Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

...me sa duket nuk doni te me pergjigjeni, e drejta juaj, por na i ka fajin gomari mos t'i biem samarit thote nje fjale e urte!
 
...me sa duket nuk doni te me pergjigjeni, e drejta juaj, por na i ka fajin gomari mos t'i biem samarit thote nje fjale e urte!
Meq dole te gomari dhe samari po ja nisim muhabetit.
Kush o gomari e kush eshte samari??
Ne fakt une kujtoje se ne jemi gomari madje gomar i lazdruar. Nga mos vullneti per te pranuar se ne nuk jemi kerkah ne ankohemi se akoma na ka faj bizanti, turki, greki, taljoni e allamani ?
O njerez kur dojme me kuptu ne se kemi mbi nje shekull shtet. Kur duhet ta kuptojme ne se ka plote shtete qe jane me pervoje shtetrore me pak se ne por qe jane treguar shembuj suksesi. Ja po ti marre dy shembuj nga dy akstreme:
- Finlanda eshte pavaresuar me 1917. Pas pavaresise pat nje lufte te tmerrshme qytetare. Ka ne kufi nje armik shume te fuqishem por me pune serioze ka arrite me u shnderru ne vendet me te lakmueshme per tu jetuar.
E di qe do thuash epo Finlanda?!
- Maqedonia?? Ky fqinji yne qe ne mendojme se eshte i lodhur. Te na tregoje @NGU e @Vajza se ne cfare gjendje eshte shendetesia aty, arsimi, mireqenia. Sa perfiton nje familje pa asnje te ardhur? Sa paguajne nxenesit e Shkupit udhetimin? Po studentet? Mos harro Maqedonia nuk ka asnje meter plazhe.

Une kam shembuj sa te dush dhe une mendoje se fajin e ka Gomari.

Hallin kam ta gjejme kush eshte gomari?
 
Meqense me citove per punen e shendetsis, Shendetsia dhe mjeket tane jane te mire, puna eshte se skan mjaftueshem aparature (dhe ndikon cik nacionalizam).Sa per arsimin nxenesit qe vinin nga fshatra per te studijuar ne qytet i kishin udhetimet me bus te paguara nga ana e shtetit ...
 
Une e di pergjigjen por s'dua t'jua them! ?

p.s. Shiko se ne vertet kemi 1 shekull shtet por nuk do te thote qe jemi te cliruar ?
 
Une e di pergjigjen por s'dua t'jua them! ?

p.s. Shiko se ne vertet kemi 1 shekull shtet por nuk do te thote qe jemi te cliruar ?
Nga kush nuk jemi çliruar?!

Nga vetja më vjen të them unë. Shiko jo se du me mbështet @kitrra 123 se edhe ke mesazhet mo përpara e kom bo por ndaj të njetin mendim.

Madje unë shkoj pak mo ekstrem. Ne jo nuk dimë Por nuk duam të bojm shtet! Që nga koha e pamvrasise vetëm kulisa e puce pushteti janë bërë veç kur na pushto i huaji bohemi disi bashkë ne nga paqja kemi alergji...

Me thikë në brez jemi tër kohën jo për fqinjin apo armikun imagjinar por për karrigen e pushtetit... Edhe jo gjithmonë është bërë për të mira materiale kjo luftë midis pushtetaresh shpesh për ego...

Zogut me puç të turpshëm e rrezoi Nolin që edhe ai desh sdesh ngjyu aty këtu disa capa në çorbën E keqe të politikës Alla shqipe...

E zogu përveç dhunës kurrë nuk u ndie i qetë (përveç nga fundi pak) por qeverisi me paranojë...

E njëjta gjë me komunistët para se të merrnin pushtetin lufta me kundërshtarët edhe mes llojit tepër e egër.

Por paradoksalisht e vetmja periudhë kur realizuam shtet! Madje edhe në sy të botës....

Sapo ra ajo ja nisem avazit thika intriga paranojë që vazhdojnë edhe sot....
Më thuj tani ku është ai armik imagjinar apo real?!

E di çfarë armiqtë janë treguar të mëshirshëm me ne duke parë çfarë i bojme nj tj....

Më thuaj tani nga se nuk jemi çliruar....

Jemi unikë në botë dhe mbase kur të çlirohemi nga kjo s'do jemi më një shtet komb... Mbase do kemi emrin por me sh kombësi..

Oh se harrova kitrra Maqedonia ka ende sllavët në pushtet provo e jepua timonin miqëve e vllezërve të mi shqiptare....

Kam përshtypjen se edhe ti ketë nënkuptove kur e hodhe si shembull.

E verteta djeg dhemb. Por është e vërtet...
 
Na fal se te injoruam! Ku konsiston pyetja juaj?
Pytja konsiston a u bon ato qoftet se i thava tre kriklla unë tu lepi vetëm xaciq të helmoj me erë hurdha i ngordh vampirët, e na u bo byca kobure nga gazrat lool lool

Ti je për tu rraf kaj herë ?
 
Të jap edhe unë mendimin tim të fituar nga literatura të brendshme e të jashtme (nëse mund t’u besohet, sepse historia shkruhet nga më të zotët).
Do vetëshfarosemi deri në pakthim deri sa ende nuk e kemi zbërthyer: e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin.
 
Një korrigjim (sigurisht duke të njoft pak mbase kastile e ke citu gabim lool)
E lagu s'e lagu bishtin rosaku ?
 
Ne boten e globalizimit.. ne do jemi te fundit qe do shfarosemi.. per te njejtat arsye qe kemi mbijetuar deri tani
Dnth nuk kemi shtet ?
Vetëm shfarosje nuk njeh Shqiptari lool uroj
Vetëm gjuhën të kemi kujdes të tjerat...
Bah s'ka shonc jo për gjo po edhe Perëndia nuk na ndeshko aq rëndë (Beko mbase për ca) se boll na ka ndeshku duke na bo bashkë ??????
 
Një korrigjim (sigurisht duke të njoft pak mbase kastile e ke citu gabim lool)
E lagu s'e lagu bishtin rosaku ?
Jo, është dhelpra dhe do hap mbase temë apostafat për të ?
 
Vetëm shfarosje nuk njeh Shqiptari lool uroj
Vetëm gjuhën të kemi kujdes të tjerat...
Bah s'ka shonc jo për gjo po edhe Perëndia nuk na ndeshko aq rëndë (Beko mbase për ca) se boll na ka ndeshku duke na bo bashkë ??????
Ate thashe pra... per ironi te fatit.. pse jemi si jemi.. koke shkemb e secili qeveri me vete, nuk do mund te asimilohemi... as nga globalizimi dhe nga asgje qe synon nen petkun e politikes te cdo lloj forme
 
Meq dole te gomari dhe samari po ja nisim muhabetit.
Kush o gomari e kush eshte samari??
Ne fakt une kujtoje se ne jemi gomari madje gomar i lazdruar. Nga mos vullneti per te pranuar se ne nuk jemi kerkah ne ankohemi se akoma na ka faj bizanti, turki, greki, taljoni e allamani ?
O njerez kur dojme me kuptu ne se kemi mbi nje shekull shtet. Kur duhet ta kuptojme ne se ka plote shtete qe jane me pervoje shtetrore me pak se ne por qe jane treguar shembuj suksesi. Ja po ti marre dy shembuj nga dy akstreme:
- Finlanda eshte pavaresuar me 1917. Pas pavaresise pat nje lufte te tmerrshme qytetare. Ka ne kufi nje armik shume te fuqishem por me pune serioze ka arrite me u shnderru ne vendet me te lakmueshme per tu jetuar.
E di qe do thuash epo Finlanda?!
- Maqedonia?? Ky fqinji yne qe ne mendojme se eshte i lodhur. Te na tregoje @NGU e @Vajza se ne cfare gjendje eshte shendetesia aty, arsimi, mireqenia. Sa perfiton nje familje pa asnje te ardhur? Sa paguajne nxenesit e Shkupit udhetimin? Po studentet? Mos harro Maqedonia nuk ka asnje meter plazhe.

Une kam shembuj sa te dush dhe une mendoje se fajin e ka Gomari.

Hallin kam ta gjejme kush eshte gomari?

Gomari eshte Europa

Kush eshte gomari e gjen pa merak, po pse t'i biem samarit eshte cudia!
Ke ka aleat Shqiperia? Ai eshte gomari!
Gjermanine e bene hi dhe e ndihmuan te mekembej, Japonine e bene hi dhe e ndihmuan te mekembej, ndersa Shqiperia ka nje ekonomi si te vendeve Afrikane... Pse? Sepse "gomari" nuk do t'ja dije!

Maqedonia (Mesedhenia) ka emer shqiptar qe vertetohet edhe nga simboli i saj (nuk eshte diell, eshte mesi i dheut), dhe u zu greku me sllavin per emrin... Pse nuk foli shqiptari? Sepse nuk ka c't'i beje gomarit...

Me pak fjale, Shqiperia nuk ka aleate te vertete!
 
@Eugeneral aleanca do te thote bashkepunim ... ketu thuhet se smund te bejme me vetveten e kur sbejme me veteveten si mund te bejme me te tjeret ...
Kur nje ec me hap perpara e ti ec si buburrec ( nenkuptoj ate insektin qe ben topa balte e ec mbrapsht me ate topin me te madh se veten ) apo si pilivese( po insekt qe fluturon lart poshte mbi uji pa bere nje mt perpara) si mund te ecesh me hapin e aleatit...
Ka ikur koha te te marrin perdore... kush afrohet e ec ne krah ka interesa te perbashket apo objektiv te perbashket...
Ne jemi unik e me falni sinonimin por shteti yne eshte me sindromen e Dawn .
 
Redaktimi i fundit:
Kur u formua partia e parë politike ‘Prosperiteti’ në Mesedhenia (@Eugeneral , më lejon ta huazoj? ?), Branko Cërvenkofski (politikan sllavo-maqedonas i atëhershëm) tha: “tani shqiptarët do hanë njëri tjetrin”..... E kam fjalën, ne jemi popull trim, i dalim para topit me gjoks e shpatullhapur. Por, nuk e kemi futur në kulturë të kemi qëndrimin tonë duke respektuar qëndrimin e tjetrit dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve. Këtë model e kanë së paku shtetet Skandinave.
Nuk e anashkaloj faktin e padrejtësive jo shekullore po mileniumore që kan pasur dhe kan rolin e tyre të pjesërishëm për gjendjen tonë politike. Megjithatë, duhet filluar NGA VETJA.
 
@Eugeneral aleanca dovte thote bashkepunim ... ketu thuhet se smund tbejme me vetveten e sbejme veyveten si mund te bejme me te tjeret ...
Kur nje ec me hap perpara e ti ec si buburrec ( nenkuptoj ate insektin qe ben topa balte e ec mbrapsht me ate topin me te madh se veten ) apo si pilivese( po invekt qe fluturon lart poshte mbi uji pa bere nje mt perpara) si mund te ecesh me hapin e aleatit...
Ka ikur koha te te marrin perdore... kush afrohet e ec ne krah ka interesa te perbashket apo objektiv te perbashket...
Ne jemi unik e me falni sinonimin por shteti yne eshte me sindromen e Dawn .

Mua me pelqen shume gjeografia dhe nese e veshtron mire meson shume prej asaj, Shqiperia ka nje pozite gjeografike qe per Europen nuk vlen aspak sepse rruget e Europes kalojne nga Rusia, deti i zi, Beograd-Stamboll dhe deti Mesdhe...
Pra, Shqiperia nuk perfillet aspak!
Te vetmen pike strategjike qe ka Shqiperia eshte ngushtica e Otrantos ne favor te Gjermanise, por qe Gjermania mjaftohet vetem me qenjen e nje shteti shqiptar me apo pa vlera te rendesishme!
Ne rast lufte, Shqiperine e shikojne si nje porte hyrese ne Ballkan...

Pra si te ecesh me hapat e aleateve kur ata te lene ne balte dhe te kujtojne vetem kur u digjet b*tha?!
 
Kur u formua partia e parë politike ‘Prosperiteti’ në Mesedhenia (@Eugeneral , më lejon ta huazoj? ?), Branko Cërvenkofski (politikan sllavo-maqedonas i atëhershëm) tha: “tani shqiptarët do hanë njëri tjetrin”..... E kam fjalën, ne jemi popull trim, i dalim para topit me gjoks e shpatullhapur. Por, nuk e kemi futur në kulturë të kemi qëndrimin tonë duke respektuar qëndrimin e tjetrit dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve. Këtë model e kanë së paku shtetet Skandinave.
Nuk e anashkaloj faktin e padrejtësive jo shekullore po mileniumore që kan pasur dhe kan rolin e tyre të pjesërishëm për gjendjen tonë politike. Megjithatë, duhet filluar NGA VETJA.

...nuk eshte se ma huazon fjalen, eshte e verteta. :)
 
Sot jemi fqinjë dhe në marrëdhënie të mira bilaterale, madje në angazhime të përbashkëta në forume ndërkombëtare, por s’duhet të harrojmë kurrë se në 200-vitet e fundit, na kanë vrarë, prerë, varur, e përdhunuar sistematikisht. Këta janë serbët dhe grekët fqinjë, por edhe italianët e turqit. E megjithatë, shqiptarët kanë mbijetuar dhe ky është shërbimi më i madh që fati i ka bërë këtij kombi të vogël me destin heroik...

Spastrimet dhe dëbimet e fqinjëve ballkanikë ndaj shqiptarëve datojnë prej 200-vitesh, por edhe më parë prej turqve dhe numërojnë si ideatorë të tyre deri mendimtarë me reputacion, shpesh politikanë, diplomatë, shkrimtarë, rëndom ushtarakë dhe të tjerë. Protagonistët më të mëdhenj të spastrimit ndaj shqiptarëve në 200-vitet e fundit janë serbët, malazezët dhe pa asnjë dyshim grekët. Sot, mund të jemi në marrëdhënie të mira dhe shpresojmë që këto të ruhen dhe në të ardhmen, por fëmijëve në shkolla, apo të rinjve të sotëm dhe shumë pseudove duhet t’ua kujtojmë historinë e dhimbshme. Kjo histori nuk bëhet, siç pretendohet sot në botën e globalizmit me fshirjen e teksteve në shkolla, por me shkrimin e sinqertë të gjërave që kanë ndodhur dhe që varen ende pezull sot mes nesh. Ndoshta kjo i bëri serbët, pak javë më parë, që të derdhin aq inat në stadium kundër një vendi që se kanë fare në kufi, apo që i bën grekët sot e kësaj dite të mos e njohin realitetin çam.
Janë një sërë platformash, idesh dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada funksionarë të lartë serbë, malazezë, grekë, përmes mbretërve të tyre, ushtarakëve, kryeministrave dhe ministrave, duke kërkuar që ta shfarosin krejt Shqipërinë. Të mendosh se në emrat e njohur janë deri në familjet e njohura dinastike ballkanike, por edhe shkrimtarë nobelistë, atëherë drithërohesh. Janë ideatorë të kombeve të tyre por duke menduar shfarosjen e kombi tonë që e quanin rëndom si të panevojshëm, apo që në një të ardhme mund të bënin deri ekspansion biologjik në gadishull, si referojnë rëndom për shqiptarët. Sot, historia është kthyer përmbys, por për fat në anën e mirë, pasi kosovarët populli më martir i Gadishullit, ka shtetin e vet dhe madje dhe një shtet amë në kufi, kurse grekët jo larg në kohë do të përballen realisht me problemin e اamërisë. Kurse serbët janë rrudhur deri në absurd. E Drejta mund të vonojë por nuk mund të harrojë kurrë. Koha e provoi këtë dhe Shqipëria është jo vetëm faktor në Ballkan, por edhe një nga elementët më të rëndësishëm të qetësisë dhe ekzistencës së këtij gadishulli. Po shpalosim disa nga këto momente, kur shqiptarët janë parë si elementë të denjë për t’i përzënë nga shtëpitë e tyre, thjesht për interesat e pastra hegjemoniste greke, serbe, malazeze etj.

“Naçertanija” e Ilija Grashaninit,
ministër dhe ideolog
Propozimin për këtë platformë, Ilia Grashaninit ia sugjeroi pansllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892), prej Moravisë, atëkohë pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky. Qëllimi është i qartë, Zahu që e njeh mirë Beogradin u sugjeron autoriteteve serbe të qëndrojnë larg ndikimit rus. Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë. Personazh i shekullit të XIX (1812-1874), ai u bë figurë kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarëve të zgjerimit të shtetit të Serbisë. Ai mbahet si themeluesi i bazave të politikës serbo-madhe të bashkimit. Garashanini, platformën e tij të sintetizuar e paraqiti në dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie” (1844) që përkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Në fakt, besohet se projekti themelor ishte kryekreje memorandumi i Zahut, që e mendonte Serbinë e re si vazhduese të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit (1308-1355). Nostalgji e perandorisë së dikurshme të Nemanjëve, që në shekujt e Mesjetës e shkatërruan Turqit. Garashanin ishte personi i duhur dhe ai menjëherë argumentoi pse duhet “ta përqafojnë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë atë”. Sach mendonte se Serbët duhet të ishin ideatorët dhe udhëheqësit e një formacioni të Sllavëve të Jugut “ajo nuk kufizohet në kufijtë e saj të sotëm, por synon t’i përqafojë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë”. Sipas “Naçertanies” së Garashaninit, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Për programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e një shërbimi sekret dhe një sistemi të zhvilluar propagandistik. Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare. Që atëherë, populli serb, për sllavët, është popull hyjnor dhe popull historik.
Sipas tij:- boshnjakët janë serbë të fesë islame, d.m.th. serbë të myslimanizuar; gjuha që flasin ata është serbishtja;
- malazeztë janë serbë, si për nga gjuha, ashtu edhe për nga feja;
- Maqedonia është Serbi Jugore;
- kroatët ndërkaq, janë serbë të fesë katolike dhe gjuha që flasin ata është serbishtja.
Shqiptarët konsiderohen si mbetje turke në Ballkan.
Naçertania u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) aneksoi Kosovën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese.

Vaso اubriloviç: “Dëbimi
i shqiptarëve” (1937)
Akademik serb
Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa اubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç (اaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Vaso ose Vasa ka qenë akademik në fushën e Historisë dhe në të ritë e veta ishte një nga organizatorët e atentatit në Sarajevë ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet në mënyrë të detajuar për serbizimin e Kosovës dhe flet pa mëshirë për qeverinë e vet, që s’mundi ta kolonizojë këtë hapësire pas Luftës së Parë Botërore. Memorandumi iu dorëzua më 7 mars 1937 qeverisë së Milan Stojadinoviçit dhe ka deri dëbim fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. ثshtë pastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Për këtë citon, nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, që thoshte se: Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.
Ja çfarë thuhet në memorandum në preambulën e vet: “Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit. Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit….Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina”

Ivo Andriç: Spastrimi i shqiptarëve
Nobelisti i letërsisë dhe diplomati i njohur ka përgatitur një dokument që e botoi në Beograd,
më 30 janar 1939
Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë. Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë. Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës. Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj. (Pjesa e marrë nga libri i Hivzi Sulejmanit)

Dobrica اosiç: Shqiptarët, barrë për Ballkanin
Shkrimtar
Shkrimtari i njohur serb Dobrica اosiç u nda vetëm pak kohë më parë nga jeta. Ai mbahet si babai i popullit serb dhe megjithëse ka qenë dhe disident ndaj Titos, kur ishte puna ndaj shqiptarëve, mbahet si një nga mbështetësit e politikës së Rankoviçit, ministrit të brendshëm famëkeq në kohën e Titos. Si akademik dhe shkrimtar ka qenë një nga njerëzit që ka hartuar shpesh ide kombëtare dhe ka pasur polemika me shumë njerëz. اosiç i ka quajtur shqiptarët si barrë barbare e Ballkanit, ndërkaq thuhet se është pajtuar me idetë për Serbinë e madhe dhe ka folur se si pjesë të Kroacisë e Bosnjës duhet t’i kthehen Serbisë. Megjithatë, pak muaj më parë i konfesoi revistës “Nedeljnik”, në moshën 93 vjeçare, se Kosova humbi dhe apeloi te gjeneratat e reja të mos harxhojnë energji pasi këtë çështje e ka zgjidhur historia kundër ideve të tyre.

Sllobodan Millosheviçi: Spastrimi final
Politikan dhe President i Serbisë
Lëvizja për pavarësinë e Kosovës mori hov në mesin e viteve ’80, por Serbët ishin kundër autonomisë dhe më 1987 Sllobodan Milosheviç, që po ngjiste atëkohë hierarkinë pushtetare serbe u zgjodh udhëheqës i Partisë Komuniste Serbe me premtimin për rikthimin e sundimit Serb në Kosovë. Më 1989, Millosheviçi u bë Presidenti i Serbisë dhe menjëherë ndërhyri në Kosovë, duke e ulur fare autonominë më 1990, nëpërmjet dërgimit të trupave ushtarake që rrëzuan qeverinë kosovare. Por llogaritë ishin bërë gabim pasi kjo politikë e përcolli Federatën Jugosllave drejt shkatërrimit më 1991, dhe më 1992, kurse Kosova pak vite më parë do të shpallte shtetin e saj.. Epilogu ishte se Millosheviçi, që mendonte t’i jepte fund problemit shqiptar përfundoi në Gjykatën e Hagës dhe vdiq pa iu mbyllur procesi i krimeve ndaj njerëzimit, që i rëndonte mbi supe. Ai bëri një shpërngulje gati biblike të shqiptarëve në fund të viteve ’90 nga më famëkëqet e shekullit të shkuar.

Greqia
Nga viti 1913-1922, kohë në të cilën Shqipëria përjetoi shumë peripeci, Greqia vazhdoi të bënte sistematikisht pastrimin etnik të shqiptareve. Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, e të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes.

“Protokoll i Korfuzit”
ثshtë një dokument që përcakton kufijtë e Vorio-Epirit, ku koncepti i Vorio-Epirit shtrihej deri në Durrës, pasi Epidamusi i lashtë ishte koloni greke! Të tjerët e çonin këtë kufi deri në Shkumbin. ‘Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës.

Ligji i Luftës
Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës, qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri me numër 13. Më 28 gusht 1987 Qeveria e Andreas Papandreu, i pranishëm dhe Karolos Papulias, heq Ligjin luftënxitëse mes Greqisë e Shqipërisë.

Masakra e Zervës, gjeneralit grek mbi çamët
Gjenerali kolaboracionist Napolan Zerva, në pragvdekjen e tij, tha: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadhë; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë... burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo me kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helene!”. Më 1944 Zerva dhe gjeneralët e tjerë kishin marrë urdhër që popullsia çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjësonin krejt. Paradoksi ishte se Aleatët mbyllën sytë, ose si shprehej koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, kur deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që unë drejtoja, Zerva i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”. Genocidi nisi me 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara dhe rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra dhe qindra mijëra çamë u vranë dhe pronarët u bastisën krejtësisht...

Konferenca e Paqes (1946)
Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Greqia kërkoi ndryshimin e kufirit me Shqipërinë duke kërkuar jugun shqiptar. Më 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja në kufi për të hyrë në Shqipëri. Më 1968 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pas pretendimeve greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Agresioni grek i 2 gushtit 1949 në Jug
Më 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar në juglindje me bazë rajonin e Korçës, por edhe deri në Konispol të Sarandës në Likojan, u bë objekt sulmi ushtarak prej Greqisë. Nuk ishte provokacion siç u cilësua nga shteti shqiptar në vitin 1949, por sulm ushtarak grek kundër vendit tonë. U shpërnguën me qindra familje shqiptare për t’i shpëtuar këtij agresioni të paprecedent. Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Italia - Aneksimi i Shqipërisë
Më 7 Prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë,ndërsa vendi ra krejtësisht nën perandorinë italiane. Njeriu më i rëndëssihëm i vendit ishte Lejtnanti i Përgjithshëm i Madhërisë së Tij Mbretit Perandor në Shqipëri (Luogotenente Generale di S.M. il Re Imperatore in Albania) i atashuar qeverisë së Tiranës. Ky post iu dha ish të dërguarit Françesko Jakomoni i San Marinos, të cilit i raportonte një personel prej 120-140 vetësh. Autoriteteve shqiptare nuk u lejohej të shpallnin akte ligjore ose të merrnin vendime të rëndësishme pa aprovimin e tij. Shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues. Gjatë viteve 1940-1942 ato numëronin 100.000-150.000 vetë. Deri në nëntor 1949 ato ishin nën komandën e Kryekomandantit të Forcave të Armatosura në Shqipëri, gjeneralit Sebastiano Viskonti Praska. Aty u vendos përkohësisht edhe misioni ushtarak i gjeneralit Manlio Gabrieli. Më vonë në Shqipëri u vendos komanda e forcave që pushtuan Greqinë. Qeveria kolaboracioniste në Tiranë drejtohej nga Shefqet bej Vërlaci, feudalist dhe pronar i madh tokash i cili kishte qenë rival i Zogut për shumë vjet.
Revista Java

Shkrimit i mungon shperngulja me e madhe e shqiptareve nga shteti serb. Fill mbas luftes ruso-turke te 1877-1878, Serbia dhe Greqia u hodhen ne veprim per te zgjeruar kufijt e tyre ndaj territoreve otomane, perfshi sigurisht edhe vilajetet shqiptare. Fitorja Ruse lejoi qe aleatet si puna e Serbise te zgjeroheshin ndaj territoreve shqiptare; kjo gjeti nje fare mbeshtetje edhe te superfuqite rraciste Europiane (qe sigurisht n'a paragjykonin fale prezences se fese muslimane). Serbet u treguan jashtezakonisht barbar! Shpopulluan krahinen e Toplices nga shqiptaret dhe i derguan ne Turqi dhe ne pjesen e Kosoves qe nuk arriten t'a merrnin. Behet fjale per spastrimin etnik te diku rreth 400-500 fshatrave dhe qyteteve! Kjo do ishte ndoshta e ngjashme ne hapsire gjeografike me Kosoven e sotme!
 
Mos e perbuzni padrejtesisht historine tone kur nuk e njihni mjaftueshem. Humbjet tona nuk jane pasoj e paaftesise apo te nenshtrimit shpirteror. Ne kemi bere luftra pa fund! Eshte derdhur gjaku si lum... Por kushtet s'na kane favorizuar aspak. Ali Pash Tepelena u perpoq shume qe te krijonte aleanca me superfuqite ne pergatitje te pavaresise se Shqiperise. Nuk ishte faji i tij qe ata nuk n'a mbeshteten, sic mbeshteten Serbine dhe Greqine. S'jemi neve pergjegjes per rracizmin e tyre!

Jemi perpjekur mjaft edhe me forcat tona. Ka sa e sa kryengritje nder shekuj.

As nuk kemi qene aq injorant dhe te pagdhendur sa mendoni ju. Ka pasur perpjekje per organizim. Por c'ti besh kur armiqt jane skutha te flliqur. Sa prej jush ka degjuar/lexuar per Masakren e Manastirit, ku u eliminuan pothuajse te gjithe kreret/bejleret e Toskerise me gjithe rojet personale (rreth 400 ne total)? E kuptoni se cfare demi kulturor, politik dhe ekonomik i ka sjell ajo masaker Shqiperise? Gjenerali osman i ftoi per te bere paqe, dhe ne pabesi i vrau te gjithe!

Ka pasur edhe perpjekje per ringritje intelektuale. Por nga njera ane i interrnonte turku, nga ana tjeter i helmonte greku dhe serbi. Ndaj mos u nxitoni me deklarata te tipit "mire n'a e bejn kur ne...", sepse nuk i dini detajet.
 
Redaktimi i fundit:
E gjitha ska te bej fare qe "aleati" yne pra Gjermania..eshte pak sa fare, historikisht e lidhur me rusine..edhe pse kjo e fundit e dogji ne Luften e II boterore.
Edhe pse Gjermania u rimekemb nga aleatet amerikan, sot ajo gazin dhe naften e merr nga Rusia. Pra eshte dhe ngelet nje politik e neoskllavizimit te vendeve postkomuniste, ato te pafuqishmet e kam fjalen.
 
Greqia
Nga viti 1913-1922, kohë në të cilën Shqipëria përjetoi shumë peripeci, Greqia vazhdoi të bënte sistematikisht pastrimin etnik të shqiptareve. Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, e të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes.

Nuk eshte e vertet! Spastrim kolosal ka bere Serbia, por jo Greqia. Ata shperngulen disa mijera shqiptar ne vitet 1920, gjate shkembimit te popullsise, ndoshta 10'000-20'000 (shumica e tyre nga Thesalia nese s'gaboj). Sic dihet, edhe disa mijera te tjere u debuan nga fashistet e Zerves ne fund te LB2. Por shumica derrmuese e Epirit te Jugut (Cameri/Janine), madje edhe krahina e Akarnanise, jane me origjine shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:
Mos e mesoni historin nga portalet ne internet! Nese ju intereson historia, ka libra nga autor te besueshem. Bazohuni te tekstet e akademikeve, si prof. Kristo Frasheri, etj.
 
Mua me pelqen shume gjeografia dhe nese e veshtron mire meson shume prej asaj, Shqiperia ka nje pozite gjeografike qe per Europen nuk vlen aspak sepse rruget e Europes kalojne nga Rusia, deti i zi, Beograd-Stamboll dhe deti Mesdhe...
Pra, Shqiperia nuk perfillet aspak!
Te vetmen pike strategjike qe ka Shqiperia eshte ngushtica e Otrantos ne favor te Gjermanise, por qe Gjermania mjaftohet vetem me qenjen e nje shteti shqiptar me apo pa vlera te rendesishme!
Ne rast lufte, Shqiperine e shikojne si nje porte hyrese ne Ballkan...

Pra si te ecesh me hapat e aleateve kur ata te lene ne balte dhe te kujtojne vetem kur u digjet b*tha?!
Ka rruge ajrore e mbi te gjitha kur te ka dhene borxh te urdheron si ti doje qefi se je i pakecyr.....
Me pak fjale jemi loderbne tater kukullash... as kjo jo se kohe digjitale tashme...pra i bie qe sjemi askushi e asgje e nese duhet te jemi dicka duhet te behemi vete pa prit nga qielli e nga komshiu...
 
Mos e vrisni fare mendjen per te ardhmen e kombit! Hapsira gjeografike Mitrovice-Kumanov-Konispol nuk ka qene kurre kaq e sigurt sa sot! Shqiperia i zgjidh problemet me nje telefonat! Kosova eshte e pavarur. Maqedonia e Veriut eshte shtet me sistem politik qe s'mund te funksionoj pa pelqimin e faktorit shqiptar. Madje keta te fundit u bashkuan dhe rrezuan Gruevskin! :)

NATO eshte aleanca ushtarake me a fuqishme ne histori, dhe Tirana zyrtare ka krijuar lidhje te fuqishme si me Uashingtonin ashtu edhe me Berlinin. Te dyja keto superfuqi jane sponsorizues dhe mbikqyres se reformes ne drejtesi - themelit te modernizimit te shtetit shqiptar! Gjerat do permiresohen ndjeshem ne 10-20 vitet e ardhshme.
 
Redaktimi i fundit:
Ka rruge ajrore e mbi te gjitha kur te ka dhene borxh te urdheron si ti doje qefi se je i pakecyr.....
Me pak fjale jemi loderbne tater kukullash... as kjo jo se kohe digjitale tashme...pra i bie qe sjemi askushi e asgje e nese duhet te jemi dicka duhet te behemi vete pa prit nga qielli e nga komshiu...

Ai qielli dhe komshiu na copetoi se boll kryengritje bene shqipteret por askush s'ja fershelleu...

Pra, Shqiperise i mungon aleati i vertete.
 
Pershendetje per skuthen shqipfoles te forumit:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top