ndryshme, nga të cilat asnjëra nuk u shit gjatë jetës së tij. E vetmja tablo që u shit gjatë jetës së tij, është ajo që u ble nga motra e një mikut të tij, e cila e bleu për pesëdhjetë dollarë. Por, edhe kjo që e bleu, nuk e bleu tablonë për vlerat e saj, por për një arsye tjetër që e befasoi piktorin e madh; Ajo ia kishte blerë tablonë sepse ishte e dashuruar me Van Gog.
Pavarësisht se askush nuk ia blente pikturat, pavarësisht se të gjithë sikur i thonin se nuk u pëlqejnë veprat e tij, Van Gog vazhdoi të pikturojë derisa veprat e tij arritën numrin tetëqind. Atij nuk iu shit asnjëra nga veprat gjatë jetës, ishin fëmijët e nipërit e mbesat ata që i shitën dhe përfituan prej tyre.

Pyetja që të lind teksa lexon se Van Gog pikturoi tetëqind piktura të ndryshme, pavarësisht se nuk ia pëlqente kush është:”Përse i pikturonte kur nuk i pëlqeheshin?”
Përgjigja e vetme është se:”Ai e shijonte në maksimum atë që bënte! Po, ai e vlerësonte punën e tij dhe e shijonte atë, pavarësisht se njerëzit nuk e vlerësonin. Ai vetë pohonte se:”Gjëja e vetme që më bën të ndjehem i lumtur në këtë jetë është piktura!”
1656279_10153371999142698_8011404857567382514_n.jpg



Ska rëndësi se si të shohin dhe si të vlerësojnë njerëzit, ka rëndësi që ti e shijon atë që bën përderisa është e dobishme. Nëse je duke bërë diçka të mirë dhe të dobishme, dije se do të ketë sukses dhe do të përhapet edhe pas vdekjes tënde.

/fb
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Ndaj rendsia e asajt qe ben esht ta shijosh ne maksimum dhe te ben te ndihesh mir me veten edhe pse te tjerve sju pelqen ajo qe ben ti fundja cdo gje e ben per veten jo per te tjeret ... :D
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Ndaj rendsia e asajt qe ben esht ta shijosh ne maksimum dhe te ben te ndihesh mir me veten edhe pse te tjerve sju pelqen ajo qe ben ti fundja cdo gje e ben per veten jo per te tjeret ... :D

Ren djali Filozof :D

Sh dakort Reni :D
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

E keqja eshte se vete Vangogou i shkrete se shijoje per as nje momet jeten e tij sic duhej.
Krejte jeta e tij ishte nje depresion i gjalle ahahahahahaha me apo pa luledielli e nate me yje .
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

E keqja eshte se vete Vangogou i shkrete se shijoje per as nje momet jeten e tij sic duhej.
Krejte jeta e tij ishte nje depresion i gjalle ahahahahahaha me apo pa luledielli e nate me yje .


Shijonte ate qe bente .. Pikturat e tij e benin te ndihesh mir dhe e shijonte punen e tij pa e car koken se e vlersonin apo jo :)


Ren djali Filozof :D

Sh dakort Reni :D

Ue harrove ti qe jam filozof :p :p :p
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Po pres diten kur shkrimet e mia te behen te famshme e ju sme keni vleresuar:p
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Une te kam thene ,botimin e siguroj une , marketingun une ,cte te them me shum :p Ka talent kjo goc ;)
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Pres diten kur nje dit dhe vet marylin monroe do kerkoj autograf nga un
p.s enderro jetmir enderro se endrrat falas jan
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Po ha kalcone dhe sigurisht po e shijoj kete qe po bej :p
 
Titulli: Shijoje atë që bën!

Nje njeri qe nuk ka mesuar akoma te shijoje vuajtjen e tij,nepermjet penetrimit te emocioneve njerzore.
Nuk eshte i afte te shijoj asgje.
Shijim do te thote thellim ne te bukuren dhe lenduesen, deri aty ku dhimbja takon lumturin dhe e kunterta..:)).

Sa per shijimin ditor,eshte embelsi ne vete uji i detit qe sheqeroset me qiellin blu...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top